Mos thuj që “di”

E pata kry auto-shkollën dhe e mora lejen e kerrit. E bleva ni Gollf-2sh dhe nisa me vozitë. Kalun 5-6 muj dhe nisa m’u shliru ka-pak. Kuptohet që vozitsha me kujdes të madh, sipas krejt rregullave që i kisha mësu në auto-shkollë.

Ni ditë m’ra rruga kah auto-shkolla dhe hyna m’i përshëndetë e me iu falënderu që m’kanë mësu mirë me vozitë. Ndër të tjera, pronari i auto-shkollës më tha: “Veç mos thuj që ‘di’. Se kjo punë qashtu e don.”

Edhe përnime: mas 2-3 mujve, kur e mrriva nifarë konfidence, nisa me mendu që di. Dhe s’shkoi shumë, e i mëshova ni kerrit tjetër pak – në ni përpjetëze të vogël tu u kyçë në udhëkryq – tu kqyrë tjetër-kah, e tu mendu që ai kerri para meje “ka ecë”.

Kjo është humbje e prezencës, siç e quan Eckhart Tolle. Në momentin që thu “di”, kalon në “auto-pilot” dhe nëse e humb edhe prezencën sepse “tash po di”, mund të ndodhin aksidente. Kujdes!

Si duket këtë e ka mendu Sami Frashëri kur ka thënë:

“Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.”

Maxwell Maltz në librin “Psiko-kibernetika” thotë:

“Katër hapat apo nivelet e nxënies:

1. Padituria e Pavetëdijshme (Unconscious Incompetence)

2. Padituria e Vetëdijshme (Conscious Incompetence)

3. Dituria e Vetëdijshme (Conscious Competence)

4. Dituria e Pavetëdijshme (Unconscious Competence)

Në të parën, as që e di se çka nuk di. Ndërsa lëviz në nivelin e dytë, je i vetëdijshëm plot dhembje se çka është e vështirë për ty. Në nivelin e tretë, bëhesh i aftë ta bësh gjënë, por ende je duke e bërë në mënyrën e vështirë, duke u mbështetur në mendimin e vetëdijshëm, me gjasë edhe në forcën e vullnetit. Kur ngrihesh në nivelin e katërt, ajo që ishte e vështirë bëhet automatike. Ky është përshkrim i saktë në mënyrë të arsyeshme i secilës përvojë të nxënies, qoftë lidhja e lidhëses së këpucës si fëmijë, apo operimi me kompjuter si i rritur.”

https://botimetrb.wordpress.com/2014/08/29/psiko-kibernetika/

Mirëpo rreziku është te niveli i katërt. Kur dituria bëhet e pavetëdijshme dhe nuk ka prezencë. Një gabim dhe…

Kujdes. Mos thuj që “di”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s