Hasan Bunjaku – shkrime

Hasan Bunjaku u lind më 01. 01. 1944, në Desivojcë të Dardanës, ndërkaq që, më 1949, bashkë me familjen, shpërngulet në Gjilan, ku i kreu shkollimin fillor dhe atë të mesëm (Shkolla Ekonomike), nga e cila, si maturant, më 1964, si aderues i KRBTSH, bashk me Rexhep Elmazin, Teki Dërvishin, Beqir Musliun etj, iu muar e drejta për shkollim të mëtejmë, deri më 1966, kur me rënie e A. Rankoviqit, “rehabilitohet”, dhe vazhdon Shkollimin e lartë, fillimisht në SHLP të Prizrenit, e mëpastaj në Fakultetin filologjik të Prishtinës, pas së cilës, mësimdhënës (1968-1974) punoi në ish shkollën “Vuk Karaxhiq” (Tashti “Thimi Mitko”), ndërsa që nga 01. 02 1974, punoi gazetar i parë profesionist në Radio Gjilan, e që nga 01. 11. 1974, e deri në mbyllje të saj, punoi gazetar, në NGBG “Rilindja”,  Korrespondent në Gjilan. Më 01. 11. 1999, themeloi dhe redaktoi dhe ideoi Radio “Megavox”, e që nga 01. 03. 1991, punoi Drejtues i Sektorit të Kulturës në DKRS.

Që Nga vitet e 60-ta, ishte ideator,  animator, promotor, perforator, moderator e mediator i veprimit artistik e kulturor, e është autor i 183 vlerësimeve, recensioneve e kritikave letrare e teatrore, autor i mëse 40 poezive, bashkautor i Monografisë “Desivojca nëpër kohë”; koncipues e themelues i Manifestimeve “Takimet e Majit”, “Takimet e vendlindjes”, SHPK, “Flakës së Janarit”, Revistës letrare kulturore “Agmia”, kryetar i KK paralele të kulturës, dhjetëra jurive vlerësuese, Kryetar i Këshillit Artistik të Teatrit të Qytetit të Gjilanit, i KE të BVI të kulturës, Delegat i Kuvndit Kosovar të Kulturës në dy mandate, themelues e ideator i Shoqatës Kulturore “Drita e Jetës”, udhëheqës i Eicionit të saj.Që nga 01. 01 2009, pensionohet, por nuk e la anash kurrë veprimtarinë diskurzive, në Gjilan ku jeton.

Konferansë – Miradije Ramiqi: “Pëshpërimë mbretërie”

Hasan Bunjaku

Jeta

Hasan Bunjaku është i lindur në vitin 1944 në Desivojcë të Dardanës. Që nga viti 1949, me familje shpërngulet në Gjilan, ku aktualisht jeton. Ka të kryer SHLP në Prizren, e më pas dhe Fakultetin Filozofik – Grupi i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë.

Që nga viti 1970, Hasan Bunjaku ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm i gazetës “Rilindja”. Ky publicist gjilanas pati prirje për shkrime gazetareske, të cilin “zanat” me kohë ia kishin konfirmuar edhe mësimdhënësit tij të pendës. Hasan Bunjaku është emër i madh i jetës kulturore në Gjilan. Ai lirisht mund të quhet doajeni i gazetarisë. Është njëri që ka bërë shumë për kulturën e qytetit. Lapsi I tij filloi me libra, drama, poezi, me jetën e gazetarit: me lajmin, raportin, reportazhin, përkthimin e me jetën e aktorit të teatrit. Aty ku punoi, aty zuri vend e bëri emër. U gjend mu në qendër të kulturës, ku jetoi i madhi aktor gjilanas, Muharrem Shahiqin e shumë të tjerë. Pas kësaj jete, ai i kthehet jetës “tjetër”, gazetarisë, jetës letrare, dramës, aktrimit, jurive profesionale, dramatizimit e përkthimit të veprave letrare. Pra, ai është i tëri gazetari. Bunjaku, në Kosovë dilnin disa gazeta e revista në gjuhën shqipe, si janë: “Rilindja”, revistat, “Zani i rinisë”, “Jeta e re”, “Shkëndija”, “Pionieri”, “Kosovarja”, “Gep”, “Shëndeti”, “Përparimi” e ndonjë tjetër. Gazeta “Rilindja” e revistat, si: “Jeta e re”, “Përparimi” e ndonjë tjetër, kanë qenë fjala e parë e tij. Disa nga këto revista shqipe, edhe sot i ruan me gjelozi.

Puna veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[[1]] Për këtë kohë të jetës së gazetarisë së tij, ai me Musa Ramadani, Haxhi Vokshin e Beqir Musliun e me të tjerë. Por, punoi edhe me këta shokë gazetarë: Nexhat Mustafën, Nexhmedin Ymerin, Islam Osmanin etj. Punoi si redaktor në radiostacionin lokal “Radio Megavox” në Gjilan në fund të viteve 1999 deri në maj të vitit 2003. Hasani e ka përjetuar këtë “zanat” dhe e ka dashur me shpirt. Gjatë punës së tij 30-vjeçare ka pasur lloj-lloj shjrime:“Të jesh gazetar profesional, do të thotë, ta mundosh vetën shumë. Hasan Bunjaku pos punës së tij si publicist, ai është marrë edhe me përkthimin e veprave nga gjuha shqipe në serbokroatisht. Por, ai ka përkthyer edhe vepra nga gjuha serbokroatishte në shqip. Hasani është njohës i gjuhës së përkthimit. Krahas përkthimit, ai merret edhe me vargje artistike. Botoi në vitet 1970 disa poezi në “Zani i rinisë”, “Rilindja”, ndërsa disa poezi të Beqir Musliut, ia ka përkthyer në gjuhën serbokroate. Ai gati tërë kohën e ka jetuar në Teatrin e Gjilanit. Aty ka qenë shtëpia e dytë e tij, ku ka dhënë kontributin e tij prej publicisti, gazetari, përkthyesi, aktori e shumë detyra të tjera të rëndësishme për jetën kulturore. Vokacion krijues e pati dhe e ka lëmin e artit dhe kulturës, të cilave ua kushtoi tërë jetën. Në artin teatror, fillimisht si aktor duke realizuar katër role kryesore në po kaq shfaqje të skenës së Prizrenit, përkatësisht. Teatrit të Gjilanit, e mëpastaj lektor, shqipërues e përkthyes (edhe simultan), dramatizues e udhëheqës i Këshillit artistik, duke përcaktuar kështu për vite të tëra orientimet reportereske, udhëheqësh tryezash (profesionale) nga fusha e këtij arti e anëtar i jurive profesionale të festivaleve kosovare, republikane e i konkurseve letrare. Ishte anëtar shumëvjeçar ii KO të manifestimeve kulturore komunale e ndër- rajonale, ndër koncipuesit e fizionomive të “Takimeve (muzikore) të Majit, “Takimeve (të shkrimtarëve) të vendlindjes “Festivalit Kosovar të Teatrove Amatore”, manifestimi multikulturor “Flaka e Janarit”, e të një sërë manifestimeve komunale, rajonale e kosovare. Është autori i 183 vlerësimeve, recensioneve e kritikave letrare, teatrore dhe nga lëmi i artit muzikor, përkatësisht, figurativ, e në mënyrë aktive merret me krijimtari diskurzive, e studime gjuhësore, letrare e teatrore.Është redaktor i revistës për art, kulturë, shkencë e teologji “Drita e jetës”, e cila për tri vjet nxori 12 numra me mbi 300 faqe, dhe redaktor i përhershëm i edicionit të “Dritës”, në pesë bibliotekat e të cilës panë dritën e botimit 43 vepra, ndërkaq qe recensuesi i pestë i veprave letrare. Është koautor i monografisë “Desivojca nëpër kohë”, Prishtinë, 1998. Ishte ky Hasan Bunjaku, një emër i jetës kulturore në Gjilan. Ai jeton dhe vepron në Gjilan.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Hasan_Bunjaku

Hasan Bunjaku, emër i madh i jetës kulturore e publike në Komunën e Gjilanit

 REDAKSIA 2LONLINE 27 MAJ, 2020 22:41

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në vazhdën e vizitave që po ua bënë personaliteteve të ndryshme të komunës së Gjilanit, sot ka vizituar doajenin e gazetarisë gjilanase, Hasan Bunjakun, kontributin e të cilit e ka vlerësuar lartë.

“Hasan Bunjaku, do të mbetet emër i madh i jetës kulturore e publike në Komunën e Gjilanit. Ky njeri do të jetoj gjatë në mendjen e shëndoshë të gjilanasve, si doajeni i gazetarisë, nga i cili u inspiruan shumë figura të mëdha publike”, ka thënë Ismajli, pas kësaj vizite.

Për më tepër ja postimi i plotë i nënkryetarit, Arbër Ismajli.

Të dashur qytetarë,

Ishte knaqësi dhe nder i veçantë, të takojë 76 vjeçarin, Hasan Bunjaku, gazetar i mirënjohur.

Hasan Bunjaku, me prejardhje është nga Komuna e Kamenicës. Ai erdhi në Gjilan në vitin 1949. Ai ka studiuar në Gjuhë e letërsi në SH.N.P të Prizrenit, si dhe, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Përgjatë një kohe ishte një arsimtarë i denjë. Më pas, ishte gazetari i parë profesionist në Radio Gjilan.

Dikur ishte edhe si korrespodent në Rilindja. Në vitin 1968-70, inkuadrohet në Teatrim e Gjilanit, i cili ishte pjesë e aktrimit në tri shfaqje.

Më pas, edhe lektor gjuhësor, e më pas edhe zyrtar për zhvillimin e arteve në DKRS, në Komunën e Gjilanit.

Hasan Bunjaku, është autor i shumë poezive të botuara. Autor i Monografisë së Desivojcës, së bashku me Faik Shkodrën e Sadri Shkodrën. Ishte edhe përkthyes nga shqipja në sërbisht.

Në vitin 1992, bashkë me shokë, themeloi Shoqatën e Pavarur Kulturore, e më pas edhe manifestimin Kulturor “Flaka e Janarit”.

Dikur ishte edhe kryetar i këshillit Komunal për Kulturë dhe i Këshillit Komunal për Kulturë, Rini e Sport.

Të gjithë këtë biografi të pasur, z. Hasan Bunjaku, e ka bërë deri në vitin 1999, ndërsa, pas luftës ka marrë pjesë në ndonjë dramë, përshkak se ka qenë i sëmurë.

Hasan Bunjaku, do të mbetet emër i madh i jetës kulturore e publike në Komunën e Gjilanit. Ky njeri do të jetoj gjatë në mendjen e shëndoshë të gjilanasve, si doajeni i gazetarisë, nga i cili u inspiruan shumë figura të mëdha publike.

Nga ky njeri mësova se, të jesh gazetar profesional, do të thotë, ta mundosh vetën shumë, deri në arritjen e informacionit ose konkludimeve të dëshiruara.

Faleminderit për gjithçka!

Hasan Bunjaku, emër i madh i jetës kulturore e publike në Komunën e Gjilanit

Nuhi Matoshi – krijues me sens të lindur artistik

 REDAKSIA 2LONLINE 14 SHKURT, 2018 12:13

/Një si In Memoriam për mikun tim, artistin e shquar/

Eh, or Nuhi Matoshi, brezi ynë përditë po rrallohemi e po ngelim gjithnjë e më pak, siç na le ti neve… Thuhej se je diçka pa qejf, por në këtë mot çfarë po mbretëron sivjet, cili nga mosha jonë ishte pa telashe me të vogla a më të mëdha të ftohjes, gripit e çfarë jo tjetër, sepse neve, pak a shumë, na gjente “të gatshëm”. Thuhej, por, nuk e mora asnjëherë kaq serioze këtë gjendjen tënde kaq të keqësuar shëndetësore, andaj doli që e vetmja betejë e luftës që e quajmë jetë, të të mposhtë, siç do të ndodh, zaten me të gjithë neve, sot apo nesër.

Shkruan: Hasan Bunjaku

Ndryshe, u njohëm që nga viti i largët 1964, në Aksionin punues, Magjistralen e Adriatikut në aksin Kollashin-Bijelo Polje. Si intendent i Brigadës Gjilanase që isha, dhe e kisha për detyrë që me ndihmësit e mijë të ju furnizoja përditë me ushqime në trase, e meqë i posedoja të gjitha ato sasi ushqimesh, më quaje “Hasan Kapitalisti”, dhe meqë ishe ndër më simpatikët në atë formacion punonjës, gjithnjë do gjeja do rezerva “repete” për ty…

Pastaj, na u ndanë rrugët në studime, ti fillimisht në Fakultetin Filozofik, grupi gjuhë e letërsi e unë në SHNP të Prizrenit në po këtë degë. Ndërkohë që me hapjen e Studio së Teatrit bashkë me Sabedin Shahiqin u regjistruat dhe frekuentuar studimet për aktorë, kohë kjo kur me regjisorin tonë mbase më të madhin që e patëm ndonjëherë, Muharrem Qenën, realizuat shfaqjen e Edmnond Moriit, “Pjata e drujtë”, ku interpretove kryepersonazhin në mënyrë brilante.

Unë u ktheva më 1968 në Gjilan dhe u punësova si mësimdhënës në arsim, ndërkaq që ju të dytë, pra ti dhe Sabedini, u punësuat në Teatrin e qytetit më 1971. Me guximin e një të riu plot elan, more guximin dhe që në ditët e para more rolin e regjionit në shfaqjen “Familja e Peshkatarit” të Sylejman Pitarkës, duke e bartë edhe rolin kryesor, shfaqje kjo e cila pati kaq sukses e u prit me kaq interesim të madh, dhe për herë të parë në Teatër, “u thyen dyert” dhe u mbush salla me mbi 500 veta, sepse nuk kishte bileta për të gjithë.

Pastaj po me këtë elan me sukses të plotë e inskenove “Biletën e llotarisë” të Dionis Bubanit, komedi kjo e cila për një kohë të gjatë mbajti rekordin e numrit më të madh të reprizimeve, në tërë Kosovën, e trojet tjera etnike në ish shtetin që nuk është më.

Pastaj, pate rol të rëndësishëm edhe në shfaqjen “Varret e Pafajshme” të Muharrem Shahiqit në regjinë e kolegut tënd, Sabedinit, bëre regjinë e shfaqjes “Dasmë pa nuse” të Minush Jeros, Shfaqjen për fëmijë “Ujku dhe shtatë edhat”, sikundër edhe me Dramën Serbe, shfaqjen e “Nitës” së Josip Relës, dhe ndonjë tjetër. Në vitin 1975, për arsyera personale e i pakënaqur me statusin tij në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, u punësove në RTP, si regjisor, ku deri në mbyllje të këtij institucioni publik, më 1992, xhirove dhe krijove me qindra prezantime të SHKA-ve të Kosovës, sikundër që edhe në “Bunker” të televizionit të patën ngelë mbi 30 orë program i gatshëm i xhiruar me ansamblet e këngëve dhe valleve anë e kënd Shqipërisë.

Në ndërkohë pas okupimit të institucioneve tona, xhirove një video-kasetë me solistët vokalë më të njohur kosovarë, e të angazhuan edhe në disa role në Teatrin e Gjilanit, ndërkaq që punë të rregullt nuk pate më. Ishe kaq principiel e kokëfortë në parimet tua, sa nuk iu përkule askujt, ndonëse me një sens të lindur artistik, me dell për regji aktrim. Figura jote artistike për ato vite sa puno ve, u kompletua me krijime vërtetë të një niveli e cilësie të lartë artistike.

Na ike si shumë shpejt sikur na e le “kile”, duke na lënë në pikëllim, por edhe krenar që jetuam e punuam bashkë gjithë këto vite, miku im, që u prehsh në paqe!

Nuhi Matoshi – krijues me sens të lindur artistik

Prodhimi ynë, pasuria jonë – Hasan Bunjaku – Televizioni Opinion

MESELE-ANEKDOTA

(Mesele-Anekdota në rrethin tim familjar)

1. NGA BABAI:

E ME TA MARRË KALEMIN NI DITË – ÇKA BAN?!…

Babai im (Zenel Demir Rrahmani – Bunjaku), ndonëse analfabet, mos të më lënë të gënjejnë ata që e kanë njohtur, ka qenë Histori dhe një enciklopedi e vogël për atë kohë, shkollën komuniste, në aspektin fetar ma parë se në atë kombëtar, nuk e ka dashtë sepse, sipas tij, mbase edhe kishte të drejte: kjo shkollë të bën shka, të pa erz e namuz, të pafe e pa kurrëfarë cilësish njerëzore, andaj, rrjedhimisht, vetëm detyrimisht, më dërgoi në Klasë të parë. Në vitet e 50-ta shkollë fillore e obligueshme, ishte vetëm cikli i iltë (deri në kl. IV). Kur e kreva ciklin e ultë, me gënjeshtra e “çivija”, disi e binda se edhe cikli i lartë i fillores, me ligj, në ndërkohë është bërë i obligueshëm.

Anash modestinë, isha nxënësi absolutisht më i miri i çdo brezi, po atij aq i bënte për këtë. Asnjëherë nuk më ka ardhur në shkollë, as për mbledhje të prindërve, madje as me pyeste fare për shkollë. Një mbrëmje seç mbetëm vetëm unë dhe ai: unë me një roman, ai me tespihë në dorë:

-Po mirë, bre djalë, a jau msojnë nejfarë zanati, ata farë bir-qena?

-Jo, o babë, po me shkollë hinë në punë shtetnore e me rrogë të mirë, çka të vyen zanati…

– He more bir, po ata me kast po ju lankan “sakat”: qysh more pa kurrëfarë zanati?!

-Po puna me laps, nashta është njëfar soj zanati – u përpoqa të nxirresha.

-Haj kuku për ty e për krejt ata shokë tut: me lap, qysh po i thoni ju kalemit, nuk është punë kjo, bre!!!! Po me ta MARRË NI DITË KALEMIN…?!

-Paj… nuk mujnë me ta marrë dijeninë prej krejes, o babë, nashta ishalla…

-Eh, ore bir, s”i di ti mirë kto puntë e hyqmetit, po nejse, ishalla del hajr!

U bë si u bë dhe ia mbusha mendjen disi që ta vazhdoja shkollimin e mesëm. Më 1964, kur isha maturant, si aderues i KRÇTK, pazi e futën në burg Adem Demaçin, Teki Dërvishin, Rexhep Elmazin, Beqir Musliun e plotë të tjerë, mua, pasi një muaj rresht më malltretoi Obrad Saviçi, operativist i UDB-s, m”u dha dënimi më i lart që mund t”i jipej një nxënësi: përjashtim nga të gjitha shkollat pa të drejt regjstrimi në afat të pacaktuar… Hallin nuk e kisha aq te vetja se tek babai plak: si t”ia spiegoja këtë që më ngjau…. Desht e pa desht, erdha në shtepi dhe ia spiegova.

-He more bir, të ka thënë ty baba moti: me ta marrë kalemin çka ban? Me e pas msue naj zanat kishe met gjallë e kështu, zoti t”nimoftë!…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I. 2. NGA BABAI:

K”TA KO”KA MIRË ME I SHTI DIKUN N”TERR…

Babai im, ndjesë pastë, ishte ndër rapsodët e rrallë të një pjese të madhe të Gollakut. I ka dijtë (dhe i ka kënduar, pra) mbi 15 këngë të Ciklit të Kreshnikëve, madje ka pasë këngë të cilat nuk i posedonin as “Visaret e Kombit” të Tiranës. I dinte dhe i përmendëte në këngë rreth 2o emra të “3o Agallarëve të Judbinës”. Pos Mujit, Halilit, Zukë Bajraktarit, Ajkunës e Dylber Angjelinës, i dinte edhe shumë personalitete tjera.(Prirjet e mija për vlera shpirtërore, me garanci, i kam të trashëguara nga ai).

Nejse, nuk kishte gazmend në pjesën e Luginës së Desivojcës e madje edhe në Hashani (Malësia e luginës së Bujanocit), ku nuk e ftonin. Në të shumtën, këndonte vetëm (solo), por ndonjëherë e merrte me vete edhe vëllain e vet, xhaxhain tim të vogël, që t”ia mbante “zanin e dytë”.

Me një dasëm të madhe në Poliçkë, pas darkës me disa sofra, filloi pjesa “kulturore”: këndimi i vëllazërve Zenel e Ramiz Bunjaku. Babai im, po edhe xhxxhai i vogli, me trup ishin të shkurtë, babai më i “mbushët” e Baci Ramiz ishte edhe i Zajftë. Si gjithëkund, nga ndonjë vrimë e dritareve, apo nëse dasma bëhej jasht, nëpër vrima të gardhit, nuset dhe vajzat, e kanë pasë adet që “tinza” të dëgjonin këngët e më shumë t”i shihnin “gjallë” këngëtarët.

Njana nuse po i thot tjetrës: “Uhë, po sa mirë po knojkan, po kah “kllaki” (shtati, trupi, doka) shumë hall”lig kokan… ” Po, çikë, mirë e ke valla. K”ta koka mirë me i shti diku n”naj terr, e veç me i ngue pa i pa hiç…” (Diçka si biçim radioje, që atëherë akoma nuk dihej për to, hahahahah).

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I. 3. BABAI:

ALLAHILE, A E BITISI HALA ZENELI…?!

Siç e kam përmend edhe ndonjëherë tjetër, babai im ishte rapsod tipik gollakas, dhe rëndomë këndonte këngë Kreshnike, Krajina, siç njifeshin në popull, e aso të trimërisë, dhe mund të ju betohem se nuk ka pasë këngë të këtij lloji që nuk ia ka dijtë tekstin e melodinë – pra ishte këngëtarë i këngëve epike, e sa për ato liriket as donte t’ia dijë: – Ato janë kangë për gra e me defe,e për këta horongopat e ri “pa dizgin”.

Këto këngë prej 300-400 vargjëshesh, kryesisht i këndonte solo, e pa kurrëfarë përcjellje instrumentale, dhe rëndomë në një kohëzgjatje prej 3, apo 3 orë e gjsmë. Në midis dhomës këmbëkryq, me dorën e djathtë mbështetur te koka, derisa këndonte, as miza nuk dëgjohej në odën përplotë burra. I përcillnin burrat bëmat e 30 Agallarëve të Jutbinës: Mujit, Halilit, Zukë Bajraktarit, Hajkunës, Diber Angjelinës dhe trimave tjerë, që luftonin një për të gjithë e të gjithë për një. Dëgjohej vetëm nga ndonjë ofshamë e ndonjë plaku: “Haj-haj”, në pauzat e shkurtëra midis dy vargjeve të këngës, e në momentet emocionuese, sipas ngjarjes dhe fabulës, besa shumica sish e atyre me të vjetërve, u shpëtonin edhe lotët. PO ndodhi e ndokushi e prishi qetësinë, babai im ishte “sersem” dhe në atë vend e ndalte këngën e atë natë më nuk kish bir nane që e bind që ta vazhdojë.

Nejse, një herë, në një konak në Desivojcë, kishin qëllua edhe do tërstens, sepse Tërstena ishte jo fort larg. Derisa po këndonte babai një këso këngë, dhe thuaja ishte dikund kah fundi, erdhi dikush dhe i thirri tërstensit, sepse kafshët nuk ishin kthye nga mali, dhe u duhej të dilnin t’i lypnin sepse po mbetën tërë natën në mal, vështirë se do të shpëtonte ndonjëra sosh pa e “përla” ujqët. U bë si u bë ashtu tinëz pa e prish qetësinë u tërhoqën dhe shkuan, ndërkohë që pas diku nja 20 minutash, edhe këngës i erdhi fundi.

– Zemra t’knoftë, se beli na k’naqe…!

– T’lumtë goja, se, vallahi, ma let kisha kositë ni javë ditë, e qe tybe n’kisha mujtë me i angllatisë gjithë ato fjalë…- ia priti ni 50-vjeçar rrapaçuk… – dhe kështu komentoheshin ndodhit dhe bëmat e Kreshnikëve deri vonë…

Nejse “xhanëm”, pas një jave po takohen njani nga ata tlrstensit me një kusheri bunjaks në pazar në Kamenicë, e ky tërstensi, shumë seriozisht po e pyt këtë tjetrin:

– Allahile, atë Krajinë që ke tue e k’nue Zeneli i juv, a e ka bitis, a hala është tue e “zhagitë”…?

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I. 6. – BABAI:

EDHE GRUJËN BAN ME E NGUE KANIHERE….

Babai im, i lindur më 1880, ishte besimtar i madh, i devotshëm Islam, dhe kurrëfarë risie, nuk mundëte, apo nuk donte ta akceptonte, e për këto, kishim bukur probleme të mëdha na familjarët tjerë, sepse ati, rahmet i pastë shpirti, fjala dysh si bëhej:

– Grujës qi i derdhet kafja ja tambli kur i ka mi zjerm, nuk mahet, (i duhej dhënë udhët);

Na porosiste shpesh neve të rinjëve:

– Grujën nuk ban me e “tushkitë” (malltretue) për çkamos, se msohet keq. Kur ta ban gabimin e parë pak ma t’madh, “jepja hakin” mrena n’sobë tane; kur ta banë gabimin e dytë: bane “horrë” para krejt gjinve t’shpisë, e kur ta banë gabimin e tretë, “jepja hain” n’oborr, dhe përzine se ajo kurrë rahat nuk t’ban…

Kur mbeti i vejë, se nëna, ndjesë pastë më vdiq heret, kur isha veç 9 vjeç, shpesh thoshte:

– Edhe ma e keqja grue – s!ka t’pagu’më (ka vlerë të madhe*).

Na porositke:

– Edhe grujën ban me e ngue kaniherë kur e ka mirë – po, hec e dije kur e ka mirë, se…?

Një gjë e dij: kurrë nuk e kam dëgjua t’i bërtiste, apo (nuk e kam pa) që ta godiste nënën time, paqja qoftë mbi të…!

Eh, për hirë të korrektësisë, më duhet ta pranoj, se jorrallë, nëna ime e shtrenjë, merrte ca të goditura thupre, apo shtage, në momentet kur, sipas babait, kisha bërë ndonjë faj, dhe merrte e më rrahte pa karar… Nëna qante dhe e luste dhe përbente në qiell e tokë, te mos më rrahte kaq shumë, por ai në atë “të nxehtë” nuk donte t’ia dinte… Dhe, nëna më nga dhembjet që kishte për mua, hynte midis thuprës apo shtagës së tij dhe trupit tim, e babai nuk e ndalte, dhe e godiste tashti atë edhe nja 3-4 herë nënën, në atë turr. Eh, ato 3-4 të goditura, që i merrte nëna, më dhimbëshin në shpirt se ato 20-30 tjerat që më kishin qëllua mua… mos e pastë ngarkua Zoti pçr këtë mëkat, nëse ishte mëkat, se unë, e, edhe ajo, ia pat ba hallal.

Eh, i tillë, ishte babai im, Zenel Demir Rrahman Bunjaku…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I. 7. – BABAI:

EDHE KY MULLA-HAJDINI, NIFARË…

Baba Zenel, ndjesë pastë, ishte një fetar i devotshëm, dhe si i tillë, asgjë të re nuk donte të akceptonte e të pranonte. Kishte ngel me atë të vjetrën dhe për këtë “hyçmin e ri”, (qi s’e ka aq gat, xhanëm…), nuk donte t’ia dinte. Derisa ishte vetëm në mohimin “teorik”, edhe nuk ishte aq problem i madh, si bie fjala kur më porosiste: “Kqyre, kta t”thojnë qi toka asht e rrumullakt, e ti me ba e me ju zanë besë, shkon pa iman!”, “Me bo vaki e me ju “konisë” (besua), qi, tybeistikfarë, nuk ka Zot, qi duhet me rrnue n’kolektiv, e mos me u ditë cila asht gruja e cilit… e ksi farë senesh… – dije qi ki me u djeg n’ZJERM T’xHEHENEMIT…” – iu përgjigjësha se të gjitha i dijë se po na “mashtrojnë” e se nuk ju besoj…

Mirëpo, kur këto gjëra vinin të aplikoheshin në “praktikë”, atëherë lindnin probleme shumë serioze, sepse ishte, mëshira e Zotit qoftë mbi të, shumë këmbëngulës e kokëfortë në bindjet e tija. Kështu, bie fjala, kur u mundësua që të gjithë ka kishim rrymën elektrike në shtëpi, ai bukur do ditë nuk pranonte që nuk e donte: “Gazi në Vllasinë, e llama në shpi teme, nuk shkon, bre vëlla” (Nga hidrocentrali i Vllasinës, fillimisht na vinte rryma); po kështu reagoi, madje edhe më ashpër për radioaparatin e parë. “Tybeistikfarë, ajo ashtu kuti e shejtanit, e shejtani flet aty me za të njerit! Po, a shtihet me men në krye mrena ai farë seni!?”; edhe më keq për televizorin: “Po de, pak ju dok qi veç zanin e koftlargit me e ngue, po tash edhe me i pa nasihatet e tina!!!”. Bindej vetm me kushtin që edhe radion.. edhe televizorin t’i mbaja në dhomën time e aty ku rrinte ai, assesi.

Problemin ma të madhin, në këtë drejtim, i ndjeri, na e pat sjell, kur në vitin 1971, e kisha rrënua shtëpinë e vjetër që ishte bërë hargallinë, dhe po ndërtoja një të rë në vend të saj. Kur e pa se çfarë themeli të fortë po i bëjmë, me hekur e beton, deklaroi prerazi: “Ju çka të doni bani, po unë n’at shpi as hi as rrnoj n’ta! PO ju a po kujtoni qi deri në ditë t’kjametit ini me rrnue, a. Çka asht gjithë ai hekër e gjithë ai qyment, qi po e qitni?! Asht xhynah prej Zotit….?!

Xhaminë e Balecit e kisha “kojshi” të parë, dhe për fat tonin, imam ishte një mulla Hajdini, emigrant nga Shqipëria, që kishte qenë atëbotë në gardën e konsullit shqiptar në Beograd, Ceno Begut. Ishte një njeri shumë përparimtar. E takova, pas një namazi, dhe po i lutem: “Aman, mulla-Hajdin, m’nimo se jam n_zor me babën. Thjesht, nuk po më lejon ta ndërtoj shtëpinë me material të fortë, me pretekst se është mëkat ndaj perëndisë, sikur “po e sfidoj atë”, po ia merr mendja atij…!”

– Hajt, mos u brengos se do ta rregulloj unë këtë punë disi – m’u përgjegj Hoxha.

Mjeshtrit vazhdonin punën sipas plan-projektit, e babai ishte bërë “tym”.

Pas një namazi të Xhumasë, Hoxha në va(j)z, mbase u kishte shpieguar se si kanë ndërruar kohet, se si dikur shtëpiat i bënim prej lloqit e thuprave, e tash po bahen mirë, qe si ky kojshia jonë, i biri i Zenelit, që po e ban me materjal t’fort, për ni ymër njeriu. Kjo është mirë , e të ngjashme…

Po vie babai nga xhamia “vet i 40-ti”, si thonë, shmonte seç munte:

– Edhe ky hoxha i Shypnisisë, ky farë Mulla-Hajdini, po më del nifarë “livriçki”, e ka dallashitë udhën e zotit po m’doket krejt… Nejse, Banjani qysh t’doni me shpi, se unë sod jam e nesër nuk jam, veç gjithë ai matrjall, hiç s’po m’doket, veç…”

Kështu, shpesh më “nxirrte” Mulla-Hajdini, ndjesë pastë…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I. 8. – BABAI:

“ZJARETI” ASHT HAXHILLAKI I KËSAJ DYNJAJE…

Si njeri i drejtë dhe fetarisht fort i devotshëm, nuk lente ditë pa na spieguar për fenë

gjithë ato që i dëgjonte nga vazi i imamit të Xhamisë, ku i falte 5 vaktet, se edhe e kishte në derë të shtepisë:

– Ajllëki (Paga, rroga) e njerit, dahet në katër vene, prej të cilave, dy janë kryesoret: Hallallati e Haramati. Hallalalit njeri ia sheh hajrin e ai edhe t’ban me shkue përpara në gjallnim e sene tjera, e haramati, nuk hyn kurrë në familje, shkon dikah n’haram, e s’i shihet hajri…

_ As mos u ban tamahçar, as xhymertli i madh, po secilën bane me karar;

– Mos ia meno tjetrit të keqen, se të “binë” në bahçe tane!

– Erzi e namuzi janë senet ma të mirat që na i ka lanë Zoti, i kofshim falë: As femnës s’i ka hije me u ba si kudra; as mashk’llit – si qeni. “Dilingjillaki”, asht seni ma i zi n’kit dynje…

– N’ famili runu çka po bani, se deri në 8 “shokë” (breza, gjenerata), ni gjak e keni.

– As me kojshi e kojshike, mos pshtillni punë se ata duhet me i pasë si vllazën e motra.

– Mos e “msoni” bythën me pordhë, as kur jeni fikall vetën n’mjedis t’malit, se të koritë masanej edhe n’mjedis të odës me plotë burra!

– Bani “zjaret” (vizita) t’afërmëve, se Haxhillaki i kësaj dynjaje, është zjareti!

– Lype tanin kudo qi ta kish, se i huji kurrë nuk të bahet si i yti…

– Me kojshi kaniherë duhet me e përbi edhe “banderin”, e mos me ba maskarallëk!

(iSHIN KËTO VETËM DISA NGA QINDËRA KËSHILLA E POROSI QË NA I BËNTE IM AT)

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

II. 2. AXHA RAMË:

A E KA “KITA” T’VETEN TERI TE QATO KODRAT QATJE…?

Xhaxhai im i madhi, Axha Ramë, ndjesë pastë, meqë 90 për qind ishte i shurdhët, por, iç e kam thënë në krye herash, të folurit e kishte normale, thuaja nuk zdirgjej fare “posht” në “rrafsh”, dmth në Moravë. Ishte punëtor i madh që shoku nuk i gjendej në atë anë. Kur punonte, punonte e kur ulej të hante, vërtetë hante sa për 2-3 vetë/

Pas LDB, e dinte se ishin ndërrue “Dërzhavat”, se në krye3 të saj ishte njëfarë “Kita” (kurrë nuk ia ka dijtë emrin Titës), ama asgjë nuk dinte dhe as i interesonte edhe aq se ç’po ndodhte, nëse nuk kishte të bënte drejtëpërdrejtë për të. I kryente punët në bujqësi e ato me blegtori, kurrë nuk ndalej, e besa edhe ishte,( për dallim nga dy vëllazërit tjerë), i gjatë e korpulent.

Ua kam thënë këtë tashmë, se kurdo shkonte në mal për të pre e bartë dru, apo pas kafshëve, më merrte me vete, përdore… Me një rast, e thirri edhe vaëëin tim Hysin, që ishte 15 vite më i madh se unë. Kur dolem të vendi që e quajnë Rrafshet, që në fakt është njëra ndër pikat më të larta të Desivojcës, prej nga ishte horizonti i hapur dhe shifeshin kodrinat edhe deri diku brenda Serbisë, përtej kufirit, iu drejtua vëllaut:

– A, bre, “Kabishell” , (përse e quante atë kështu, s’e di): Pa kallxom diçka: athue a e ka “Kita” teri te qato kodra qatje, a?…

Vëllau, që atëbotë ishte njëfarë aktivisti dhe i dinte fortë mirë këto gjëra, iu përgjegj:

– Po, o axhë, bile i ka edhe nja “dy ditë lavër” përtej qatyne kodrave -(iu kishte afrue te veshi dhe i bërtiste ç’munte, që ai ta dëgjojë).

– Boll paska ba tokë, ai bir qeni, pasha Zotin!… – e sillte kokën xhahai…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

II. 3. – AXHA RAMË:

MBLIDHI T’TJERTË E HAJDE PO HAMË DREKË…

Si punëtor i madh që ishte e nuk ia gjeje kund shoqin (“Rama punon si shkavi”), zgjohej heret dhe hiç punë tjtër mos kishte, merrte kazmën e “tërrnakopin”, dhe nga shkurishtet e pjesës së pasurisë sonë, “çelte” tokë buke, për ta shtaur fondine tokës së punueshme, sepse, edhe ashtu ishte një tokë e klasit të VI-të e VII-të, dhe si e tillë, edhe joaq pjellore. “Qit farë – gjajë farë…”, si i thonin. Kishim një dunja vend për ta punuar, dhe mezi gjenim “bukë” (drithëra), deri në Shëngjergj (6 maj).

Një ditë vere, pas do punëve të rënda që kishte bëre, e që i kishin ndihma edhe anëtarët tjerë, sapo kishte hyrë në oborr, ishte drejtaur nga nevojtorja, që ishte në pikën më të largët larg shtëpisë, dhe derisa po e hiçte shokën (brezin), që nuk e lente kurrë, dhe pak pa hyrë në derë të saj, me tërë zërin, thirri: “Oj, Hashajkë (Hashankë, siq i quanin gratë nga ana e malësisë së Rekës së Zarbicës) pa mbledhi edhe t’tjerët e hajde po hamë drekë!…”

Kishte pasë qillue aty afër Hili i Sahitit të Klaiqëve, dhe e kishte dëgjua e pa këtë situatë, e, si hajgarexhi i madh që ishte, tregonte:

“Mixha Ramë ish nisë kah çenefi e knej i thirrke roptë e tjerë me hangër…”

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

II: 4. – AXHA RAMË:

BASH MIRË – VALLHA, BOLL…

Pas LBD, pushteti komunist, gjoja me punë “vullnetare”, e detyronte nga çdo shtëpi nga një mashkull të punës, që të inkuadrohej në punë “angarie” (siç e quante, me të drejtë, populli) “Dobrovolno” (Vullnetarisht) me zor”.

Banorëve të Rekës së Desivojcës, i kishte ra “shorti” ta hapte “Qafën e Topanicës”, sepse ishte kodrinë e madhe e duhej që të hapej një si sheshtinë, në mënyrë që rruga për Kamenicë mos të kishte një përpjetëze të madhe.

Axha Ramë, gjithnjë duke dashur ta kursente të vetmin djalë, Bacin Hysen, në këso rastesh shkonte vetë. Lere që lodheshin duke thyer shkëmbin për ta qelë një rrah, por në mbrëmje, e kishin problemin më të madh ku ta bënin një sy gjumë natën, sepse, atëbotë, fshatrat e Moravës së Poshtme, vërtetë nuk i donin fare Malësorët, dhe rrjedhimisht, as konak nuk u bënin… (le të më falin brezat e tashëm të kësaj krahine, sepse tashti gjërat kanë ndryshua), kështuqë heqnin të zitë e ullirit, sidomos netëve të ftohta të vjeshtës së vonë e të pranverave të herëshme…

Një natë u bën konak një dhëndërr jo fort i afërmë i Bunjakëve: i futi në odë, në të cilën kishte kohë që nuk ishte ndezur zjarri. Ishin këta nja 9-10 burra, që tërë natën ishin mërdhi fare sepse ishte një mot i acartë, dhe mezi disi e “bën sabah”…

Në mëngjes po hy në odë i zoti i shtëpisë, dhe po u thot: “O burra, a u ngritë sonte, se shumë ftoftë o kanë, valla?!”

Mixha Ramë që ishte i pari më afër tij, duke mos e dëgjuar, e duke menduar se ai po u bën pyetjen e zakonshme në këto raste: “A mund fjetët hiç…?”, ia kthei: “Bereqatversën, bash mirë, vallha, boll…”

– Pardon e pirolla të koftë, se ti kokshe njeri i mirë, bile po e kallxojshe të drejtën!”

– O kadale, o mik, se dallash je: ky nuk ninë hiç e nuk t’ka marrë vesh as çka ke vetë ti… – u përpoqën këta tjerët t’ia anglaltisin…

– Lene, lene se veç ky koka burrë… – s’u besoi i Moravsi…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

II. 6. AXHA RAMË:

… SUN PO M’RROKË HASHAJKA…

Kur u koncentronte në ndonjë punë, apo e merrte drejtimin e vetë, vështirë se dekoncentrohej, e meqë as dëgjonte, kjo punë bëhej shumë më e vështirë.

Edhe kur niseshe dikund me te, mezi e zije sepse ecte shumë shpejt.

E shoqja e tij, DADA, si e kam quajtur, dhe vërtetë nuk jam i sigurtë me tamam si e ka pasur emrin e vërtetë, rrëfente:

– Kur po nisemi te të mit apo diku tjetër musafir, po i kam telashet më të mëdha me ATË, demek, me mixhën tan, (se s’i thonte dot në emër kurrë, zatën sikundër edhe të gjitha gratë tjera të Malësisë, dhe jo vetëm të saj):

– Ai po hec shpejtë e po t’hupet krejt, ku me dijtë kah po i qon ment, e mue po më harron krejt, që po i shkoja përmas fillimisht nja 10 metra larg. Mirëpo, vendi i keq, pika e malit, e unë nuk po mundi me hec me ta, se po e kam edhe ndoni fëmi n’grykë, e kaniherë po mes shumë larg përmas tina. A po kam nevojë me pushue, a me e ndërrue fëminë, a për nej nevojë temen (mener me thanë), e ai, hajjjjtttt veç përpara.

Atëherë, unë, masi edhe me e thirrë, nuk ninte, s’kisha derë tjetër, veç me e gjujtë pëskej me gurë, e kur t’i sheh gurët të ndalet e të kthehet e të sheh qi e ka me veti edhe gruen…Kshtu, masi e gjujsha disa herë, e vënerojke, e u nalke, e masi e mrrijsha, ia “angllatis’sha, se për ëka e ksiha nalë…

E kish marrë vesh këtë farë pune dikush nga kusherinjtë e afërmë e po i thonë Axhës:

– Kemi nije qi Hashajka kur po shkojshi dikun bashk për udhë, po të gjujka me gurë e po të sakatojke!…

– He-he-he, po m’gjunë, valla, boll mirë e kie, veç, kurrë nuk po munet me m’rrokë…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I I I. 3. – BACI RAMIZ:

BABGJYSHI DEMIR: LENE, MOS BANI HAJGARE – RAMIZ MA S’KA!…

Pasi pushoi një troh herë, u shpërla me ujët e pusit të mullirit, Baci Ramiz, siç ishte raskapitur nga rruga e gjatë dhe ishte çmallë sadopak me dheun dhe erën e vendlindjes, erdhi ca ne vete. Kusha “mullisi”, ia qiti kutinë e duhanit dhe e dhezën nga një, po e vçshtronte të ardhurin, si ndonjërin që kishte dalë nga dheu, apo kishte pikur nga qielli. Po e vidhte me sy, dhe seç bluante në kokë: “Athue munet me kanë Ai…?! Jaaa, bre, moti i ka hup fija… Pa ta ves, se nashta nuk bahet nami…:”:

– Allahile, qe sa kohë po menohna a me t’vet, kush je dhe prej kah po vjen kshtu?

– A, bash hiç sun po i bjen n’fije se kush muj me kanë, a? A je ti i Filan Fistekit?

– Po, bash i tina jam, i treti…

– Po a jeni bre krejt mirë, se çkamos m’ka ra me nije…???

– Allahile, pej hyqmetit nuk kemi pasë e nuk kemi qaq zavall, e pej Zotit, Atij i kofshim Falë, çka ardhtë, mirë se ardhtë…! – ia ktheu Kusha e me veti “Pasha Zotin munet me kanë bash Ai?

– Allahile, a mos je ti Baci Ramiz, i axhës Demirit të Rrahmon Demës, qi ke pasë hup diku qatje në Turkije!? – e pyti si me ndrojtje Kusha.

– He more qen bir qeni, po kah t’r N’MEN SE? Valla, n’dash me e ditë, bash qaj jam, kamëkryq….

_Kusha t’ju gjuajtë e ta kapi n’grykë, e kështu mbetën një kohë e të dy burrave u dilnin lotët… Përnjëherë, si ta kishin pickue bletët, Kusha u nda nga përqafimi, dhe me një turrë të paparë, ia dha shpatijeve të Kodrës së Ramës.

– Ku kështu, Kusha me kaaq axhele…?

– Shkova t’i marrë Myzhde Axhës Demir, edhe krejt Mahallës…

I mbushur frymë, i djersitur e i llagosur, Kusha ia behi në odën e Babjyshit…

– Hajërli koftë, bre djalë, po çka e ke marrë me gjithë kit axhele kit udhë?!

– Axha Deeemir, Axha De….mir!!!! Ramizi u kthye, e shnosh e mirë ish…!!! – Mezi e kreu Kusha….

– Leee, leeee, allahile, mos ban hajgare me mue: Ramiz ma s’ka…

E kam hup krejt ymyzin e tina….

– Pasha toke e qiell, axha Demir, qe ku e kie si kokrrën e mollës te Mullini i Rrahmanit… – A nashta po do me i ik Bakshishit t’myzhdës, nashta…

– Ajt, edepsëz e dinsëz, kujton ti qi unë koritna për pesë lira t’pshurrta, a?! Veç djalin ta kam shnosh…. Po, pa e pa me sytë e mi, nuk i konisi as vetvetes….

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I I I. 4. – BACI RAMIZ:

EEEEEJ, U KTHYE RAMIZI DEMIRIT PEJ ASKERLLAKIT, MORE HEEEJ!!

… Pasi e la në odë të trullavtë Babgjyshin Demir, Kusha “Mullisi”, pa prit fort, kërkoi “izën”.

– Për ku tash je havardis si tarak kështu? – po e pyt Babgjyshi.

– Du me i dhanë haber krejt mahallës qi u kthye Ramizi…

– O djalë, pa kadale de, mos e merr me hyxhym shumë kit punë, pa kadale ta marrim vesh a asht e t’nimete a jo, se unë, për veti, pasha Kur’anin, nuk jam tuj t’zanë besë hiç?!..

– Ohua, Baci Demir, po un’ axhami nuk jam as habdall, qaq sa po ta merr menja… ia kthei ky, pak si me hidhërim, dhe doli me turr nga oda.

E “këputi” Pronin e Zeqirit, dhe sakaq u gjend maje Somurit, dhe t’i dha me tërë zërin:

– Ehhhhhej, ngoni k’ha o Bunjakë: u kthe Ramizi Demirit shnosh e mirë pej askerllakit t’Sulltanit, moreeee heeeeeej! Qe ku e kini te Mullini!!!

Ditë e verës se herëshme. Tërë banorët e Bunjakëve gjendeshin nëpër ara, livadhe a kullosa, dhe lajmi sakaq e mori dhenë. Madje, sipas kujtesës së kusheririt, Hakiut, që: kur është nisë nizam Baci Ramiz, gjyshi i tij Dalipi, akoma nuk kishte pasë djalë fare e tash kur u kthye ky prej askerllakit, djali i tij, Ajeti, në shenjë gëzimi e sihariqi, kishte pas gjuajtë me pushkë disa herë. Kjo e dëshmon një të dhënë, se Baci Ramiz në Turqi të ketë qëndrua shumë vite më shumë se sa dhjetë, si mendohej…

… Nejse, Kudo u ndodhën, i madh e i vogël, u turrën kah Mulliri që sot quhet Mulliri i Rrahmanit.

Gjysma prej tyre as e njifshin sepse kurrë më parë s’u kishte rënë ta shohin, lere më që mezi e kujtonin ata ma të vjetrit, sepse ashtu siç ishte pas një udhëtimi njëmijë kilometërsh, vërtetë i ngjante një fantazme…

Pasi u mor n’grykë me secilin veë e veç, iia sollën një kali dhe u nisën përpjetë për në lagje…

– Një ndjenjë e quditshme, e papërcaktuar sa e si duhet, e kishte kaplue Babëgjyshin Demir, i cili, një kohë as kishte mund të lëvizte nga oda, e dikur, me kambë si të metalta, u ngrit dhe doli në oborr, e po shetitej si i hallakatur.. Thirrja i kishte ardhur për të shkue nizam, djalit të tij të madhit, Zenelit, po ky, si ma i madhi, thuaja i kryente punët e zotshpisë, dhe meqë Baci Ramiz, atëbotë qe më i riu, dhe i ruante bagtinë, e dërgoi atë “bedel”, në vend të babait tim… Kishin kalue vite e vite, e nga ai nuk kishte më kurrëfarë haberi. Taashmë kishin ndodhur këtu shumë ngjarje, Luftat Ballkanike, dhe Lufta e Parë Botërore, dhe tashmë i kishte humbur të gjitha shpresat se është ndokund i gjallë e se do të kthehej një ditë, kur vjen ai Kusha e kumton sihariqin??????

– Athue do të më gëzojë edhe mue Zoti edhe njëherë???? Hiç nuk po konisi, po, n’e pastë shkru AI I MADHI, edhe munet me ba vaki…

– Pale të shohim…..

(Mesele-Anekdota bga rrethi im familjar)

I I I. 5. – BACI RAMIZ:

A DITE ME ARDH, O QEN BIR QENI…?!

…Ashtu bashkarisht, i madh e i vogël, me Bacin Ramiz në kal, ia mësynë shtëpisë së babëgjyshit. I kishte hetue qysh te Lama e Ramës, pastaj tek shtëpija e Haziroviqe; tek po e kalonin Përronin e Zeqirit, tek hynën në oborr e në Bashqën skaj odës – po Demirit të Rrahmanit e gjithë kjo po i dukej si një ëndërr, të cilën tashmë e kishte përjetua shumë netë; një imazh iluzor e virtuel, i stërpërsëritur sa e sa herë…

Baci Ramiz, i cili gjatë tërë kohës po i fshinte lotët që i shkonin çurg nga malli, pasi zbriti nga kali, e t’iu gjua n’grykë babait të vet që, sikundër edhe gjithë të tjerët, s’i kishte parë mbi 15 vjet… Shpërthyen të dytë në një vaj të papërmbajtshëm, dhe ashtu, ngjitur njëri me tjetrin, babë e bir, qëndruan një kohë të gjatë, ndërkaq që të tjerët “çile gur gojën”…

– A dite me ardh, o qen e bir qeni?! – tashmë e muarr veten gjyshi…

– Qe valla, kadal-dale se boll udhë t’ “shkurtë” kam pasë: pej Stambolli ma… – iu qel fytyra tashmë pak edhe Bacit Ramiz.

– Ta paska zbutë pak zemrën dhevi i huj, a veç po m’doket?…

– Paj, Stamboll ma… PO ju, a jeni krejt mirë, bre pashë Zotin, se turli fjalësh m’vijshin atje tek?!…

– Paj pshtumë pej gjith’ atyne garrameteve e metëm pa u damtue në gjin, e për sene tjera, mos vet…! – iu drejtue, tue e marrë ngrykë fort vëllain e vogël, më i madhi, Zeneli… – Po ti qysh pshtove pej gjith’ atyne muharrebeve (luftërave), o Miz… Ani për pak me u vra atje n’emën temin, e haj medet, ish ba nami… – e lëshoi një shaka I madhi, Zeneli, ndonëse nuk i kishte fort-fort në qejf hajgaret…

Baci Ramiz, pastaj u përshëndet edhe me Bacin Ramë e me granimin, ndërkaq kusherinjtë tjerë, thuaja me një zë iu drejtuan Babgjyshit:

– Shyqyr qi na g’zoi Zoti tanëve për këtë kusheri e u “que pej t’dekmive”, tybejstikfa, o Baci Demir….!!!

– G’zim paqi edhe ju n’shpija e n’robtë e juv, se valla g’zim ma t’madh, n’kit jetë të rrejshme, nuk më ka pru Allahi!..

– Ejvallah, se na po shkojmë tash, e ju çmallnu niherë mirë me Ramizin e besa edhe i duhet me pushue… – O Ramiz, nesër kam me t’rrue n’t’terun, si ti asker i Babës mret, ie duron e duron… – iu drejtue Rama i Xhemës, me shaka….

– More, ky koka bo për me e kashagitë mirë se tybe e maska mlue pluhni e llomi! – u ndie edhe Axha Ramë….

Ndëra të tjerët po largoheshin të lumtur, Demiri i Rrahamit me familjen e kompletuar, po e gëzonte ditën më të mirë të jetës së vet.

– O Kusho, pa nal pak qaty…! – Pa bima, bre, qat Qemer! – iu drejtua të shoqes… Ajo sakaq ia solli, dhe ai i nxorri 5 lira të dukatit që i kishte “folë” kaherë për Myzhde… Qe, e hallall të kofshin,e me t’shnosh i harxhofsh!

Zoti ta shtoftë bereqetin, o Baci Demir! I muarr paret dhe shkoi i gëzuar edhe ai me të tjerët.

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I I I. 6. – BACI RAMIZ:

“KE TUJ M’MYT N’VEN MËRIJA E MALLGJIMI…”

Granimi me kohë e kishte ngrohë një kazan të madh ujë në oxhak, dhe Baci Ramiz, pasi ishte pastrue mirë e mirë, e kishte shkurtue pak mjekrrën, i kishte veshë një palë tesha të reja qi i kishte sjell bga Stambolli, dhe u ba “tamam njeri”. Hëngër një kalanicë, goxha të madhe, kaçamak që ia kishin përgatitur shpejtas, dhe ia “dha” një gjumi të thellë, nja dy orë të mira, dhe u ngrit, i kthjelltë fare. Gjyshi Demiri, që për atë kohë ishte ndër ma xhymertët, tashmë kishte therr një mëzat goxha të majëm, dhe e kishte thirrë Ramën e Xhemës që ta ziente e përgatiste.

Kah masdarka, nisën me ardh burrat e Bunjakëve, dhe sakaq oda u mbush ding…:

– O kushë, a pushove hiç e a u m’sove për s’dyti me kit venin tonë?

– O, pasha Allahin, atij i kofshim falë, kurrë ma mirë se kam nije veten n’jetë! Shyqyr, Ju gjeta krejt shnosh e mirë, se m’ka pas hup ymyzi krejt, qi ju shoh ma…

– T’u paska nrrue edhe qehrja, se valla kur të pamë mas pari, boll ligsht na u doke…. – ia priti kusha tjetër.

– Paj tybe, me gjysë shpirti kam ardh pej Bijanocit e k’tu: diçka m’i kputi Zoti kamtë e menxi i livritsha e u jipsha përpara…

Memzi e pritnin radhën , sipas moshës që e kishin, sipas rendit të odës secili nga burrat që të shtronin pyetje, sepse për atë kohë, ardhja e njeriu nga Turqia, ishte, tamam, si të zbriste midis tyre një alen (jashtëtoksor)…

– Po a hoçe shumë zahmet, allahile, o Miz?- u ndie Rrahmani i Jahirit…

– Paj, edhe pa to nuk kam met, o Baci Rrahman: tanë kohën n’muharrebe mo, me armë në dorë, nja 9 vjetët e para, e këto tjerat, ke tuj m’myt n’ven mërzija e mallgjimi….

– Bollni mo se ia çatë kryet njerit, hala pa u mush mirë frymë mas gjithë atij drumi. Hajt se tash e kemi k’tu e kemi vakt kur bajm muhabet kadal për kadale? – pak si me një ton urdhërues iu drejtua kusherinjëve Baci Dalip…

– Pa livritni pak u djemë, se u thamë…! u bëri shenjë të binjëve Zenelit e Ramës Babgjyshi, she ata sakaq dolën nga oda dhe u kthyen me tepsija e tava plot mish t’pjekun, e në katër pesë vene në odë e shpërndanë që të ketë për të gjithë.

– E paske l’shue zemrën, o Baci Demir, se valla boll mish i rrastë tek koka… – nisi hajgaret Rexhepi i Klaiqëve…

– Mue s’un um ke ngushtue për k’to punë kurrë, o Rexhë – ia ktehi gjyshi…

Pasi iu “shpluen” shpejt e shpejt fundet e tepsiave e të tavave e kalanicave, Haziri i Xhemës, ia priti:

– A keni, more shpija ju a hiç: hajde qohmi se neser me sabah kemi me i grah kosës. Besa edhe Mizi pushon, e kemi vakt. Ma nuk po e lshojmë me na ik kah Stambolli, qe beli… – u ndëgjue një e qeshur e shfrenuar në odë.

– Po, rrimë! Hala ka vakt, e sa për Mizin, edhe ktina po ‘tja gjajmë ni kosë t’ndyshkme e po e bajmë “renatar”…. – qeshi, kësaj rradhe, me loçkë të zemrës, gjyshi…

– Izën – e shyqyr qi na gzoi Zoti, o Demir:::!

– Iza pej Zotit, Hazir, e ishalla, ju gzon zoti krejtve!

Dolën të gjithë e sakaq në odë mbeti vetëm tullugu i tymit të duhanit…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I I I. 7. – BACI RAMIZ:

“MOS KURSENI KURGJA, MOS U KORITNI PARA DYNJASË…!”

… Atë mbrëmje, kur mbeti vetëm familja e Demirit Rrahmanit bashk: tre djemë, e shoqja, vajzat dhe dy rejat, mbetën deri vonë, jo aqë në bisedë, sa duke u shikuar gjatë Baci Ramiz me të gjithë me rradhë, e ata, duke mos mund të çmallen me te.

– Ngoni k’ha çka po ju thomë: pej ditës nesërme kanë me grratë nga të anët pçr me na përhajrue, e kush vjen jasht katunit, nuk guxoni asnja me e lëshue pa bukë. Mish e miell na duhet shumë, se bylmet, po m’doket qi plaka ka mledh boll. Ti Ramo, te mullini bluj sa t’munesh, se shyqyr na ka qillue do grunë n’hamar, mëshoj edhe kallamoqit….! Ti Zenel, qyre me Ramën e Xhemës, merrnu me mishna.. ka desh e dhen, kingja e bile edha (*keca) boll ka dasht zoti kemi. Ju gratë i dini punët e juve: mos t’koritmi me gjinë… U morëm vesh, po m’doket, a?! – iu drejtua të gjithëve Gjyshi Demir…

– Po me ba vaki me u ba shumë vetë meniherë, oda s’i zen, e…?

– Shyqyr vera , e qe ku e kemi baqen gjanë e gatë: bile nuk ka nevojë me shtrue kurgja se bari u ba si qylym. Bile edhe ma mirë se “fllad”… Juve burrnimit do t’ju nimojnë krejt Bunjaktë e edhe juve grave…. Kurgja mos kurseni….! E nxorri sahatin pej xhepit e e kqyri: – Çoni e biem pak, se na zuni sabahi!… Besa edhe Mizi asht i lodhtë!

– Valla, sa për mue, sabah e bajmë, se qe tybe, fije të gjumit nuk kam, po nejse… – foli më në fund edhe Baci Ramiz.

U ngritën të gjithë dhe dolën nga oda, e Nëna Plakë, mbeti në këmbë:

– Po i shtroj Mizit n’odë…

– Shtromë edhe mue se sonte do t’ flej me kit “turqelinë” e ty po ta la shtrojën “thatë” sonte, oj Plakë… – qeshi ner mustakë, gjyshi, e Nëna Plakë (kështu rëndomë i quanin gjyshet)…

– Se shumë valla po m’duhesh, plaasa krej pej inatit, hehehehe..Po qysh s’i le kurrë këto betere edhe ti, ani para djalit… – foli ajo, dhe sakaq doli nga oda për të sjellë shtrojë e mbulojë nga çileri…Nga atje bashk me njanën Re, i shtruan sakaq dy vende në odën e gjerë..

-Hajde, biro, flej e mos i qo ment anej e anej se kjo dynja nuk ka mujtë me u përthekue pej askujt…! – foli gjyshi Demir dhe sakaq, sapo e vuri kokën në jastëk, fjeti si qengji.Ndërkaq, Bacit Ramiz, si në ndonjë shirit filmik, po i përkujtoheshin të gjitha ngjarjet qëkur para sa e sa vitesh ishte largue me nizamët e mbretit, tël gjitha betejat që i kishte bërë, nga të cilat vetëm njëherë kishte dalë i pëagosur jo fort shumë, e deri te rrugëtimi i tij që nga Stambolli e në Desivojcë… “Qysh po ta miratojka Zoti venin ku ke le, ku i ke ba hapat e parë, ku je rrzue e i ke thye huntë disa herë…!”, iu soll nëpër mend Stambolli e Desivojca e “krahasimi” midis tyre…Tashmë gjelat e parë ia dhanë zërit duke paralajmëruar ardhjen e afërtë të një dite të re, kohë kjo kur e kishte kotur gjumi…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I I I. 8. – BACI RAMIZ:

Gratë tashmë ishin zgjuar heret, edhe Gjyshi Demir, e Bacin Miz e kish kapë një gjumë i rëndë ne do ëndërra të rënda. Kjo ndodhte sepse nuk kishte as një orë që e kishte mashtra gjumi. U zgjua pas një rrapllimi që pa qëllim e bënë gratë me kapakun e madh që i mbllte shkallët që shpienin për katin përdhesë. Çuditërisht, ndjehej i kthejlltë edhe për kaq gjumë.

Nisën nga të gjitha anët të vijnë edhe burrat dhe granimi i Bunjakëve, sepse e dinin që lajmi tashmë e kishte marrë dhenë se ishte kthye gjallë e shëndosh Ramizi i Demirit Rrahmanit t’Bunjakëve të Desivojcës…

– O, a u çuet e a mun fjetët hiç pej marakit!? – e dha mirëmëngjesin e parë Baci Rrahmani i Jahirit…

– Po mirë e boll fjetëm xhanëm, po ju a mun batë farë gjumi hiç a jo?

– Po, more, se gjumë kemi m’u ngi n’atë dynja sa të dojmë… – ia ktehu ky dhe ju drejtue Bacit Ramiz: – Po ti a mun u rahatove se m’doket, ishe kanë m’sue me e pasë shtrumin e pamukt n’Stamboll, a mos e kam gabim?

– O m’ka marrë malli me fjetë n’firi, e hiçu pamukit, qi kadal-dale ta pin gjakin, o Baci Rrahman…

Burrat, të udhëhequr nga Gjyshi, e gratë nga E shoqja, u morrën vesh e i danë punët kush çka ka me ba, në mënyrë që musafirët e largët të priten sa ma mirë.

– Zenel, shko teri te Reka e n’duqan merri nja dy killa kafe e nja dhetë killa sheqer… Allahile, ju krejt çka kini xheze e filxhani qi i bini n’odë – porositi prerazi Gjyshi.

Dhe nuk vonoj shumë e para dreke ia nisën me ardh bija, miqë e dostllarë nga Hashanija, Velegllava, Vriçeci, Poliçka, Laqiqi…. U nis mbarë se vinin si turra turra, e u shtrojshin edhe drekë në bashqe, që gjendej ngjitas me odën.

– Shyqyr Zotit që të gëzoi e qi t’paska pshtue gjallë ky djalë e t’paska ardh shnosh e mirë, o Demir…!!! – uronte, si ishte rendi, njëri që u printe të tjerëve…

– Shyqyr bafsh për veti e për krejt familin e fisin tanë, o….! – ua kthente gjyshi… – Po ti, o i biri i Demirit: a hoqe shume zahmet e garramet, allahile?

– Paj, çka me t’thanë o Baci…, si asker i Mretit, ma… Tybeistikfar e larg nesh, krejt punët e kish pas pranue, Largqoftë, Shejtani, veç askerllakit nuk kish mujt me i gjimue… – se nashta e xgata pak si shumë se i ri jam un me majt vajz e nasihate… – iu duk mos e teproi pak Bacit Ramiz…

– Jo, more, hiç s’e teprove, se ni i dalën e i hecun, asht sa ni i knushëm, beli vallha!!! Ti tuqishte e din exhber, e ma prenë kjo menja e jeme e plakit, qi edhe me i knue ato fare shkrolat e tyne i ke msue, a mos e kam dallash…? – foli ni plak i thukt e rrapaçuk…

– Po, po, i di krej qato qi i the, t’lumtë goja…! – foli sërish Baci Miz, duke drojtur se po shpreh ndonjë jomodesti.

Dhe kështu, deri pas dreke bukur vonë, nuk u ndalën së ardhuri dashamirët, e tanë ditën: qo dreka, shtro dreka, besa edhe darka për bijat dhe fëpmijët e tyre që do të qënndronin në “gjini”, pak ma gjatë….

Kështu, më se një muaj ditë rresht, s’su ndal gazmendi përgëzues…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I I I. 9. – BACI RAMIZ:

E NJEVE VETË; DOJKE ME NA I SHKËRDHYE METË…!!!

Pas nja një muaji e tëhu, tashmë ishin rrallue njerëzit e Malësisë së Gollakut, e në të rrallë, po vinin akoma për ta përgëzua Babgjyshin Demir, për ardhjen e tij prej askeri të Mbretit në Bosfor. Sado kudo, jetës iu kthye rrjedha normale, dhe meqë ishte pika e verës, edhe netët përpiqeshin t’i bëjnë ditë banorët e këtushëm, sepse këtu mbajnë dimra të gjata e të acarta me borë edhe nga 2 metra të lartë e që qëndron deri në Shëngjergj…

Një pasdreke ia behën do miq nga Sfirca, Ishin nja 6 vetëishte thuaja , u shtruan bukë, dhe, pasi hangrën shpejt e shpejt po don me u que e me shkue, por gjyshi, nuk iu dha “izë”, dhe i nali edhe në të bujshëm. Besa u mblodhën edhe kryefamiljarët e familjeve tjera Bunjakse, për t’i nderuar miqtë, dhe pas darke, në tullugun e duhanit e të “ndërrimit” të ndërsjellë të kutijave, u shtrue muhabeti.

– Allahile, o i biri i Demirit, çka din me na kallxue për kaq vjet qi mbete n’Turkije! – iu drejtua Bacit Miz, njëri më i vjetri.

– Po nuk p’e di as kah me ja nisë e çka po kini “lazëm” ju me ditë…? – u përgjegj Baci Miz…

– Haj tyne, dijshim as na kah me ja ngjitë, se jemi gjin t’pa dalun, po kallxona diçka çka ke pa…?

– Kam pa e çka nuk kam pa… Ma shumë nepër gjeneze kemi shkelë se nepër tokë mas secili “harp” (lufë, betejeë)… Turli turli farë gjin’sh, do me sy si përpjetë, do si të surëm, t’vogël me trup, po luftarë t’trentë…

Tuj liftue, kam mrri deri n’Jemen, përtej Arabisë e Qabes… Nxet i madh, qi kapaki i kresë tÇu doke qi po t’pëlset. Vend kejt zallinë, shretinë hesapi, bile edhe skej detit… (Po rrëfente Baci Miz, e në dhomë as miza nuk u dçgjonte: me kaq kurreshtje po e përcillnin të gjithë.)

– Qaq i nxetë ish aj zallë, sa kur e gjajshim noj voe t’noj shpeni, veç e shtishim n’zall e mlojshim pak, e mas nja 5 dakikave, voja e pjekt. Për me na ardh ma hosh, masi e qirojshim voen, e “ngjyjshim” pak n’uj t’detit e na vike taman e gjelbtë…. (Pas k’tij muhabeti, musafirtë nisën me dyshim e me pretekst ta shikojnë njëri tjetrin e të lëvizin me kokë “nëntekst”.Ani ma Berisht e Sfircës kryeqykë qi s’un i qet n’udhe hiç):

– Vallha, bre daji i Demirit, do seneve, s’un po i xhimoj: “… Voja me u pjekë n’zall…”, masanej: ” … Deti i gjelbtë…” demek i krypën…. “Gjin me sy t’gemtë:::” Qeto rrena shko e kallxojav fmijve e jo neve burrave me musteqe… Ani thot: voja u piqke n’zall! Se na s’kemi pa kurrë zallë me sy, a? Edhe n’pikë t’verës n’zallë t’prronit tonë me i majtë kamtë vec dy dakika, t’ngrihen e ky, thot…???!!!

– Pasha t’lumin Zot, ni fjalë n’e paqi rrenë, po ju nuk muni me konisë

(besue, bindë), se nuk i kini pa me sytë e juv?! – bukur me sekëlldi jau ktheu Baci Miz.

– Boll ma, leji këto farë “kopalla”, edhe kqyr qysh po sillesh me miqë!!

– iu hakërrua Gjyshi T’birit…

Këtë situatë të nderë e pashiti Dalipi:

– Izën o Demir, e Zoti t’dhasht bereqet, e ju miq, ju lumshin kamtë e ju ardhshim për t’mirë, Ishalla!

– Rrimë, o Dalip se hala heret asht…

– Boll o Demir, sa për sonte…_ tha dhe u quan të gjithë Bunjakët e shkuan, ndërsda edhe ai Plaku sersem i Sfircakëve, ju drejtua gjyshit:

– Valla n’mujsh me na i shtrue venat, se kishm me fjetë edhe na o Demir, se nesër duhet me u que heret se udhë e ëargët, e…

– Qysh ta kini qeFin e ti kini punët, o mik… Mulnu, bre, bjeni qato shtroja e mloja iu drejtue djemëve, dhe sakaq Zeneli, Rama e edhe Baci Miz me ta, dolën prej odës.

– O Demir, shyqyr qi nuk t’u paska kthye djali sakat, se po m’doket pak ka menja t’paska met qyryk… Ku me e ditë, i ka ra dilli n’krye e a e pe vetë,a e njeve: dojke me na i shkërdhye metë(mendët)… Ishalla i kapërcen!?

– Shyqyr bafsh o mik, sa për qato, nuk di as unë se ëka me t’thanë: diëka qi s’ta rrokë radakja….

Sakaq, u shtruan vendet dhe Svircakët ranë në gjumë, e të tjerët, nëpër çilere t’veta….

(Mesele-Anekdota në rrethin tim familjar)

IV. VËLLAZËRIT DEMIROVITËT: HAJ BELA: DY HYSENA ME NI SHPI E ME NI SOFËR…(!)

Babës Zenel, nuk pat fat me gruan e parë: ishte jetëshkurtër dhe së shpejti ndërroi jetë, e ai ngeli i vejë. Besa as Baci Ramiz nuk u rehatua me gra…

Baba Zenel, paksa më sersem e njeri që kërkonte bukur shumë “hyzmet” e mbase edhe “kajde”, andaj, shtrohej nevoja ndër Demirovitët, që sa më parë kudoqoftë e sadoqoftë kushtoftë e tërë ceremonia e rimartesës, t’i gjendet një grua.

Baci Ramë, besa dorën në zemër, kishte bukur shumë të njofshëm e vëllamë, nuk la kund “gur as dru pa lëvizur”, që ta gjente ndonjë mësit të mirë e një grua sojlike… Ndodhi si ndodhi, i kishte rënë në gjurmë një gruaje që pas pak kohe martesë kishte ngel e vejë sepse burrin ia kishin vra dikush në “n’niqah t’huj”, dhe burrat e gjinisë e kishin kthe në shtëpi. Ishte kjo bija e Zymerit t’Kurtoviqe, Krasniqë të Tyxhecit… Axha Ramë tashmë ia kishte gjetë mësitin e fortë, dhe pas këmbënguljes së tij, tuxhect pranuan. Kështu, djali më i madhi i Demirit, Zeneli, sërish u bë me grua. Në fakt kjo do të jetë Metihja, nëna ime e ardhshme, kund nja 25 vite më e re se Babai im.

Nejse, në ndërkohë, më 1929, lindi djali i parë nga kjo martesë, e të cilit, meqë aty kishte qëllue një mysafir, njëfarë Ibrahimi, dhe s’do mend, djali kishte “lind me emër të vetë”, dhe e emruan Ibrahim. Pas disa muajsh, apo edhe ndonjë viti, prindërve Zenel e Metihe, iu bë që diçka djali po ju është si “zaif”, dhe baba, një ditë shkon për “qare” tek shehlerja e Tyrbës së Dazhnicës, e ajo me ato “munxat” e saja, gjoja e paska “gjetë” që djali nuk po përparonte shumë se “e kishte emnin dallash”: jo Brahim, tha, po po i bjen me e pasë emnin Hysen”! Babai u shqetësua dhe merakos shumë, dhe po i drejtohet Shehleres, që s’i bëhej fjala dy: “Aman, Shehlere, gjoja noj tjetër emën, se ni Hysen e kam n’oxhak…!” (familje), duke menduar për Hysenin, të vetmin djalë të Axhës Ramë.

“Jo, mozoallah, nuk ban hiç me e nd’rrue, se k’shtu po thojnë librat: ja k’shtu ja nryshe s’ban hiç Bile, edhe naj djalë tjetër n’ta falt Zoti, nejse ngjitja ni emën sa mos me kanë hiç pa to, e bjerma mue e unë ia ngjes emnin, qysh t’thojnë librat!” – ia kthei Shehlerja Babës shkurt e trup. “Ani, bre, ani, masi k’shtu po thojkan librat, veç ta dijsh qi hiç mirë nuk po m’vjen!” – pranoi baba… “Haj, bela, dy Hysena me ni shpi, me ni sofër, kjo nuk ka ba vaki, po çka me bo… Na, qi e kish dikush ni emën në katun, nuk ia ngjitnim f’mijës tonë, e kjo me ni sofër dy Hysena, haj moj bela…”, po meditonte babai, udhës për në shtëpi.

Nejse, gjatë rrugës, ashtu tek ecte kali në gallop, i lindi një ide, që iu duk shumë e qëlluar: “Po pra, kit Hysenin tem, do ta thrrasim HYS, e atë të Ramës, me emrin qysh e ka pes nidejma…” Kështu edhe ndodhi: vëllaun tim kush s’e quante ndryshe por vetëm si Hys…Ka lindur nëna ime edhe katër pesë fëmijë të tjerë, por ja që ishin ymërshkurtër dhe vdiqnin, mbase në mungesë të ndonjë injekcioni kundër temperaturës, vakcinave kundër fruthit, kollës së “keqe”, lijes së qenit e çfarë jo…

Demirovitët, pra ishin bukur “zilam” kah mashkujt: Zeneli (më vonë shumë kur linda edhe unë) dy djemë, Axha Ramë – një (Baci Hysen), e Baci Ramiz – poashtu vetëm një djalë (Dema)….

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. VËLLAZËRIA DEMIROVITËT: MAROVA PEJ TË GRYTËS, E MALLI PO M’MERË PËR T’KALLAMOJTË

Tashmë çdogjë kishte ra në “brazdë”, dhe vëllazërit: Zeneli, Rama e Ramizi, po kalonin një jetë goxha të harmonishme, dhe punët po ju shkonin mirë. E kishin një “standard” për kushtet e atëhershme, shumë të mirë, si ni shpi e “konme”…

Mirëpo, skundër që cilës do familje, që jetë i ka përpjetat e tatpjetat në etapa të caktuara, po kështu ndodhi edhe me Vëllazninë e Demirovitëve. Dhe, për çudi, kjo teposhtëze, nuk erdh andej rëndomë nga pritej, por prej Kryeparit të familjes, gjyshit Demir…! Ta shtroi në odë teraçillëkin, me nga disa kafe në dite, me takëm e me tekmile, në kohën kur kafeja e sheqeri kushtonin kaq shtrenjtë, mos të them thuaja si narkotikët sot, larg nesh. Dhe, dyqanxhiu i Padinës, atëbotë, jo në regjistra, po i shënonte në dofarë “Rabushë”, me dofarë drrasëza, që me ndonjë brisk, i bënte prerjen e duhet për sasinë dhe llojin e mallit (aq sa kam njohuri se vërtetë nuk e dij si kanë shkua këto punët e “veresijes” së atëherëshme). Gjyshi, shko e merrë “veresije”: kafe, sheqer, krypë e ndonjë gjë tjetër, si bie fjala, gaz për llampa, dyqanxhiu shëno në ato farë “deftere-rabushë”, edhe pas një viti, bie fjala: borxhi rritej shumë, kështuqë, (desivojcasit e dijnë atë vend shumë mirë), nga viti në vit, pak nga pak, për ta shlyer borxhin, gjyshi, mirrej vesh me dyqanxhiun, që t’ia ndaj një copë nga “Prushicat”, që nga pjesa e epërme, e pas disa viteve, pjesë-pjesë, shkoi e tërë ajo pjesë deri në përroskën e Klisyrës. Më në fund, edhe një pjesë e mirë e livadheve të Klisyrës, “shkuan” në “teraçillakin” e gjyshit.

Boll i flisnin vëllazërit: Alija, Jahiri e Sadiki, po ishte kaq kokëfortë gjyshi, saqë nuk dëgjonte askend, dhe kështu, për të gjallë të tij, një pjesë e pasurisë së Demirovitëve, “u shkri” në “teraçillëkin” e gjyshit, i cili, për hirë të së vërtetës, e kishte edhe një “behane” tjetër… Po nejse…

(Nga mbamendja ime: isha kund nja tri vjet e gjysmë, kur një mbrëmje erdhi pak për vizitë Axha Rrahman. Nëna e kishte vendosur në zjarrin e oxhakut xhezvën me kafe, ndërsa një filxhan, të vogël, të hollë, pa vegaçe, e në fund të të cilit ishte një simbol turk: hënë e ylli i kuç, ia vendosi përpara axhës Rrahman. Ai, pa një pa dy, e morri në dorë filxhanin(që po “priste” të mbushej me kafenë që po e piqte kafenë nëna( Pasi e shikoi mirë e mirë me njëfarë përbuizje, sakaq, i dha një të shtytur filxhanit, i cili u rrokullisë nëpër “shtrumë”:

– Hiçma kit farl filxhani, se qeky filxhan na i ka “hangër” prushicat e Klisyrën!!!! Nëna ia ndërroi filxhanin me një më të thjeshtë dhe Axha Rrahman po e pinte kafën tue tërfëllue…)

Megjithatë, bijtë e tij, po vyenin dhe në një pjesë të tokës, afër shtëpisë, që ishte e rrafshtë dhe tejet pjellore, e plehëruar mirë, e bënte grunin si askund, dhe kur ndodhte që bluanin më shumë grurë, e për dy-tri javë, në shtëpi granimi po gatuante vetëm bukë e trejte të gryta (grujta), gjyshi musafirëve u ankohej haptas, tejet seriozisht:

– O, ju s’e dini, sa n’zor jam unë pej k’tyne djemve t’mi: Ju ka pikë me gatue veç të gryta, e unë marova për bukë e ndonjë trejtë të kallamojtë (nga mielli i misrit)!!… – ankohej ai, kur të tjerët e kishin lakmi e ishin të dëshiruar, meqë e gryta përdorej veç për Netë të Mëdha e Bajramëm-Bajram…

Besa erdhën edhe martesat e katër motrave (hallave), e edhe e vëllazërve: Baba Zeneli, si ndërrim me hallën Fatime, në Gjyrishec (Shahiq),Baci Ramë, poashtu, me “ndërim” në Zarbicë, me Dadën Ramize, Dada Fazile në Priboc e Dada Pashije, poashtu në Zarbicë, s’do mend, me shpenzime të domosdoshme si e kërkonte zakoni i kohës…

Baba Zenel, siç thonë, ishte një zotshpije i mirë e i drejtë: përbetohej në tokë e qiell, se kurrë nuk ka hëngër as një “simit” në Shehër, po nuk ua bleu të gjithë anëtarëve të familjes nga një sish; grave për çdo gjashtë muaj u blente basma për komplete, të gjithave njësoj, si nga metrazhi ashtu edhe “dezeni”… Me një rast, si e kishte ble basmanë, dhe ua kishte dhënë grave, se si i kishte dëgjua duke u ankua: “Ah, të kishte pasë kësi e kësi lulash; ëh, t’ishin kanë ma të “çeltë”, kish ba me pas kanë edhe ma të holla, etj. Baba Zenel, pa asnjë fjalë, veç kishte hy, ua kishte marrë nga duartë basmanë dhe siç ishte oxhaku i ndezur, ta hodhi në zjarrë: ” Hjat, se mas gjashtë mujve, jau blej qysh e patët qefin… iu tha, e gratë as që guxuan ta hapin gojën.

(Mesele-Anekdota nga gjiri im familjar)

I V. 1. – FAMILJA E DEMIROVITËVE:

N’JEMEN QAQ NXET SA I PIQSHIM KAFET N’ZALL T’SHKRETINËS…

Dhe, pas gjithë atij ahengu e dafrunge në shenjë të nderimit për kthimin gjallë nga nizamllëku i “Babës-Mret”, të Bacit Ramiz, Familja e Demirovitëve, iu kthye jetës normale, dhe punëve të fushës që bukur kishin mbetur mbrapa e lënë pasdore. Të tjerët, si gjithëherë, i kryenin punët e tyre: Baci Ramë, në bujqësi e blegtori, Babai Zenel, punët e pazareve, të hyqmetit, të të Pameve e të Gazmendeve, ndërsa Baci Ramiz, që kish mbet në hall, sepse thuaja asgjë nuk i shkonte ndoresh nga bujqësia e blegtoria, i ruante disa qengja apo lopë barsa, “mrena gardhit”.

Kur vinte ndonjë mysafirë i rrallë, rëndomë ky u pjekte kafet në oxhakun e odës. Një ditë, kur erdhën do Gjyrishec, ky duke ua pjekë kafetë, meqë më parë ata e kishin pyet: “Pa hajt, bre biri i Zenelit, qi e ke kapërcye ni dynje, kallxona diçka…!”, ai e lidhi muhabetin me kafet:

– Në Jemen, kaq shumë u bajke nxet sa me të dalë ment pej kresë… Merrne me men, e marrshim sheqerin, kafen e i qitshim në xheze, e me “matare” ( *një almise alumini e shtypur në formë të shishes, me kapak, që e bartnin ushtarët në rripin ushtarak, për të pasë ujë me vete) e mush’shim xhezën me uj’ edhe e lajshim në zallë e për nja 5 dakika vlojke kafja…

-Ama, bash n’zall, a?! Apo mos t’ mora vesh dallash?!

– Po, pasha ni Zot, qi na ka falë, bash n’zall t’shkretinës Allahit…

– Hiç pa kurrëfarë zjermi, aaaa?!!!

– Jo more, çfarë zjermi – t’vlojke kryet pej t’nxetit t’madh…

– Lai-vela, çka s’po bajka vaki, po nejse… A je mirë, k’shtu…?!

– Mirë, saksalem, ka dasht Zoti, e pse?

– Jo, jo, thash, helbete, mos t’i ka dallashit dikah trutë gjithë qaj farë t’nxeti…?! – ia ktheu i Gjyrishecsi Bacit Ramiz, duke shprehur haptazi dyshim në ato që po i thoshte ky i biri i Demirit. – Me u pjekë kafja n’zall, mos me ta përla menja, veç çka s’ban vaki… “Desturi” i Babës Mret, ma..

– Pasha din e iman, asnjë fjalë, rrenë s’e kini…! – paksa u nxe ky.

– Ani, de, boll ma me atë zallë t’nxet se na e shurdhove, me ner me thanë, bythën… Kallxona diçka çka t’na e kap rradakja e jonë se na nuk jemi kanë në atë farë Jemeni, a qysh po i thue… Nashta krejt qashtu asht, po qysh me t’konisë (besue) na?!… – iu drejtua gjyshi Demir .Baci Miz, duke u çue me dalë, iu drejtue të gjithëve:

– N’daçi besoni, n’daçi mos m’ beson, se valla punë e madhe, a mos po m’i hiçni “poletat” (gradat, meritat), a…?! – dhe sakaq shpejtoi ta mbyll derën mas vetes, në të cilën, pas shpinës së tij, krisi si pushkë një dru i zjermit, me të cilin e kishte gjuajtur Gjyshi, sepse nuk ishte mësar, që t’i bëhej fjala dy:

– Ah, more klysh i Sulltanit, hajt se ta kallxoj qefin unë ty: edepsuz, xhidi edepsëzi…

– Nale e mbaje veten, o Demir, se axhami, mo, nuk i prehet dam as kabahat…! – e qetësoi ai i Gjyrishecsi…

– Çfarë axhamije, allahile, i ka rrotue 10-15 vjet n’dhe t’huj….?!

– Izën, se u çumë, e shyqyr qi t’u paska kthye djali: hajt se bjen “n’brazë” këtu, mos u ban kasavet…?!

– Iza pej Zotit, o miq e dostllarë, e ju lumshin kamtë, ju ardhshim n’gzime edhe na juve…- dhe i përcollën deri te laura e oborrit…

*Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. 2. – VËLLAZËRIT DEMIROVITËT: VALLA BAC: NUK DI ME E COKATË GURIN E MULLINIT…

Si në çdo familje, edhe në atë të Demirovitëve, sado-kudo respektohej kierarkia familjare sipas moshës. Babai im Zeneli, kaherë ia kishte dorëzuar “kuletën”, gjyshi Demir, dhe rrjedhimisht, me një kal të mirë, i ecte punët e idares së familjes, shitblersjes së gjërave, për çka i duhej të udhëtonte deri në Vrajë, Bujanoc e Gjilan (Ngillan, siç e quanin kjo anë), e besa edhe në kasabatë serbe: Vllasë e Golemo_Sellë… Shkonte në të pame, në emën të familjes, por edhe në gazmende familjare, ku ishin të ftuar.

Axha Ramë, thuaja i vetmuar, e ndojherë edhe me granim, merrej me bujqësi e blegtori, Ndërsa Baci Ramiz, në fakt, ishte një Kalendar i gjallë, sepse i dinte me saktësi Ditët dhe Netët e mëdha, Bajramat e Ramazanat, por edhe shumë lloj ilaçnash për sëmundje të ndryshme e që i bënte, apo i mësonin si t’i bënin Mahalla, nga bota bimore e ajo shtazore. E fliste dhe e shkruante perfekt turqishten, dhe shpeshherë vinin edhe nga fshatrat më të largëta që ky t’ua lexojë ndonjë letër qu u vinte nga të shpërngulurit tashmë në Turqi, apo në pjesët tjera të shteteve arabe… E, sa për punë të fushës, veç “hije në xhynah” po t’i thoje, sepse nuk kishte haber, e nga blegdoria, kishte mbajtë në mend diçka diçka, që kur ishte pa shkuar asker, e ishte bari.

Vëllazërit, kryesisht ishin në razi (harmoni), dhe punët u venin shumë mirë, sepse tokë të punës, kullosa e livadhe e male dhe pyje kishin në pronë mjaftueshëm që të jetonin si është më së miri. Jemi duke folur për kohën pas vitit 1920,

Pas një kohe gjyshi Demir, e martoi edhe Bacin Ramiz, por gruaja ishte ymërshkurtër dhe pasi e lindi një djalë (Demën), pas një kohe, vdiq…

Një ditë, Baba Zenel, në një mëngjes, po i drejtohet Bacit Miz:

– Ramiz, masi t’hangsh kaftjall, po bjer teri te mullini e cokate gurin, se ish ba si tash, e nuk po mundet me e blue drithin hiç!

– Ani, Bac… – iu drejtua ky Çartaqejfas Baci Miz…

Baba Zenel, që mjeshtronte diçka me dio almise për dru, e kishte ulë kokën dhe ishte koncentrua për ta punuar një shkop (Gaxharremkë) për pleq nga një dru i njomë që duhej lakue, me kujdes që të mos thyhej, as e kishte vërejtur që Mizi ende ishte aty…

– Qohu Mizo, çka po pret ma?! – iu drejtua, pe i heq sytë nga mjeshtria që po e bënte…

– Qe, bac, qe… – ia kthei Baci Miz…U ngrit në këmbë, por seç sillej e mbështillej nëpër oborr…

– Po nisu mo, o demel i Stamollit!!!! – tashti bukur u nxe babai.

– Bac, a idhnohesh shumë, me të kallxue drejtë diçka?…

– Hë, çka kie, po priton, a?

– Jo, s’asht ajo….po drejt e shkurt me të thanë: tybe n’dijsha me e cokatë gurin e mullinit…!!!

– Çka, breeee???!!!

– S’di: vrajëm, prejëm, po çka s’di, s’di…!

– Tyt: s’po t’vjen marre?! Kishe ushtar i Babës Mret për 10-15 vjet, e knej, mos me ditë me e cokatë në guri t’mullinit?! T’hu, Jazëk! Marre me t’nije dikush, se leje ma…! – po tërfaste baba Zenel.

– Pasha Zotin, bac, çkamos na kanë shti me ba e me punue, po nuk ka ba vaki me na shti me cakatë gurë mullini!… – e tha këtë Baci Miz e t’i dha dikah arave.

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. 2. – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT: QI S’KA MIKI MOKËN E AVLI – ÇIKËN S’UN JA JEPI PËR DJALË…

Familja e Demirovitëve, midis dy Luftëra Botërore, po bënin një jetë tashmë të qetë, të rehatshme e në harmoni, hiç ndonjë telashe apço hall, që të kenë mund ta kishin me lindje e vdekje të fëmijëve, mosrehatimi i ndonjërit nga vëllazërit me gra (Baci Miz), e kështu. Mbanin shumë “gja të trasha”, dhenë e sa për dhi, thonë se kurrë me tamam nuk ua kanë dijtë numrin: kanë mund që për çdo ditë ndonjëra të shmangej ndokah, e të mos vërehej kjo fare; tokën që e kishin e punonin si thonë “çdo pëllëmbë”; livadhet u jipnin mjaft sanë, e arat: tallë, e kashtë, mjaftë pemë i thanin sepse e kishin një farë “furre”, për të bërë “hoshaf” për dimër; po edhe pemët tjera që nuk qëndronin i bënin thela thela e i thanin (ternin) në diell, si dardha e molla, e do dardha “ujëse”, i futnin edhe nëpër kaca të mëdha “turshi”. Disa nga dardhat, që qëndronin më shumë, si dhe mollët që i kishin me bollëk, i fusnin përpëot tavanin, pasi që më parë u shtronin e i mbulonin me shumë kashtë, në mënyrë që edhe në dimrin e acartë, të mos ngrihen.

“Çarranikët” (“Fllanikët”), qe me kohë, mbusheshin me bylemtna: të gjitha produktet e qumështit: djath, gjizë, e sidomos tëlynë, duhej shumë tëlynë (gjalpë), sepse yndyra në atë kohë, konzumohej tepër nga të gjithë: “Edhe bujashkën si ta “përzhitësh” (fërgosh) në tëlynë, hahet…” – ishte një thënie. Duhej bërë rezerva të mëdha të masës së drurit, sepse atëbotë, çdo gjë ishte më mbarë: dimrat ishin dimra, të acartë e me borë deri një e një metër e gjysmë, dhe dinte të zgjaste “Shmitër e Shëngjergj”, gjashtë muaj, pastaj duhej bërë bloja (bluarja) në mënyrë që të ketë mjaftë miell, po jo edhe tepër që të mos “prishej”….

Pikërisht, zgjatja e dimrave, dhe shpesh, mungesa e të gjithë burrave të rritur, thuaja me javë, meqë shkonin musafirë, veçmas kah Sfirca e në fshatrat e Medvegjës, ku i kishin miqtë – nç pjesën tonë të Gollakut, kur e dërgoje ndonjë shkues (*mësit) për të “kërkua” nuse për akëcilin djalë, mësiti, pasi i numronte të gjitha të mirat që i kishte akëcila shtëpi, se janë njerëz të mirë, të kanëm, të pasun, “odasajbi”, të ndershëm, me erz e namuz – i ati i vajzës së “kërkohej”, në fund, patjetër e doemos, donte të informohej për dy gjëra: “A e ka miki oborrin e shpisë të rrethum me gardh a me avli?” (Kjo e dyta bëhej me thuprra të trasha thane të ndërthurrura si “kocel” i flokëve të vajzave, dhe ishte kaq i dendur saqë nga ajo nuk shihej asgjë andej, sepse bëhej edhe e lartë) – ishte pytja e parë, dhe : “A ka miki mokën në shpi?” (Mokna, në fakt ishte një “mulli i dorës”, që bluante me principin e atij të madhit, me përjashtim që këtu guri i epërmë, sipas një principi të gjetur mirë, sillej me dorë, dhe aty, që nga një, mund të ndihmonin edhe 5-6 duar tjera, për ta sjellur gurin më shpejtë, në mënyrë që edhe gruri, apo misri, të bluhej, më lehtë, më shpejtë e në sasi më të mëdha).

Po, përse, i interesonte, atij që duhej të jipte vajzën, pikërisht për këto dy gjëra? – do të pysni ju (që do e bëja edhe unë, po mos ta dija, rastësisht)…

KJo bëhej, kryekëput për çështje utilitare, e tejet praktike: “Punët i paska mirë, njeri shpijanik, e burrë i njoftur, po, ta zëmë se e ka kysmet çika jeme atë shpi; mas do kohe bahet, n’dashtë Zoti, edhe me thmi (fëmijë), me një dy,tre, katër, pesë e më shumë, ban vaki në kohë dimni burrat, jo veç t’shpisë, po ere të krejt Mahallës, shkojnë diku musafirë e jesin me 10-15 ditë; t’i mshon noj borë e madhe: çika (tashi gruaja e supozuar e asaj shtëpije), ka met pa dru, ka met pa mill, s’ka kush i ban “mimfatë” (ndihmesë); del diçysh deri te avlija, e çartë ni anë e merrë dru sa t’i vyjnë për me kallë zjerrmin; po, metet pa mill, e ka moknën, dhe kadal kadal, bashk me thmitë ma t’rritun e blun do mill, sa për qat ditë, e kshtu me ren, teri sa t’vinë burta) – e pleqnon më vete ai dhe po t’i plotësonte këto kushte, “ia paska dhanë Zoti, e po ja jep ere unë…”, e nëse ndonjëra nga këto, shpisë së mikut i mungonin, puna nuk kryhej…

Sa për mokna, nuk ishte aq problem, sepse u nevojiteshin edhe burrave, sepse nga bora “ziheshin udhët”, ngriheshte edhe çarku e

“haletet” tjera të mullinit, e u duhej të bluanin në mokna për të bërë miell për gjithë ata “robë” të shpisë, besa edhe për musafir, e sa për avli, si të del vera, e riparonin me thupra të reja.

Në këso kohe me borëra të mëdha, hapeshin disa “rrahe”, si gjysmë tunele me kacija e tërplote (kaci e madhe e drunjtë), deri te “Aptes’hanja” (nevojtorja), deri te ahri i kafshëve, deri te plemja, tek rezervat e ushqimit për kafshë, dhe, veçmas deri tek shtçpija e parë komshike, e xhaxhallarëve apo kusherinjëve….

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 7. – VËLLAZNIA DEMIROVITËT:

F’MIJA TERI NË SHTATË VJET – “SHKON” ERE PA EXHEL…

Pasdreke vonë, kur kish edhe një “konop samari” për të perëndua dielli, Babë Zeneli, nipi i tij Shaban Rukoci e Rama i Xhemës “pa frymë” ia behën te shtëpia e Demirovitëve, dhe u drejtuan sakaq kah oda.

– Jungjatëjeta burra…! – përshëndeti babë Zeneli, dhe Shaban Rukoci, thuaja me një fjalë, ndërsa të tjerët, të zënë si në befasi, u ngritën në këmbë, dhe u përshëndetën me nipin, ndërkohë që Babë Zeneli e zbuloi kufomën e të birit që gjendej në mes të odës, mbuluar me një çarçaf “qenari”. Pasi e vështroi një copë herë ashtu me fytyrë të ngrirë, siç e kishte tashme edhe i biri xhenaze, ia hoç nga trupi krejt çka kishte, dhe milimetër më milimetër e kontrolloi të birin, në mos po zbulonte ndonjë shenjë goditjeje, plage, a përdorje dhune ndaj tij, dhe pasi u sigurua që ishte kjo një vdekje e natyrshme, siç u ndodhte rëndomë , veçmas, fëmijëve, e puthi lehtë në ballë, dhe ngadalë, fare lehtas, thuaja se druante se mos e lëndonte, sërish e mbështolli siç e gjet, dhe e mbuloi me çarçaf…

– Ban gajret e mos u mërzit: banu i fortë, o Zenel! – iu drejtua Haziri i Xhemës.

– Kaq e paska pasë t’shkrume, Allahi e qoftë n’lula t’Xhenetit…;

– Zoti e begenisi, e e murë për veti…

– E paç djalin tjetër, e hala i ri j ti, xhanëm, , Zoti ka sa të dush…

– Zoti jau shtoftë sabrin…

– Zatën, kështu u kanë, pej se u kurdisë kjo dyje… – sipas një rradhe, si me ndonjë komandë, secili në mënyrën e vet, i shprehën ngushëllime Babë Zenelit burrat e odës.

– Bereqat versën pej krejtve e banmani hallal se ju asht dasht me u baravatë me këtë sabi, se nuk qëllova k’tu: tuj nga mas do trofqe vesikash, he shkret metshin, ishalla! – shfryu dufin qi iu kishte mbledhë në gjoks, thue se ato fare vesikat, ia kishin krejt fajin…

– Au, Zenel: çka janë k’to fjalë? Po, na borxh, more, ja kemi njani tjetrit…! – foli qortueshëm Bajrami i Shabanit…

-Allahi, i kofshim falë, atë ditë qi na ka jaranisë, ne e ka caktua edhe sa kemi me rrune n’kit dyje t’rrejshme… Lumi ai q’i përcell ndokan përpara e ka kush e pret n’atë dyje, demek, n’ahret!… Se s’bija, ter në shtatë vjet asht pa kusure, e hiç pa shybe, Zoti e rahaton në Lula t’Xhenetit… Nuk bahet azap për kurgja… Po, ama, edhe thmija, teri n’shtatë vjet, mun me “shkue” edhe hiç pa exhel: pej m’syshit, vallahi, bilahi, tallahi – po… – po jepke vajz Hoxha…

– Po, aa nuk po bajka me e marrë Zoti naj t’vjetër, nja qi e ka “hangër kit dynja”, po ni sabi, hala pa i çel syt mirë, a…!!! – iu drejtua bukur me naksllëk nipi Shaban Rukoci, ndërkaq që gjyshi Demir e zhbiroi me një vështrim qortues, nipin, e ky “u pre” dhe e uli kokën…

– Mos u ngarko me xhynahe o Rukoc, se Zoti krejt ninë e krejt sheh…! Krejt për qat udhe jemi, e ni ditë na qetu asnja nuk do t’jemi e do t’vinë tjerë gjin, e k’shtu, zingjir… Lum ai qi ka “ku me shkue” e “me çka me shkue”, e mjer ata që nuk ja kanë ba hiç hyzmetin ahretit…. – une kaq pata, se nashta edhe jau çava kryt, po unë, e kam për vazife me jau msue udhën e Zotit miletit, e kush e merë, e merë e kush s’e merë me zor s’i jipet, jahu!…

– A janë ba gati krejt senet e a janë thirrë gjinja për nesër?… – pyti me një zë të mekur Babë Zeneli.

– Hiç pa merak, krejt janë hujdisë senet…- u përgjegjës, Bushati, i cili deri atëherë s’e kishte çelë gojën.

– Shkoni e bini e fleni pak, se xhenazen e ruj unë vetë! – foli gjyshi Demir…

– Jaa, vetë nuk t’la kurrë: qe po rrimë bashk, se tybe, fije t’gjumit sonte n’kam. – ia ktheu Shabani i Mehmetit.

– S’pat lazëm hiç, po bereqatversën, o Shaban! – ia ktheu me felenderim Shabanit, gjyshi.

Në ndërkohë, të tjerët, pos këtyre dyve, dhe xhenazes midis odës, dolën dhe shkuan të pushojnë pak se nesër kishin akoma punë për të bërë…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 6 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

KJO TURKI E KAFSHËS KEQE, DO T’JU BJEN SHUMË TELASHE

… – Çu, Ramë, sa ma parë gjaje Zenelin ku asht e ku s’asht. Merre kalin tem, e kur ta gjajsh, i bjen pak si okolla e mos i thuj shul e shpi se asht n’short, njerin me e l’shue shpirtin n’ven… – iu drejtua Baci Dalip Ramës Xhemës…

– Hajt, mos kini gajle, se nuk e kam sefte unë n’ksi pun’sh: si rrallë m’ka ba vaki me shkue e me e lyp dikan për myzhde, po gjithëmon, tybeistikfar, për kob… – tha Rama, dhe sakaq u ngrit dhe u nis teposhtë…

– Allahile, po çka e gjetë kit sabi, qi na shkoi kaq hapasëz? S’e kanë përmen gratë që është kanë diçka pa qef…- e theu heshtjen e odës së bërë tullug nga tymi i duhanit, Baci Rrahman, ku ishin mbledhur kaherë burrat e Bunjakëve.

– E ama thot se asht çue në sabah si asht ma s’miri e asht kanë saksalem, po ju teptis ni vaj mas babës vet qi shkoi kah Ngillani mas do letrave për Vesika…

– Po, de, po: moti kam thanë un qi kjo Turki e Kafshës Keqe, do t’ju bjen shumë telashe… Se, nashta edhe po hi n’xhynah, po pej zemrës plastë e kam… Ti Ramiz, shko e çele vorrin, ti Ramë – dërrasat, ti Hisen te dyqani n’Rekë me i ble ato takrravatet e çefinit, e n’çat udhë, bani za edhe Hoxhës; ti Rexhep, Demë e Brahim, meniherë nisnu e mledhni bijat! Merrni kualtë e mahallës dhe me vrap me i bitisë pun’t! – i ndajti punët, Baci Ali… – Hapni sytë e mos u hullavni! T’mos koritmi para dynjasë!…

…. Në ndërkohë, Rama i Xhemës, me gjysë fryme, me kalin qi po shkumonte prej djersës, hyri në Gjilan, dhe nuk la vend pa e lyp nëpër do pazare e xhamia, dhe pasi nuk hasi kund në Babën Zenel, ia preu menja me e lyp te nipat: te Klaiqtë e të Rukoctë. Pasi rastësisht, në rrugë e takoi njërin nga nipat e Klaiqëve, dhe nga ai u informua se tek ta nuk ka qenë atë ditë, Rama u drejtue kah Rukoctë, qi i kishin shtëpijat e pasuritë, menjëherë pas Hanit të Ustah Hasanit. Kur arriti te dyertë, iu drejtua asaj të Shabanit, dhe trokiti jo fort në portën e oborrit. Sakaq, në derë u duk një vajzë e e re:

-Hajde Bujrun!… – iu drejta ajo.]

– Jo, oj bijë, nuk kam vakt e jam për ngutë, po a mos keni naj musafir pej Naltit?

– Po në odë është daja Zenel me babën…

– Pa thirrma, pak, babën, rixhenë ta kam, po Zeneli mos ta dinë qi jam unë, ani?

– Ani. – tha vajza dhe sakaq, mbylli mbrapa portën dhe humbi brenda në oborrin e madh të Shabanit. Nuk vonoi shumë, e në derë u duk Shabani:

– Hajde, bujrun, daja Ramë, pse me “msit” k’shtu?! – po e kap për krahu, pasi e morri n’grykë Ramën.

– Jo, Zoti të dhasht bereqet, o Shaban, po jam për n’gutë e s’kam nge hiç, se çashtu asht puna…?

Shabani, ni burrë i mençur e fort trim, e vërejti që diçka ashiqare, nuk ishte në rregull, dhe ju drejtua Ramës:

– More diçka paska bullunisë, po çka, o dajë, fol se m’i shtine shtatqin dreqën n’bark?!

– U ba zezëdita, Shaban: për mos me e xgat: Zenelit i ka dekë djali i vogli, e erdha me axhele, ta marrë me veti…

– Moooo, breee!!!! Auuh, po qysh me ia dhanë kit haber kaq t’idhtë, se?! – u prish në fytyrë Shaban Rukoci… Po hajde ti, e haje pak bukë, po të shti në izbë, e vetë, po ia baj diqysh, he mos kofsha, përzo!

Rama vjedhurazi hyri në një si kuzhinë verore që e kishon në një pjesë të kundërt me odën, ndërsa Shabani u drejtua kah daja që e kishte lënë momentalisht vetëm.

– Po ku mete, allahile, o nip, a k’shtu lihen dajtë vetëm, a? – po e pyt babë Zeneli, vetëm sa për ta bërë si llaf sesa për ndojfarë interesimi që kishte për këtë që tha.

– Po ti k’tu je si n’shpi tane, o dajë…. Meta, pak, me (deshi t’i thot me dajën Ramë Xhemën, po në çastin e fundit, ndërroi mend)… me ni njeri, diçka… Por, Babë Zeneli, vërtetë si thonë “t’i ka njeh paret n’xhep”, hetoi se këtu është ndonjë sherr:

– Pashë Rizanë e Zotit, kllxom mos ka bullunisë diçka se po t’shoh qi n’qehre koke ba si xhenaze!? – u ngrit në gjunjë baba…

– Po, drejt me t’kallëxue, edhe pa kurxha nuk ish, po Allahi na pastë n’dorë… N’atanë e kam Dajën Ramë t’Xhemës… Atë djalin e vogël e kishe pak pa qef, e kish ardh me t’kallxue… – iu ter fyti dhe iu mbushën sytë me lot Shabanit, që e kishte kthye tashmë kokën menjanë…

– Pa thirrmani pak k’tu Ramën!!! – gadi urdhëroi babë Zeneli.

Rama, që sapo kishte ngrënë në copë trejti, erdhi kokëulur, në odë, dhe po qëndrone pas derës si në faj:

– Ramë, mos m’rrej asni fjalë, se pasha ni zot qi asht nja e dy s’bahet, shpirtin ta nxjerr! Çka i ka ba vaki Sadrisë: e vravi naj gja, u rreknye n’prrue t’Zeqirit, i mshoi kush, a qysh ke puna, qi e lash shnosh e mirë e tash m’thoni qi… ka dekë, apo???

– Ti shnosh, o Zenel, se ata e kish pas begenisë Perenia, e dha shpirt, pa e pas gjetë asnjana pej qatyne qi po i përmen!…

– Ban gajret e mos u mërzit, dajo, kaq e paska pasë t’shkrume… Çka me i ba?

– Jo more, jo, n’punë t’atij t’Madhit s’un përzihmi, po më erdh si hapasëz, e banmani hallall se nashta edhe u çburrnova e m’i çiti goja do fjalë t’bajatshme!… Nejse…

– Izën, Shaban! Çou bre Ramë e T’ia krisim meniherë për katund se puna nnuk pret!

– Iza pej Zotit, se ere unë po vi me juve… Mulni mushnai strajcat me taxhi! – iu drejtua grave!…

– Meniherë! – tha Popocka, njana nga dy gratë që i kishte Shabani. Sakaq, të tre burtat, t’iu dhanë kuajve vrapin e drejtë e për në Desivojcë…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 8 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

I SHKRETI THMI: “SHKOI” ME MALL T’BAB’S VET…

Të nesërmën, me namaz të Drekës, me ceremoniale mortore, sikur për ndonjë të rritur, të Lama e Kosumit, u varros Sabriu, ndërsa për xhematin jasht Bunjakëve dhe hoxhën, u shtrua edhe një drekë.

Të pamet, që zgjatën 10 ditë, qenë ditë të përmbushura me dashamirës, të njohshëm, miqë e akraba, nga e gjithë ajo pjesë e Malësisë së Gollakut, sikundër edhe ajo e fshatrave të Hashanisë; gra e burra vinin në ngushëllime, e sipas një tradite tashmë të kahershme, atyre që ishin më të largët u shtohej edhe dreka. Në pritje të ngushëllimtarëve, pos familja Bunjake, me vetë lagjën, por edhe ata të Zhigollëve dhe të Dinoviqeve të Lajçiqit, por edhe krerët e familjeve të mëdha të Shkodrajve, sepse asgjë nuk bëhej ndaras: as dasmat e as vdekjet Bunjakë e Shkodraj. Madje, deri vonë, në dasmën e Bunjakëve, “hyzmeqarë”, caktohshin nga Shkodrajt, dhe anasjelltas.

Në konak të burrave, gjërat shkonin vetvetiu, si është më së miri, e në konakun e grave, ndonëse, e kishin traditën e pritjes e të përcjelljes, nuk mbetej ditë pa ndonjë “incident” i vogël, , pa “kanxha”, pa “spica”, e pa ndonjë muhabet “therrës” nga ngushëllueset:

– Mos u mërzitni, oj Metihe! – i drejtohej akëcila grua, duke shtuar:

– Po, a qaq fort e përplasi aga Zenel djalin, qi s’iu nal aj vaj gjithë ditën?

– Jo “çikë”, mos ja le seri ere ti: çfar’ t’përplasmi, a çfarë “bakraçi”?

– Jo, jo: s’pe di un’, veç qeshtu njeva e qeshtu po flasin, se un’, jaaa.

– Po de, po: çfarë s’ka me pjellë tash: hallki e hanë bukën e vet, e i bajnë gajlet e tjerëve… – u shfry Dada, gruaja e Axhës Ramë…

– Ke qysh ke, i shkreti thmi “shkoi” me mall t’bab’s vet…

– Qaq e paska pasë, xhanëm, e bahet “sebep” diçka, ster-stemez… – foli ni plakë e Shkodrajve, me ata pak dhëmbë që i kishin mbet ende në gojën e rrudhtë pej vjetve…

– Ehh, Allahi, atij i lumshim, qashtu e paska pas shkrue: me met k’tu ner vorre të par’ve e mos me e marrë udhën e gatë për Anadolli, ku po shkoni, kysmet ju…

– Zoti e baftë haj’r!… – qaq ti me ju thanë un’ – foli ni kryeplaka e Tërstenës, që u printe tjerave. – Izën, e bani gajret!

– Gajret paqi ere ju, e ju lumshin kamtë qi erdhët me na pa e me na e “shnosh’ kryt’” – i përcoll Nusja e Bacit Ramiz… – Për t’mirë ju ardhshim, ishalla!…

U mbajt “Çelimja”, e u “bitisën” të pamet me konak, sepse “vet-a-vet”, dashamirët edhe pas dy vitesh, madje, vinin në ngushëllime, varësisht se si iu kishte bërë puna në kohën e “konakut”. Madje, thuhej: “Qata t’vonshmit, jan’ ma t’mirtë, se nuk t’lanë me u mërzit’ e me e “harrue” t’dekmin…”.

Edhe kjo “punë” me kaq e pat: “i gjalli me të gjallët e i dekmi me të demit”, dhe jeta për të gjallët vazhdon: ishte vala e punëve të verës dhe njerëzit, aq e terr i shihje në ara, livadhe, kullosa, male… Duhej sa më parë me grabitë çdo minutë nga vera dhe me ia vjelë e nganjëherë, edhe me ia “vjedh” pemën, të butën e të egrën (frutat pyjore), drithërat, bulmetin, e sidomos ushqimin për kafshë që i kishin kaq shumë në numër: venin stiva “stogje” sane, talle e kashte, sikundër që edhe “vnonin dushk”, rëndomë nga bungu e çarri… Thaheshin pemët: kumbullat, dardhat e mollat (grihshin në flegra të holla e tereshin në diell, apo vendoseshin edhe në dofarë “furrash” të bëra apostafat për këtë qëllim… Do tjera i fusnin edhe “turshi” në kaca e tinarë të mëdha…

Mullini punonte pa ndërprerë, por kur mbante viti i “thatë” e pa të reshura, i duhej të bluante “me pus”. (Ishte ky një lloj stabilimenti, me një teknikë tejet të komplikuar, dhe për atë kohë një zbulim epokal, në sistemin e akumulimit të ujit në pusin e madh, e pastaj, me atë ujë të mund të bluhej drithi, dhe sërish deri sa akumulohej “turni” tjetër, e kështu me rradhë).E kur, as ky sistem, në mungesë së sasisë së ujit, ndonëse ishte me dy jaza, as Mullini i Rrahmanit nuk bënte punë, atëherë burrat io ngarkonin kuajt me drith e shkonin deri në fshatin Dupolevë të Serbisë “mrena” për tzë bluar me “ujem”.

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 9 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

HE, PO ZOR KOKA ME E NDRRUE MEMLEÇETIN

Të pamet dhe vizitat për kryeshëndosh të dashamirësve e të të njohurve, tashmë u kryen, Babë Zeneli, përkundër të gjithave, “pej ksaj l’kure nuk dilet…” e “të gjallët duhet të munohen” sa të jenë gjallë: e rinisi punën e dokumentave për rregullimin e “letrave” për Vesika për Turki.

Shkoi deri në Shkup, së pari te fotografi, e mori fotografinë kolektive që e kishin bërë në Desivojcë, e pastaj, bashk me të, dhe me një tubë dokumentash tjerë, u drejtua tek Zyrja e Konsullatës turke: Zyrtari, një burrë shkurtalaq e trashalluk sa mezi lëvizte në njëfarë kolltuku të madh, i morri dokumentat, i kontrolloi një për një, dhe nuk gjeti asnjë vërejtje, rradha i erdhi fotos, pasi e vështroi bukur gjatë, me një gjuhë “bukurish” shqip e turqisht, iu drejtua Babë Zenelit:

– Krejta dokumenta rregulla, e ere syneti temiz ja paska dal… – dhe sapo deshi t’ia bashkojë dokumenteve tjera, seç, iu kujtua diçka:

– A ja kanë kanë krejt insanat k’tu qi po dojnë me ja dal n’Turkije… Mos ja ka kanë naj njo “fazlla” (më shumë), apo “noksan” (mangut), se nuk ja ban hiç me livrit insanat pej k’tina syretat (fotos)…!

Babë Zenelit, i therri diçka thellë në qenien e tij diku kah zemra, dhe u prish në fytyrë: “Haj, medet, po puna qi po don me dalë…”, i feksoi nëpër mend, pasi në foto ishte Sadriu, e në fakt, ai tashmë po kalbej te varrezat e Lamës së Kosumit,.. Iu afrua Zyrtarit turkoshak, dhe ashtu siç e mbante foton në tavolinë para vetes, Babë Zeneli, e vuri gishtin pikërisht, aty ku ishte SAdriu:

– Qeky qetu nuk asht ma: ka dekë e e kemi que n’vorre…! – shka i bahet hallit?…

– Ja ka dekë, a? Demek ylmish? Allah xhehenete jollsun! (Zoti e pastë que n’Xhehenet!)

– Po, amin, efendi… – mezi i doli zëri nga goja që i ishte bërë rryp, Babë Zeneli.

– Ama hiç ollmaz! Jaramaz, jahu! Bir insana noksan, nuk ja ban… Ja duhet ni tjetër resëm, syret, demek, tash, noksan ky sabija…!

– A s’ka naj “derë tjetër”, t’ia bajm diqysh…? – aludoi Babë Zeneli në ndonjë ryshfet, që e “hangshin” fort atëherë, gjithkund.

– Jok, xhanëm, ollmaz! Nuk ta l’shon aj çatipat te hudutat (kufijtë), me kit syret. Po, nuk ja ka kanë naj belaja i mall: bane da bir syret me komplet familja, shimdi!

– Po qysh nuk asht bela, a e din ti sa telashet m’dalin tash me syretxhinë, me e çue pej ktuhit e teri n’Malsi, ku e kam katunin…

– Valla, ti po ja dish ma mira: veç beklema çok (mos prit shumë), se ja kanë kanë do isharete hiç t’mira: naj dita, hiç nuk ja dihet: mshelet huduti e “kalaxhan butarafa, kaurllarlen”! (…e mbetesh këndej, me kaurë)…

– Hajr, ishalla…! – foli babë Zeneli që ishte bërë “vetë i katërdheti”:

– Ej sadile!… (mirëmbetësh!) – e përshëndeti Babë Zeneli trashallukun.

– Sa oll!… – ia kthei përgjigjen Zyrtarin e Konsullatës turke.

Babë Zeneli, i kpluar djersësh, jo nga moti fort i nxehtë, sa nga sikleti, u drejtua nga Puntoria e “Ustah syretxhisë”. Kur u afrua tek dera e pa se ajo ishte e mbyllur e në të një pusull e ngjitur me do shkronja, të cilat si dinte babë Zeneli, sepse, si gjithë Malësia e asaj kohe, ishin analfabetë: shqipen nuk lejohej ta mësonin, e turqishten, s’kishin si ta mësonin në ato gërxhe, në të cilat, madje as u vyente gjë prej gjëje. E pyti një djalë të ri, që po kalonte skaj Punëtorisë, se nëse dinte t’i tregonte se ç’kishte në atë të shkruar në atë pusullë… Djali, pasi u ndal, e lexoi diç në të, iu drejtua Babë Zenelit:

– Efendi, resëmxhia po thot se nuk do të jetë për dy javë në Punëtori, se paska shkue me punë në Sanxhak, atje përtej Mitrovicës…

– Banma hallal se t’munova, o djalë i mirë!… – iu drejtu atij.

– Hallal kat me kat, more, se nuk “çova ran” kurgja… ia ktheu me shaka, çuni, kund nja 15-16 vjeç…

Me fotografinë në dorë, që e mori si një send të pavlefshëm nga Zyrtari turk, Babë Zeneli, i shkallmuar siç ishte u ul në një stol parku:

– Po, tashti: “hipi ukit e njelli qentë” i thojnë ksaj pune. Ky syret nuk ban se asht ai i ngrati k’tu… “Haj more bir, as n’ syret s’po t’lajkan me e kapërcye hudutin…”. Paj, mos vetë për neve, de. Zatën, kjo e mallkueme Turki, me hesap, u ba sebep e m’shkove pa exhel, e tash, ky barkaqoki thot, nuk ban me ty, po nreqe ni tjetër, tash, pa ty… He, po zor koka me e ndrrue memleqetin, he nama e zezë e hangërt. S’e di jo, veç shumë e garrametet don me dalë… Le t’del ku t’del, qysh ta ketë shkrue ai i Madhi, bahet, e na veç bahemi kasavet badihava… – mendoi dhe sakaq i ra në mend se kishte uri shumë. Qysh e kishte fotografinë aty, mori e po i numron anëtarët: Unë, vet i katërti; Rama,vetë i gjashti; Ramizi, vetë i treti, krejt toptan bajnë 13, pa Sabrinë, po de . Shkoi deri tek furra e parë dhe i bleu 13 samuna të nxeta: njanin e ndau e të tjerët i mbështolli mirë me një shervete (lloj shamije e burrave), dhe e lidhi për mjedisi e atë që e ndau e hangër me shije. U nis kah Stacioni i trenave për ta zënë ndonjë tren për Ferizaj, apo Bujanoc…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 10. – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

PEJ SE ASHT NISË KJO PUNË, DISHKA S’PO NA SHKON MARË

… Pasi nuk e gjeti atë fitografin e “njohshëm”, e i cili, siç duket ishte i vetmi “i akredituar” dhe i “tenderuar” atë kohë për këto fotot e vesikave, pasi kërkoi në disa vende tek disa “syretxhi” tjerë, e me të cilët asesi nuk u muarr vesh për kushtet dhe çmimet marramendëse të tyre – Babë Zeneli, që “ra” në Shkup edhe një ditë tjetër, e pasi u kthye edhe njëherë në Zyren e Konsulatës Turke, e Zyrtari trashaluq, ia “kputi ymyzin” për tjetër fotograf: “Veç ai e ka izen tonë me ba syreta për vesika, e tjerat nuk ia begenisim as nuk ja sajdisim” – nevojlia, “vet i katërdheti”, shkoi pak te një stërmbesë që jetonte në qytetin e “Madh”… Dhëndrri e priti mirë:

– Hajde bujkun , dajo, e mirë s’e t’ka pru Zoti!

– Mirë se ju gjeta, e ishalla gjithmonë për t’mirë jau shkeli derën…

Po, n’dash me e ditë, halli m’ka pru n’Shkup: E kemi shitë pasuninë, me ka krejt, i kam shti letrat për Vesika, kësmet për Turki, po gati gjysa e pareve m’shkun mas letrave, syretave e vesikave, e tash ka zatet puna te ni syretxhi qi koka veç per qit punë, e qi e paska thye qafën dikun n’Sanxhak, përtej Mitrovice dikun, e allah ti biler se kur kthehet.

– Po a hiç nuk po bajke naj syretxhi tjetër, a, veç çaj?

– Jooo, jo, nuk po bajke, m’tha ai farë çatipi i turkit…

– Po, ani de, duhet me e prit, e ai farë birqeni syretxhije, kthehet naj

– ditë…

– More po, o dhanër, po s’e di a po kam rusat fort, se mundet naj ditë me u mshel huduti krejt, e mos vetë për neve: as te hapa as te hupa…

– Qysh ta ket ba jazi i Madhi Zot, bahet, ndryshe, s’ka… – po e ngushëllonte edhe stërmbesa.

Babë Zeneli, hangër pak bukë, shpejt e shpejt, e u ngut ta ze ndoj tren për Bujanoc, se atje edhe e kishte lanë kalin e shalës te ni nallban.

Kah koha e jacisë, Babë Zeneli po kthehej çartaqejfas në shtëpi. Nënë Metihja, pasi ia mori kalin edhe e rahatoi e i qiti sanë n’grazhd, guxoi ta pysë të shoqin:

– A u lodhe shumë, pashë Zotin? E, a mund vyjte naj sen…?

– T’vyjtmja e kafshës keqe…! A tho na nemi kush, a çka u ba qi pej se jemi shitë me ymyz me e marë udhën për Turki, punët veç prapa e ma prap: n’vend se me u xgidh, ato po shkojnë e po bahen “porozhe”: aq shumë po pshtjellavën, sa, tatari s’i bjen n’fije…

– Ishalla bahet mirë! Ruju e mos i jep siklet shumë vetes, se po shuhesh nej kah e nuk ka se çka na vyn kurgja: as Turkija, as ktuhja!

– Lej kto muhabete tash, po t’thom!! A vajz po do me m’majt ti mue a? Ti kqyri puntë e tua, e për tjetër, mos t’rrokë zori…!!! – iu kthye me bërtimë Nënë Metihes babai në nervozën e vet…

– Ani, ani se ti i di ma mirë kto punë: falma kabahatin qi u habita e fola pak si tepër, qysh nuk m’bjen hise mue, si grue…! – ia kthei me të butë, e shoqja.

Hyni në odë, ku ishin Baba dhe dy vllaznit. N’qehre e vërejtën që diçka nuk është puna në rregull.

– A dite me ardh djalem! Diçka ja ke marë lezetin Shkupit, e n’javtë ka dy-tri herë…

– Nuk po shkoj për qef as për zijafete, o babë, po me punë kishe, he shkret metshin…!

– Pse, kishe “shkret metshin”! Na as t’partë as t’ mramtë nuk jemi, qe, m’tha njani, edhe tri ditë e Berivojctë, toptan, krejt katuni, po shkojshin: jau paskan dhanë izën….

– Po, o bablok, veç ata bukur ma heret i ka në nisë me i heck’to punë, e neve si shumë vonë na “ra n’men”, ere, don me dalë dardhë me bisht, qysh po m’doket….

– Po, pe more… A ia thave paret: po… a e bamë synetin, po, e çka n’t’samës po lypin ma?

– O, krejt garrametet kanë dalë bash te qaj syneti, se po e lypin ni tjetër ku nuk asht hiç ai i ngrati – Sabria….

– Po, halli?

– Po duhet me dalë edhe niherë kejt familja, tash, pa Sadrinë….

– Po, a qaq telashe koka ni sabi qi koka n’syret e nuk do t’jetë atë ditë n’hudutë, a?

– Po, bash qashtu asht, ia qillove se me martinë…- ua pëtrgjegj Babë Zeneli, Babës së vet, Gjysh Demirit.

– Po pse se prune apet atë farë syretxhinë?

– Se nuk ish n’Shkup hiç, Kish shkue dikah kah Sanxhaki te ata Boshnjakë a çka janë?… Tri javë po metke atje, e po tutna qi don me na u ba vonë kjo punë, se mundet me u mshel huduti krejt, e na mesim as “n’qill, as n’tokë”…

– Po, jo more se s’ka pse me u “mshel” huduti: boll ka ven Baba Mret n’Turkije… – foli Baci Ramiz, bukur me “kompetencë”…

– Ishalla, veç boll po tutna, vallha… – tha si me dilemë Babë Zeneli…

– S’e dij valla, veç pej se asht nisë kjo punë, dishka pun’t s’po na shkojnë marë, hiç… – foli Axha Ramë, që kishte kuptua thelbin e problemit.

– Ti, Ramë, ani, veç prap, fiqiron! – i bërtiti Gjyshi: – A po na shtron darkë dikush se u ba pika e natës?! – iu drejtua me zë të lartë grave jasht odës…

– Qe-qe, moti asht gati – foli Dada që hyri me një legen dhe ibrik në dorë për t’iu qitë t’i lajnë duartë, ndërsa Nënë Metihja, hyni me sofër e Nusja e Bacit Ramiz, me një tavë të madhe pasul, ndërsa Gjyshja e solli bukën. Dhe sakaq u ulën të gjithë në sofër dhe hanin me shije, pa bërë më asnjë zë askush….

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 11 – VËLLAZËRIA E DEMIROVITËVE:

ME TA NGJIT PËR FYTI, SHPIRTIN TA NXJERR…!

… Babë Zenelin, kund vendi vend, nuk i zihej, sa në Hogosh, sa në Gjilan, sa në Berivojcë, sa në ndonjë fshat tjetër ku kishte dëgjuar se kishte ndonjë familje që po shpërngulej për Turqi, në mos merrte vesh diçka më shumë për procedurat e mundshme, mos përfitonte diç nga përvoja e të tjerëve, e veçmas e merrte rrugën për Ferizaj,a Bujanoc, pastaj t’i zinte trenat për në Shkup, duke ngarendë pas ati fotografit, i cili, sipas pusullës që e kishte lënë në derë, vërtetë nuk kishte të kthyer para tri javësh, siç e kishte konfirmuar në atë copë letre në derë, e që këtij iu kishte bërë zët, sepse dukej se ajo ia kishte krejt fajin… Ngaqe s’dinte nga t’ia mbante, nga sikleti, kthei deri tek Zyrtari tur i Konsulatës:

– Selam alejkum, efendi!

– Alejkum selam, o njera mira! A ja ka daha (ende), qato darlla barlla: shumë temiz e bali (të mira e të embëla) ja kan kanë…? – iu kujtua trashalluqit së Babë Zeneli, me një strajcë, ia pat sejll kund nja 2-3 kile, para tre-katër muajsh…

– Jo, ato janë kanë dardha verore, i thojmë na, e dalin t’parat pej pemve kah na, e moti ju ka kapërcye vakti… Po me me m ‘pasë ra n’men t’kisha pru do tjera fare. … Allahçe, ere nuk jam ardh dogri pej shpije, po pej do miqve… Hajt, se ka vakt, kur t’vi tjetër herë, t’i bije do..- ia kthei Babë Zeneli.

– A ja ka diçka jeni, a jo, a? – e pyti trashalluçi i cili kishte sharruar i tëri në kolltuk, dhe ta merrte menja se s’dio mund të qohet ma pej atyhit.

– Jo, efendi, unë po pres pej jush mos po ka naj haber t’mirë…

– A ja jeleshterdise jeni syreta? Ah, jo, sahi, syretxhija n’Sanxhak…, ere nuk ja vjen çabuk, vallha… Hej, bela…!

– Kam ardh me t’ba rixha, n ‘tokë e n’qill, a ban me e marë nej syretxhi tjetër, se mos po vonohmi, e po na del naj qederr…?! -iu lut Baba.

– Ta kam kalxue bi qeret…? Ollmaz, ne ollmaz, ollmaz – jahu! Veç qajo syretxhija, ja ka izen e myhyrin (vulën) e Dovletit… – tha prerazi.

– Ama, bash hiç s’ka derë tjetër, a?

– Jok, joktur, ne konushim ben, ne sylejm ben, be deli Arnavut?! – u nervozua Zyrtari…

– Mirë, de, mirë, mos u sikletav, se kurgja nuk t’bana, se pasha ni Ahhah, qysh m’u kanë terrue sytë, me ta ngjitë për fyti, shpirtin ta nxjerr!

– tash kryet avull po i qitëte Babë Zenelit, sepse, ndonëse nuk e fliste, kaq merrte vesh, se për nga toni e fizionomia e Zyrtarit, ai po e ofendonte atë.

– Çka po ja nxehesh kaq çok? A po ja dish qi tash çigërërëm polisi, dhe po ta shtin n’haps?

– Hajt, more, mos ma çaj kryt, se vallahi…! – fare i çartur, doli nga Konsullata turke Babë Zeneli.

Në atë nervozë, Babë Zeneli, t’ia dha udhëve të Shkupit, e Bit Pazarit, ndërkaq që nëpër kokë i sillesh me qindëra mendime:

” He more djali jem i ngratë: ty Zoti n’Xhenet të pastë çue, po shumë e garrametin na e solle, e, mehesap, don me na e çitë hala ma shumë, po krejt k’to punë, i ka n’dorë Tjetër Kush, e na kurgja nuk mujm me ndrrue…” – ishte e mbrama që e mendoi Babë Zeneli, dhe u drejtue kah Stacioni i trenit, për ta zënë ndonjë lidhje për Bujanoc….

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 12. – VËLLAZNIJA DEMIROVITËT:

ÇARE, M’SA PA DEKË, NUK E PATËM PA U ÇUE…

E tërë familja e Demirovitëve të Bunjakëve të Desivojcës, por jo vetëm ata, ditëve të fundit, ishin në njëfarë ankthi: a po mujm me shkue n’Turkije a jo? Kur Po shkohet? Si po shkohet?Ku po shkohet? – ishin pytje që ngelnin aty për aty pa përgjigje, sepse vërtetë, asgjë ende nuk ishte e qartë, sepse as koha e as sistemet shoqërore as në Mbretërinë e Jugosllavisë, e as në atë të Turqis[, gjirat kurrë nuk ishin “fikse”: sakaq, çdo gjë ndërronte, dhe ishte e vështirë edhe t’ia qëlloje, por edhe të planifikoje gjë më heret.

Babë Zeneli, si i çartur, po shkonte sa te një, sa te një tjetër fshat, kudo që dëgjonte se dikush i kish shti “dukumentat” për vesika, se mos merrte vesh ndonjë gjë; në çdo të tretën ditë po shkonte në Shkup, në mos e zente diku atë “syretxhinë” e rrotsamës, që kishte shkue e mbet në Sanxhak, tek boshnjakët nevojli, gjithashtu, për vesika…

U përhap lajmi se Berivojca, toptan katundi, të “xhumanë”, kismet po niseshin në “dhën e selametit”.. Në mesin e shume njerëzve nga të gjitha anët që ishin tubue atë ditë: miqë, akraba, të njohshëm, ishte edhe Babë Zeneli,të cilët për herë të fundit në Xhaminë e fshatit po e falnin Xhumanë, sepse sernët po e zaptonin fshatin. Babë Zeneli u përpjek bash me Kryeplakun e Berivojcës dhe u interesua pçr punën e vesikave, e ai i rrëfeu se pas shumë e shumë telasheve, disi i kishin rregullue, për secilën familje të madhe, ka një vesikë kolektive.

Po t’i kishin pasë të rregulluara “letrar”, edhe Vëllazërija e Demirovitëve, po në këtë ditë do të niseshin në këtë rrugë, po ja që, me punën e syretit, në fakt, çështjen e vdekjes së Sabriut të vogël, gjërat u komplikuan kaq shumë sa ni Zot e di , se si do të shthurren.

– Banja qysh t’mujsh e bjeri punës ma me axhele, se po flitet qi dojnë me e “mshel hudutin”, e jesni as anej as knej…! Neve menzi na e dhanë myhyrin në vesika, se hala nuk e dishin a asht çel a asht mshel hala huduti… – e këshilloi Kryeplaku i Berivojcës Babë Zenelin, e në fakt, në vend se t’ia shnoshke sado pak zemrën e kokën, ai e helmoi edhe më shumë.

Pasi u “hallallshtis” me krejt burrnimin e Berivojcës, ku as ai ma i

forti, nuk mbeti pa u ligshte, e pa lëshua ndonjë lot, një sitatë, të cilën as e kishte parë as përjetuar deri më atë moment Babë Zeneli, anise ishte bukur në moshë, dhe poashtu ishte njeri që kishte “parë botë me sy”. Gratë, edhe ato që ishin në “turnin” që po largoheshin, edhe ato që po mbetëshin këtu, njësoj qanin me të madhe, besa edhe me zë, e bashk me to edhe fëmijët, që haber nuk kishin se ç’po ndodhte, as ku po shkonin, as kush po shkonte e kush po rrinte… Ishte një vajë, një kujë, një vajtim i fatit të shqiptarëve në përgjithësi, që kurrë nuk e patën një “memleqet” të tyrin, ku nuk do kishin nevojë të lëviznin, thuaja, në çdo decenie. Burrat ishin dyndur ndër varre e po “hallallshtiseshin” nga të parët e tyre, babë, gjysh, katragjysh, stërgjysh… Madje, kjo u vinte më së rëndi berivojcasve: po i braktisnin më të dashurit e tyre të të kaluarës, që i kishin si një “rrënjë” të së ardhmes…:

Kryeplaku, një burrë nga të 70-tat, por i mbajtur akoma shumë mirë,

Që, nga ngashërimi, mezi i nxirrte fjalët, iu drejtua të parëve të tyre në varreza:

– O gjinja tonë ma t’dashun! Mos kujtoni qi për pikë të qefit po ju lamë këtu vetë pas qinë e qinë vjetësh? Mos kujtoni qi e kemi pej naj salltanati, se k’tu boll mirë e kishim: i kryjshim pun’të qysh na kishi msue ju, han e dan, qysh ma heret, e kishim një rrnesë koxha t’mirë, besa, po…. – këtu u ndal, mori frymë thellë, dhe tashmë me plotë zanin, vazhdoi: – Çare, msa pa dekë, nuk e patëm pa u çue e me i marrë udhët e dynjasë, se, o vëllazën: zullumi s’kish skej… Banani hallall për krejt çka bamë e çka nuk bamë, e çka po bajmë e nuk po bajmë…! Ishalla “piqemi” apet, bile najkush pej neve, n’ju gjetshim ma k’tu ku jini e ku pushoni pej se u kurdis Berivojca! – përfundoi Kryeplaku, në ndërkohë që katër xhanar të Kralit, pak ma larg, po banin seri se ç’po bajnë k’ta “shifrarë” në vorre, a me kend po “flasin”, a? Kryeplaku me një si gjysmë urdhëri, iu drejtua burrave tjerë, që po ua banin “aminin” e po “knonin” El-Fatiha-në” e fundit:

– Hajde, po nisemi, burra! Na koftë përhajr kjo udhë e gatë! Ta dini, qi munet me na ba turli-turli vakije… Mos u dani, po po shkojmë bashk, ke ku ke, veç bashk t’jemi, se kanë me u munue ere me na da…! Mirë metshi o ju ara e male, livadhe e kullosa, prroje e gurra, kulla e shpija e ju vorret tona!… – qenë fjalët e fundit të tij, të cilat mezi i përfundoi, sepse edhe atij iu mbushën sytë me lotë…

Dhe, kështu, Berivojca, me teshë e koteshë, me qerre, kuaj e gomerë, me olluk e çoxhuk, varg e vijë udhës drejt Koretinit, u nisën në rrugën e gjatë për në gërxhet e Anadollisë së largët…

Babë Zeneli, me një “guri” të madh në shpirt, për një kohë mbet me ata të tjerët “që nuk e patën atë fat të kurtalisen…” si i ngrirë, dhe ia merrte mendja se këmbët nuk do të mund t’i lëvizte, sikur të burgosurit që ia vënë ato prangat e mëdha me ato sferat gjigante të metalta… Më në fund, në gurrën e fshatit, pasi e hoqi plisin dhe një shallë mbështjellë skajeve të tij, e lau fytyrën, e pastaj, e futi kokën nën gurrë dhe e ndjeu freskun e ujit të ftohtë, që iu bë se po ia shponte kokën deri në tru, që i ishin “hallakatur” fare.

Ia hoqi kalit strajcën e taxhisë nga qafa e koka, dhe ashtu, si i kalamendur që ishte akoma, u nis për në Desivojcë…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 13. – VËLLAZËRIJA DEMIROVITËT:

KTO PUNË, N’DORË I KANË ERE AVROPAT…

…I shkallmuar fare fizikisht e psikikisht, diku para mbrëmjes, Babë Zeneli, erdhi në shtëpi. Nënë Metihja, ia morri kalin dhe e rehatoi në ahër, ndërsa ai, si me këmbë të plumbta, iu dha shkallëve të odës, ku po e prisnin gjyshi dhe vëllazërit “me veshë në krahë”: athua çfarë haberi do t’u sjellë lidhur me shpërnguljen për në Turqi, për çka, tashmë këtu e katër-pesë muaj, e kishin nisë “këtë udhë”; e kishin shitur tërë pasurinë, me tokë, male, kullosa, livadhe, kafshët e trasha, por edhe blegtorinë e edhe shumicën e dhive; i kishin marrë tashmë në formë kapari rreth gjysmën e parave, shumicën e të cilave, tashmë i kishin shpenzua rreth rregullimit të dokumenteve, shkuarje ardhjeve në Shkup, dhe ryshfeteve “qatipëve” të shumtë të Konsulatës turke, gjoja për “përshpejtimin e procedurave, dhe lehtësimin e marrjes së vesikave”; për blerjen e veshmbathjeve të domosdoshme të reja, që të mos shkojnë si “prosnjak” në Memleqetin e Islamit…

– A muj dole, djalem? – iu drejtue gjyshi Babë Zenelin, i cili si u ulë në “të shtrumë”, u mbështet për muri me një diskonim, i cili, vërehej, “ashiqare”, se hiç “nuk ishte në të”.

– Dola kanal, dola, o babë… – u përgjigj shkurtas e prerazi, Babë Zeneli…

– Ani, a ka naj llaf, a naj sen atje poshtë…? – Pyti sërish gjyshi.

– Valla, bre babë e vllazni, n’ditë t’sodit m’u ka ftofë kjo dyje: dy kamt n’dhe m’kanë hi… pej dhimtës e sikletit. Veç me pasë kanë aty e me pa e me nije kukamën, vajin e vajtimin e grave, lotët e koxha alamet burrave me mustaqe, piskamën e f’mijëve, bile ere zanet e gjove t’gjalla; me i pa t’gjalltë kah hallashtiseshin pej t’dekmëve; me i pa burra e gra tuj u hallashtisë pej arave, livadheve, maleve, kullosave, prrojeve e krojeve – gja ma t’ranë nuk kish, Në ditë të sodit e pashë se sa shtirë koka me u da pej Memleqetit, e pej vorreve t’parëve… Po ju thamë, kurrë ma shumë n’kit jetë nuk jam ligshtue sa e si sod, e kishe bukur ja kam pasë majtë vetit, se jam nifar kijaki (zemërgurë), po m’lshun burmet krejt..Nuk u marrke vesh, n’ditë t’sodit, se a ma n’çef ishin ata qi u nisën për venin e muslimanisë, apo ata qi metën n’k’to gurina e therra, e me fe tjetër përmi krye…

– Qaq siklet koka kanë, o bac, a, pash ni Allah? – pyti Baci Ramiz.

– Belivallha, asniherë nuk e kam nije vetin me zemër ma t’ligsht se sod, veç Allahi e baftë hajr…!

– Hajt, more, mos ma shurdho bythën ma me ato vajtime, se sot koke ba si grue! A i thu vetit burë, a jo?! Let nuk asht me jau kthye shpinën krejt mylkit, venit ku je le e je rritë, ku t’njeh, qysh thojnë, ere guri e ere druni, ku ke pi ujë me vjet, e ku i kije krejt t’partë n’dhe, ama, krejt-krejt, ner shka s’rrnohet, bre jahu…!

– U çue toptan katuni, po thue, a?

– Po, po : Berivojca u çue me ka krejt, e u nisën pej hudutit…

– Po, a i kemi pasë shti letrat si bashk për ato farë viska, a qysh po ju thojnë? Pse atyne iu dha iza e neve hala jo? Mos e ke ba naj gabim ti diku, se ata, nuk besoj qi bajnë hile, se janë myslimanë e i besojnë Zotit e drejt’sisë…?

– Jo, o babë, guri pa livrit s’e kam lanë, e kurgja për mosdije nuk m’ka shkue, po halli asht te syneti, se në to ishte edhe aj, e tash, qysh ju kam kallxue shumë herë, duhet me e ujdisë ere ni syret tjetër, tash pa to… Po, aj syretxhija qi e kish izën e Konsullatës, nuk asht hiç n’Shkup, se ka shkue n’Sanxhak, te do Boshnjakë, qi ere ata po ikshin për Turki, me jau ba familive ka ni syret, si neve at’herë… Pa u kthye ai pej qati farë Sanxhaki, krfarë mymfati nuk ka për neve…

– Demek, sebep, koka Sabrija, qi Zoti n’lula t’Xhenetit e pastë çue, me ni syret asht, e tash nuk po bajka me kanë, e në syretin tjetër nuk do të jetë, se ere ashtu nuk do të munet me kanë…?

– Bash qashtu asht puna, o babë…! – ia kthei babë Zeneli.

– O, pasha t’ lumin Allah, atë ditë qi ka dekë, niherë kujtova se don me u b ani kurban për krejt neve, për ni udhë ma të marë, po shumë shpejt e tefqirova se ky sabi, do me na u ba prag qi s’kapërcehet katijan…

– E, knej, jemi met si gusat n’mjegëll: as te hapa as te hupa…

A pe e dini qi vera veç po shkon e na nuk kemi vyjtë kurgja. Tokën tonë e punuan ata qi e blenë, e sivjet, si për inati, bereqeti asht shumë i mirë. Na kanë metë para shpirti veç do dhen e dhi e 2-3 gja t’trasha. Na duhet me i ra gurit e drunit e me e marrë at udhë sa ma shpejt, se po m’vjen ere inati pej tjerve tuj m’ngucë përditë: “Qysh po ju del Turkija e Dovleti…?! – m’veti ni Ferizi i Tërstenës, sa gati u zuna me to. K’tu t’nejtme s’kemi ma, e pat kjo punë. Unë kaq di me thanë! – foli me një zë të lartë, meqë nuk dëgjon, Mixha Ramë.

-Mej, more ti, e mos ma çaj kryt! Lavdi a korija m’bjen mue, mos u bani ju kasavet për at’ punë! Unë e kam hallin tonë, se sa për fjalët e tjerëve, bash nuk asht kam ma ninë, se fjaltë e hallkit e birat e gardhit, nuk mshelen kurrë…

– More, asht ere tjetra… Asht myqym me u mshel huduti krejt, e atëherë nime, pej çfarë pasurie qi e patëm, do t’jesim për vitra, pasha haktalanë e Zotit! – foli Babë Zeneli me një brengë e shqetësim tashmë të hapur.

– Jo, hebu, kjo punë nuk bullunisë, se Turkija ka ven sa per krejt shqiptarinë e bile i tepron, se e di unë mirë kit sen, se e kam hec vet n’kamë pej ni deti në tjetrin det e ka Baba Mret… – foli pak si me ngushëllim Baci Ramiz…

– Kurrë s’i dihet, o Ramiz: k’to punë n’dor’ i kanë ere Avropat, e si kanë veç Mretnitë e Jugosllavisë e aho e Turkisë, po i kqyrin k’to hesape ere Mretninit tjera ma t’m’dha si Amerika; Inglizi, Moskovi, Gjermani e Taljani – foli tash baba edhe me politikë se i kish dëgjua n’Shkup, do burra të mençurë… Bile, ata thoshin, qi Kralevina po do me i përzënë krejt Shiptarët pej Kosove e Makedonije, e me na i marrë vendet tona.

– O djem, për neve Shiptarve, nuk ia ka nije kurrë kurkujtë, veç Gjermani e Taliani, qi kaniherë ia kanë “ngreh veshin” Kralevinës, qi mos me na ngucë neve… Po hiçnu ktyne seneve t’fella se nuk jan’ për neve: na n’koftë kësmet po shkojmë n’turqni, e kt’u copa u bafshin, se na shteg qi mujmë me ba gja, jo se jo, se kemi met “ni grusht” gjinsh, me ni ven t’ngushtë si n’torishtën e dhenve… Ti Zenel, hece punën sa t’mujsh, qi për mos dije mos t’t’na metet gja e sa për tjerat, qysh e ka ba Zoti Hyqëm, qashtu bahet, e na pej ksaj l’kure s’un dalim…

– Po, babë po, tybe, as gjumin gjumë nuk po muj e baj tuj fiqirue qysh me ia lidh “l’meztë” ksaj pune, veç, mue m’u ka k’put ymyzi krejt qi do t’mujmë me u nisë n’atë udhë hiç, e ishalla Zoti “nuk bahet me mentë e mija” – tha babë Zeneli.

– Po m’doket qi t’u paska ba zemra si e pulës, bre allçak! – këlthiti gjyshi. – Ti hyzmetin banja teri n’skej, e n’u baftë, bahet, e mos u baftë, mos t’bahet. Ni Zot qi na ka jaratisë , do t’na e qel noj derë e do t’na e ban naj derman… Po, hajt tash, bani bishtin nepër sobat t’juve, e nesër dita e re – nafaka e re! Zatën, ai i meçmi mirë ka thanë: “Sabahi asht ma i meqëm se akshami”…!

– Bafsh gjumë t’amël, bablok! – i uruan, thuaja në të njëjtën kohë e me një fjalë tre djemtë Babgjyshit Demirit të Rrahmanit…

– Ere ju qashtu, se unë, ka netë qi gjumë n’sy nuk shti’… – ua ktheu Babai i tyre, ndërkaq që këto fjalët e fundit sikur i foli veç për veti, se nuk e dëgjoi njeri.

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 14. – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

NA U KA LIDHË DIÇKA NAFAKA “NYJE”

Vëllazëria Demirovitët, veçmas javën e fundit, thuja, nuk ishin në vete: thjesht, burrat ishin bërë si të çartur, dhe hakërreheshin në gratë, e së fundi, nga to e “hanin” fëmijët, që, dorën në zemër, thuaja asgjë të mbrapshtë nuk bënin. Një ditë, Babë Zeneli, desh e kishte lënë pa shpirt djalin e tij të vetëm, Hysin, vetëm se e kishte thye dy kallamoqa shtalba për t’i pjekur në zjarrin e oxhakut, në ish arën e tyre, e që tashti ishte e Axhës Rrahman. Kur e kishte shtërngua, dhe më nuk po i duronte të goditurat, Hysi, për t’u “nxjerrë” disi, kishte deklarue se vetë Axha Rrahman, i kishte thye e ia kishte dhënë. Ky, duke mos i besua, ta përmblodhi përpara, duke ia dhënë shtalbat e misrit në dorë Hysit, duke e pyetur: “Ku i ke nukë, kallxoma venin e kallamoqin, ku i kie thye, edepsëz xhidi edepsëzi, pej tashti me u msue me hajni, plaçka, oh pa t’i k’putë ato durë s’e la…!!!”… Për fat të djalit, që po dridhej i tëri, aty pranë arës me do vjeta, qilloi vetë Axha Rrahman:

“Rrahman, po t’veti diçka e drejtë me m’kallxue: ku i murë ky djalë k’ta dy shtalba t’kallamoçit?!”

Axha Rrahman ka qenë burrë që nuk ia ke gjetë shokun në k’to anë: shpijanik, i kanëm, Shpi e Madhe, i drejtë,i mirë n’shpirtë, xhymert, i urtë e i mençur, menjëherë i “rraplloi nëpër men” si ka mund të kishte ndodh, prandaj, me një ton çortues, iu drejtua Babë Zenelit:

– O i trentë, mos ma ki tushit djalin, se vetë unë me dorën teme i kam thye ata shtalba e ja kam dhanë: pse me lakmue thmija? Bile, prit t’i thej edhe do tjerë se nuk asht veç Hysi, po i kini ere roptë e tjerë…! – foli Axha Rrahman, dhe aty për aty hyni në arën e rrafshtë me misër mi shpi t’demirovitëve, dhe i theu një krah të madh shtalbash, dhe i tha Hysit: “Shko Axhës te shpija e merrja grave nej pështjellak e qiti k’ta shtalba, e hiçu k’ti eksiki…!”, ndërkaq, i “çliruar” nga akuza, dhe marrja e fajit të tij nga Axha Rrahmanit, Hysi mezi priti të largohet, nga shuplakat e shqelmat e Babë Zenelit, sakaq iku misërishtes, dhe u fut në bodrumin (katin e poshtëm) të shtëpisë së madhe familjare…

– Po qysh do me u plakë me ni palë men, o Zenel? Po a tushkitet

ni thmi për dy shtalba, që ka dashtë Zoti sivjet kallamoqi u ba si mal, qysh po e sheh? Ka boll për krejt, se ërrskin qi na e ka shkrue Ai i Lumi (bëri me dorë në drejtim të qiellit), s’ka sen qi na e nalë. Pasha Zotin qi asht nja, me nije qi e ke prek djalin për kit punë, as sot as kurrë, ta dijsh qi me mue prishesh. Gjithëmonë ke e mete kryeçungur! – e qortoi Axha Rrahman, babë Zenelin…

– Po, jam kah tutna qi po m’bahet djali hajlaz, e n’ven t’huj, ku ia bajmë ymyzin me shkue, hallki nuk e “lmojnë” si na!…

– Eh, ajo asht tjetër mesele: veni i huj, adete t’huja, e atje, n’koftë kësmet me shkue, s’un qitni, qysh thojnë pleqtë: “Bidat t’ri, n’katun t’vjetër”. Po, allahile, a i kini afrue pun’t hiç a, jo? Do po dalin, e… Qe Berivojca, thanë, kanë dalë toptan katuni, me ka krejt … Ere ju kishe si barabar me ta i kini pasë shti letrat, e…?

– Po, o Rrahman, qashtu asht qysh po thue, veç neve prag na u ba qaj sabi qi na diç hapasëz e na i ka pshtjellue senet bukur shumë, po kam ymyz t’madh, qi i gjinet noj fije ere ksaj guxhme …

– E, pse kishe me ju ba prag ni sabi, ty t’kemi pasë lirue me nejt n’pritje t’pameve, e nuk besoj qi ke hup shumë vakt për at punë? – u habit Axha Rrahman. Në ndërkohë, Hysi kishte ardh me ni pështjellak, e po priste në këmbë, pa guxue të bëjë as “gik”, as “mik”… E vërejti Axha Rrahman, e ia qiti shtalbat n’pshtjellak, e mbështoll mirë, dhe e pyti:

– A muj i qon, o hun’spriholltë, a duhet me t’nimue?

– Jo, jo, se i qoj vet, e Zoti ta shtoftë bereqetin, o Axha Rrahman!

– e kapi pshtjellakin që ishte bërë goxha i rëndë, dhe u largue, Hysi…

– Ku i patëm fjal’t: pun’t janë ma fell, o Rrahman, po kjo asht ni mesele e gatë…

– Ishalla asht me hajr, e kryhen k’to punë ma letë se t’kujtojsh, veç me vakt e kam pasë tefqirue, qi deka pa pasë kurrfarë sebepi e Sabrisë, nuk asht shej i mirë. Zoti, atij ja shkrujti me hi n’vorre k’tu te Lama e Kosumit, e jo në ato farë “pustinat” e venit t’huj… Sikur Zoti na e çoi nifarë haberi, e çfarë haberi do t’jet ai, e presim e e shofim… Ishalla u kanë ni haber i hajrit, Zotit i kofshim falë! – e përmbylli muhabetin Axha Rrahman, se edhe vjetat ishin daktisë pikë e pesë kulloses e disa bukur shumë iu kishin afrue arave të mbjellave e bashqeve.

Gratë, në çdo dy javë, gjyshi i dërgonte në “gjini” të tyre për t’u hallallshtisë me prindërit dhe familjet e tyre, sepse, kurrë nuk i dihet, kur vjen “arzuhalli”, e duhet me u nisë mrena ditës apo natës. Mirëpo, meqë dita e nisjes që nuk mund ta dinte as Mulla Smajli, që ishte boll i dijtur. Këto dyjavëshe, u zgjatën bukur shumë, tashmë ishin kositur livadhet e utrinat, ishin korrë drithërat e bardha, e edhe misri tashmë ishte bërë “ikajl” për t’u korrë – e Demirovitëve iu kish “lidhë nafaka nyje”…

– Pse nuk u afruet kush teri te Tyrbja e Dazhnicës, me këqyrë mos po na thot gja Shehlerja për kit farë punën tonë qi ka met si “magari n’lloq” ? – ju tha Babgjysh Demiri djemëve…

– Paj, tybja koftë, o babë, ajo kurgja nuk mundet me na nimue, se puna asht te syretxhija , saherë me ju thanë – guxoi paksa ta ngrit zërin Babë Zeneli.

– More qen, bre, kujt i ngërmohesh ti? – u çue në gjunjë Babgjyshi

– A e dini qi krejt kit punë e baj pishman unë edhe bile nuk m’kërset hiç…?!

– Sabër! Pa kadale, babë, mos u nxeni, tash kur duhet me kanë krejt me ni fjalë…! Kur kemi prit qikaq shumë, presim edhe pak e kqyrim çka po na thojnë ata bir qena qatipa t’Shkupit… – foli me zë të lartë Baci Ramë, sepse kur bërtiti babagjyshi, ai e dëgjoi paksa më mirë.

– Vallha, m’ka l’shue sabri krejt, se kryt po m’vlon: knej krejt mallin çka e patëm e shitëm; knej gjysa e pareve gati u harxhu’n ; knej hallki po “dalin” e neve na u ka “mshel” diçka nafaka; knej inati pej hallkit – jaaa, veç jam n’shybe qi ni ditë ka me m’vlue kryt mrena… – foli si jasht vetes Babgjyshi Demiri.

– Mos ma zin për t’madhe, o babë, se ere unë, ere Rama, ere Ramizi, qato siklete i kemi, po pej l’kurës nuk po i dilka…! – foli tash me një zë më tepër zhgënjyes se sa lutës, Babë Zeneli.

– Ramiz, çu, shiloje kalin, e drejtë e n’Dazhnicë te Tyrbja e vete çka po t’thot Shehlerja për kit punë? Kallxoi pikë e për pe, e ajo nashta na e jep naj xhevap! Hajt shpejto! – foli urdhëroi Babgjyshi.

Baci Ramiz, u çue në këmbë, dhe si i zënë në një faj të madh, foli me zë të butë:

– O babë, haj tybe, ne ditsha as ku i bjen Dazhnica, as ku asht Tyrbja, as ajo farë Shehlerja…

– T’hytë, jazëk t’koftë: e ke hecë ni dyje ven teri në atë farë Jemeni, me t’cillin na e çajshe kryt, e nuk po e ditke ku asht Dazhnica?! Sen ma t’let nuk ka: i bjen këtu, te Mullini i Babxhysh Rrahmanit, Te Xhamija n’Rekë, kah Dinoviit n’Laqiç, te Dyçani i Elezit, Dragocit, n’Poliçkë, e aty e vet dikan, kah i bjen udha për Dazhnicë, e atje e vet dikon se ku asht Tyrbja, e kaq punë kije: ti n’kam nuk po shkon, kaluer do t’jesh…! Tybeistikfarë, turli ahmaki, paska pasë asker Baba Mret… Tonaj thoshin, jo pse e hupi luftën… Ku mos me e hup, me k’si nizam’sh qi nuk dinë me e gjetën i katun n’kojshillak… Haj-haj…Shko shpejt e mos u habit me gjin udhës, po drejt atje e temas…

-Ani Babo, shkova? – tha dhe doli nga oda Baci Ramiz, e pas tij, mezi pritën të dalin edhe Babë Zeneli e Baci Ramë.

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V . – 17 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

DON ME NA DALË ”DARDHË UKERE” KJO PUNA E TURKISË…

… Atë ditë që e kish nisë Babgjyshi Bacin Ramiz te Shehlerja në Dazhnicë, Axha Ramë e Gjyshi po pritshin në odë, ndërkaq që s’u zihej vendi vend, sepse nuk e kishin as Babë Zenelin, që ish në Shkup…

– Pa piqma, bre Ramë ere ni kafe, se m’u ka ba goja pelim diçka!… = ia priti Babgjyshi me zë të lartë të birit, i cili mezi po e dëgjonte.

– O babë, une s’po pritoj, po ta dish qi pej se jemi çue n’sabah, kjo

asht e gjashta, mos po t’ban zarar naj kah? ….

– Jo, djalem, hiç ti mos u ban kasavet për atë punë, se sa kafen e kam rrotue n’jetë, kalemi s’e kap, e qe ku tek jam pidpidak gjallë se gjallë, kakurek…

– Ani, ani: qysh t’tdush e qysh t’thush, veç thash….

– Se çka u ba me k’ta djem: as Zeneli e as Ramizi, kurkun, ju hupi fija, si shurra e pulës… M’i fali Zoti tre noksana: njani- qytyk; tjetri – ahmak, e tjetri (këtu e uli zërin) – top kah veshët, veç ni Allah i rujtë, se asnjani, as për pykë t’sajit nuk vyjnë… – e tha këtë me zemër të plastë Babgjyshi, ndonëse në ndërdije e dinte që nuk ishte ashtu siç thoshte…

– Mos fole gjo, o babë, se k’to fjaltë e funit s’un i angllatisa hiç?…

– Jo, biro, jo – kurgjo, kam nisë me fol vetmeveti, po m’doket… ¬– e gënjeu të birin Babgjyshi, ndërkaq që “doli” aty ku po i “dhimbke” edhe atij:

– Hajde, ky i madhi, ka pasë udhë të gatë, jo neper pampura, jo neper “çekallnica”, besa edhe Shkupi, boll larg asht pej ktuhit; po ky i vogli, ku met se…!? Boll e porosita mos të zamullitet me hallk udhës, po, tybja koftë, qysh e njof unë ato, ai ku me e ditë kah ia ka majtë, n’Sotllar, N’Kranidell, n’Marocë, n’ Hogosh, n’ Gjyrishec, Gmicë a Lisockë!… Allah ti biler?… Po, ahmaki, n’kamë nuk asht, kaluer ma… Qe ku asht Dazhnica, bre, s’ke n’anë t’dyjesë!… Po aj ka ditë me ardh, kamë, pej Stamolli… po, ku me e ditë: i ka ardh inati me e vetë kanë, e t’ia ka grah n’menje t’veten, ku me e ditë kah?

– O babë, mos e ngarko qaq shumë Ramizin, se nuk i ka ra me u gjurushtisë me k’to pun’t tona; niherë çobanë e masanej meniherë, ster stemez, asker i Mretit, e atje mi 15 vjet, e nuk ka pasë munci m’i mcue as k’to venet tona, se për ma i meçum, s’e kije n’kejt nahijen e Gollakit… – po e mbronte të vëllanë e vet më të vogël se ai…

– Po, qysh ma zen t’meçum ni njeri qi e din se na po e presim e mujm ere me u ba marak për ta, e besa, nuk po m’pritet se çka do t’i ket thonë ajo Shehlerja, se ajo asht shumë e kanme, i ka dal zani në kejt Gollakin, e besa shumë nevojli, ere pej Marave, ia msyjnë Tyrb’s saj… – po tefqironte babagjyshi, duke e gjerbuar kafenë me një lezet të posaçëm, karakteristik, vetëm për atë.

Dielli tashmë ia kish dhënë lamtumirën mesditës dhe ishte drejtuar nga Perendimi, kur ngadalë, duke e hapur derën e odës, Nënë Metihja, u ndal aty, dhe me një zë të mekur, po i drejtohej Babgjyshit:

– A t’jau bimë pak bukë se dreka ka kapërcye bukur moti?

– Po, kujna ashtu, oj bi: as po e sheh se veç unë e Rama, si dy cunga, kemi met gogluç n’odë…?

– Uuu, tybeistikfarë, larg koftë pej ktuhit: po ju bie juve diçka, e ata kur t’vinë, ja bajmë diqysh ere me ta!?

– Oj, bi jo, u, jo se jo, e ti Ramë, qi je untë, bir poshtë te oxhaki e ha buk e mos dro uni, se unë me gjithë k’to kafe, bile menja nuk m’shkon se muj e përcjellë nej kashore teposhtë…!

– Ani, babë, ani: qysh t’thush!…- dhe u tërhoq pahetueshëm nga oda, Nënë Metihja, gjithnjë me shpinë nga jasht…

– Vall’ha, u po bi e po ha se u, pa “yshym” s’muj hiç… – bëri shaka Axha Ramë në llogari të vet…

“Don me na dalë “dardhë ukere” kjo puna e t’shkumes për Turki, qysh po ma “kap” kjo rradakja jeme… Gjithë ky garamet, gjithë kjo e hecme, gjithë kjo hallakamë, malli i shitun, gjysa e pareve t’hargjume mas letrave e teshave e koteshave për robtë e shpisë, inati pi hallkit… Koka kanë ai dakik i praptë qysh po doket, kur e ngulëm menen veç na pej kejt Mahallës tonë t’Bunjakëve, po ere të vllaznive tjera, për me e l’shue kit memleqet e me e marrë ni udhë qi s’e dishim se ku po shojmë. Si doket, sebepi i kejt ksaj pune, asht ai sabija qi diç pa prit e pa kujtue, qi, i Lumi Zot na e çoi si ni haber… U ba kurban sabija për kejt neve, qi me nejt k’tu ku e kanë nisë gjallimin babëgjysh, katragjysh e stërgjysh, stër-stërgjysh…. kushedi kurë, para tre-katërqin vjetësh… Janë sene t’fella k’to, q imun i di veç ni Allah, i kofshim falë…” – po rezonante pa zë Babëgjyshi, ndërkaq siç ishte ashtu i mbështetur, e drejtoi trupin dhe e vendosi kokën n[ një jastëk që e kishte prapa shpine, dhe sakaq njëherë u kot, e mëpastaj, në odë që nga jasht dëgjohej gërhitja e tij. Nuk kishte flejt, kushedisa kohë dhe e kishte mund më në fund një

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 18 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

“DOJSHI ME SHKUE KEJT, E MUE ME M’LANË VETËM, A?…”

… Babgjyshi, që u shtri në odë, pa vetëdije, e kishte zënë një gjumë i rëndë, sepse, thuaja kishte muaj që nuk bënte gjumë të rehatshëm netëve… Kushedi pas sa kohe që i kishte mbyll sytë u përfshi nga një ëndërr: “… Kishe i dukej se ishin nisur diku me tesh e koteshë, me ulluk e çoxhuk e tërë familja e Demirovitëve, e me ta, herë i bëhej se ishin edhe disa bija tashmë të martuara, herë, jo. .. Ecën e ecën një copë tzë madhe rruge kishe me lule anash e me kroje me ujë akull në çdo njëqind-dyqind metra… Skej udhës, sikur ish nifarë akçihane dhe e tërë ajo pjesë e njerëzve sikur, hynën mrena se u doli përpara në gjelltor barkmadh, e me nifarë kapuçi të hollë e të gjatë në kokë… Këta kishe hinën e hangrën mirë e mirë, se të gjitha të mirat i kishin, “pej qorbe e deri n’tatli”, e kur deshti gjyshi me u hallakatë e me e pague, kishe ai farë barkmadhi i tha :” Jo, k’to falë i kini pej Babës Mret, atij ju shtoftë jeta, veç ju pastë ba mirë…!”, “Euuuu?! – u habit Babgjyshi, po Baba Mret nime po do me dalë qashtu qysh na kanë thanë hoxhallarët tonë…” … Ni fëmijë, që Babgjyshi asesi nuk mund ia shifte fytyrën, u sillke nepër udhëtarë: sa e shifshe në krye t’kollonës, sa n’fun t’saj, sa hupke diku krejt për disa çaste, e sërish shfaqej, iu kishe ba sile ta dinte se cili ishte sepse nipat e mesat i njihte shumë mirë…

…. Ec, e ec, e ec, e me ni rast, në rrugë përpara i dual një diçka që e bëri të çmeritej: një kanjon i thellë, një si gërrellë pa hesap, e i gjerë nja 200 metra – që anë tej e prente udhën përgjysmë si me ndonjë sopatë gjigande, e as në të majtë e as në të djathtë, nuk i dukej kund fundi… Sakaq ai fëmija që endej sa andej sa këndej gjatë rrugës, vazhdoi drejt e ashtu në hava, pa asgjë përfundi, e kapërceu atë farë honi, dhe qeshte me të madhe… Kur çka me pa: ai, tybeistikfa, ish vetë Sabrija qi ka dekë qe katër, a pesë muajë, a…? “Dojshi me shkue kejt e mue me m’lanë vetëm, a?…. E, vallha, nuk keni me shkue as ju kurrkun, se unë jau kam marue kit farë rovine t’madhe n’udhë, e sun kapërceni katijan…!” – tha e t’i ra anej e knej atij farë prroni t’madh… Ere, tevona, m’u afrue mue: qysh be gjysh deshtët k’tahën me ma ba?Hajde hajde une, ni sabi, po i kini babë e babagjysh në vorret te Lama e Kosumit, ere dojshi me na e kthye shpinën e ma na i përbuzë ere vorret hallki?… (Një rrapëllimë e derës diku, ia nxorri gjumin Babgjyshit, që ishte bër qull nga djersët, u mbështet pak në krah, e hoqi plisin lidhun me shervete anash, e po i dukej se po i avullonte kryt nga sikleti i asaj ëndërre kaq të rëndë e akuzuese që kishte parë…)

– A njeve! Birma ni knatë me ujë e ni legen!… A po ninë…!!! – i dha zërit Babgjyshi, sakaq, në vend të të shoqes, gjyshës, në dhomë hyri Dada:

– A ti, kofshe: pedma, bre Hashajkë, në knatë me ujë e ni legen…!

– A për avdes, a…? – pyti Dada.

– Bjermi t’thash, se don me m’dalë flaka, çfarë avdesi???

Dada, s’e bëri më fjalën dy, po doli, dhe sakaq u kthye me ni knatë plot ujë kroni dhe një legen të madh të drunjtë.

– Pa çitëm qety n’maje t’kresë se po dojnë me m’u kallë trutë, oj bijë…? Dada, ia ktheu me kujdes kënatën në kokën e përkulur mbi legen:

– Valla, don me qitë kejve n’shtrumë, kjo e ngrondreqin Turkije, tybeistikfarë…! Po, mos i jep veti kaq siklet se po t’kap naj hastallak… Qe, ere Metihja s’asht diçka hiç mirë… – foli si pishmanas Dada, se iu duk që e teproi pak me “nasihate” , as kur s’ishte momenti, as për sa i përkiste statusit të saj, si Reja para Vjehrrit…

– Po, ato, çka e kapën nepër bark…?

– S’ka faj e ngrata, i “shkoi” djali si drita, pa prit e pa kujtue, si mos me kanë…

– Ah, po, Sabrija na e ka k’putë zemrën kejve… Bile, sa kesh tuj fjetë… – deshi të tregonte ëndërrën, por nuk ia morri mendja ta zgjasë muhabetin me gra ni alamet burri, andaj, ia lypi një shervete t’paqtë m’i fshi kokë e fytyrë e gjoks… Ajo doli, dhe u kthye sakaq me një shervete lara-lara, e morri legenin e kënatën thuaja të zbraztë, e doli nga oda…

“ Subhan’Allah: kah s’t’çojnë anrrat…?! Ky nipi jem, rahmet i pastë shpirti, bukur do isharete po na i përcjell pej aty ku asht, pasha Haktalanë e Zotit! –“Dojshi me shkue kejt, e mue me m’lanë vetë, a? “… Vallha nuk kini me shkue as ju kurrkund…! “ “Jav kam marue rovinën…”, nuk janë hiç habere t’mira, veç nashta, gjumi i ditës, e ment veç te ajo ngrandreçe Turki, e te ky nip, e ku me e ditë…?! Anrrat, her dalin, herë s’dalin – e ma shumë s’dalin, ishalla!…” u përmend paksa Babgjyshi, e krejt kishte harruar, se dy djemtë: të madhin e të voglin i kish “për udhë”…

– A njeve, mori, heeej! – e lëshoi zërin Babgjyshi.

Në derë u duk nënë Metihja, dhe me duar të lidhura përpara kah beli, iu drejtue Vjehrrit:

– A mos thirre gjo, o babë, a veç m’banën veshtë?

– A erdhën djemtë, hala?

– Ramiz-Aga, poshtë asht te oxhaki, e Ai – hala nuk ka ardh…

– A paska ditë me ardhë, a? Pa thirrma k’tu, at teveqel!

– Ani babë, meniherë e thërras Ramiz-Agën! –bëri të del…

– Oj bi, njeva qi ishe diçka pa çef! Ku po ankon?

– Qetu ner bri, n’nishk kaniherë po ma ze frymën dhimta…

– Ruje veten oj bi, e mos i jep vetit kaq kasavet? Pasha tokë e qill, na u ka dhimtë kejtve Sabrija, po qaq ymër shkurtë koka kanë. E di qi ty ma shumë t’ka djeg n’shpyrtë, se evladë, mo, po ban gajret. T’xhumanë do t’i thom hoxhës le t’ia knon nej jasin… Çka me ba: Zoti jep, Zoti ere mer, po apet jep: ju hala keni vakt, xhanëm. Mos e sëkëlldis veten se hem për ty asht keq, hem për Ato nuk asht mirë! – e këshilloi Babgjyshi, ndërsa akoma ishte nën përshtypjen e ëndrrës që e kishte parë pak më heret.

– Jo, babë, jo: s’kam çka me bo, veç zhig po m’jet qi shkoi ashtu “tap-rrap”, me mall t’babës vet, po edhe k’to janë jazitë e Zotit… Tash vjen Ramiz-Aga… – tha Nënë Metihja, dhe doli për dere e jasht.

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 19 – VËLAZËRIA DEMIROVITËT:

…E KINI NI MALLKIM, QI NUK JU LEN ASNI HAP ME E BA…

… Nënë Metihja, i zbiti shkallët dhe “ra” poshtë në katin përdhesë (podrum, siç e quanin), ku, buzë oxhakut, po ngrohej Baci Ramiz…

– Ramiz-Aga, baba ish que pej gjumit e po t’thirrë me axhele nalt!

– Hëh, koka çue, a? Tash ia nis insintaki: jo ku mete, jo ku u vonove, jo kah shkove, jo çka të tha Shehlerja – amaaa… – u ngrit me mërzi Baci_Ramiz dhe u ngjit shkallëve përpjetë, që përmes një korridori të gjatë, të shpienin deri tek oda. E hapi ngadalë derën e odës, dhe u ulë në të shtruar përballë Babgjyshit.

– Erdhe, Ramiz, a?

– Po, babë, kam ardhë gati qe nja dy sahat, po m’thanë se t’kish kotë pak gjumi e thash mos me ta prish…

– Po, mirë, bre birë, hajde po thue qi ke ardh para nashta nja dy sahat’ve, po allahile, ti n’Ngillan s’ke, po n’ Dazhnicë: qe ku tek asht, dy tre turra t’kalit?

– Tybe, be babë, bollë mirë shkova e nuk u zamullita kërkun tuj shkue anej, po tuj u kthye, baci Zit i Poliçk’ve, m’nali bukur shumë me ja knue ni letër qi ju kishte ardh pej Misiri, ku i kishin do t’vet, Allah ti biler kur kokan kanë dalë, e letra e bame truq, e bukur moti e ardhme, e me nifarë shkrimi, si me kamë, me do shkrabla, qi mezi e denedisa, e hupa bajagi do kohë… Besa, më nali për drekë, e katijan nuk ke sen me më l’shue me u nisë… Shumë selam ki pej tij e pej meshkujve tjerë…!

– Alejkum selam! Ziti, si vetë si me djem, besa, shokët nuk u gjinën, shpi e kanme e shpijanike, u kanë hon e don… I kofsh hallall atina se valla keq ishe da me mue, me gjithë kit t’vonume, po nejse xhanëm, a e gjete Tyrben e Shehleren aty?!.. – mezi po priste të dilte në temën kryesore gjyshi.

– Po, po, let ish kanë, meniherë e gjeta…

– Ani?!?…

– Tybe, o babë, n’koftë me i besue ni Shehlerje, senet boll buçuk i kishim…

– Qysh s’i besohet, bre dinsëz, qi pej tana anve t’Gollakit e besa ere t’Maravës, i vijnë aty për hallet e veta… Po, si t’nisesh pa idikat, si ti, ashiqare nuk i provojnë senet!… Po, çka t’tha, xhanëm, e mos ma çaj kryt!?

– I çeli dofarë librash, qi i majke si fshehtë pej meje, e qiti do ujë me ni kalanicë, karshi nifarë pasqyre, qi e kish kthye kah veti: knojke diçka nëpër dhamë, me do tespi t’gata, neper të cilat m’përbiroi tri herë, e m’shtini me ju sjell tri herë ere nifarë vorri qi ish mrena, e ma s’mrami m’veti:

“A mos e kini pasë ni dekë ma frikë n’famili?…”

“Po” – i thash,

“Ni sabi tri vjeç para nja katër-pesë-gjashtë mujve…”

“Paski pasë me e marrë ni udhë t’gatë, mehesapç…?” – më veti ajo.

“Po” – i thash –

“Kismet ja bajmë menjen me shkue n’Turki k’to ditë, veç sa t’na bahen vesikat: po kah p’e din ti?” – u habita unë.

– Hëh, e tevona…?! – iu drejtue me padurim, gjyshi, të birit, sepse iu dukte se disi po e “tjerrke” shumë “hollë”…

“A jam a s’jam Shehlere unë: si mos t’i di unë këto punë, kushi ka me i ditë?!”… – m’u ngërmua… “Zoti e baftë hajër, po k’tu senet nuk po m’dalin hiç sagllamë… K’tu po m’del se e kini nifarë si pragi t’nalt’… nifarë si zidi… Sikur jeni hi me ni gropë t’madhe t’fellë, në nifarë rrethi pa kurrfarë shteki kah dilet… Qe, k’tu po m’del edhe ai sabia, qi po jau ban kit gropë t’madhe… Burrë i mirë, un’ kejt-kejt, po me rrejt nuk rrej se rrena asht haram, e e kam ni Zot qi m’ban azap n’ditën e dekës: Qysh po m’dalin mue kejt senet: ju n’atë udhë nuk po i bjen qi kini me u nisë as tash as kurrë… E kini ni mallkim qi nuk ju len as ni hap me e ba…”

“A, bash veç qashtu qysh po thue ti, do t’bahet, a?!” – u sikletava unë se kejt udhtë na i mshelke.

“Po” – tha – “Qeshtu po thot falli…”

– E, tevona, tevona…. a???? – Pyste gjyshi tashti thuaja jasht vetes.

– Valla, babë, falma kabahatin n’paqa gabue, veç, s’un u durova pa i thanë, asaj gërxhulke:

“ N’paqim met n’fall tanin, a dalim a nuk dalim n’Turkije, bash n’fall t’dhefsha!” – i thash, dhe dole për dere e përjashta.

“Ani, ani, shaj ti, veç ta dish qi ahti i jem ka me t’zanë ty e kejt familinë tane” – e njeva qi m’tha se derën e pata lanë qelë…

– Kaq pata unë, e tash jam n’insaf tanë – e përmbylli rrëfimin e tij Baci Ramiz, tashmë i bërë qull nga djersët…

– More, qetu mirë paske punue: botha e në gërxhulke, me na i drejtue e me na i shtremue punët e udhët! Anasana sitimja, niherë! Hë!!! – u shfry babagjyshi, ndërsa Bacit Ramiz i erdhi qehrja, se i kish mbet fytyra sa një pesëlirëshe…

(Mesele-Anekdota në rrethin tim familjar)

I V. – 21 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

A THU: SA DO T’NA KET KUSHTU KEJT KJO ZAVËRZLLAMË?

… Atë natë, thuaja asnjëri nga burrat e Vëllazërisë Demirovitët, nuk bëri gjumë të rehatshëm, madje, edhe nëse “e kishin m’shel sadopak ndoj sy”, ishte ky një ankth e ëndrra të trishta e rrëqethëse, nga më të ndryshmet. Po kështu edhe graria nuk mund të “lëshoheshin” në gjumë të thellë, siç u ndodhte rëndom, por edhe fëmijët disi ishin “çapraisë” fare, dhe, si asnjëherë më parë, “hanin” dajak për pak, për të mos thënë, për hiç gjë. Madje, edhe qentë angullinin tërë natës, që më parë u ngjante atyre të ujqërve se sa e qenve, e, edhe gjedhët, nga ana e tyre, sikur pëllisnin në një mënyrë krejt ndryshe se herëve të tjera…

Ishte kjo krejt pikërisht kështu, apo secilit, në mënyrën e vet, u dukej se në shtëpinë e rreth shtëpisë së Demir Rrahman Demës së Bunjakëve…?! … Dhe, vërtetë, “mos koftë kush në l’kurën e zotit të shtëpisë”: tërë pasurinë stërgjyshore, “krejt mylkin”, kishe, për t’u shpërngulë, si shumëkush, në atë kohë, dhe, besa, jo vetëm në atë kohë, për në Turqi… Para pesë-gjashtë muajsh, pasi e patën vendosur me djemtë, Gjysh Demiri, e përhapi fjalën nëpër kusherinjë, se “mylkin” e ka n’pazar, se, kismet, po shpërngulej për në Turqi… Kusherinjtë, kush “demagogjikisht”, kush për të vërteti, po përpiqeshin ta bindin që “ni vlla, mos ta hupin, se po jav “kput ni krah”, se askush tjetër nuk do ta ndiqte rrugën e tij “për n’shkretina t’Anadollisë”, e llokopendra të ngjashme, mirëpo, kokëfortësia e Gjyshit, ishte e prerë: “Ja kam m’sy asaj udhe, e le t’del ku t’del…”…

– Ti di, o Demir, qysh thojnë: vetë niqin vetë e ban qysh di vet, veç, nime pa na dhimesh se po na doket si me u shkoq ni gjymtyrë i trupit…- foli Bajrami i Shabanit…

– A, bash t’u ka ba menja çykë me u nisë, kysmet, a? – e pyeti shul e shqip, i vllai, Alia?

– Po, Ali, n’e pastë ba Zoti jazi, po kysmet…

– Hajërli koftë, de!… Ishalla asht ni dakik i hajrit!.. Pej ksaj ane t’Gollakit, ti po e nisë i pari, e ishalla, me kamë t’marë! – foli “prajshëm” Axha Ali…

– Po sa e ka pazarin kejt mylki yt, o Demir? – pyeti Bushati, veç sa me e b ani “llaf”, se ai nuk kishte “kaçik” të shtonte pasurinë e vetë, edhe ashtu mjaftë “të hollë”…

– Po, ta kqyrim, o Bushat, sa t’jen me nasip… Ju kejt e dini kah i bjen mylki jem. Pej Klisyre e kejt kurrizi i Llukarcës e deri te Udha e Tërstenës, asht e jamja, masanej, hisja e malit Prroni i Zharrit, masanej, hisja e Mullnit t’Babës… Veç qeky rrafshi rreth shpisë, kun n’Desivojcë tokë ma t’mirë s’ka: ta ban grunin si kokërr orizi… Çka me ju folë: po ju e dini secilën pllamë të tokës teme sa ere unë vetë…

– Qyrni burra! – foli – Axha Rrahmani i Jahirit, na asnjani nuk kemi kaq takat me e ble kejt kit mylk të Demirit veç njani, po na po e dajmë, be vlla: dikush shpijën me yrtin e rrafshtë rreth saj; dikush Lugin e Madh deri n’Klisyrë, dikush Malin me hise t’Mullnit, e kshtu me ren…

– Ti, nime, nuk ja dhe fijatin, sa e ka pazarin e funit kejt mylki yt? – pyeti prerazi, Shabani i Najramit.

– Paj, une po i thamë nandhetë lira t’dukatit, e….

– Jo, shtejtë: kur u ble kejt Desivojca, thojnë ka kushtue treqin lira, e ti gati n’hise t’tretë… Çka ashtu shumë, shumë asht, belivallha! Folni, burra: a s’asht qashtu? – foli Haziri.

U ba si u ba: një pjesë e bleu axha Rrahman, ni pjesë Bajrami i Shabanit, e ni tjetër, Dalipi i Nezirit. “Toptan”, Gjyshi Demir nuk u da i pakënaqur me çmimin e përgjithshëm prej tetëdhjetë lirash turke të arit, që për atë kohë, ishte goxha ni shumë e mirë e vlerës monetare. U morrën vesh që gjysmën e parave të pazarit të prerë, secili ta jepte gjatë javës, sepse nevojitshin para për ecjen e punëve rreth “letrave” për Vesika. Ashtu edhe ndodhi: Çemeri i Babë Zenelit, bukur u rëndua në peshë nga lirat turke….

…. Këtë po e mendonin secili nga burrat, secili në shtrojën e vet, gjatë natës, se si do t’i bëhet halli me blerësit e pasurisë: do duhej llogaritur pjesa e harxhuar e parave, dhe për aq, do të “humbnin”: tokë, arë, livadh, kullosë, mal, hise t’mullinit… A do të hasnin në mirëkuptim me kushërinjtë me të cilin ishin në pazar me “mylkin”? Përpiqeshin t’ia qëllonin për sa ari e hektarë, për sa konopë, tokë e mal do ishin ma të “shkurtë”, më të “rrudhur”?

Me këso mendimesh e përllogaritjesh në kokë, e “kishin ba sabah”, Gjyshi, Babë Zeneli, Baci Ramë, pos Bacit-Ramiz, i cili, as përzihej, as pyetej gjë për këto punë… As gratë e tyre, nuk ishin bërë rehat tërë natën.

Burrat, e mbledhur në odë, secili më i mufatur në fytyrë nga pagjumësia, pa bërë vërr me gojë, i zunë vendet e tyre, pasi që secili iu drejtonte të atit me ni:

– A muj u qove, a fjete nej trohë, o babë…? e ai ua ktheu të treve me ni “harç”:

– Pak, vall’ha, krejt pak, se krejt nata m’ka shkue tuj tefqirue: a thu sa do t’na ket kushtue kejt kjo zavërzllamë?

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V . – 22 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

…KEMI MET, AS ME K’TUHEN, AS ME TURKINË…

… Babgjyshi dhe tre djemtë, ishin ngritur mamurshëm, dhe e ndienin vetën si t’i kishte rrah dikush me stupc, e kishin ulur tokën në ornamentet e çilimit në shtrojë, thuaja aty po e kërkonin ndonjë zgjidhje, ndonjë rrugëdalje sa më pa “zarare” për këtë farë pune…

– O djemë, u pa kjo punë: ma t’shkume n’atë farë Turkije, nuk asht sen – janë mshelë udhtë e hudutet, e knej, na kemi shitë kejt t’gjalltë me mylk e kejt shka patëm, e kemi metë, tuj pasë pasë tana t’mirat, me kurgja, ting-tangall përfije…

– Teri dje, u deshke me ja menue asaj udhe, e sot e mas: qysh me metë gjallë k’tu, ku na kanë rrune babagjysh, katragjysh, stërgjysh e stërstërgjysh… Po qysh me ja ba se?!…Kemi met as me k’tuhen, as me Turkinë…? Besa, edhe një hamle e lirave janë harxhit nëpër qatiphane t’Turkisë n’Shkup, e anej e knej… Kishe boll me hallaallak e kemi pasë kit ajllëk, po qikit “hise” na e “hangër”, Zot mos m’shti n’xhynah, koftlargi… – foli, si ma i madhi, besa edhe më i “involvuari” në këto punë, Babë Zeneli.

– E kam ditë unë qi pej ksaj pune s’ka mymfatë, po nuk dojsha me u përzie… – po bërtiste me të madhe, Axha Ramë.

– Vall’ha, ma mirë se une, asnjani s’i kini ditë k’to pun’t e Turkisë, se e kam heç at virane, në zhdo pllamë, po nuk dojsha unë me jau përzie hesapet, masi e pash qi ishi kanë nxe keq tan’t… – foli si në faj Baci Ramiz.

– Hajde, mos m’shurdhoni mo: tash krejt e “paski ditë”, kishe… E, kur t’thehet kerri, gjinën shumë udhë… Leni tash k’to: ke çka ke, taksiratë e pask’mi pasë kit garamet e siklet… Ku me e ditë se kur e kush e ka “mjellë”, e na tash po e “korrim”… More, kur asht fjala te e korrmja: a e dini qi vjeshta po vjen veç e na kurgja t’mjellme nuk kemi se e shitëm me ka kejt? As bukën s’e kemi për robë e as yshyr për qeto pak gjo qi na kanë metë… As farë turshije, as farë peme…

– Hajt, o babë, se zine qi kejt na i shkatërroi breshni a na i qoi uji, po çka me ba me mylkin qi e kemi shitë; diqysh duhet me ia lidhë krytë?

– Po, na me t’hujt, nuk kemi ba pazarë: me kusheritë ma t’ngatë ma… Shumë, maj ymyz qi na dalin burra e për qaq pare sa i kemi harxhit, me jau lanë ka ni copë tokë, livadh, mal, kullosë, e për hallin tjetër qi nuk e kanë pague hala, me na met neve bile diçka pej mylkut… S’kemi çka me ba: s’u ba mirë – me gjetë mirë…

– Besoj qi qaq hanë llaf, se nuk e banëm na kit farë zavërzllame për kërrname, po për nifarë nevoje. E nisëm, po s’na heci: gjin jemi e merrmi vesh diqysh, kam ymyz… – foli Babgjyshi, sikur donte ta inkurajonte vetveten, se t’i bindte djemtë…

– Ke qysh ke, ra kjo rrotsame Turki e neva tash e mas do t’na jepet e prapta: do t’na përgjysohet gjithë ky mall qi e patëm… Ani, henez, kur, herdo-kurdo t’vjen dakiki me u da, se s’jetohet tanë vaktin bashk, qysh janë da, tek e funit, ere Pejgamerët, e na duhet ere neve me e ba k’tahën. Ka me na ra “hise” ka ni “kulaç” kejt i vogël, veç Zoti e baftë haj’r… – foli Axha Ramë, kaq të madhe sa kumbëlloi jo veç oda po e tërë shtëpia…

– Ahuuu, po larg shkove, o djalem: na hala s’pe dimë qysh do t’dahmi me kta me t’cill’të e kemi pazarin e çeltë e kti i shkojka menja te e damja… Hajt, fushë, hajt….! – u nxe ere gjyshi dhe po me atë zë të lartë ju drejtue t’birit…

– Un’ veç dert kajta, se tybe, as menja atje nuk m’ka shkue kah po kujton ti, o babë… – foli tash më qetë Axha Ramë.

– Nejse, se nuk asht vakti tash me i da mexhet, as me u nxe na nermjet veti po hajde ta tefqirojmë, qysh po ja bajmë me “pazarxhi”? – foli qetë Babë Zeneli.

– Nashta po flas budallaki: po a t’ka met ere naj lirë pej atyne qi jau patëm marë ktyne…?- pyti si me gjysmë kureshtje gjyshi.

– Paj, shka me ju thanë o babë e v’llazni: tridhetë m’i patën dhanë, e pej tyne pes’m’dhet kanë shkue mas harxhimeve,e pesëmbëdhjetë lira qe ku i kam – foli Babë Zeneli, dhe aty për aty nga beli e hoqi çemerin e ia qiti babës së tij: – Pasha Allahin, kurgja pçr veti nuk kam harxhit, edhe ni simit ‘ne paça ble, s’e kam lanë pa jau pru ka nja ere kejt robie tjerë t’shpisë: se ma shumë bukën mrume me djath, e ka m bajt me shervete pçr mjdisi, kahdo qi kam shkue… – u “shfajsue” Babë Zeneli…

– Lej ato fjalë, o bac, se na t’njohim…! – foli Baci Ramiz.

– Po ty, pirolla t’koftë , o ‘Nel: belivallha qe pesç_gjashtë muj poshtë e përpjetë, Tasjan e Shkup, Bujanoc e Shup, jo syretxhija, jo qatipat e Turkit, qi s’e livritin dorën as kamën… Besa na ranë do harxhime ere për Sabrinë e babës: boll e sa t’dush t’paskan metë… E tash, mu ka mush menja ere ma shumë qi ma let ja bajmë ere me Rrahmanin, Shabanin e Dalipin…- foli më me entuziazëm Babgjyshi, dhe sikur iu çel fytyra pak…

– Hajt, se ni Zot qi na ka falë, nuk na i mshel tana udhtë, ishalla – foli, apet, Baci Ramiz…

– Po, pra! Ti Ramiz, shko e thirri kejt burrat e Mahallës Bunjakëve! Mos e xgat shumë muhabetin, veç thuju: “Baba po ju thirrë n’kani kafe pasdarke sonte!” – A more vesh? Asni fjalë për “sebepin”!!!

– Ani, babë: hiç pa gajle! – u përgjigj Baci Ramiz dhe sakaq doli menjëherë nga oda, që ta qonte në vend urdhërin e Babgjyshit.

(Mesele_Anekdota nga rrethi im familjar)

I V . – 23 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

TUJ KANË MA S’MIRI NER BUNJAKË, ME ARDH N’KIT DEREXHE!?

… Ndërsa, Baci Ramiz tashmë shkoi t’i njoftojë kushërinjtë që të tubohen në odën e burrave të Babgjysh Demirit, i zoti i shpisë, po u drejtohet dy djemëve: Babës Zenel e Axhës Ramë:

– Merrne me sabërllëk kit punë e mos i nxeni gjaknat, se, me e kqyrë hollë hollë, na jemi fajtor; pa fajin tonë, po apet fajtor, se kur t’bahet niherë pazari, aty pishman nuk ka ma… Po, besoj, qi jemi tonët e na konisin se n’çfarë derexhe kemi ra, si i thojnë : as te hapa – as te hupa…

– Jo, qashtu asht qysh po thue valla, topi s’e lunë, veç edhe n’ardht puna me hup kejt, ktahën nuk mun e “bajmë”, veç n’koftë shkrue me u ba “kërklli” ndermjet veti, e me u nije në shtatë Nahije… – foli bukur me ngulm Babë Zeneli…

– Hajt, se gjin janë ere k’ta e na konisin, ishalla!

– Hajri e daftë kit punë qysh asht ma s’miri, se boll ranë e kemi! – mërmëriti Babë Zeneli…

– Nejse, ju mos u përzini hiç tej n’pikën e funit se unë jam k’tu? Hajt, shkoni e pushoni pak se sot teri mas darke, nuk kemi ma kurrfarë pune!

– Pusho ere ti pak se sonte duhet me kanë ma i kfjelltë se kurrë tjetër. Metsh mirë! – e uroi Babë Zeneli dhe u ngrit e pas tij edhe Axha Ramë, e shkuen në “çilere” të veta secili…

… Lere burrat, por edhe gratë ishin ba “hashër”: nuk ishin mësua që në këto ditë vere t’i bëjnë vetëm punët e shtëpisë, por në këtë “pikë të verës”, t’i “grahnin shatit, draprit, cfurkit” e krejt punëve tjera bashk me burrat, e sivjet vërtetë kishin ngel “pingale” tue u marrë veç me rreth shtroje e mbulojës, pastrimin e tërë shtëpisë, fëmijëve e rreth atyre tri lopëve që ende nuk i patën shitë. E me burrat e tyre, lere që i kishin dofarë “nemrutash”, kur i kanë pasë punët si asht ma së miri, e lere tash, që nuk e dinin ku e kanë kryet prej se kishin vendos që të “merrnin rrugën e gatë për Turki”, s’u binte ta ndërronin të thuash me javë, një fjalë ndërmjet veti…

– Allahile, a e kam izën, me t’vetë, bile, ndoj fjalë?…- iu drejtua e ndrojtur fare Nënë Metihja, Babë Zenelit.

– Hë, çka t’ka rroki neper bark ty, se…? Pa hajt: shkrepe, ta shohim…! – iu drejtua të shoqës me një ton mjaft të rreptë.

– Po, qe sa muj u rope poshtë-e-përpjetë: çka janë hesapet…?

– Hesapet, a? Kurqysh: ma s’shkurti, pej t’shkumes për Turki, s’k ma kurgja…

– Po, sebepi…?!

– Qaj sabija jonë, ymërshkurtë…Rahmet i pastë shpirti!

– Sebepi i synetit, apo? – sakaq iu mbushën sytë me lot, Nënës.

– Boll mirë p’e dishe: çka po ma çanë krytë tash… Kqyri ti pun’t tua, e mos u “gërzhit” për pu’ntë qi s’janë tuat…

– Falma kabahatin, o njeri, qi nashta hina pak fell, po dije qi pej se na “shkoi” djali, tybe, Zot mos m’shti n’xhynah, pa hiç pa exhel, pak edhe kah ment nuk jam bash qysh duhet…

– Vallha, me t’u çue, t’i drejtoj’ ato men, beli…! – iu kërcënue.

– Banma hallal, o njeri, se grue ma: floktë e gata e met e shkurta.

– Hajt, tash, e lemë rahat: mos p’e baj nej sy gjumë…!

– A me t’mlue me diçka…?

– Lem’, t’thash, e baj bishtin…!

– Ani, ani… – foli me ni za aq të qetë Nënë Metihja, dhe ngadalë e hapi derën dhe e mbylli lehtas pas vetes… Kur doli në korridor, në dhomën përbri të tyres, ku ishte Axha Ramë, dëgjoi që po shkonte “piskama” “n’kupë t’qiellës”, tue dialogue burrë e grua. Meqë të dëgjuarit e kishte shumë të mangët, edhe Dadës i duhej të bërtiste të madhe kur iu drejtonte të shoqit, por edhe ky, tue mos pasë kontrollin e duhur të zërit, përgjigjet i kthente, po me të bërtitura:

– Ra kjo Turki e don me na shkue gjysa, a nashta, ma shumë se gjysa e mallit e ere e mylkut!!! – i ranë në vesh, bërtima e Axhës Ramë, edhe Nënë Metihes, në të kapërcyer korridorit për të zbrit poshtë te oxhaku.

Dada, qi, edhepse trupshkurtër, ishte fort e zoja, si rreth “punëve të shpisë”, ashtu edhe sidomos, atyre rreth bagëtisë, por edhe atyre bujqësore; rreth bylmetnave n’fllanik, ashtu edhe rreth pemë-perimeve, si të freskëta, ashtu edhe të thara, apo të futura “turshi” nëpër kaca të shumëta që i punonte Babë Zeneli, të cilit, i shkonin përdore dru e gurëgëdhendjet – zemra po i dilte nga vendi për çdo pëllëmbë të mylkut të tyre që do të humbiste, sepse, nuk kishte pëllëmbë të pronës së tyre që nuk e kishte shkelë këmba e saj në një copë jete,”bajagi” të madhe. Për dallim nga Nënë Metihja që ishte më e urtë, Hashajka, (siç e thërrisnin vëllazëria për shkak të “prejardhjes” së saj nga rajoni i Luginës së lumit të Zarbicës, që kjo pjesë e rajonit të shqiptarëve, i quanin Hashani. Pra, Hashankë-HashaJkë.), pikërisht për shkak të një tjetër temperamenti, por edhe për shkak se Axha Ramë, në hall të vetin, për shkak të hendikepit shqisorë, ishte paksa më tolerant, se “ky i trenti”, siç e quante vetë, Babë Zenelin, kurdo që nuk ishte i pranishëm në bisedë, sepse, jo vetëm si vëlla më i vogël, e kishte respektin, edhe për shkak se thuaja, ai në njëfarë mënyre, ai e “mbante kuletën” dhe, ishte më i “dalun”.

– Haj, medet e medet; kuku e kuku, çka don me na gjetë: sa qelë e mshel sytë, don me na shkue kejt malli, qi me kazëm e “tërnakop” vetë i ki qelë, ere e ke zgjanue pasuninë.. . Gjumin gjumë s’e kemi ba unë e Metihja, veç mos me e lanë me na shkue posht asnjë kokërr pemë, asnjë kokërr elb, thekën, grunë e kalamoq; neper durët tona kanë kapërcye mi dyqin dhi e shtatëdhjetë krenë dhenë; ni njëzet gja të trasha, i kemi rahatue dy-tre kualë, e gjithë ata kingja e edha… – po e gërrithte fytyrën Dada, me tërë zërin.

– Boll ma mos vajto, se asht n’short, me na gjetë ere naj hata tjetër, ere ma e madhe, se kur t’niset kerri teposhtë, ec e nale ma…!? –po e qortonte të shoqën, Axha Ramë.

– More, me vajtue e me dalë meçë: tuj i pasë pun’të ma s’miri ner Bunjakë, me e pru veten n’kit derexhe!? More, s’na ka met gja tjetër, veç me e marrë ka ni konop e me u vjerrë n’dardhën dupolevke…!!! – nuk po e ndalte kuisjen Dada…

– Boll, mos ta nij ma zanin se pasha rizen e Zotit, e mora qat stupc e t’bana llom, qysh jam n’siklet temin unë…- tashti siç ishte i shtrirë në shtrojë, u ngrit në gjunjë Axha Ramë, e Dada, tue ia ditë tabiatin e “damarin” të shoqit, duke e rrah gjoksin, doli për dere e jasht…

… Përkundër dy vëllazërve më të mëdhenjë, Baci Ramiz, pasi e kishte krye porosinë e Babgjyshit, duke i njoftuar shpi për shpi nga një burrë, zot shtëpie, dhe kishte hyrë në odë dhe i kishte “raportua” atij, dhe pasi Gjysh Demiri, e kishte pyet, se a mos e kishin “vetë” për çka po i mlidhke burrat, dhe ky iu përgjegjës se kushdo që e pyeste, ku i përgjigjej, thjeshtë: “nuk e di!”- kur shkoi te “çileri” i tij, e gjet gruan me kokë të lidhun me një shervete, që e bënte jo rrallë nga dhembja e shpeshtë e kokës…

– A je tue e ditë hiç se shka asht tue u ba, a bash s’po t’ha palla për kurgjo…? – e pyeti gruaja, e cila kaherë e “kishte ba për veti”…

– Unë, veç ni sen e di mutllaka: se pej udhës për Turki, s’ka ma kurgja, e ky haber, kujtoj qi ka me t’gxue shumë, se ty ama bash hiç nuk t’u ardhke, se kejt “opçina”, thojshe po m’jet ktu…

– Heu, po ty t’lumtë goja, se beli haber ma t’mirë s’ke mujt me m’kallxue… – ia bëri me sy e shoqja Bacit Ramiz: – Veç asht pika e ditës se ni “bakshish” t’mirë pata me ta dhanë për kit “myzhde”… foli me pretekst ajo.

– Shuj se as sonte nuk janë renet hiç me e “vokë atë ujë” se kemi me e pasë bukur ni garramet e nashta sabahi na zen, tuj i pleqnue do punë. Po ti ngjeshmi pak kamtë se m’janë k’put neper kejt mahallën sod – e nusja e Bacit Ramiz, e hoqi nga koka sherreten, se “i mejti krytë” dhe ra poshtë e morri ni legen, e përvoki do ujë me ni valanicë pak ma t’madhe, nga kusia mbi oxhak, dhe sërish u drejtua kah “çileri” i vet.

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V . – 24 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

PO M’DHIMNI QI JU SHTINA LLUGAVE ME KIT RROTNANE TURKI…

… Kaherë nuk ishin bashkë e “tubë” krejt familja e Demir Rrahman Demë Bunjakut, kur Dada u hyre në odç, deri te dera e u tha:

– Silla asht gati: me jau pru k’tu, a po bjeni posht te oxhaki?

– Qe po vimë poshtë, se moti nuk kemi hangër k’shtu bashk… – foli Babgjyshi… – Çonu, djem!… – dhe vetë u ngrit i pari nga oda dhe ia mbajti nga dera e odës, e pas tij, Babë Zeneli, Axha Ramë e Baci Ramiz…

– Çka na kini gatue, oj Hashajkë? – iu drejtua Dadës, Babgjyshi, sapo, i zbriti shkallët, e ra posht dhe u ul me ni shkam në ballë t’oxhakut.

– Çka ka qillue, o babë: po tana t’mirat, ej…

– Hej, ty tana t’mirat t’gjetshin, oj bi, qi kurrë s’e ban kjamet…! – e uroi Gjyshi Demir Dadën, e cila, dinte të sillej, ndryshe para të tjerëve e ndryshe para të shoqit. Sakaq, e shoqja dhe tri rejat, e mbushën “tervesen” me bylmetëra, turshia qi kishin met hala pej dimnit, e një tavë e madhe gjellë me patate, ndërsa në një valanicë më të madhe e më të gjerë, me kaçikat përpjetë e me “shpinë” për ene, e kishin pjekë veç. Kejt entë e dheut, e edhe do të tjera të bakrit, si dhe lugët e drunjta, të cilat, veç Baba Zeneli, që dinte t’i bënte të holla fare e të lëmuara nga druri i arrës, qershisë, ja krekcit, e mbushën “tervesën” (sofrën), dhe nja dhjetë-pesëmbëdhjetë bukë mas dore, njëra mbi tjetrën, gratë i kishin lanë afër Babgjyshit, i cili, si e donte rendi, si Zot shtëpie, do t’ua ndante secilit copa-copa… Axha Ramë, kur deshi babagjyshi t’ia jepte një copë sa të tjerëve, iu drejtua:

– O babë, mue lema t’tanë, se tybe edhe nja e “rrotoj”, brli…!

– Vallha, bre Ramë, nime i hesë je kanë gjithmonë, po ere punës kurrë nuk i ki ba hile… Hallall t’koftë!

Hanin qetë, e vetëm lugët që u dëgjonin kur u lenin në tervesë, ngase Babgjyshi, e veçmas Babë Zeneli, nuk preferonin që të flitet deri sa hahet buka, sepse është xhynah pej bukës, besa edhe mund të të shkonte ushqimi keq dhe të ta zinte frymën… “Shkijet e kanë zanat: kur hajnë qatëher[ e shtrojnë muhabetin ma t’miri, e “obroki” ju zgjatë edhe me sahat të tanë…” – shpesh e thoshte këtë babë Zeneli… “E shtyjnë kashoren me raki e sharap (verë) ata bir qena…” – shtonte…

– A ka metë naj trohë tllallë dikah, se sivjet boll holl e kemi pasë punën kah bulmetet? – pyti Babgjyshi, pasi e kishin përfundue drekën.

– Gjinet, ere do, sa për “ilaç”, o babë… – foli Nënë Metihja.

– More, teri tash, e kemi shty diqysh, me t’tana, po tanena, qysh ja bajmë, se…? – foli me pretekst Dada.

– Po kukubajka qi m’je ba ere ti k’to ditë, ooo…! – iu ngërmua Axha Ramë të shoqes, që ia nisi me majtë “nasihat”, ani, para burrave…

– Mos u nxej, Ramë, hiç, se, ere pse janë gra t’fisit, kejtve na bjen me u zie me ni kazan. S’ka faj gruja qi bahet marak, se ere punën e kemi me u ba marak kejt, veç, me emër t’Zotit: Ai qi na ka falë, Ai na e banë nej çare, e e kapërcejmë ere kit zavall. Për çata na tash, si kurrë ma përpara, duhet me kanë n’razi, ere sebepi i familisë, ere sebepi i inatit pej hallkit!…

Le ta dinë ere k’to, qi, pej se maj men pçr veti, pun’tç ma n’nuçuk s’i kemi pasë kurrë: e veç bashk, do ta shtyjmë qysh t’mujmë e masanej, qysh t’na e ketë ba Zoti jazi…!

– S’kemi çka i përzijmë gratë n’kto punë, o babë: ku na, ere k’to! Se me nisë e me i lanë k’to me pleqnue, mos vetë për neve, vallha!…” – foli Babë Zeneli, bukur me mllef.

– Jo, more, jo, se k’to na n’mexhlis nuk po i qesim, veç asht

mirë ere kto me e ditë se sa asht sahati, a po merrë vesh e po ngo nena!? – bukur me nervozë, foli Babgjyshi.

– Jo, xhanëm, taman puna: na e dimë secilla se ku e kemi venin! – foli Dada. – Ju i dini këto punë ma s’miri, se na nuk dimë me ja “pre vadën arës ma larg”… – pak e ironizoi muhabetin Dada.

– A p’e mshel ma at “kaçep” se, fener babës, boll hangre t’flliqtë me to, a ta mshela unë, pasha rizenë e Zotit…?! – u nxe n’hekra Axha Ramë. Dada, pa e ba ma as “gik”, as “mik”, i kapi do enë të zbrasta nga “tervesa” e doli për dere e në oborr. Edhe gjyshja e edhe rejat tjera, me nga ndonjë enë në dorë, poashtu përjashta

– Mos u gutë Ramë, se ere grave, si neve, u ka ardh kjo punë teri n’maje t’hunës e mujnë me “rrshit” najherë…

– Babë, falma kabahatin, se para teje nuk u desht me i thanë do fjalë, po, vallha, Zeneli, mirë e pat: me jau lshue frenin, k’to ja nisin me pleqnue e s’qiten n’kry!

– Ani, o birë, se tash, po m’doket se janë çoroditë ere pulat e knusi n’oborrë, ere qeni tanë natën po uluron si uk, ere gjaja e trashë, tanë natën tuj pallë, e le ma na, gjinja e gjallë: jemi ba krejt si tel çitelie qi pak me e shtrëngue ma tepër, ja me i ra ma rrmisht me gishta, kputet…Une, ma, si thojnë: ni kamë mi dhe e tjetren ner dhe, po, po m’dhimni ju qi ju shtina llugave me kit rrotnane Turki, e qe çka ju bana… Po, nuk pata faj, pasha haktalanë, se nuk i njihni ju mirë k’ta bir qena shkije, Sa t’mirë doken para sysh, po me ju ardh n’dorë, t’bajnë lakna-lakna, t’prekin ku t’dhemë ma s’shumti: n’erz e namuz, n’gra e thmi… Për qata, besa, ere tue ju besue do hoxhallar’ve, qi atje asht veç me kanë xhenet për s’gjalli, u bana ikajl me u shitë e me dalë ku s’e dishim as ku do t’dalim… Besa, ere ky sabia i Zenelit, qi m’u ka dhimtë n’shpirtë, qe ku na u ba prag, mos me mujt me e kapërcye. Po, shnosh: kur nuk i dihet ku asht hajri e ku sherri e zarari; nashta ban vaki qi u ba ma mirë qi s’un dolëm hiç… Veç kejt mylkin e gjysmomë, e tash duhet me i dhanë ere ma shumë zor e me met gjallë’!… – e përmbylli “ekspozenë” e tij Babgjyshi, me një zë fare të mekur, të cilin, deri atë ditë, nuk ishin mësue me e dëgjue.

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 25 – VËLLAZNIA DEMIROVITËT:

…TI PAZAR ME SHKIJE T’TËRSTENËS S’KI BA, PO ME VËLLAZNI…

…. Pas këtyre fjalëve të të et, vëllazërit Zeneli, Rama e Ramizi, fillimisht mbetën “pa tekst”, sepse kurrë nuk e kishin dëgjuar Zotshpijën të fliste në këtë mënyrë të ligështuar, dhe, mbase, për herë të parë, që të treve, iu dhimbs…

– Mos e ngarko veten me gjithë ato barrë, o babë, se në kejt kit punë, kemi hise, faj e lavd t’barabartë tantë… Kur na u dokke qi po na bjen ma mirë, kejt shujtëm e u pajtuem me e marrë atë udhë, e tash, kur bostani na bani kungull, fajet po do me i marrë kejt për veti….

– Vallha, veç njani mos me u pasë ba razi, kjo punë, s’ish nisë hiç e asnjani s’e kishim shti me zor tjetrin! – foli, si zakonisht, me za ma t’nalt Axha Ramë, e tue e nie Dada që ishte tue punue diçka n’oborr, erdhi deri në derë, e iu drejtua të shoqit:

– A mos m’thirre gjo, a veç m’banë veshtë…?

– Hajt, bre thee qafën: kurgja s’po m’vynë, hajt kshyri pun’të tua?!

– Ani, ani, se m’u dokt… – foli Dada dhe doli sërish n’oborr.

– Mos i bërtit grus birgajrihak, se nuk asht mirë: ajo tuj dashtë me t’nejt gati, e ti…

– Hiçu saj, babë, Allahile!…

– Ku i patëm fjal’të, babë: n’dash me ditë, ti nuk je kabahati hiç për kit punë… Po, Allahçe, nashta me i pasë vetë gratë, ato me çef t’vetin s’kishin lujtë pej k’ti trolli, sebepi i opçinave t’veta, po kush po jau pshosh atyne qefin, xhanëm! – foli Baci Ramiz.

– Po, a e kini tefqirue hiç kit punë, qi , ere me u konisë ata me t’cillët jemi n’pazar, qysh asht ma s’miri për neve, e treta, në mos gjysa e mylkut ka me na shkue hupsa?! Nime Zeneli, hallall i koftë, boll me “domaçinllëk” paska vyjtë, ere veç pesëmëdhetë lira i kish harxhitë… Ato pesëmëdhetë tjerat po jau kthejmë , se nuk kemi kah i “bajmë” ato lira tash me jau kthye të tanat toptan… Për qato lira, qi i kemi harxhit, kanë me kqyrë me na e “shkoqë” ka naj “copë” sa ma t’madhe të tokës tonë, se ata “na kanë në dorë neve, e jo na ata”… Dihet, puna e “pishmanit”, marrja e “kaparit”, janë sene qi ka telashe… Na, duhet me e majt punën “ngreh e mos k’put”: as me i lanë me na shkelë shumë, as me i shkelë na ata… Duhet me e gjetë nejfatë mjdisi qi nuk do të jetë shumë i keq as për neve, as për “pazarxhitë” – ua dha djemëve edhe një pjesë të “ekspozesë” se vetë Gjyshi Demir…

– Jo, babë, jo, s’bahet llafi k’tu as për gjysën, as për t’tretën, se për ka pesë lira ven, do të marrin pej mylkit tonë, as ma pak, as ma shumë… Kusheri jemi e besoj qi do të mirremi vesh si asht me nasip kejt kjo punë…! – foli Axha Ramë, që vërtetë ishte “nëna e tokës”…

– Qashtu asht, o Ramë, e qashtu kish me kanë, sikur t’ishim hala n’pazar t’parë, po mos po nisin me çitë kërrname, e qat’herë, mujmë me u ba hora e Allahit… – foli qetë Babë Zeneli.

– Jo, more, nuk vjen puna teri aty, se Rrahmani ma asht kejt i joni, po ere dy Nezirovitë, janë burra qi s’jua gjanë shoqin…! – tha Babgjyshi Demir….

Në këto fjalë, jasht u dëgjua zëri i Nënë Metihes:

– Hajde, Ali Aga, e mirë se na erdhe…!

– A janë burrat ksajde, se për prezore kqyra, n’odë s’ish kurrkush?!… – foli në oborr, tue u përshëndet me gratë.

– Jo, tybe, o Ali Aga qaty meten te oxhaki, pej se kemi hangër sillë…- foli Hashajka…

– A, mos a kush, ej…!? – pa lëvizur vendit pyeti Babgjyshi, ndërsa tre vëllaznit, u halakatën.

– Ali Aga, asht, o babë, po a ta përcjell kah oda a po e shtimë qetu ku jini? – ia dha Nusja e Bacit Ramiz.

– Po, aj jabanxhi nuk asht: le t’vinë k’tu poshtë…!

Sakaq, në derë u duk Axha Ali, njani pej vllazënve

t’ Babgjyshit:

– A jini ksajde, o ju Demirtë? A hala, nuk u nisët për Turkije, a? Se, boll kini pas shitë nifarë “qallëmi”, qysh i thojnë shehri…? Po, a jeni, a si jeni, a?

– Mirë ka dashtë Zoti, o Axha Ali, po ti qysh je: a mun po mahesh e a jeni krejt shnosh? – ia kthei Babë Zeneli.

– Shumë me kunxha i ki fjal’të, o Ali, po masi na u ba puna qashtu, kanë drejtë kejt me kesh me neve, e ere vllavi jem, ma s’pari… Pas jemi ba me hi n’gojë t’hallkit, e dyjeja me e “shpërla gojën” me neve, ma, qaq…!

– Hajt de se u mahita, hajgare hesapi e ti mos m’prej zarar meniherë…!

– Jo, xhanëm, jo, se s’ki faj ti, po fajin e kemi vetë: qi s’e trusshim bishtin, si kejt ju e me nejt k’tu han e don me shkije! Deshtëm me ju ik niherë e përgjith’monë, po nuk ke kysmet, e kunër kysmetit, kurgja nuk po u bajke… – foli paksa me mllef, Gjyshi.

– Po hë de, he nama e zezë e hangërt, se nuk krisi kjameti, ia msytë, nuk u ba, kurgja kurrkujt…- foli me një zë të hollë, por paksa metalik, Axha Ali…

– Po puna e pazarit qi e kemi ba, qi e kemi marrë koxha nifarë kapari, që po vjen vjeshta, e na kemi metë pa asnjë krane n’oborr, gati pa fije milli n’maxhe, pa yshym për gjo, besa edhe pa “bukë” për roptë e gjallë t’shpijes, e pa tana t’mirat qi i bjen vera e vjeshta?! “… nuk krisi kiameti…”, !kurgja kurrkujt…” – po t’doken ty k’to sene, a?

– Ahuuuu, Demir, bre: po ti Pazar me shkijet e Tërstenës s’ki ba, po me vëllazën tu. Hanë llaf, e i gjinet nej çare ere ksaj pune!… Besa, pak mylk e hupni, po s’u ba mirë, me gjetë mirë…! Ere për senet tjera të megjallit sa për qit dimën qi po vjen, ka dasht Zoti, boll Bunjakë jemi, e ere bereqeti sivjet shyqyr, ashtë i mirë, e jau nimojmë për teri n’Shingjergj, e pej aty, qysh t’jau ket çkrue Allahi… A ka kjo shpi hala nej tellall, a nej kafe, a? – e përmbylli fjalën Axha Ali.

– Ti e din qi pa kafe nuk kam met kurrë ere kur u kanë ma s’shtrejti… Po, a po i pimë qetu, a po dalim nalt n’odë? – pyeti Babgjyshi.

– More, s’po ja huçim hiç qeti veni se boll mirë e ki ti kit podrum… Se, qysh m’u kanë çorrue sytë për ni kafe, edhe n’maje t’kresë e kisha pi… – bëri shaka Axha Ali.

– Oj, Hashajkë!… – bëri zë Gjyshi.

Sakaq hyri brenda Dada:

– A mos m’thirre diçka, o babë…?

– Po, babës: dil teri n’odë e bjere takëmin e kafës poshtë e pjeknaj ka ni kafe!

– Bjeri veç dy zheze e dy filxhana, se na nuk po dojmë! – foli Babë Zeneli edhe në emër të dy vëllazërve tjerë.

– Për ju dy t’mdhajtë, s’di çka ju thomë, e Ramizit, me e pi kafën, i del bishti… – bëri shaka Axha Ali…

– Ban ti hajgare, ban, po vjen dakiki qi ki me m’u lutë e nuk t’i knoj letrat e mikit qi po t’vinë pej Edrenes… – ia kthei aty për aty, Baci Ramiz, i cili, bashk me dy vëllaznit, dolën nga brendësia e katit përdhesë të shtëpisë së madhe të Demir Rrahman Demë Bunjakut…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V : – 26 – VLLAZNIA DEMIROVITËT:

O ZOT, P’SHTOMË MOS T’KORITNA PEJ T’KAJTMES…!

… Pasi i pinë kafetë me lezet, siç kanë ditë dikur ta bëjnë këtë më të vjetrit: me njëfarë kërrname e “taraqillaki”, me do “hëëëëërrrrrpppp-e” të gjata, e kadal për kadale, tue ia ndihmue edhe me ndonjë cigare të pështjellur me duhan “kaçak”, të cilin, në mënyrë klandestine e konsumonin, sepse, po t’u gjet veç një kuti duan, nga gjandarët e rreptë serbë, gjobiteshe rëndë, pos me të holla edhe me të rrahura – Baci Ali, u que e pa lypë “izë”, siç ishte zakoni, sepse konsiderohej si njeri i shtëpisë, u nis kah dera e podrumit:

– Ejvallah, niherë, o Demir, e mos i shtini vetes siklet shumë shumë për kit punë, si kejt, me emër të Zotit, kanë me u rregullue, qysh të jetë me nasip… !

– Po rrimë krejt n’darkë, se sonte, ashtu-k’shtu, t’bjen me kanë k’tu: bile, qysh po ma kapë kjo rradakja jeme, bile ti je sonte dyreki i krejt këtij muhabeti e ksaj pune…!

– Jaaa, sa për darkë, Zoti ju dhashtë bereqet, se ka met me e përvlue do kaçamak ajo Hashajka, reja jeme, e belivallha, si ajo, mos t’rrehet asni grue ner Bunjakë qi din me i qillue qaq t’shishëm.! E, sa për masdarke, k’tu m’kie e do t’vi pak ma heret qi ta bajmë nifarë dymeni, qysh po ja bajmë kjo ana e jonë…

– Puna e kaçimakit valla t’past falë, se sonte jo për t’shkue ti për darkë te shpija… Vallha, n’kaçimak t’Fatimes, s’e kisha lanë pa ardh ere unë: m’thirre, s’um thirre, po qe ban qi si kam renet as senet ksi hovi…

Tue dalë te dera, Axha Ali, iu drejtue Babgjyshit:

– Ju, runu, e msoj ere djemtë, mos t’turren si mazi para pelës, e urtë e butë, se unë e kam fjalën sonte, e nuk do t’ju la shumë-shumë me majt vajz…Hajt, e mrama me hajr…!

– T’umtë goja, o Ali – ishalla! – e përcolli të vëllain e vet Demiri, e vet u nis kah oda. Pasi Hyri në odë, të cilën, në ndërkohë gratë e kishin “krahue”, ajrosë e pastrue, e nxorri sahatin “Sergisuff” nga xhepi, i jelekut, dhe, pasi e vërejti se deri n’akshamë kish ere gati tre “sahat” e “fiu”, u shtri pak të pushojë. Fjalët e të vëllait Alisë, po ere të djemëve, që i thanë sot, bukur shumë ja shtuan shpresat se, qe, si qe kjo punë, do të rregullohet si asht ma së drejti, me “ymyt t’Zotit”!… Deshi e provoi ta bëjë “një sy gjumë”, por lloj-lloj mendimesh tue iu sjellur nëpër kokë, nuk e lenin ta vente trurin në “off”… Iu bë se ato mure tç odës do ta përbinin, dhe sakaq, doli në oborr, e kapërceu laurën e doli n’lamë, nën hijen e një dardheje dupolevke që sapo ishte rritur të bënte frutat e para… Pasi e ndezi aty një cigare, u nis rrafshit, kah ni Dardha ujce, ku përfundonte pjesa e rrafshtë e tokës e niste një rrëpinë thuaja e zhveshur, me nga një pemë tek tuk në të, e që, pasi e kapërcente njëfarë monopati vështrimi përfundonte në një pjesë livadhi paksa më të sheshtë, në anën e djathtë të të cilit, ishte një burim i ujit shumë të ftohtë. “Q’e do: uji i mirë e i ftoftë, po larg, shumë largë e teposhtëze e përpjetëve e madhe për ta bartur atë në knata t’dheut, që i blenin në pazarin e Ngillanit” – mendoi, ashtu, pa lidhje Babgjyshi, e më vete shtoi”: “Mirë qi na ka qillue ai ujë e Hashajka po mbjell baqe me tana t’mirat. Rama ia ka thurrë me ni avli të naltë, qi as zhabat mos me mujtë me e kapërcye nëpër to, e po na ban me turshia për tanë dimnin: bile ere po teprojnë… Me e kqyrë hollë-hollë, tybe, boll t’vyshme e t’kanme i kemi gratë. Qyre ti: k’tu e atje poshtë, e atje poshtë e k’tu, shpirti me t’dalë, Hashajka, po nashti ere tjerat, se nuk po i di k’to pun’të e grave, e hecin niher n’sabah heret, e niher n’aksham, pak pa u terrue… E, masanej, ku janë ere pun’të tjera, rreth maxhes, rreth paçllakit, rreth thmive, neper kejt punët e neve burrave: menëve zarar, po nashti, kshtu jau ka shkrue Ai i lumi, i kofshim falë!…” – u habit Demir Rrahman Demë Bunjaku, që asnjëherë as që i kishte shkue mendja për këto sene, e që, në këto momente po i silleshin neper krye.

Në fakt, e zu veten ngushtë Demiri, sepse të gjitha këto rezonime për ngarkesat e grave, i kishte si një kamuflim të asaj tjetrës, “ma të Madhes”, që e priste sonte…. “ Hahahaha, qeshi vetmeveti Demiri, badihava, qerpitë nuk marohen pej zallit, e k’saj “ikje” pej Krejes së punës, s’i thonë gjo tjetër, veç, me’ner – laj mut me shurrë…!” “… S’pe di mirë: qajo copa e baqes ere e ujit, a ju shitë at’herë Shabanit t’Bajramit, a Rrahmanit?… Nejse se Rama i dinë me pllamë kujt çka i kishin ba pazar. Ke qysh ke, n’koftë lazëm, baqën kurrqysh nuk banë me e dhanë. Bile me mujtë me e da nej “dizgë” toke pej Klisyrës, me mal, me baqe, e teri te copa ma e madhe qi na jetë neve… Kurrqysh qatë copë ven nuk banë me e lshue dores se mesim ere pa baqe, ere pa kurgja shka e ban baqja!…”

“Ohaaaaa, po kryt don me m’u da përgjysmë pej dhimtës: n’k’so siklete, n’k’to vjet i bana, e nuk jam kanë kurrë…! O, Zot p’shtomë mos t’koritna pej t’kajtmes…!” – thuja klithi përbrenda Babgjysh Demiri…

Nga këto mendime të vështira, nga alternativat: mjedis drejtësisë e dëshirës, mjedis burrërisë e korisë, mjedis ruajtjes së autoritetit që e gëzonte në tërë Nahinë e Gollakut, dhe ronitjes së tij si një “stog” fieri që e qon furtuna e madhe – Babgjysh, Demir Rrahman, Demë Bunjakun e përmendi një zë burri:

– A paske dalë pak n’teferig, a n’tevdil hava, o Axhë Demir? !– ishte ky Zymeri i Dinit të Dinovitëve… Po, si t’kam, he skele!? – u morën n’grykë kushërinjtë…

– Vallha, skele kesh kur kesh, o Zymer, se m’doket po i vjen puna me ra n’fun t’pusit…” – foli Babgjyshi çuditërisht, qetas.

– Hajt, mos i jep vetit zavall, o kushë, se e kam nije pej t’moçëmve qi thojshi: “Ai qi u kanë për ni kohë ma t’gatë i kanëm, vyjnë katërshet vjet me ra e me u ba fukare…”, e thojnë ere tjetrën: “Katunari pa i kapërcye katërshet vjet, nuk munet me u ba shehërli…”?

– Ishalla begenisin qato faslla me kit punën tonë, po hiç nuk janë renet, po m’doket, O Zymer… foli Babgjyshi, e meqë i ra në mend që nuk e kishte pytë për roptë, e pyeti kushën firadem-firade, e kusha, iu përgjegjës se kejt janë “n’varg”…

– Po hajde shkojmë mrena n’odë e me ka ni kafe, na shkon muhabeti pak ma mirë, a çka po thue…!?

– Valla, t’lumtë goja se beli fjalë ma t’mirë e ma “t’amël”, s’ke mujt me folë…

Dy kushërinjtë, krah për krahu, pasi i ranë rrafshit rreth shpijes, përfunduan në odën e Babgjyshit…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 28 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

NA DUHET BURRNINË ME E KTHYE ME BURRNI…

Ndërkaq që në këto momente dramatike për Vëllazërinë Demirovitët, kur, për shkak të një paralajmërimi të një moti të ligë, nuk ia dolën as t’iu shprehin falënderim të përzemërtë atyre me të cilin para pesë-gjashtë muaj më parë e kishin bërë pazar tërë pasurinë, dhe tashti, për arsyera objektive po i bëhej “pishman” tërë këtij transaksioni – bashk me “kryet e punës”, u ngritën, dhe sa më shpejt ngarendën secili nga shtëpitë e tyre, edhe Bunjakët tjerë. Në odë mbetën vetëm Demirovitët dhe dy “dorëzanat”: Zymeri i Dinit e Aliu i Rrahman Demës, të cilëve vëllazërit: Bajrami e Dalipi, sikundër edhe Rrahman Jahir Rrahmani, ua kishin lënë në dorë që, qysh të “jenë me nasip”, ta rregullojnë e “pleqnojnë” këtë kontest, besa, jo edhe aq të lehtë.

– Vallha, ere unë u desht me u çue, se veç Hashajka me atë sabi asht vetëm në shpi, po m’i “lidhën kamtë” këta “pazarxhi”… S’kam çka me i ba vallha, n’koftë e shkrume me ma shkatrrue kejt “verën” e sivjetme, hallal i koftë!…- tha Axha Ali.

– Mos u banë marak ti hiç për kit punë, se i çova t’tre djemtë kah ti, e çka t’bvyjnë, për herë nejse, aty janë…- i tha Babgjyshi.

– Eh, tash m’shnoshe, o v’lla, e mos t’rri tanë kohën si n’therra! – foli i gëzuar Axha Ali.

Në ndërkohë bubullimat dhe vetëtimat e ndiçnin njëra tjetrën, secila me e fuqishme se tjetra, por, ende asnjë pikë shiu nga qielli nuk kishte pikë në këtë pjesë. Ishte një erë e fortë që drunjtë thuaja kurorat ia lakonin thuaja deri në tokë, dhe një pluhur i madh nga thatësia që kishte marrë një kohë bukur të gjatë.

– Ishalla, Zoti nuk na damton shumë! (I ra në mend se ai në fakt, nuk kishte tash për tash, asgjë të veten, sepse tashmë e kishte tëhuajsuar duke e shitur, as kishte farë të lashtash të mbjlla, dhe kjo “nuk NA damton”, ju duk pak një fjalë “bajate”, por nuk e shtjelloi më gjatë, sepse kjo gjë tashmë nënkuptohej). Prandaj, “gjuha shkoi ku dhemb dhëmbi”:

– More, e ditsha se pazar kisha ba me gjinë tonë, e i njifsha si burra që s’un ua gjanë shokin, po beli që kit punë, ashtu, hajt, jau lanë me e drejtue veç ju dyve, nuk ma ka marrë menja kurrë…!

– Eh, more kushë: bash pse na e lanë kaq letë n’dorë kit punë jo ere kaq t’letë, na duhet burrnin me e kthye me burrni, dhe me e da hesapin qysh t’jenë me nasip, e qysh asht ma s’drejti. Unë qeshtu di, qeshtu punoj, o Demir! – foli Zymeri i Dinit.

– Vallha kushë, qashtu qysh the, asni pikë nuk munë me ja hjek as me ja shtue: boll na kanë ngushtue, e na e kanë ngarkue me ni barrë shumë t’ranë, veç ishalla, Zoti na i drejton mentë e puntë e kejt k’to sene me i da qysh asht ma s’drejti. Nuk due qi mjedis vllaznive me metë hatri ja menja e keqe se na dy ja dhamë krahin Demirit, jo, po, ja dhanë Rrahmanit dhe Neziroviqe… Qaq sa dimë, drejt do t’punojmë…

Pa e përfundue mirë fjalën e fundit, një krismë e fortë rrufeje, që u duk se e lëvizi edhe shtëpinë, e mbuloi tërë dhomën, ndërkaq një ndriçim i fortë si një blic gjigand, e ndriçoi tërë dhomën, që jepte të kuptohej se do të ketë gjuajtur e goditur ndonjë objekt, jo fort larg Somurit.

– SubhanAllah!

– Lai lai Ilallah!

– Allah, n’dorë tane! – u dëgjuan lutjet e tre burrave, ndërsa djemtë e Babgjyshit, tashmë kaherë kishin dalë jashtë të mbuluar ne kokë me nga një thes të dhintë, për të vërejtë se ç’po ndodhte…

– Ksaj here, diku gjujti, e ku, veç ni Zot e di, tash për tash! – foli Axha Ali

– Ishalla në noj lis a pemë…! – uroi Zymeri…

– Valla, reja nuk gjunë n’hitha, as n’qenefe, po ne sene të nalta… Zot runa!… – foli Babgjyshi…

– Po, ku qilloj bash sonte me e ba Zoti kjamet, qi ka muj qi nuk ka ra shi i madh as u kanë ni mot qikaq i lig, se…?! – foli Babgjyshi, bukur me një sëkëlldi.

– Hë, de: veç sa me na u lenë ne dyve kjo “kile”…?! – foli Axha Ali, duke aludue edhe në Zymerin…

– Shuni kusherij, e mos hini n’xhynah, se k’to punë nuk janë n’dorën tonë: tjetërkush e di kur, ku e qysh ia ban…! – ua tërhoqi vërejtjen Zymeri i Dinit.

– Ta pimë ka ni kafe se na u ka ba goja pelim…! – foli Gjyshi, dhe e mori takëmin që e kishe me njëfarë dollapi, bash afër oxhakut në të majtë, i mbuluar me një “çevre” të çëndisur , e zbuloi dhe i morri tri xhezve, sheqerin dhe kafenë, që i mbante në dofarë bludash të drunjta, dhe pasi ua qiti kafenë e sheqerin e nevojshëm, i vendosi ato në prushin e oxhakut, dhe mbeti të kujdesej për to.

– Valla shpi e madhe je, o Demir: gjithmonë je kanë taraçi i kafes, bile ere at’herë kur gjinja pjekshin për bukë, ti s’e ke pasë nalë kurrë, foli Axha Ali.

– Qysh nuk na qilloj naj djalë ma i ri, po ty po t’duhet me u baravatë me ato kafe? – e ankoi Zymeri i Dinit.

– Jaaa, qit punë nuk ja la kërkujtë, se ky asht teraçillak, e për pak ia prish dymenin: ja ma shumë kafe, jo ma pak sheqer, jo n’kta e jo n’ata filxhana! K’shtu, ja kam marë dorën ksaj pune e nuk e begenisi hyzmetin e kurrkujt, bellivallha!

– E ku ke fjala te teraçillaki, m’ka pasë met qysh heret, e ma, nuk zini besë ju, po pa bukë ere muj me nejt e nuk ma ninë hiç e pa kit virane, nuk muj hiç, se m’doket qi dishka po m’livrit n’krye, e kur e pi kafen bahna saksalem.

Ende, pa vlue kafetë mirë, në derë hyri Babë Zeneli, i mbushur frymë…

– Shka po na kallon, o Nel, qysh janë hesapet jasht…?! – pyeti plot kërshëri Axha Ali.

– Tash sa ja nisi ni shi i imtë e me frymë, e reja, po m’doket e gjujti atë çarrin e madh të Ramadanit t’Sadikovitëve, e qysh thanë e kish da përgjysmë, si copën e drunit t’kubës me sakicë… Isharetet janë që mos me pasë noj shi t’ madh, e pale bakallëm…Ere furtuna qi ke shumë e madhe, ka nisë me u nal e me u rahatue, e po doket qi naj garamet i madh, pritet të ketë shkue kah kika e Poliçka se çanej, asht ni terrim i madh…- raportoi Babë Zeneli.

– Tuh, po çarr i vjetër e i madh u kanë, me mrizue treqin dhenë ner to, e po m’u dhimka shumë, valla n’koftë e t’nimete kejt kjo qi po thot Neli… Po, anej, ani, shyqyr qi nuk ka qillue mozallah n’shpi t’dikuj, se për lisa e çarra kemi boll, xhanëm….!– foli Axha Ali.

– Po Rama e Mizi, ku metën? = e pyeti Babgjyshi.

– Ju thash le t’rrinë të Axha Ali se, thash, mos po tuten thmija…

– Mirë ja paske ba. – i tha baba.

Në ndërkohë, babagjyshi i zbrazi xhezvet në do filxhana të hollë e të bardhë si bora, dhe “hëëëëëëërrrrrp-et” e gjata, në treshe, si në ndonjë garë, e mbushën qetësinë e odës…

– Sonte, për sonte, vllah nuk jam i Zoti asni fije me menue e me da drejtësi, po e lamë nesër ditën, ere ja qesim konopin k’tyne seneve! – foli Zymeri, e të po atij mendimi ishin edhe Babgjyshi, edhe Axha Ali.

– Po, xhanëm, se nuk asht punë bash me axhele: po masi na e lanë si burrat n’dorë, ere na duhet kit punë me e qitë n’skej me faqe sa ma të bardhë… – tha Zymeri.

– Topi s’e lun! – u pajtue edhe Axha Ali. – Unë, tash me u çue e me shkue me fjetë te shpija…! – tha.

– Jo, xhanëm, s’ki pse shkon, atje kokan djemtë e Demirit.

– Jaaa, Sonte po e bajmë, kësmet sabah qetu gullumuq bashk – foli Babgjyshi.

– Hajërli koftë, se as unë qe tyne n’jav prisha! – tha Axha Ali.

(Mesele=Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 29 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

…DO ZOTI E NUK NA E QON POSHT’ MUNIN E KEJT NI VERE…

… Kishte kaluar një “copë” e mirë e natës, e Babgjyshi Demiri, Zymeri i Dinit dhe Axha Ali, po e “survejonin” situatën atmosferike: erërat e forta, bubullimat, rrufetë e thekshme dhe vetëtimat që ua ndritnin odën e ua “bënin sabah”, si dhe një shi që, fillimisht kishte filluar me një erë bukur të fuqishme, gjë kjo që vërehej, nga pikat që i goditnin dritaret e ngushta të qelqta të odës, ndonëse ajo ishte e mbrojtun me një strehë diku kah tri-katër metra të gjanë, por që më vonë, moti sikur u qetësua dhe nisi një shi i “prajshëm”, asish ëfarë mës së shumëti e pëlqejnë të gjitha të mbjellat, sepse, po të bine me rrebeshe të mëdha, ujët as ka “kohë” të depërtojë thellë në tokën e rreshkur, por vetëm në rrëke do t’u suleshin çdogjëje që u del përpara, meqë shumica dërmuese e arave, bashqeve e kopshtijeve, ishin në pjerrina, që anonin kah Përroni i Zeqirit, përkatësisht, përroskat e mëdha Mazhica e Klisyra për ta fryrë Rekën e Desivojcës, që nëpër rrafshina, vërshonte të mbjella, livadhe e kullosa deri në dalje tç pjesëve të Vriçesit, në të djathtë e Laqiqit e Sotllarit, pçr të vazhduar tutje në pjesën e rrafshta të fshatrave të Moravës e deri në derdhje në Moravë, afër fshatit Kurminjan. Dhe në këtë ndërkohë, tre burtat tashmë i kishin pi, së paku nga 5 kafe, disa me boll sheqer e Babgjyshi, thuaja, sade, me krejt pak sheqer “veç sa me thanë”…

– A u rahatue pak ky mot, a veç po m’doket…? – pyeti Zymeri dy kushërinjtë e pranishëm.

– Niher për niherë, ma mirë s’bahet se po bjen ni shi i imtë e i rehatshëm… – foli Babë Zeneli, që ishte ndër të vetmit që hynte e dilte, me një thesë të dhintë në kokë.

– Ishalla do Zoti e nuk na e qon posht kejt munin e ni vere!… – tha Mixha Ali.

– Unë, sa për sivjet jam “rahat”, as kam gja t’mjellun, as pres gjo me korrë, se, niherë për niherë, as ni pllamë toke s’asht e jemja, po, pasha qit natë, e mos e pritsha sabahin, ma shumë po mërzitna për kejt Bunjaktë, për kejt Desivojctë e për kejt kit Nahi, se t’ish konë veç puna e t’mjellave t’mija…! – u përbetua Babgjyshi, sepse iu duk se mos e nisi “dallash” muhabetin: “Demek, k’ta me kujtue, qi mue s’po m’kërset, mener me thanë, se unë temen nuk kam kurgja t’mjellme, e t’tjerëve u ba çka u ba, qysh t’jau ket shkrue Zoti…!” – iu soll nëpër kokë Babgjyshit, se e dinte, që te Bunjaktë, e në Desivojcë, në tërësi, “kimja dahej ere n’katër vene për s’gati”, e secilës fjalë i vehej kandari preciz si ai i “altënxhisë n’Ngillan”.

– Leje at muhabet, o Demir se kejt kejt n’kofsh, tamahqar nuk je kanë kurrë e asniherë nuk e ki ba kabull njersçn e hujë…? – tha Zymeri i Dinit…

– A, bre, thash, se njeri për pak rr’shet e besa munet me u “llomitë”… – e përmbylli Babgjyshi.

– Allahile, athue, qysh po i “dalim n’kry k’saj “muhaçeme”, qi na e lanë “si kam’të e arushës n’dorë”, o Zymer? – foli Axha Ali.

– Leje, xhanëm sonte, n’it kjamet, mos t’ui himë ere k’tij garameti n’kit vakt t’natës…! – iu drejtue kategorik Zymeri Axhës Ali. – Demir, sa u ba çaj sahat, pash ni Zot?

Gjyshi, nga xhepi i vogël i jelekut e nxorri sahatin, ia çeli kapakin dhe e shikoi: – Tre e nizet, allafrënga…

– Nashti ere qeky mot ishalla po prahet e valla, Demir, me pasë kush me na shtrue, e kishim ba ka ni sy gjumë, n’na lafshin murmurimat e reja-t.

– Po, more, kur t’doni, jam unë k’tu sa për çikaç punë, ere pse nuk um ban vaki shumë shpesh…! – bëri shaka Babë Zeneli, dhe sakaq i hapi yklykët dhe nga aty i nxorri tre qarqafa e tre jorgana, dhe sakaq, në anën tjetër të lirë të “shtrumit” të odës, në një largësi prej nga një metre, i shtroi tri vende…

– Po, ti, çka po lyp k’tu me neve: çou e shko te “plaka” se asht tuj t’prit e e ki venin e nxetë?! – iu drejtua me shaka Zymeri Babgjyshit…

– Allahile, mos ma çaj krytë, po bir qaty e flej pak se neser besa kini shumë punë! Unë ku bie, asht puna jeme: n’shpinë teme tek jam (niherë për niherë)… Po çka ban “plaka” jote qi nuk e din as ku t’ka zanë sonte ky garamet, se kjo e jemja bile e din qi jam k’u n’odë? – ia kthei me të njëjtën “monedhë” shakanë kushës, Babgjyshi.

– U msue ajo me mue, o Demir, s’e ka sefte… – qeshi Zymeri i Dinit.

– Po de po, se ti veç nepër dyje t’ka shkue jeta, o Zymer, e unë vallha rrallë veç teri te do nipa te Rukoctë e të Klaiqtë e Ngillanit, e hiç ma larg vallha… – foli seriozisht Babgjyshi.

– N’ju vyftë ujë, qe ku e kini bakallin me bardak në prezore! – foli Babë Zeneli.

– A mos po delni n’aptes’hane me e deshën ej shokë a me e derdh naj ujë, t’ju përcjell me fener?

– Vallha, mirë e kie: gjithë ajo kafe, na u ka ba barki tupan… – tha Axha Ali.

– Ani, veç po e bajmë me nifarë reni, a…? – foli Zymeri.

– Po more, se mue hala janë kah ma majnë mirë “burmet”… – qeshi Mixha Ali.

– Shyqyr, o kushë, bile ty mos ta “baj gajlen”…- foli Zymeri i Dinit, dhe ndërkohë, babë Zeneli ia hodhi në kokë një thes t’dhintë, dhe, me një fener të ndezur, i priu të dilte pej odes.

Në ndërkohë, në “aptes’hane”për punë t’vet doli edhe Axh Ali

e së fundmi, edhe Babgjyshi. Babë Zeneli, i mbuloi, e i refehatoi : “A t’jauv la ni llamë kallë se asht ni terr i madh? – e pyeti më shumë të et, se tjerët/

– Jo, more, se vetimat sonte po naj bashin sabah! – tha Zymeri.

– Bafshi ni gjumë t’amël! – u uroi natë të mirë Babë Zeneli, i fiku të tri llamat dhe doli nga oda…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 30 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

KYSMET SOD PO JA LIDHIM KRYT KSAJ PUNE, ISHALLA ME HAJR

… Me murmurima, bubullima, vetëtima e shkreptima të ndojherëshme të “blicit” të rrufeve, por gjithnjë me një shi, pakashumë të prajshëm, kaloi edhe ajo natë në odën e Demirit Rrahman Demës sl Bunjakëve, dhe përgjithësisht në tërë Desivojcën.

Të tre burrat që ishin shtrirë në odë, madje, sapo e vunë kokën në jastëqe, si qengja i zu një gjumë i rëndë, dhe e gjithë ajo katrahurë zallamahie që po ndodhte jashtë, sikur i përkundte. Fundja, malësorë kishin lind e rritë dhe burrërua në këtë copë të nënqiellit të një pjese të Gollakut, dhe s’ishte për ta kjo hera e parë, që po përballeshin me të tilla teke të motit të verës.

Diku, para mëngjesit, pushuan bubullimat, vetëtimat e shkreptimat e rrufeve, e ishte ndalur së reshuri tashmë edhe shiu, dhe i tërë ai kiamet nuk kishte lënë prapa ndonjë hata, siç dinte të ndodhte në këso situatash: ose breshëri t’ua shkatërronte çdogjë që me mund e kishin mbjell e përkujdesur për ato të mbjella, ose shiu i rrëmbyeshëm e i madh që di të reshë këtu “si me knatë”, t’ua bartte me bereqet e me dhe në përroska e përrenj, sepse toka këtu, në pjerrina pak më të mëdha, çfarë zaten edhe është shumica e arave të punës këndej, është shumë “e hollë“, thuaja sa një lartësi e një shuplake të dorës mbajtur vertikalisht, e nën te ishte një pjesë masive e ngurtë gurore e shkriftë, si në formë të rrugëve të shtruara me asfalt – tokë, që me kohë ishte kategorizuar në ato të bonitetit të klasit të VI-të, apo VII-të…

Në ndërkohë, nga shtëpia e Axhës Ali, ishin kthyer Axha Ramë e Baci Ramiz, e Babë Zeneli kaherë ishte zgjuar, ndërkaq që granimi kaherë i kishin kryer punët e tyre të mëngjesit.

Ngadal, duke u përpjekur që mos të bënte ndonjë zhurmë të beftë, e cila do t’i trembte burrat që akoma ishin në gjumë, Babë Zeneli, e hapi ngadalë derën e odës, dhe, sado që këtë e bëri kaq me kujdes, Zymeri i Dinit, e ngriti kokën nga jastëku:

– A kokshi çue, o Zenel, a? A thue sa me kanë sahati? – e pyeti ai Babë Zenelin.

Baba, duke e nxjerr orën e xhepit, lidhur me një zinxhir të sermit, ende pa e hap dhe shikue se ç’kohë ishte, iu drejtue Zymerit Dinit:

– Po, more, po a mun banët nej sy gjumë hiç, pashë Zotin, n’kit farë xhurulltie t’natës promshme?

– Vallha, tybeistikfarë, si me m’pasë ba kush naj mxhi, a me m’i pasë mshel sy e veshë me pamuk: nuk zen besë, qi unë kam fjetë si n’ujë. Me hesap, ere k’ta dy nuk janë nie gjallë tanë natën, nejse, “tanë natën” ere nuk i bijke, se vonë kemi ra shumë, mas sahatit dy a tre t’natës. Po, nejse xhanëm, po allahile, çka po m’kallxon: a pshtoj nej sen pej bereqetit e t’mjellmeve pej gjithë asaj heçame? – pyeti me kërshërinë më të madhe Zymeri, derisa po vishej e rregullohej pak mas ati gjumi “t’dekës”, qysh i tha edhe ai vetë.

– Me ta thanë t’drejtën, hiç ma mirë s’kemi mujt me kapërcye. Ne mymçym, ni çarr i madh në rrafshin e Bacit Ramadan, u “gjujtë” pej rejës e e ka ça, emri i Allahit, përgjysmë; diku diku, janë shpërthye brazat e vadat nepër ara, po nuk asht ba zarar i madh, se mas tanë asaj valakame , kur pritej nej shi i rreptë, a mozomakeq edhe me kokrra, deshti Zoti, ere e rahatoi motin, e ka ra ni shi i prajshëm e i ka knaqë kallamoqet, e baqet; besa ere bari u kanë tha e gjoja nuk kishin as çka me kullotë. – iu përgjegjës Baba, ashtu telegrafikisht, Zymerit Dinit.

Në ndërkohë, tashmë mamurshëm, u zgjuan edhe Babgjyshi e Axha Ali.

– A u çutë, e a mun e banët nej kashore gjumë, o Axha Ali? – i dëshiroi “mirëmëngjesin” Baba, atij e Babgjyshit, me një “harç”.

– More, si shkijet kur pijnë raki shumë e i zen pija e flejnë si t’coftë, çashtu kam fjetë unë e tybe as kam nije murmurima, as reja! – tha Mixha Ali, e menjëherë u interesua për shtëpinë e vetë: – Po Rama e Ramizi a u kthinë? Çka janë senet Zenel, pashë ni Allah? – pyeti bukur me shqetësim , të cilin mundohej ta fshihte, gjoja “mue nuk m’ha palla se çka bohet”.

– Po, janë kthye: krejt senet mirë janë: gjoja ishin kanë vanue pak, po u kishin pasë dalë përpara k’ta dy, e tjetër, nej zarar i madh nuk t’u ka bo. Veç, çato brazë qi e mledhin ujin e qi i kishe qit n’sokak t’Tërstenës, bukur shumë na e kishin damtue shpatin tonë, se uji nuk kish ven kah shkon sokakit, e derjtë e n’ara tonat, demek qi janë kanë, a kanë me kanë, a s’po di se qysh po jetë puna e k’tij pazari. Tjera herë asht mirë me i que kah Prroni i Zeqirit ja kah Lama e Kosumit e n’atë gërrellën e fellë e teposhtë n’Klisyrë, se qeshtu qysh i kishe ba sivjet, dije qi kejt ujtë e arave tua, po bike ksaj shpatinës e masanej ere në Rrafshin tonë; qy, unë apet ”Rrafshin tonë”!? Nejse, ke e kujna ke, nuk banë me i ba zarar tanit kur ki munësi me e nreqë kit punë! – foli Babë Zeneli, me një ton paska më të ngritur, dhe e vërejti vështrimin qortues të Babgjyshit, po fjala e dalë prej “nizetekatër dham’ve”, s’kthehej mbrapshtë, sepse tashmë i ra në mend se kishte hyrë shumë thellë me Axhën e vet, tue e pasë Babën që i rregullon këto sende, dhe nuk ishin punë të tija këto…

– Valla, s’kam se çka i baj kërkuj, se nuk kam faj unë qi m’ka qillue mylki përmi t’juvin, e ujit t’Allahit, unë s’kam çka i baj: ato përpjetë nuk muj e kthej! Boll, kishe jam munue me i drejtue braztë e vadat n’sokak, po tash nashta as sokaki kur t’jenë shi i madh, nuk munet me e përbi kejt ujtë e nashta ere po kapërcejka ere n’hisen e juve, qi kurrë s’um ka shkue menja q imun me ba vaki kjo punë… E shohim bashk me Demrin kit punë e ja gjojmë nej çare, xhanëm, veç shnosh kofshim! – e përmbylli Axha Ali bukur me “sersemllak”, ndonëse mundohej që këtë ta fshehte, sepse nuk i vinte mirë nga kushëriri i Dinoviqe.

– Mej ti djalo, se nuk janë punë tuat k’to! Pej kurit, ti, tuj kanë gjallë unë, e merë zotshpillakin, e i shtin hun’të ven e pa ven? – u nxe Babgjyshi, ndërsa, Babë Zeneli, tue u dridhë nga nervoza, por edhe nga keqardhja nga i ati, që “ia morri pahën”, edhe para tjerëve, u përgjigj:

– Jo, o Babë, Zoti mos e thaftë: po nime ish shtirë me e pa bereqetin tanë kah ta përlanë ujët e mledhun t’tjetrit, se me atë të Madhin, i kofshin falë, nuk muj shtyhemi…

– Pa, kadale Demir, mos u gut, se qysh po e marë vesh unë, n’koftë qeshtu qysh po thot Zeneli, vallahi me t’drejtë t’Zotit e ka…! Ere ti Ali banja, bre v’lla diqysh e ktheji ato brazë e vada kulluse tjetër kah e jo n’sokak se sokaki ashtë i rrafshtë e nuk ta banë ujin as anej as knej… BV’llavit e kojshisë me i ba dam e zarar, qaq keq bahesh azap n’atë dyje, ka thanë Mulla Smajli…

– Ju sod m’çitët n’muhaçeme, po nasht! Veç ni sen muj me jav thanë: n’e paça ba diçka me hile, Zoti mos um laftë me u çue pej k’ti veni! E kqyrim ni ditë kanal për kadale e ja bajmë diqysh do kanella pak ma t’fella e i përcjelli ja kah P’rroni i Zeqirit, ja kah ajo gërrella përtej Lamës Kasumit, ngat Klaiqve… – tha tashmë, paksa më i qetësuar, Axha Ali.

– Hajt, thuju le t’na binë naj kafjall, e sa për kitë punë qi m’del përpara, si mazhi para pelës, flasim kur t’jemi veç na dytë, e mos t’i mërzitim akusheritë…! – iu kërcënua Babë Zenelit, Babgjyshi, tashmë sadopak i qetësuar.

– Gabim je, Demir: për kit punë, unë me kanë n’ven tanin, nuk e kisha tushkit djalin hiç, se si mos t’msohet pej sodit me e rujtë mallin, i shkon neper kamë. Pasha Zotin, qe ku e kije ere kushën, po asni fjalë poshtë nuk muj ja qitshe Nelit, sa për qit punë e qit hesap!…- i foli prerazi Zymeri Dinit Babgjyshit.

– Allahçe, ere nuk pat shumë faj, se nime, Ali, banja diqysh qatyne brazve se po ma qon kejt t’mjellmën n’Përrue t’Zeqirit ujët, sa të brazve t’mija, qaq, ere atyne t’kejt mylkut tanë, qi po turren n’kit shpatin skej shpisë… Po, unë e kam fjalën tjetër kun: bishti i tij, unë k’tu e hala gjallë e me kqyrë para meje me i nrejtue senet, s’e lo, sa t’um livrit edhe veç ni damar!

Në ato fjalë, u hap dera e odës, e katër gratë e Demiroviqe, masi ju folën përdore Zymerit e Alisë, e masi nga nja tri here i pyetën për gratë e fëmijët e tyre, “ceremonial” ky që zgjati thuaja nja dhjetë minuta, sakaq, njëra me ibrik e legen në duar e me ni peshkir n’krah, ju qiti burrave t’i pastrojnë duartë; tjetra e solli tervesen, e tjerat do voe t’zime, do djath, ni tavë qumështë të ngrohtë, bukë të nxehta mrume, dhe u tërhoqën, ndërkaq Baci Ramiz, mbeti që t’u shërbejë ç’ishte

– O Ramiz, a e ka ne e rrxue përtokë shumë elbin e theknën qajo farë furtune? – pyeti Axha Ali, mjedis dy ka

– Jo, o Axhë, shyqyrë hië nuk e ka ne, po get kërcelli i fortë e i ka dajanisë… – foli me krenari Baci Ramiz, kishe “ere unë po di dishka…”, ndonëse këtë “kërcelli i fortë” e kishte dëgjua sot nga i vëllai Axha Ramë.

– Masi t’ham buk, kysmet po ja nisim, e pe e kryjmë qat punë qi na e lanë në dorë Rrahmani e t’bit e Nezirit! – foli Zymeri. – Ere sa lira the se t’kanë met pej kaparit qi t kanë dhanë, o Demir! – iu drejtua Babgjyshit.

– Ka dhetë na i ka pasë dhanë secili, po bajnë tridhetë; pesçmdhetë “i ka hangër uki” mas vesikave e syretxhisë, t’shkumeve e t’ardhmeve, e m’the e t’thash, e pesëmëdhetë i kemi…

– S’ki çka i banë, t’kisha thanë, qato pesëmdhetë, mos i përmen hiç e për ka dhetë lira t’dukatit, po ja u dajmë ka ni copë livadh, kullosë a ere naj skej are diku. Se ato lira qi t’paskan “teprue”, t’vyjnë me metë gjallë diqysh, se vjeshta veç çka s’ka ardhë, e ti nuk ki t’mjellme asni pllamë kun. Unë qeshtu po menoj, e ty, apet qysh ta marrtë menja!? – bukur me mençuri e kishte mendue Zymeri Dinit.

– Valla, mirë e ka, Demiro: nime t’naçetet bukur ni copë ven pej mylkut, po s’u ba mirë, me gjketë ma mirë? – Tha Axha Ali.

– More, kjo qi ka me na vyjtë sivjet secila lirë sa “ni guri mullini”, po, po m’shkon shumë tokë “hupsa”, o Zymer e ti vllavi jem. Lirat harxhohen, e malli ma s’kthehet… Po, apet, ma mirë koka qashtu qysh po m’msoni ju. Hajërli koftë: ju dajani ka ni copë livadh, kullosë, malë, a nej skej are diku për ka dhetë lira t’dukatit, e neve, qysh t’na i ketë shkrue Zoti? – e përmbylli Babgjyshi.

– Hajt, se djemtë i kie t’zotë, e e bajnë mallin apet, veç shnosh kofshin! Ali, kysmet sod po ja lidhim kryt kësaj pune, e ishalla me hajër!…- i vuri “kapak” muhabetit, Zymeri i Dinit.

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 31 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

NUK MUJ ME ARDH M’E PA KAH PO M’SHKALLMOHET MYLKI…

… Pasi e hëngrën kaftjallin, i lanë duart, dhe e ndezën nga një cigare, Zymeri Dinit e Axha Ali, po përgatiteshin që sot, qoftë nevoja tërë ditën e deri në mbrëmje vonë, si të jenë kësmet t’jua ndanin pjesën e paluajtshmërive, atyre që e kishin bërë Pazar tërë pasurinë e Demirit të Rrahman Demës, sepse “ai po u çojke e po shkojke toptan me ka kejt për Turkije…”, por që, meqë i dolën pengesa me rregullimin e “vesikave”, e në ndërkohë u “mshel huduti”, atëherë t’jau ndajnë një pjesë që do t’u takonte për aq kapar sa kishin dhënë, nga dhjetë lira të arit, secili…

– Cilli pej djemve kish mujt me na u deshtë n’kto pun’të e të dames tokës, o Demir? – pyeti Zymeri Dinit.

– Rama, veç aj e din secillën pllamë t’mylkit tonë, se aj ma shumë vetë e besa ere me gra, ma shumë u “baravatë” me kejt k’to punë… – iu përgjigj Babgjyshi.

– Ani, pra, thirrmani Ramën, e ere Ramizin se na vyjnë gjinë me ba matjen me konopë. – foli Axha Ali. Në ndërkohë, sakaq në odë ia behën edhe tre djemtë e Babgjyshit: Babë Zeneli, Axha Ramë e Baci Ramiz.

– Ramë, a t’gjinet kun naj konop, sa ma i gatë se na kish kry punë shumë? – e pyeti Zymeri i Dinit, me një zë bukur të lartë e duke e përcjellë pyetjen edhe me gjeste, që ta kuptonte Axha…

– Asht nja qaty, qi e lidhim sanën ja kashtën kur e bajmë pjetposhtë – u përgjigj Axha Ramë.

– Eh, bash çasi na vyn, e gjoje ere nej tërrakop! – e përkujtoi Axha Ali.

– Hajde, na koftë përhajër, e ishalla nuk i himë n’hak asnjanës palë! Çu Ali, se na zuni dreka! – u ngrit në gjunjë Zymeri i Dinit.

– Nalnu burra veç nja dy fjalë t’jau thomë: Allahile, dane hesapin qysh t’jetë me nasip. Secilën pëllamë t’tokës vone n’kanar e dane drejt, se gjinja jau lanë n’dorë, rizalilah… Sa t’na jetë, le t’na jetë mylk hallall se ndryshe, nuk i shihet hajri, pasha haktalanë e Zotit! Hiç mos gaboni qi terezia me anue as kah unë, as kah ata. E, juve, ere atyne Zoti jau baftë bejan! Shtirë koka boll me ia hjek ere veç nip llamë mylkut, se, pasha kit ditë t’sodit, po m’doket qi sa t’hiqet (e duhet sterstemez me e hjek) nej copë livadhi, mali, kullose, a toke e bukës, po m’doket, si me m’u hjekë mue nej copë e trupit: nej kamë a dorë… Po, ndryshe, nuk ka derë tjetër. Juve Zoti jav pagoftë se unë, niherë për niherë, nuk kam kaçik, vallha… – u ligështua bukur shumë Babgjyshi, qysh, nuk ishin mësue me e pa djemtë e tij asnjëherë.

– Demir, bre!? Maju, he burrë, se sa t’jemi gjallë, çka s’na denetisë Ai i Madhi. Shyqyr Zotit, djemtë i kije, vetë hala po mahesh boll mirë, ere robtë tjerë, qysh po marrë vesh, mirë e shnosh i kije. N’dash me e ditë hiç mos t’dhimet nej skej are, nej copë livadhi a kullose, a nej konop mali: boll e kije qi mete kl’tu me kejt neve vllazninë e me katunartë tjerë, se sa me u përplasë ku me e ditë ku n’shkretina t’Anadollit! – i dha zemër Zymeri, e ndërkaq, gjatë tërë kohës, Mixha Ali, duke pohua e miratua me kokë, sikur u binte “vulë” çdo fjale të tij.

– More, n’daçi me e ditë, me ksi hovën, m’u ka gërditë Turkija kejt, he mos ja njefsha emnin, se u ba sebep, ere djalin sabi ma mori hiç pa exhel!… – pohoi edhe Babë Zeneli.

– Mos e ngarko veten me xhynahe, Zenelo, se kejt k’to janë jazi të Zotit! – ia tërhoqi vërejtjen Mixha Ali…

– S’ban me i ra moh vullnetit t’Atij, qi asht Nja e s’bahet dy kurrë! Po hajde çohmi se kemi bukur shumë punë sod. Demir, po ti, a nuk po vjen me neve hiç, a?

– Vllazën ju paça, mos m’ngucni ma tanena: se nuk muj vi me juve e me e pa kah po m’shkallmohet mylki, e ju, qysh ju porosita: pash ni Zot, pleqnone kit punë qysh t’jen ma s’miri, ere për neve ere për ata!… Hajt, Zoti ju nimoftë e jav dhaftë menën e marë!

– Amin!! – thuaja, me një gojë folën Zymeri e Axha Ali, dhe dolën nga oda.

– Ramiz, gjoje e merre me veti nej ballti, se na vynë me i pre do shtaga t’gata t’drejta t’thanës, e ti Ramo, mos e harro konopin e tërrakopin! – po i udhëzonin, herë njani e herë tjetri Axhën Ramë e Bacin Ramiz.

– Nuk besoj qi ju vyj ere unë, se ku asht Rama, si me kanë kejt na, e po rri n’shpi me babën, si t’um jepni izë…! – u arsyetue Babë Zeneli.

– Mue s’ka çka m’vynë kurrkush, e për ato, ti di, n’dash shko n’dash rri…! – ia kthei tç birit të madh, Babgjyshi.

– Ani, se po dalë pak teri te miqtë n’Tyxhec, se moti nuk jam kanë, tuj u enë mas k’tyne pun’ëve t’pa punë… – sikur i kërkoi leje Gjyshit.

– Udha e marë t’koftë, e selam i ban shumë Zymer Kurtit…! – i tha çartaqejfas Babgjyshi të birit.

– Alejkum selam! – e morri përshëndetjen Babë Zeneli dhe doli nga oda.

“O, Allah, po me çkamos m’provove n’kit dyje. Besa, me folë kah del shpirti, ere unë pak vetë u kam pri do seneve, jo fortë t’mara për kit shpi, po marre, shyqyr Zotit, nuk kam ba. Nashta e kam teprue pak me qit rrotnane kafe, qi m’meti n’bisht, e besa, pej qat’hershit, malli nisi me u pakue, se krejt Prushicat e deri te livadhet n’Mazhicë, n’bisht t’xhezës e n’filxhan t’bardhë, i bana rrush e kumlla, po, nuk mushke shumë hesap at’herë, se Babë Rrahmani, Zoti e pastë rahatue n’xhenet, na pat lanë boll tokë, livadhe, kullosa, mal, e besa ere mulli me dy jaza: ere me ujë t’Mazhicës ere me ato t’Klisyrës… Besa qajo copa e epërme e Prushicës gjithçmon na bajke telashe me kojshitë e Padinës, se n’vakt nuk i kishin pas da qysh duhet mehet, po, ke qysh ke, për çat copë bukur t’madhe toke pej nalti e teri te Mullini i Binagve, i kam fajet vetë: jav pakova hiset djem’ve, e tash, qe na ra ere kjo… Me ba me i fiqirue fell k’to sene, njerit veç me i dal ment pej kreje, po pej ksaj l’kure nuk dilet: çka u ba, nuk ç’bahet ma. Verç badihava i shtin njeri siklet vetit. Insani, po gabojke, de, nashta ere i shtymë pej Shkoftlargit e Iprronit… Insan pa behane, nuk ka, se veç Ai i Lumi asht pa shibla…” – e përmbylli “debatin” me ndërgjegjen e tij, Babgjyshi… “Mrena, s’po m’rrihet, e as me dalë, s’kam kah dalë, veç me ja majtë ere unë dika. Po, tybe: bile qetash meniherë po dal pak kah Zhigolltë, se Shabanin moti s’e kam pa…” – i mblodhi takrravatet: kutinë e fakfonit me duhan, unorin, brincakin e eshkën, çibukin e çehlibarit, e të tonat, i shtini në shokë, dhe doli nga oda:

– A njeve! – thirri bukur me za të lartë me të dalë nga oda.

– O-hoja, a mos thirre, mos pot vyj dishka? – u përgjegjës dhe e pyeti në të njëjtën kohë Gjyshja.

– Banje bukën gati për ata katër: Zymerin, Alinë e kta dy tontë, se Zeneli, nashta p’e dini ka shkue kah miqtë n’Tyxhec, e unë du me dalë pak kah Zhigolltë, e s’ma merrë menja qi kthena për sillë! More vesh?

– Po, po, t’koftë udha e marë e selam grave!

– Alejkumselam! – ia kthei të shoqes, dhe masi u shtërngue, u nis Përronit Zeqirit teposhtë, dhe humbi kah Kroi i Demiroviqe.

Në ndërkohë, Zymeri i Dinit e Axha Ali, me Axhën Ramë e Bacin Ramiz, me konopin e gatë, me do shtaga të trasha e të drejta, bukur të gjata, pasi po e merrnin drejtimin, dhe përcaktonin gjatësitë me konopë, i venin mehet e reja, me do gurë që fillimisht ua groponin vendin e vetëm majën po jua lenin jasht, meqë sërish i mbulonin anash. Sipas hesapit të tyre, Ajetit e Shabanit të Neziroviqe, si dhe Rrahmanit të Jahirit të Rrahman Demës, po ia shkëputnin nga një copë të mirë, apo ndonjë “dizgë” a “rryp” toke, kullose, livadhi, apo edhe mali, në vlerë prej nga dhjetë lira të arit, secilit.

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 32 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

KUSH PO I VETË, ATA NA E KANË LANË NEVE N’DORË KIT PUNË

… Derisa Babë Zeneli ishte tashmë në Shahhiq, tek miqtë e dyfishtë: e kishte motrën, (Hallën Fatime) të martuar për ndonjë nga djemtë e Mon Shahiqit, ndërsa , bashkëshortën (e parë) e kishte njërën nga bijat e këtij burri të njohur të kësaj ane; e Babgjyshi kishte ra pak deri tek Zhigolltë, në fakt tek Shabani, një burrë i mençur, besa edhe “i knushëm”, andaj po e bënte rolin e Ezanxhisë në Xhaminë e Desibvojcës, kur ishte imam Mulla Smajli i Jakupëve të Shkodrajve – Zymeri i Dinit e Axha Ali, të ndihmuar nga vëllazërit: Axha Ramë e Baci Ramiz, me të madhe po bënin llogaritë, se sa kujt e çka t’i ndahej secilit nga tre blerësit, për një vlerë të nga 10 Lirave të Dukatit, që tashmë i kishin dhënë kapar: Shabanit e Ajetit të Nezir Plakit, përkatësisht, Rrahmanit të Jahirit të Rrahman Demës…

– Cillën hise, o Ramë, e patën goditë Djemtë e Nezirit?! – po e pyeste me zë të lartë Zymeri Axhën, në mënyrë që ta dëgjonte e të mos kishte nevojë ta përsëriste për së dyti me ndonjë zë që do të dëgjohej edhe në Prushica e Padinë.

– Pej, qetu, fundarave, me atë ledinën e kullosës e çka përlanë teri n’Klisyrë, me mal e livadh n’Rekë, teri te Prroni i Zeqirit e teri te Lugi i Madh, e ni hise të Lugit e ka pas ba Pazar Baci Rrahman!

– Ku asht qetu dikun n’Lug t’Madh, nifarë kroni e ku e mjellshi baqen? – pyeti prap Zymeri i Dinit.

– Qe bash qaty ku po doken do shelnje. – u përgjigj Axha Ali.

– Eh, qaty, ni rryp livadhi fundrave, me pak tokë, e ni dizgë mal teri n’ Klisyrë, e në rekë edhe nej copë livadh, po jau dajmë Demirovitëve, bash mjedis copës mylkut t’Rrahmanit e të Nezirovitëve. – foli Zymeri, e pastaj për t’u përgjigjur vetë:

– A po jav rrokë radakja, pse bash qashtu po duhet me e shti si pykë kit rryp toke të zotshpijes? Ahhhh??? Se, ere Nezirovitët, ere Rrahmani kanë kroje e baqe n’troje t’veta, e ky ujë nuk ka çka ju vyn as njanit e as tjetrit, as për me pi as për baqe, se ju bjen shumë larg shpijave, a Demirovitët tjetër rrjedhë t’ujit nuk kanë e besa as baqen nuk kanë ku e kurdisin…. Qe, pse, po duhet me ja ba qeshtu… A je i pajtimit ere ti Ali?

– Paj tybe, mue s’ma kish pre menja hiç për punën e ujit e të baçës, po ty mirë qi t’paska rrapllue… – foli sinqerisht, Axha Ali.

– Besoj qi ere ata na konisin, e nuk ju jetë syni te kjo dizgë toke. N’son t’funit, kush po i vetë: ata vetë na e lanë n’dorë kit punë, e as na nuk po dojmë me i hi n’hak asnjanës parë. – e përmbylli këtë “kapitull” Zymeri.

– Ramiz, pej n’fun t’shpatit t’Lugit Madh, qasaj “putinkës”, për s’gjani, merri shtagat e gata, e ti Ramo konopin, ere matne qat farë ligajën kejt, qi ta dimë, ka sa p’e i bjen secilit! – i urdhëroi dy vëllazërit Zymeri. Baci Ramiz përpara me shkopinjë të thanës, pasi i nguli tërthorë në një vijë të drejtë, e Axha Ramë, pas tij me një konop të gjatë, duke kaluar nga shkopi në shkop, po e maste, sa konopë ven paska për së gjati. Baci Ramiz po shënonte diçka me nifarë “tebeshiri” në njëfarë “defteri” që i bante në xhepa të një “lurke” të gjerë, të cilën se kah e kish “pejdah”…

– Hë, Ramiz “mualimi”, çka po t’thojnë ato “shkrolat” tua: sa konopë ven, po i bjen me kanë k’shtu për s’gjami?

Baci Ramiz, pasi shënoi disa numra arabë, me një siguri të plotë, tha:

– Qekjo copë qi e matëm për s’gjoni, i ka dymdhetë konopë. N’e dafshim n’tri hise, po i bjen, ka katër konopë secilit. – tha ai.

– Paj, qe tybe, vetë me pasë deshtë me na dalë qeshtu, nuk na kish dalë: qy sa mirë, ka katër konopë. – foli Axha Ali

– Tash, hini ere niherë konop, e në secilën katër konopë, ngulne ka ni guri: qe qaty skej qasaj gërrelle paska boll gurë! Nisjani pej anës shmajtë! Sërish i përdorën ato purtekat dhe konopin dhe kur u bën nga skaji i përroskës katër konopë, aty Axha Ramë me tërrakop e hapi një gropë, Baci Ramiz e solli një guri të përshtatshëm, e vendosën, dhe e mbuluan skajeve me dhe, duke e lënë një të katërtën e majës së gurit, zbular.

– Qekjo hise – e Rrahmanit. – tha Zymeri – Ja paftë hajrin! Shkruje qaty Ramiz!

– Qitash, teri n’Klisyrë, duhet me i matë ka katër konopë, për z’gati. – foli Axha Ali.

Ashtu edhe vepruan, pastaj, nga pjesa e Axhës Rrahman, katër konoptë tjerë, ku po i bindte edhe kroi e baqja, iu ndanë Demirit, e tutje, pas katër konopëve, Nezirovitëve, të cilëve u takonte, edhe pjesa, që nga mexhja me pjesën e Demirovitëve e deri në Klisyrë e tek Përroi i Zeqirit, për njëzet lirat e dukatit.

Po kështu, me këtë parim, e ndanë edhe pjesën tjetër që ua merrte mendja se ia vlente për t’ia përmbushur secilit hakun e dhjetë dukatëve të dhëmë kaherë si avans (kapar). Ndanë në tërësi të veçuara kullosa, livadhe, male, tokë e punueshme, në mënyrë që pjesa që po u ngelte Demirovitëve ta kishte një tërësi integrale e pa “pyka” në mes. Kur i kryen thuaja mbi nëntëdhjetepesë për qind të punëve, Zymeri i Dinit dhe Axha Ali u ulën tek kroi, u freskuan mirë e mirë, dhe aty nën hije të pishës e ndezën nga një cigare duhan “kaçak”, në ndërkohë që Bacin Ramiz e kishte dërgue Axha Ramë te shtëpia në mënyrë që të kuptonte nëse ishte dreka gati. Ende nuk i kishin thithë mirë cigaret kur Baci Ramiz, që nga buza e Rrafshit, në krye të Lugit të Madh, tek një dardhë ujëse, po i bënte zë Axhës Ali:

– O Axha Ali: hajeni ngjitnu kanal dale e ta hamë ka ni kashore drekë!

– Vallha, qysh jemi lodhë, kur haber ma t’mirë s’kishe mujtë me na dhanë, o Ramiz “tefterlia”! – ia ktheu Axha Ali.

– Shuj se bash Ramizi, me qat “tefter” na ka vyjtë sod shumë. Paj nashta , kshtu me baski n’zallë, diqysh me “rabusha” ia kishim ba diqysh, veç ai me ato farë “shkrolash” shumë shpejt na e qitke hesapin… E, s’u kanë budall Sulltani e Dovleti , se me qesi gjin e ka majtë pesëqind vjet ni dyje ven. – foli Zymeri, tek ishin ngritur dhe ngadalë po ngjiteshin shpatit të rrçpijëshëm të Lugit të Madh.

– More, e kish majtë edhe klaq vjet tjera, po i hini murtati, jo turqit e ri, jo Sulltan Hamiti, jo turli bir qeni, tuj ja shti hilen me do imama t’Rusisë qi ishin kanë hileçarë, e i erdhi funi, – tha, i mbushur frymë Axha Ali. Tona ere Qemall Ataturki, po thojnë, po don me e kthy Turkinë knej kah Perenon e jo kah Len dilli, anej kah asht ere Qabja.

– S’e di valla, për neve s’u ba mirë kurrë, edhe n’vaktin ma t’mirë t’turkit, n’Ngillan, kanë sunue Menkoviqtë, shkije tuj kanë, e neve kishe qi ishim n’islam, nuk dojshin me na pa me sy kajmekamat e hamamat tjerë – foli Zymeri i Dinit, teksa dolën n[ Rrafsh prej ku dukej shtçpija dhe u dhanë këmbëve me shpejtë, duke i lënë llafet e Sulltanatit e Dovletit….

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 33 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

ISHALLA NUK KEMI HI N’HAK E N’XHYNAH ME NAJ KAN’…

…. Sapo, arritën tek shtëpia, tashmë katër gratë e Demirovitëve, e kishin shtruar sofrën, në mesin e të cilës, sakaq u vendos një tavë e madhe gjellë dhe djath, e nga ndonjë spec apo patlixhan turshi që kishin mbetë që nga dimri, ndërkaq që ta dijnë burrat në tervesë që mos të mendojnë se vetëm kaq kishin për sillë, Dada e la me një vend të dukshëm një tepsi të madhe me një pite të trashë:

– Hani kadal, e ju baftë mirë, se e paskmi ere ni tepsi qetu… – foli Axha Ramë, dhe shtoi, me shpoti:

– Vallha, kur e pashë veç qatë tavë, boll e madhe asht, po tybe, s’e di a m’kish dal veç mue, e thash, ku na paska koritë Zoti me k’to gra, po – jo, jo, nom t’sojit na kanë qillue…

– Vallha, ti e kie hallal kat me kat kejt çka han, se punën qi e ban, don edhe me knë i yshyshëm mirë – foli Axha Ali, ndërsa Zymeri për ta mbështetë mendimin e tij, tuke e mbërtypur një copë të madhe pite që e kishte mbështjellë për shuplake, nxorri një zë paksa si të ngjirur:

– Tybe, n’krejt Gollakin e ma larg me lyp, punëtor si Ramën, bile s’ta ke gjetë, veç n’ Vllasë n’u gjett naj shka…

– Qy-qy, ti kishe po m’livdon e knej po m’krahazon me kaura t’përtej Gardhit t’Shkavit! – gjoja u hidhërua Axha Ramë, duke folur me një zë nga i cili kumbëllonte shpija.

– Vallha, rrimë shtemtë e flasim drejtë: i dimë boll mirë se çfarë katilash janë e sa e sa herë jemi ik herë anej e herë knej pej tyne, e besa ere jemi vra e pre me ta, po ni sen e kanë t’mirë bir-qenat: janë t’vyjshëm, e nuk e kursejnë munin as djersen për tokën e mallin e vet. – tha Zymeri tue e mushë lugën e tretë radhazi në një tjetër tavë me tllallë.

– Kah del fjala, del ere shpirti, thojnë, po qe tybe, o Zymer, mirë fole, Isha ni verë me kositë te Dragutini e, n’atë temen, boll i grahsha kosës, se nime punës nuk ia shti hilen, ani ma n’hak t’shkavit, hiç se hiç, po kam qef me e ba mirë. Ish kanë nal, i biri i shkinës e m’kish venerue:

– Grahi pak ma shpejt qasaj kose, o Alija, se ky bari asht, nuk asht grunë e nej drill i barllë e me u shkunë…! – më tha si për mahi ai, po mue m’erdhën ranë ato fjalë:

– Jo, unë muj, paleçvale, me i grahë shumë ma shpejt, po kishe po due sa ma ngat tokës e mos me ta lanë gjysën, si arën sernishtë, o Drago’! – po i thamë.

– Ti, nashta ere mirë ja kije, o Alija, po, dita e mirë e veres duhet me u “koristatë” sa ma shumë, se janë sene qi nuk presin: ja nisë nesër pasnesër nej shi, e ma zen kejt zdërvajtë sanën e as s’un e mledhi ashtu se “m’digjet” e kalbet, e m’shkon poshtë, kshtuqi nuk kemi shumë vakt për shumë shumë dyzen, po me krye punë sa ma shpejt, me e lanë nja dy ditë le ta terë dilli e masanej me e ba voza e stoga. – m’tha ai rrotnane, fener grave! – ia miratoi me një rrëfenjë paksa më të gjatë mendimin Axha Ali, Zymrit Dinit.

– Hehe, për çata, kur po na vanohet pranvera e neve na vanohet gjithmonë, po jesim pa yshym t’gjove, e veç te Aj, po bajmë çare: mos

kurgjo, pa ju gjetë, bile, hiç-hiç, nja dy stogje t’m’dha kashtë pa naçetë hiç edhe n’pikë t’Aligjynit, nuk ban vaki… – e vulosi mendimin e tij, Zymeri.

– Po de po, punojnë, për qato ere kanë, po, me kohë, ere vetë Krali i tyne, jav ka da venet ma t’mira, tokën ma t’fortë, livadhet me t’mdha e ma t’gjana, e do vene shpat ku u kanë as ja nisin bile me i punue hiç po i lanë me kullotë gjaja tanë veres. – tha Alija…

– E t’partë tonë, erdhën e i blenë k’to farë grrella e shpate me therra… Heej, treqin lira t’dukatit u ble pej nifarë Beglereshe t’Nobërdës, qi i kish pasë met miraz pej babës, ky ven. Allahçe me punë krahi tërrakopi e kazme ere na e bamë pak tokë t’punës, po q’e do: rrallë naj njani qi e banë bukën teri n’Shingjergj, e pej Shingjergjit teri n’elb t’parë, pra teri “n’buk’ t’re”, gati ere dy muj… – foli Zymeri i Dinit.

– E, hë de!? Knej, ni dyje ven me e punue, e anej, kur po vjen vakti me i mledh t’mjellmet: gati qit farë – gjajë farë. U dal fillit ere toka ma, besa boll po e plehnojmë, po nuk po ka ku zen ven as plehi, se toka e rrallë, e shkriftë, tevona, nuk shkon as ni shplakë n’do vene, e del guri i rrafshtë, as dhe ma nuk i ka metë ksaj tokës tonë boll.- foli Axha Ali. – Po, ke qysh ke, po duhet me e punue kit virane toke, se asht xhynah ere pej Allahit me metë batall; besa ere inati i hallkit, e me marë vera e mirë e e marë, apet po na “paguhet” haki teri dikun. Çka me bo?! Çit ven na e lanë t’partë, n’qit ven po duhet me kqyrë me metë gjallë diqysh. – shtoi Ai.

– Zoti ju dhashtë bereqet, se beli kemi hangër sod… Kokshmi kanë lodhë, me hesap? – uroi Zymeri Dinit.

– Allah fale e Zoti jau shtoftë bereqetin! – shtoi edhe Axha Ali. – Besoj, qi ere juve, me ymyz t’Zotit, apet po ju jetë boll mylk, qysh kemi kujtue… Nime, po ju naçetet pak, po çka me ba: qashtu e paski pasë t’shkrume. Zatën, çari e zarari, n’kit dyje t’rrejshme, janë v’llazën. – tha me njëfarë ngushëllimi Axha Ali.

– Çka na ka met hala pa da, o Ramë? – pyeti me të madhe, Zymeri.

– Veç Mali te Prroni i Zharrit, mos paça gabue dikun… – u përgjigj Axha Ramë, dhe sikur i ra n’men ere diçka: – Ere, ajo hisja te Mullini jonë…

– Belivallha, unë jam i menimit pej ktuhit, me ju thanë, secili e dani n’katër konopë ven Malin e Prronit t’Zharrit, e mos t’munohmi me dalë atje hiç! A? A e kam mirë? – foli me bindje Axha Ali.

– More, boll mirë e kije, po qashtu po ja bajmë ere për livadhin te mullini. Nashta djemëve t’Nezirit po i bjen me ja lanë kejt hisen e malit te Prroni i Zharrit, e Rrahmanit, një copë pak ma e gjallë te livadhi? Ah?! Qysh po thue ti Ali? Besa: t’i vesim niherë ere v’llaznit e Demirovit’ve:

– Po ju, qysh po thoni ju? – iu drejtua Axhës Ramë e Bacit Ramiz, ai.

Baci Ramiz vetëm i rrudhi krahët:

– Valla mue n’mujshi mos um përzini hiç n’kto punë se tybe, n’disha çka me ju thanë. Qe ku e kini Ramën, ky gjithmonë asht marë me k’to punët e tokës e t’gjove… – foli Baci Ramiz.

– Eh, mem pasë vetë mue n’vakt, nuk kish ba vaki hiç me i hi k’tij garameti, po nejse, tash na zuni rrota e mramë t’parën, hin[m n’horë e duhet me lujtë qysh t’i bjen tupanit magjupi… Mirë asht teri k’tu: ma drejtë s’ka mujt me u da kjo punë, e ere për malin e ere për livadhin, besa mirë e kini. – e tha t’veten, Axha Ramë.

– Ramo, çka u ba, nuk çbahet mo, ere ment me na dalë pej kreje… Lene tash ato, a u deshtë a s’u deshtë a çysh u deshtë: po po e kqyrim hesapin e sodit e te natanë?!… – i tha Axha Ali, Axhës Ramë.

– Hajërli koftë pra, e krymë ere kit punë, e ishalla, nuk kemi hi n’xhynah dikun me naj kanë, se ata, rizalilah, na e lanë n’dorë….

– Vallahi, jo qi e kam v’lla pej babe e nane Demirin, po tybe as ni xere nuk kam k’qyrë me jan majtë anën, e kujtoj, qi me dije, n’hak t’asnjanit nuk jemi se kurrkujna as sa qon miza n’krah, nuk ja kemi anue…!

– Nxirre, Ramiz, qatrarë tefteri e qat tebeshiri e qiti n’vena t’vet kejt qeto qi i damë sod: shtine aty ere malin e Prronit t’Zharrit e ere livadhin te mullini. – i tha Zymeri Bacit Miz. Ai e nxorri pej xhepit t’lurkës e diçka shënoi dhe e mbylli njëfarë bllok-notesi që kushedi kah e kishte pejdah sa kishte punue në depo te ai Zotëria në Stamboll.

– Çka i kije hesapet për netra, Ali, se duhet me i thirrë të tri palët e me jav kallëxue hesapin dhe hiset kah jav kemi da për ka dhetë lira t’dukatit. – e pyeti Zymeri, Axhën.

– Paj, ere pa punë nuk jam, se vakt vere, e unë ma i vetën, po çka me ba, i himë k’saj pune e p’e qesim teri n’skej. Masi e mytëm qenin, p’e qesi m ere n’prrue, i thojnë k’saj pune. – miratoi Axha Ali.

– At’herë, Ramiz, shkoju sonte kah akshami djemëve t’Nezir Plakit e ere Rrahmanit, e thuju që nesër mas kafjallit, le t’doken teri te oda e Demirit! Kaç punë, e mos qel gojën e me folë kurgjo qysh i kemi da hesapet, se kjo punë asht e jona! Ashtu?! – i tha Bacit, Zymeri.

– Hiç pa gajle. Unë jam kanë asker i Mretit e di me i rujtë t’fshehtat. – i siguroi Baci Ramiz.

– At’herë, Ramë, izën, se po shkojmë pak kah shpijat sonte, se ere plakat na janë mërzitë, e nesër, me sabah, mas kafjallit, thuj Demirit, na kije k’tu neve, ere Nezirovit e Rrahmanin. – u quan n’gjunjë Zymeri, e Axha Ali.

– Iza pej Zotit, po pse nuk po bujmë ere sonte, e nesër masi t’i kryjmë puntë, kishi mujtë me shkue?!

– Ja, bereqatversën, se ja qikaq ja boll…

U ngritën u “shtërnguan”, dhe dolën nga oda Zymeri i Dinit, që ia dha Llukarcës teposhtë, e Axha Ali, përpjetë skaj gardhit për tek shtëpitë e tyre…

(Mesele_-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 34 – VËLAZËRIA DEMIROVITËT:

SHYQYR, QI ERE NA BUNJAK’TË METËM BASHK, PA NAÇETË!…

… Atë mëngjes të hershëm të gjyësmgushtit, familja e Demirovitëve, ishin ngritur heret; djemtë e Demirit: Zeneli, Rama e Ramizi, po e pastronin dhe ajrosnin odën; gratë i kishin hy oborrit me do rrëmeta, do fshesa të mëdha e gjithnjë paraprakisht, pasi e kishin stërpikë me stërkala uji që të mos ngrisin pluhur, sikundër që i kishin mushë shumicën e knatave me t’llallë, se n’atë vapë që pritej të bëhej, përdorej në vend të ujit të rëndomtë…

Ende, duke qenë derë e dritare të hapura të odës, u dëgjua një zë nga jasht:

– O, Demir! A jeni çue hala, more a jo? – ishte Zymeri Dinit, i cili që nga Dinovit n’Laçiç, ia kishte behë i pari.

– O, hajde bujrum e mirë se t’ka pru Zoti! Po, more po, je çue ti e pej Llaçiçi ke mrri e na k’tu n’shpinë tone, mo…

– Jungjatëjeta, burra! – përshëndeti, – A muj u çuet e a muj fjetët hiç?

– Po, more, boll fjetëm se krejt Ahiretin n’gjumë kemi me e que! – foli Babgjyshi, dhe vazhdoi: – A muj u çove, e a muj dole, se, qysh mora vesh pej djemve, dje kishi punue bukur shumë, jo mat anej, jo mat knej, jo teposhtë, jo përpjetë, jo terthorëza – qaq, mo…!?

– Paj, pasha natën e vorrit, bollë garramete m’kanë ra n’shpinë n’kit jetë, veç punë ma t’shtirë se k’to, asniherë nuk kam pasë: knej m’u dhimbshi ju, knej, besa, ere ata se gjinja i kishin “tha” ka dhetë lira t’dukatit me vakt, k’shtuqi, me Alinë e bashk me djemtë e tu, po m’doket qi ia kemi lidhë krytë bash nom k’ti hesapi. Haj tybe, s’ka pasë pare qi m’kish shti n’kit horë, po, hatri, asht ma i madh se topuzi, i thojnë ni fjale! –foli Zymeri Dinit.

– Tybe, unë s’kam qysh ju dal hakit, veç Allahi jav pagoftë, se di çka asht me hi e me da tokë. Bile, qaq ma shtirë e kini pasë qi hiç pa ju bas yni “vërrt”, jav lanë n’dorë kejt kit gajle, e kur ata, ja banë ashtu, unë ma s’kisha se çka flasë se unë niherë për niherë, pa birgajrihak, po jam n’faj, se pizhmani s’u da kurrë pa naj telashe…- tha me gjithë zemër, Babgjyshi.

– Hajt, more, nasht: hoçëm pak zahmet, po pse g’zohet njeri qi e ka naj t’vetin: na borxh ja kemi njani tjetrit, xhanëm: sot te ti, nesër, ku ta di, te unë… N’dash me e ditë t’drejtën se kah del fjala, del ere shpirti: (në fjalën e fundit të Zymerit, u dëgjua jasht një zë burri paksa i hollë:

– O Demir-o! A jeni ksajde, more? – ishte Axha Ali.

– O, hajde, bujrum, o Ali, e mirë se erdhe! – ia njofti zërin vëllait të vetë Babgjyshi.

– Qy-qy: ti a para meje pej poshtit, a? Ev! – iu drejtue Zymerit, Axha Ali.

– Ti me mue s’un shtyhesh, o Ali, jooooo… Zahere, qi te ti e besa ere k’tu, jeni n’rreze t’dillit, e dilni niherë e nxehni mirë e mirë n’rreze t’sabahit, e henez, heeej vonë, ia nisni me vyjtë kishe dishka. Veç me Ramën nuk muj i “ngas pelat”, se për punë, asht si azhder,e se sa për juve, ani për ty Ramiz; jo pasha Zotin, se dallash e pata me Mizin, se mos t’ish kanë aj me dofarë teftere e do tebeshira me naj ba hesap bukur shpejt, na patëm me metë dy-tri ditë tuj ba shkrabla me rabusha e me thupra n’zallë…. – se ma prejte fjalën qi kesh tue fol kur thurre ti: “Ku meta, bre, se m’doli mensh?

– … Kah del fjala, del ere shpirti… – foli Baci Ramiz.

– Qe, bre v’lla; s’ka shaka me njeri t’knushëm, se kanë thanë, ni alim, banë sa kejt ni alem i nej veni – tha me entuziazëm Zymeri Dinit, ndërsa Bacit Ramiz, iu “vizatue” një mirakëndje në fytyrë… – … Eh, qysh kesh tuj thanë: drejt me t’kallxue, o Demir, kur kam nije hej heret se po dojnë me ju pshtjellue pu’ntë rreth vesikave, sebepi i qatij s’bije t’Zenelit qi nroi jetë “tap-rrap”, me do syreta e vesika, vetmeveti pata thanë: “Ishalla bahet sebep qaj sabi e nuk mujnë me dalë hiç n’Turkije, se dejve dashamirëve, na u dhimbshi more, se na e shkurtofshi ni krah – k’shtuqi kur u murë vesh taman se nuk po bahet me shkue atje n’atë fare Anadollie, m’u ka pasë ba qefi shumë… Ti nashta ere idhnohesh, o Demir, po vallahi ty n’t’rrejsha, atë t’lumin s’un e rrej, bile shumë m’u ka ba qefi…- e shfryu dufin Zymeri i Dinit.

– More, ere na ju kemi pasë pikë kejt qi mos me e marë atë udhë qi as e din kah t’qon, as a t’kthen ma najhere – po k’tij sllavit tem kryeqykë, ju kish pikë, de ju kish pikë… Po, a p’e shehni, jazit e zotit, nuk koka kanë kysmet me shkue e me pi ujë n’buxhilla t’Turkisë, po uj’të e ftoftë t’kronit te Prroni i Zeqirit. – shtoi edhe Mixha Ali.

Në këto fjalë, thuaja përnjëherë erdhën edhe dy djemtë e Neziroviqe, e Rrahmani i Jahirit:

– O i Zoti i shpisë! – u dëgjua një zë bariton burri. Ishte Dalipi.

– O, hoja! Hajde, mirë se erdhët!

– Mirë se ju gjetëm burra! Si je Zymer, a jeni kejt ju Dinovitë, qatje n’qat stroherë: verës fllad e dimnit ma vokt pak se nuk ju përlan fryma si neve n’kito skrepa. – foli Dalipi.

– Çka me bo: qashtu na u ka çkrue heret. Po, a jeni mirë me ata meshkuj… a qysh po e kapërceni, a? – pyeti Zymeri

– Mirë ka deshtë Zoti teri n’kit dakik, po tgekërlitmi qeshtu… – foli Shabani.

– Po ti Ali, si je, me ata robë e me hesape? – iu drejtua Mixhës Shabani.

– Paj, mirë, more, bash mir: besa ere qeky shi qi na ra e qi na tuti niherë aj mot i shtirë, i ka ardh kallamoqeve, baqeve e besa ere barit, si melhem për varrë.

– Vallha, boll na ka shashtrisë atë ditë, qi u mlodhëm kishe për qit farë pune, e na u desht me nga sa ma shpejt te shpijat. – foli Dalipi.

– Po ti, o Rrahman, a mun po i vjen rreth gjithë atij mylki veç me thmi?

– Bereqatversën, teri tash bash mirë e ma tanoj, pale bakallëm… – foli Baci Rrahman.

– Po, a hoqët shumë zahmet ju dy, se tybe, koxha jav kemi ngarkue ni barrë t’ranë n’shpinë, po me hallallak, ishalla.

– More, me hallallak, po se po, veç pa naj qitë ka ni sillë t’mirë t’katër paltë, nuk keni pshtue, beli!

– A asht qashtu , Ali?

– Vallha, topi i Allamanit, se lun…! – tha tue qeshë Mixhqa Ali.

– More, pak punë asht ajo: ni vegsh t’madh pasul e buk t’kallamojtë, e qe u krye puna. – qeshi Shabani.

– Boll e kemi të tantë qi hesapin na e ke da qysh duhet, e tybe, qato dhetë lira t’pshurrta, me ner me thanë, t’dukatit, nuk po m’dhuimën hiç, veç qi na met k’tu Demiri e nuk na hupi atje n’anë t’dyjesë, tek len dilli – foli Shabani.

– Paj, n’at tonën, sa ditëm e qysh ditëm, ja kemi lidj kryt diqysh, tybe n’e kini rren: si për veti. Me dije, n’hak s’i kemi hi kurrkujt e pa dije, ku me e ditë. Na inxhilera s’jemi asnja e as kemi n’kit anën tonë, po punën e bamë qashtu qysh na e perv radakja: qe, krejt hesapin, jav kallon Ramizi, qi i ka kejt t’shenjume me nifarë defteri. Pa hajt, Ramiz, kalxojav pllanin tonë! – iu drejtue Bacit, Zymeri.

Baci Ramiz, firade-firade jav angllatisi punën që e kishin ba, me matje e me arsyetime: niher n’fun arav e Lugin e Madh, e sa për Livadhin te Mullini e Malin te Prroni i Zharrit, e la me ua sqarue Axha Ali, ja Zymeri i Dinit. Vëllazërit Dalipi e Shabani, po e vështrojnë njëri tjetrin, dhe në fytyrat e tyre verehej haptazi një ndjenjë e një ndarje të drejtë, sikundër edhe Baci Rrahman, n[ nd[kohë që Babgjyshi i kishte vënë në prushin e oxhakut nja katër xhezve kafeje.

– Pednaj ka ni taz ujë, o Ramë! – i tha Axha Ali, ndërsa mezi u dëgjua një trokimë e lehtë në derë. Doli Axha Ramë dhe sakaq u kthye me ni knatë e me nja tre tasa t’thatë t’aluminit.

– Kush asht për ujë? – pyeti Axha Ramë, ngapak me një mendim dykuptimësh.

– Qeky, mehesap, koka ba për ujë, se ku me e ditë shfarë çederri ka ba natën… – bani me gisht kah Axha Ali, Dalipi, duke qeshur me nëntekst.

– More, qysh jam kanë i lodhtë pramë, edhe hyritë e dhjesë me i pas pasë kurxha nuk m’kishin vyjtë… – e pranoi shakanë Mixha Ali, i cili, pasi e mori gotën e ujit dhe piu deri në gjysmë, iu drejtue të pranishmëve:

– Pasha qit ujë, qi mos m’u gjetë as n’sahat t’dekës e as për xhenaze, jo qi e kam v’lla, po qe tybe, për sa ni fije floke nuk kemi shtyrë me ja nimue, po kemi punue qysh asht ma s’drejti! – u përbetua Axha Ali.

– Leee, Ali: mos ja nxirr bishtin, ere ti tash! Na me kanë qi nuk ju kishim zanë besë, nuk jav kishim lanë n’dorë gjithë kit havale, e mos banë be kaq ranë se e dimë e t’njofim se nuk jemi t’sodit! – bukur me një zë paksa më të lartë foli Shabani.

– N’daçi me e ditë, ere vetë na me i pas hi ksaj pune, ma mirë s’un e kishim ujdisë, pasha kit ditë t’sodit!…- foli Dalipi.

– Na ka met pa da ere mali te Prroni i Zharrit! Na menuem me e da n’katër konopë, se secillit, me i ra ka ni hise, pra, n’katër vene…

– Po, mirë, e Demirit, a e keni fiqirue hiç: a po i metet nej trohë mal hiç? – foli Dalipi duke e vështrua me pretekst edhe Shabanin.

– Jo vallha, veç qajo dizga pej putinkës Tërstenës e teri n’Klisyrë, po pak gjo asht ajo… Çka me bo?

– Hiset e neve dyve, i kofshin Demirit, e ishalla me t’shnosh! Shka thue ti v’llavi jem? – iu drejtua Shabanit, Dalipi.

– Ere une, i qasaj menje jam, vallahi! – tha Shabani.

– He, juve Zoti jav shnosh mylkin e bereqetin, se beli ju kam ditë qi jeni t’mirë, po qi jeni kaq burra t’drejtë – beli tash po e di! – foli Zymeri Dinit, e shtoi:

– Po, hise, a kini ju nezirovit n’mulli t’Rrahmanit Demës?

– Jo, hise nuk kemi, po kurrë nuk na e kanë nalë me blue n’to. – tha Dalipi.

– At’herë, për hatër t’qati mali, po ju bjen me pasë hise ere ju n’kit mulli. A? Qysh, po thue ti Demir?

– K’tyne Zoti jav shtoftë idaren, se valla n’çat mene jam kanë ere unë: le ta dinë qi kanë hise ere k’ta n’mulli.

– Ju e paqi faqen e bardhë! – ju drejtue Axha Ali Neziroviqe, pastaj iu drejtua Bacit Rrahman:

– Po ti Rrahman, nuk e fole asni fjalë: a je me nim ene me neve a jo? Besa ty pak t’kemi shkel se nuk na vijke ndryshe, po po kqwyrim e po e ndreqim me livadhin te mullini. Dy konopë rreth mullinit, po i bjen me kanë t’Demirit, e kejt livadhi tjetër, po t’bjen ty, ere po i barazojmë e po i bajmë “penë kijet” – foli Axha Ali.

– Qysh t’thoni, burra, une konisi qysh t’mirrni vesh ju, se tokë e tokë m’ka dhanë Zoti boll e menxi po i dal rreth me e punue. Qysh po m’doket mue, mirë i paski pleqnue k’to sene ju “mexhlisi”… – foli me të qeshura Axha Rrahman. – Ah, po se desh harrova: ere unë po ja la Demirit hisen teme t’malit te Prroni i Zharrit. Shyqyr qi ere na Bunjak’të metëm bashk pa naçetë! – uroi me gjithë zemër Baci Rrahman, dhe sikur iu mushën syt me lot.

Në ndërkohë u bënë ere kafet, e baci Ramiz, jau zbrazi nëpër filxhana. Para se të fillonin t’i pinin me kërrname kafetë, burtat: ma së pari Zymeri Dinit, Pastaj Dalipi e Shabani, Axha Ali e Baci Rrahman u ngritën në këmbë dhe u morrën ngrykë me Babgjyshin krejt me renë, tue i lypë secili secilit hallallin.

– Hallall ju koftë kusheri, se nime nuk e paskna ditë se me kam rrune pej se jam le, se m’kini dalë burra, e përtej burrave.E Paqi faqen e bardhë, dhe Zoti jav shtoftë bereqetin e idaren, e ju ruajtë familitë pej t’kqijave, se me ditën e sodit, ani pse m’u naçet mylki, se qashtu kenë pun’të, unë jam shlirue, si me e pasë hjekë ni barrë t’ranë pej vetit. Besën po jav jap qi sa t’jam gjallë ma nuk ja msyjë kërkaçit, se shko kah t’shkojsh, me Desivojcë s’ka….! – foli bukur i ligështuar nnë zë Babgjyshi.

– E gzofsh kat me katë, o Demir, kit mylk, e ishalla,

Me djemë e nipa!

Kafetë, tashmë ishin gadi, nga një filxhan para secilit, pos djemëve të Babgjyshit; Babë Zenelit, Axhës Ramë e Bacit Miz.

“Hëëëëërp-hërrpeeeeeeeet…” e burrave me buzë në filxhana, e mbushën qetësinë e odës së Babgjyshit Demirit të Rrahmanit të Demës së Bunjakëve, i cili, definitivisht e këputi ymyzin e shpërnguljes për Turqi, njëherë e përgjithmonë.

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 35- VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

NIME KINI KALLXUE BURRNI, E, BESA ERE DIJE E DREJT’SI…

… Pasi u pinë kafetë, e pas disa bisedave e shakave me “kunxha” njëri me tjetrin, e pas një kohë, edhe freskimi me t’llallë të “zbutur” pak me ujë të ftohtë, sepse ashtu i “patrazuar”, ishte paksa shumë i thartë: mbetje nga “tredhja” e qumështit në “t’pi”, për t’iu nxjerrë tëlyeni – Dalipi, iu drejtue Babgjyshit:

– Izën, o Demir, se u çumë!?

– More, iza pej Zotit, e banmani hallall; po, rrimë, nashta na e bajnë ere nej troh kaftjall!

– Zoti t’dhashtë breqet, po nuk po kemi vakt, se ditë vere e na presin shumë punë – iu përgjigj Dalipi.

– Banaj hallall ere ju dy: Zymer e Ali, se tybe boll punë ju kemi qitë, po çka me ba: dikush u deshke me i hi k’tij garrameti! – foli Shabani.

– ‘Sha Zotën, kurdo qi t’na banë vaki me u da vllaznia, ju dyve, e bashk me juve ere kit tefterxhinë e Demirit, nuk po ju “ndrrojmë” mo, se po i kryjshi pu’ntë, qysh asht ma s’miri… – foli Dalipi, pak për mahi e pak për njëmend…

– Vallha, pardon i koftë atij kush munet ma me na shti n’ksi sikleti! A s’asht qashtu, Ali? – foli Zymeri, – Po ksi here na zutë si shpejtë e shpejtë atë natën e motit t’ligë, se mo – jaaaaa, vazgeç, bre v’lla! – tha ai.

– Jo, more, po kush asht budallë me shti therrë n’kamë t’shnosh: haj tybe?! – foli Axha Ali.

– Valla, hajgarja-hajgare, po nime: Zoti mos ju ngushtoftë kurrë, se nime kini kallxue burrni, e, besa ere dije e drejt’si… – foli Baci Rrahman.

– Po vallha, se rrim[ shtrembë e flasim drejtë: unë për veti, kejt pasurinë e Demirit me ma pasë dhanë, nuk kisha guxue me i hi kurrë k’saj pune, katijan! – foli Shabani…

– Pra, burra: u çumë, e ti Demir, ma s’pari shyqyr qi s’ish kanë kysmet me livritë hiç pej Mahallës, e, nime, pak t’u kanë shkoqë do copa, anej knej, po zemrën e tokës e t’mylkit nuk ta paskan prekë, e qi paskan pasë punue qysh e do puna, po e gzofsh kit hise qi t’ka met e t’ka met bollë more, n’dasht Zoti, se tokë e tokë kemi me u ngi se kurgja me veti n’atë dyje s’kemi me marë, veç ka nja dy metra ven – ishalla t’del e t’tepron! – foli Dalipi, pasi tashmë ishte que e po dilnin me rradhë pas tij, për t’i përcjellë pos Babgjyshit e djemëve: Babë Zenelit, Axhës Ramë e Bacit Ramiz, edhe Zymeri e Axha Ali.

Kur dolën n’koridorin para odës, Dalipi, masi u përshëndet me Demirovitët, iu drejtua më shumë me gjeste se sa me fjalë të kursyera:

– Ju Zymer, Ali e Rrahman, a po nalni pak se i kam nja dy-tri fjalë me juve?!

– Hajërli koftë, veç ma n’mujshi me na shti n’qesi zavërzllame, ma mirë ma bafshi! – foli Zymeri i Dinit, dhe sakaq, u kthye disa hapa prapa, bashk me Axhën Ali e Bacin Rrahman: – Izën, Demir, se ere na u çumë me çit harç, e zoti t’dhashtë bereqet, e banaj hallall! – u përshëndet Zymeri i Dinit me Babgjyshin, pastaj edhe me të tre bijtë e tij…

– Hallall kat me kat, e na duhet me jau lypë juve hallallakin se keni hjek keq valla, veç Zoti jav pagoftë, ishalla!

– Hallall ollsun! – ia kthei Axha Ali. – Borxh ja kemi njani tjetrit. Pasi u përshëndetën edhe me Bacin Rrahman, Demirovitët hyrën në odë ndërsa, sapo dolin përtej laurës së avlisë së oborrit, në një sheshtinë të vogël rrethuar me fieri të lartë, u “shtruan” në barin e butë, të pesë burrat.

– Për hajër na koftë kejt kjo punë, o babë! – iu drejtua Babgjyshit Babë Zeneli, e pas tij, ngrykë me të e nermjet vete u morrën edhe Axha Ramë e Baci Ramiz. – Po m’doket qi nuk na ra shumë keq, u kofshim falë Neziroviqe e Rrahmanit… Aj, me folë kah del shpirti, na u pakue pak mylki, po qashtu e paskmi pasë kësmet, e qysh thojnë, s’u ba mirë, me gjetë dishka ere ma mirë… Topi kupi: shumë mirë u damë n’kejt kit farë hallakate qi na bullunisi…. – uroi e ngushëlloi Babgjyshin, në të njëjtën kohë, Babë Zeneli…

– More, thuj, shyqyr qi p’shtum’ pa u ba horrë ner veti, se gjinja nuk kishin faj hiç: ai qi i bjen pishman e pagun kaparin dyfish me Kanun… Boll tokë na ka metë, n’kofshi t’zotë me e punue e me i nejtë gati me pleh e me lavër e ugare, na banë idare boll, kujtoj, veç shnosh t’jemi. Paj, pasha t’Lumin Zot, pej se i kemi pasë nisë k’to punë, s’e di qysh m’metën met n’kry, e tash, po m’doket qi e kam hjek ni barrë t’ranë niqin killash pej shpine… Zoti i rujtë t’tanë, besa ere Zymerin e Dinit se ky, Alija, v’lla ma!

Po, m’doxh dishka, qajo fjala e ishareti qi jau bani Dalipi ktyne tjer’ve: athue munet me “pjellë” naj sen…? – foli me një brengë dhe fytyrë goxha të shqetësuar Babgjyshi. – Se, gjinja, kaniherë janë si llastiki, xgaten e shkurtohen, qysh t’ju vynë e kur t’ju vynë… Po, jooooo, xhan[m, se asnja pej tyne nuk asht i atij soji – mozallah, bre, po ere unë kam nisë me u lezue e nuk po i xa ma besë kërkuj, e kjo asht gabim i madh, qi munet me m’koritë dikun e najkah! – e përmbylli tue tërfëllue Babgjyshi.

– Jo, o babë, qetu nime, me m’fal, po gabim e kije gjith’ ditën: ku me e ditë çfarë punësh ka me ta Dalipi, se me neve, bile as menja nuk m’shkon qi e kanë, bile hiç. Sa për atë punë, qysh i njoh unë kejt qata v’llazën e kusheri, hiç mos u sëkëlldis. Ata çka patën, e thanë ere e banë e e konisën t’tanë!

– More, bir’, nashta qashtu asht po kush me ma hjek vesvesen mue, se..

– Për at punë, unë po ta hjek me “strug”, hiç mos i shti ma vetit gajle, o babë! Në këto fjalë, u hap dera e odës, dhe në derë u ndal Dada:

– A me jav pru qetu, a po vini poshtë me e hangër pak kafjall, se u robtutë me qeto punë…

– Hajt, oj bi se po vimë poshtë, se ere u pimë ma qetu n’shtrumë tanë ditën!…

– Ti kqyri pun’të e tua e mos u përzij shumë shumë n’punë t’neve burrave, ma mirë t’bjen, po t’thomë!… – ushtoi zëri i Axhës Ramë në odë, e masi e vërejti një vështrim qortues të të atit, e uli kokën, ndërsa Dada, pa e folë as një fjalë, doli ngadalë për dere e temas.

– Ti Ramë, e as ju tjertë, mos i tushkitni grat’ venë e pa ven, se ere ato i kanë sikletet e veta: besa qe pesë-gjashtë muj, as k’tu as n’Turki. S’na kanë faj gratë, qi “r’shasim” na burrat kaniherë si thive n’akëll, qi i thojnë ni fjale, se ere ato po mërziten për “opçina” t’vetat, e po dojnë me e ditë se ku po ju jesin ere thmija! Tybe, kto tonat, asni fjalë nuk na e kanë ba e nuk na e kanë prish dymenin qi e kishim për Turki, se diku n’Tugjec, a Zajçec, ni grue si ka marë vesh qi kejt familja e burrit po shkojnë n’Turki, i ka thirrë v’llaznit e u da tuj i lanë katër thmi. – i çortoi e edhe i këshilloi djemtë e tij…

– Nejse, çonu po e hajmë kapak bukë e po pushojmë sot, se boll kemi nejt “vjerrtë”! – tha Babgjyshi, u ngrit i pari, dhe pas tij, me rradhë edhe Babë Zeneli, Axha Ramë e Baci Ramiz, u nisën shkallëve teposhtë për bodrum, duke kërcëllue dërrasat e trasha të shkallëve nën peshën e këmbëve të tyre…

(Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar)

I V. – 36 – VËLLAZËRIA DEMIROVITËT:

KEJT FAJET I KA QAJO TURKI, QI MOS JA NJEFSHA EMNIN!…

… Derisa familja e Babgjyshit Demirit Rrahman Demë Bunjakut, ishin shtrue n’sofër e po e hanin kafjallin e zakonshëm të çdoditshëm, në atë sheshinën e vogël në firishte, në të dalë nga laura e avlisë së oborrit të shtëpisë së tyre: Zymeri Dinit, Dalipi e Shabani të Nezirovitëve, Axha Ali e Baci Rrahman, po i qanin hallet tejet praktike, e për momentin e kohën, edhe tejet pragmatike: “Mirë u ba që kejt kjo punë u krye qysh asht ma s’miri, po kishin “pjellë” edhe mjaftë probleme tjera, si pasojë e rrjedhojë e “shkuarjes”, në fakt “mosshkuarjes në Turqi” të familjes së Demirit Rrahmanit Bunjakëve, kushëririt të tyre, pra”:

– Qi mos me e xgatë shumë shumë, se nashta as u nalëm në venin e as në vaktin e duhën, po masi jemi k’tu bashk, e tefqirova, ta çajmë ni hall jo ere aq t’vogël t’kusherinit tonë Demirit: vera po kapërcen e vjen vjeshta, e masanej nuk vanon kha kah na shumë as dimni, e ata, nuk kanë shka ka dhanë Zoti para shpirtit, se, tuj kujtue qi po “kurtalisen” qatje n’Turkije, k’tu n’tokën e shitën, nuk janë munue hiç oër s’gjalli, se nuk punohet n’tokën qi e ki shitë e besa ju qi e patët ba Pazar, nuk e latë shkret, po e mollët, kshtuqi ata, u ba mirë shumë qi metën k’tu, po a ja kini menue nejherë se qysh e kapërcejnë dimnin e svjemë pa idare për gjin e pa yshym për gjo, nime s’kanë shumë, po qato qi i kanë, dojnë me hangër e s’kanë as ni xerre sanë, as tallë, as kashtë, as dushk; e mos t’flasim për idare për gjinë, sa po i bjen me kanë: Demiri me plakën, djemtë me gratë, po bajnë tetë, Zeneli ere dy thmi, Rama ere katër, e Ramizi niherë për niherë veç nja, me ni hesap temin, po bajnë katërmëdhetë, jo, po pesëmëdhetë, po bajkan; pesëmëdhetë gojë, Shmitër-Shingjergj, nuk janë pak, a…? – e eksploroi përnjëherë brengën që e kishte menduar kaherë Zymeri Dinit…

– Qashtu asht, Pasha Zotin; po qysh nuk um paska shkue menja qi nuk kanë mledh as pemë, as oshaf me terë pej kullave, e pej dardhave e mollave, as baçe për turshia, besa nuk kanë as bylmet n’fllanik: s’ka ma siklet se koshat e hamajtë shpraztë, kacat e shprazta, fllaniki e çarraniki ting-tangall, e mo, nuk kanë se çka me bo…- tha Dalipi.

– Ish kanë mirë qi sivjet me jav nimue diqysh qi ta kapërcejnë qit dimën e masanej, ja menojnë vetë se tre djemë boll t’zot i ka, veç Rama, ban sa pesë vetë, e kanë me vyjtë… – foli Shabani.

– Për çato, ere ju nala, e banmani hallall, se thash, keq na ka met ky kusheri sivjet: i ranë shumë garramete k’saj vere e kejt fajin e ka qajo Turki, qi mos ja njefsha emnin! – foli Zymeri Dinit.

– Mue ere Rrahmanit na bjen hise mas shumti e shka t’mujmë me ba gajret, nuk kemi me u kursye, e besoj qi do t’na nimojnë ere tjerët, se dashamiri e vllavi për kit ditë i vyn secillit se n’tatli, i gjon kejt… – u bë i gjallë edhe Axha Ali.

– Mue mos m’kurseni për kurgjo, se kam gjo boll, besa ere yshym për to, po, e kam ymyz, qi n’e rujtë Zoti, ere bereqet kam me pasë boll e ka me m’teprue…!

– Për mos me e xgatë, a ja bajmë k’shtu: unë po i mledh n’odë teme kejt Dinovitët e ere dashamirët tjerë shpijanika t’Laçiçit; ti Dalip, n’odën e juve – kejt mëhallën e juve; unë do t’ju qoj fjalë sod ere Mahallës Zhigoll’ve, e ere Shkodrajve t’Padinës, e ju Nezirovitët, qonja naj fjalë ere Shkodrajve t’Komonit, le të mledhin Zotshpijanikët nëpër oda e me jav ça kit hall, e kush t’munet shka t’munet e me shka t’munet me naj nimue k’si here. Qonju fjalë qi i kemi porositë na me emën, kush t’mun me ba rahmet.

– Ni sen mos ta qesim pej menes: kejt kit “mexhlis” qi e bamë, e qi kemi me i ba n’kejt Mahallat, nuk ban me i ditë hiç Demirovitët, se nuk ban! Ma mirë asht me e marë vesh masi t’i majmë ato mledhi, se ngushtohet Demiri. – porositi Zymeri

– Po, po, mirë e kije, k’ta (bani me dorë nga shtëpia e Babgjyshit), nuk ban me ditë përpara hiç kurxha. Heeee, kush u kanë Demiri i Rrahman Demës, qi tybe punët, si ai, ma mirë s’i ka pasë dikur asnjoni pej neve Bunjakëve, po a p’e shihni qysh vijnë kaniherë punët: qati Demiri tash po duhet me ja nimue me dalë n’Shingjergj; kjo dynja shkallë-shkallë, herë teposhtë, herë përpjetë. Për qata, masi t’mirrmi vesh neper ledhi , shkon dikush pej neve e i kallxojmë kanal për kadale, qi mos ta merrë prap, qi po i japim si sadakë, se i vjen ranë, po diqysh me ja mush menjen qi qashtu kish me ba ere ai, me i pas ba vaki jo ati, po kujdo tjetër n’katun. – foli Shabani.

– Qeshtu, pra, kush me shka e sa t’munet, me naj gjo, me naj saj a kerrë me duj kallamboqi, pasul, kompir, yshyr për gjo, naj qyp me tlynë… ju ma p’e dini se çka i vyn ni shpije me pesëmëdhetë frymë gjinësh pçr ni dimën gjashtë mujsh e fiu… – foli Zymeri Dinit: – E, po çohmi se metçm e na zuni dreka k’tu n’firi si hajdutë a kaçakë! – e përmbylli, Ai.

– Hajt na koftë për hajër ere kjo punë qi t’paska ra n’men me vakt ty o Zymeri Dinit, foli Shabani. – Pra, u morrëm vesh, po m’doket, veç Demirovitëtëve, asni fjalë tash për tash! – e përmbylli Ai.

Pesë burrat, pasi u përshëndetetn tue e marrë njani tjetrin n’grykë, e tue i que selam meshkujve të njani tjetrit, u ngritën nga sheshtina midis firishtës jo fort larg odës së Demirit, dhe Axha Ali e Baci Rrahmani ia dhanë përpjetë, ndërsa Nezirovit e Zymeri i Hajdinit – rrugës së ngushtë të pjerrtë të Kronit, kah Përroni i Zeqirit e tutje kah Hazirovit. Kur u afruan tek shpija e Nezirovitëve, dy vëllazërit, e kapn për dy krahësh Zymerin dhe pa e pyet hiç, e futën në odën e tyre.

– O, Allahile, l’shomni se niqin punë i kam lanë pa krye! – rezistoi Zymeri, po vëllaznit nuk ia vunë veshin fare:

– Hajt, hebu, se i gjalli i kryn kejt, veç shnosh! – i tha Dalipi.

– Ta hamë ni trohë kaftjallë se jemi ba rryp pej duhanit, e masanej, shko!

– Hajt, pra, se me dy vetë nuk muj shtyhna unë! Zoti ju dhasht bereqet gjithmonë! – u përgjigj Zymeri, duke u rehatue në odën e Neziroviqe.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s