I biri i hanës (Mecano: Hijo de la luna)

Veç budalla s’merr vesh
Çka na kallzon ni legjendë
Që ni gru cigane
Iu përgjërojke hanës deri n’agim

Tu kajtë lypke
Me ardhë ni ditë
M’u martu me ni cigan

“Ki me pasë burrin tând, oj l’kurë zezake”
Pi qiellit i foli hana e plotë
“Amâ ma ki borxh
F’mijën e parë
Që e bân me tâ”

“Se dikush që e flijon të birin
Për mos me kânë vetë
E don shumë pak ate”

[Refreni]
Hanë, po don me kânë nanë
Po s’po mun me gjetë dashni
Që t’bân gru

Kallzom, hanë e argjendtë
Çka do t’bojsh
Me f’mijë me lëkurë?
I biri i hanës!

[Strofa 2]
Prej babës s’kaftë u lind ni f’mi
I bardhë si bora
Me sy gri
N’vend se t’kaftë ulli
F’mi hanor albino

“Mallku ftyra e tij
Ky âsht f’mi i l’kurë-bardhit t’huj
S’du me ni për tâ”

[Refreni]
Hanë, po don me kânë nanë
Po s’po mun me gjetë dashni
Që t’bân gru

Kallzom, hanë e argjendtë
Çka do t’bojsh
Me f’mijë me lëkurë?
I biri i hanës!

[Strofa 3]
Cigani tu mendu që âsht çnderu
I ra n’qafë grusë s’vet, me thikë n’dorë
“I kujt âsht ky djalë?
M’ke tradhtu”
Dhe e plagosi për vdekje

Mandej shkoi te mali
Me f’mijën n’krahë
Dhe e la aty vetë

[Refreni]
Hanë, po don me kânë nanë
Po s’po mun me gjetë dashni
Që t’bân gru
Kallzom, hanë e argjendtë
Çka do t’bojsh
Me f’mijë me lëkurë?
I biri i hanës!

[Strofa 4]
Dhe n’ato net kur hana âsht e plotë
Âsht se f’mija âsht n’disponim
E nëse f’mija kan
Hana ka m’u bâ drapën
M’iu bâ djep

E nëse f’mija kan
Hana ka m’u bâ drapën
M’iu bâ djep…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s