Desiderata (Gjanat që i kemi merak – Max Ehrmann, 1927)

Vepro qetësisht n’pikë t’zhurmës e t’nxitimit,
edhe kujtoje se çfarë paqe mundet me pasë n’qetësi.
Aq sa âsht e mundun, pa u dorëzu,
mbaj raporte t’mira me krejt personat.

Fole t’vërtetën tânde qetë e qartë;
edhe dëgjoji të tjerët,
bile edhe t’pakthjelltit dhe t’padijshmit;
edhe ata e kanë tregimin e vet.

Shmangi personat e zhurmshëm e agresivë,
ata jân’ shpyrtnisht t’bezdisshëm.
Nëse e krahason veten me t’tjerët,
munët me t’u rritë menja ose m’u idhnu,
se gjith’ ka me pasë persona ma t’mdhaj e ma t’vogël se ti.

Shijoji arritjet e tua si edhe planet e tua.
Ruje interesimin n’karrierën tânde, sado modeste;
âsht posedim i vërtetë në fatet e ndryshueshme t’kohës.

Ki kujdes në çështjet e punës, se bota âsht plot hile.
Amâ mos të t’verbojë kjo ndaj virtyteve që ekzistojnë;
shumë persona përpiqen për ideale t’nalta,
dhe jeta âsht kudo plot heroizëm.

Ji vetja.
Sidomos mos e aktro dhembshurinë.
As mos ji cinik për dashurinë;
se përballë krejt mërzisë e zhgënjimit,
ajo âsht po aq e përhershme sa bari.

Merri këndshëm këshillat e moshës,
duke i dorëzu me hijeshi gjanat e rinisë.

Kultivoje forcën e shpirtit
për me t’mbrojtë n’fatkeqësi t’papritun.
Amâ mos u shqetëso me fantazi t’errëta.
Shumë frika lindin nga lodhja e vetmia.

Përtej ni discipline t’shëndoshë, ji i butë me veten.
Ti je fëmijë i gjithësisë jo ma pak se pemët e yjet;
ki t’drejtë me kânë këtu.

Edhe s’ka lidhje a e ki t’qartë a jo,
pa dyshim që gjithësia po shpaloset qysh duhet.
Prandaj ji n’paqe me Zotin, qyshdo që e koncepton Ate.
Dhe çfarëdoqofshin punët e synimet e tua,
n’hutinë e zhurmshme t’jetës, maje paqen n’shpirt.
Me gjithë shtirjen, punët e mërzitshme dhe ândrrat e thyme,
prapë âsht botë e bukur.
Ji i gëzuar.
Përpiqu me kânë i lumtun.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s