Falemnderit (Dido: Thank You)

Çaji m’u ka ftofë, athu pse
Hiç s’jâm çu pi shtratit
Shiu i mëngjesit ma turbullon dritaren
Edhe hiç s’po muj me pa
Edhe t’kisha mujtë, kish me kânë krejt gri
Amâ fotografia jote n’mur
Ma kujton se s’âsht qaq keq
S’âsht qaq keq

[Strofa 2]
Piva shumë mbramë, kâm me pagu fatura
Kryt m’u da prej dhimte
M’iki autobusi dhe ka me kânë ferr sod
Prapë jâm vonë për punë
E edhe me kânë aty, krejt kanë me nënkuptu
Që nashta s’ën i dal ditës n’fund
E tani m’thirr ti
Edhe s’âsht qaq keq, s’âsht qaq keq

[Refreni]
Edhe po du me t’u falënderu
Që ma jep ditën ma t’mirë t’jetës
Oh, veç me kânë me ty
I bjen me pasë ditën ma t’mirë t’jetës

[Strofa 3]
E shtyj derën, jâm n’shpi ma n’fund
Edhe jâm bâ qull deri n’asht
Mandej ti ma jep ni peshkir
Dhe krejt çka shoh je ti
E edhe nëse krejt shpia ish rrënu tash
As që e kisha ditë
Se ti je ngat meje

[Refreni]
Edhe po du me t’u falënderu
Që ma jep ditën ma t’mirë t’jetës
Oh, veç me kânë me ty
I bjen me pasë ditën ma t’mirë t’jetës

Edhe po du me t’u falënderu
Që ma jep ditën ma t’mirë t’jetës
Oh, veç me kânë me ty
I bjen me pasë ditën ma t’mirë t’jetës

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s