Vetëdija dhe guximi

Diagrami i mëposhtëm është një vëzhgim i relacioneve të mundshme ndërmjet guximit dhe vetëdijes së njeriut. Së pari, vëreni se vetëdija nuk mund të jetë më e madhe se guximi. Me fjalë të tjera, guximi është kusht i nevojshëm (por jo i mjaftueshëm) për ngritje të vetëdijes. Pa rritje të guximit, nuk ka ngritje të vetëdijes. Por e kundërta nuk vlen patjetër. Pra, mund të rritet guximi, por jo domosdo vetëdija. Prandaj është vija e ndërprerë që e cakton kufirin e sipërm ku mund të jenë njerëzit.

Në pjesën poshtë-majtas është njeriu që ka pak guxim dhe pak vetëdije. Ky lloj i njeriut zakonisht mban qëndrim neutral ndaj të gjitha situatave, se s’din dhe ka frikë.

Në pjesën poshtë-djathtas është trimi budallë. Guximin e ka të madh, po vetëdijen e vogël. Ky mundet me bâ budallaki nga më të ndryshmet. Krejt varet kush ka ndikim tek ai.

Dhe në pjesën lart-djathtas është njeriu në Rrugë të Drejtë. Me vetëdije të lartë, rrjedhimisht me guxim të madh. Ky lloj i njeriut i bën ndryshimet e mira. Mungesa e njerëzve të këtij lloji e lejon kaosin e njerëzve të tjerë.

Dhe të tjerët janë diku në sipërfaqen brenda këtij trekëndëshi të ekstremeve.

Paqe e dashni, e vetëdijesim të mbarë!

Shkurt 2020

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s