Ftesa (Oriah Mountain Dreamer)

S’po ma nin
qysh e nxjerr ti bukën e gojës.
Po du me ditë
ku po t’dhem
edhe a guxon me andrru
me hjekë marakin e zemrës

S’po ma nin
sa vjet i ki.
Po du me ditë
a ki me rreziku
m’u dokë si budallicë
për dashni
për ândrrën tânde
për aventurën e t’qenët gjallë

S’po ma nin
cilat planete
ta sfidojnë horoskopin…
Po du me ditë
a e ke prekë
qendrën e pikëllimit tând
a t’kanë çelë
tradhtitë e jetës
a je bâ e tkurrun e e mshelun
nga tuta e dhimtës ma t’madhe.

Po du me ditë
a munësh me nejtë me dhimtën
temën a tândën
pa b’za për me fshehë
a me shukatë
a me ndreqë ate.

Po du me ditë
a munësh me kânë me gëzimin
temin a tândin
a munësh me vallëzu si e trentë
e me lânë dalldinë me t’kaplu
deri n’maje t’gishtave t’durve e t’kâmve
pa na thânë
m’u rujtë
me kânë realë
m’i kujtu kufizimet
e t’qenët njeri.

S’po ma nin
rrëfimi që je tu e kallzu
a âsht i vërtetë.
Po du me ditë a munësh
me zhgënjy tjetrin
për m’i nejtë besnike vetes.
A munësh me bajtë
akuzën për tradhti
e mos me tradhtu shpyrtin tând.
A mun me kanë mosbesu’se
e për qata me kânë e besu’shme.

Po du me ditë a munësh me pa Hijeshinë
edhe kur nuk âsht e bukur
përditë.
Edhe a munësh m’ia gjetë burimin jetës sate
prej prezencës s’vet.

Po du me ditë
a munësh me jetu me dështimin
tândin edhe temin
e prapë me nejtë buzë liqenit
e m’i britë argjendit t’hanës s’plotë:
“Po.”

S’po ma nin
me ditë ku rrnon
as sa pare i ki.
Po du me ditë a mun m’u çu
mas natës me pik’llim e dëshp’rim
e lodhun e e mavijosun deri n’asht
e m’e bâ çka duhet me bâ
për m’i ushqy fmi’të.

S’po ma nin
kend e njef
apo qysh ke ardhë k’tu.
Po du me ditë a ki me nejtë
n’pikë t’zjermit
me mu
e mos m’u strukë mbrapa.

S’po ma nin
ku, a çka, a me kend
ke studiu.
Po du me ditë
çka t’man
përmrena
kur gjithçka tjetër rrënohet.

Po du me ditë
a munësh me kânë vetë
me vetën
edhe a t’pëlqen përnime
qajo shoqni
n’çastet e shprazta.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s