Zjarrmia (Peggy Lee: Fever)

Kurrë s’e din sa shumë t’du
Kurrë s’e din sa ma nin
Kur m’përthekon me krahë
Marr zjarrmi që âsht shtirë me duru
Ti m’jep zjarrmi kur m’puth
Zjarrmi kur m’shtrëngon fort
Zjarrmi n’mëngjes
Zjarrmi tanën natën

[Strofa 2]
Dilli e ndriçon ditën
Hana e ndriçon natën
Unë ndriçohna kur ma thirr emnin
E ti e din që kâm me t’trajtu mirë
M’jep zjarrmi kur m’puth
Zjarrmi kur m’shtrëngon fort
Zjarrmi n’mëngjes
Zjarrmi tanën natën

[Strofa 3]
Gjithkush e ka zjarrminë
Kjo âsht diçka që krejt e dini
Zjarrmia s’âsht diçka e re
Zjarrmia ia ka nisë moti

[Strofa 4]
Romeo e dojke Xhulietën
Xhulieta edhe ajo u nijke njâjtë
Kur ai e përthekoi me krahë tha
Xhuli shyprt, ti je zjarri jem
Ti m’jep zjarrmi
Kur puthmi
Zjarrmi me rininë tânde flakëruese
Zjarrmi, jâm përflakë
Zjarrmi, po, po digjna për besë

[Strofa 5]
Kapiteni Smith dhe Pokahontas
Patën lidhje shumë t’trentë
Kur baba i saj dashti me vra kapitenin
Ajo tha: babë, po gabon dikah!
Ai m’jep zjarrmi
Me puthjet e veta
Zjarrmi kur m’shtrëngon fort
Zjarrmi, unë jâm gruja e tij
Babë a s’do ta trajtojsh mirë a?

[Strofa 6]
Tash e nijtët tregimin tem
Qe çka deshta me thânë:
Zogëzat jân lindë m’ju dhonë zjarrmi
Koftë n’Fahrenheit a n’Celzius
Ju japin zjarrmi kur i puthni
Zjarrmi, nëse rrnoni msoni
Zjarrmi deri sa t’përcllohni
Çfarë mënyre e kâjshme m’u djegë
Çfarë mënyre e kâjshme m’u djegë
Çfarë mënyre e kâjshme m’u djegë
Çfarë mënyre e kâjshme m’u djegë

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s