Mos hiq dorë (John Greenleaf Whittier: Don’t Quit)

Kur gjanat shkojnë keq siç kanë me shku kaniherë,
Kur rruga nëpër t’cilën po mundohesh t’dokët krejt përpjetëze,
Kur fondet jân t’ulëta e borxhet t’nalta
E don me keshë, amâ t’duhët me psherëti,
Kur përpjekja po të shtyp ngapak,
Pusho nëse t’duhet, po mos hiq dorë.

Jeta âsht e çuditshme me kthesat e veta t’befta
Siç e mëson secili nga ne nganiherë
Dhe shumë e dështimi ndodh
Kur ai kish mujtë me fitu po t’mos iu dajke;
Mos hiq dorë megjithëse ritmi dokët i kadalshëm –
Munësh me ia dalë me ni t’rame tjetër.

Suksesi âsht dështimi i kthym prej mrena tejashtë –
Boja e argjendtë e reve t’dyshimit,
Edhe kurrë s’munësh me ditë pikërisht sa afër je,
Munët me kânë afër kur dokët kaq larg;
Pra mos iu daj luftës kur t’godasin ma s’forti –
Bash kur gjanat dokën ma s’keqti nuk bân kurrqysh me heqë dorë.

Se prej krejt fjalëve t’gjuhës e t’penës
Ma t’pikëllumet jân këto: “Kish mujtë me kânë!”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s