Në Kuran, në vargun 33:40, Muhamedi quhet vula e profetëve, apo i fundit i profetëve.
“ai [Muhamedi] është I Dërguari i Allahut dhe vula e [apo i fundmi i] profetëve”
Ju ftoj t’i konsultoni të gjitha përkthimet e Kuranit në të cilat keni qasje. P.sh. te
Tani nëse e shikojmë fjalën vulë në fjalorin e gjuhës shqipe, kemi:
Mjet… për të dëshmuar vërtetësinë…
Nëse e shikojmë fjalën seal në fjalorët anglisht-anglisht kemi:
stemë, figurë, simbol, fjalë, shkronjë etj. që përdoret si vërtetim (attestation) apo dëshmi e autenticitetit.
https://www.dictionary.com/browse/seal
attest:
të dëshmosh, të vërtetosh, të deklarosh se është e saktë, e vërtetë apo e mirëfilltë; ta deklarosh të vërtetën e dikujt apo diçkaje, me fjalë apo me shkrim, në veçanti të pohosh në kapacitet zyrtar.
https://www.dictionary.com/browse/attest
Vargu 33:40 bashkë me vargjet 2:136, 2:285 dhe 3:84 janë të ndërlidhura dhe e tregojnë njëshmërinë e Zotit si burimi i vetëm dhe i njëjtë i frymëzimit për të gjithë profetët:
2:136. Pra [ju besimtarë] thoni:
‘Ne besojmë në Allahun,
dhe në atë që na është zbritur neve,
dhe në atë që i është zbritur Ibrahimit dhe Ismailit
dhe Is’hakut dhe Jakubit dhe Fiseve
dhe në atë që i është dhënë Musait dhe Isait,
dhe në atë që i është dhënë profetëve
nga Zoti i vet.
Dhe nuk bëjmë ndonjë dallim
në mes të individëve ndër ta,
se i përkushtohemi Atij.’
2:285 I Dërguari beson
në atë që i është zbritur
nga Zoti i vet,
siç bëjnë edhe besimplotët.
Të gjithë ata besojnë në Allahun
dhe në engjëjt e Tij
dhe në Librat e Tij
dhe në Të Dërguarit e Tij.
“Ne nuk bëjmë dallim
ndërmjet të dërguarve individualë të Tij”,
dhe thonë:
“Ne dëgjojmë dhe bindemi.
E kërkojmë faljen Tënde, Zoti ynë;
se te Ti kthehemi të gjithë!”
3:84. Thuaj [Muhamed]:
“Ne [myslimanët] besojmë në Allahun
dhe në atë që na e zbriti Ai,
dhe në atë që ia zbuloi Ibrahimit dhe Ismailit
dhe Isakut dhe Jakubit dhe Fiseve,
dhe në atë që u ishte dhënë
Musait dhe Isait dhe Profetëve
nga Zoti i vet.
Ne nuk bëjmë dallime ndërmjet
individëve ndër ta;
ne i dorëzohemi Allahut.”