Hasan Bunjaku: Vepra e Miradije Ramiqit – “Pëshpërimë mbretërie”

(Konferansë për prezantimin e veprës)

Krijues e dashamirës së fjalës së shkruar artistike, vendës e mysafirë të nderuar,

Mirë se keni ardhë në këtë mbrëmje artistike, e të cilën, në shenjë të krijueses së juaj, artistes së fjalës poetike e shprehjes figurative Miradije Ramiqi e organizojnë bashkëvendasit me rastin e botimit të veprës së saj më të re poetike ”Pëshpërimë mbretërie” e cila kohë më parë, doli nga shtypi në Edicionin e Shtëpisë Botuese “Rozafa” të Prishtinës, në redaktimin e Sali Bashotës, recenzimin e Musa Ramadanit, në kuadër të bibliotekës ”Lasgushi”, në realizimin kompjuterik ’’Ars poetikës”, korrektuar nga Sabit Jaha, e shtypur në ”Prograf ”.

Përmbledhja e poezive ”Pëshpërimë mbretërie” ngërthen 60 poezi të konstituara në shtatë cikle e e gjashtë tabakë shtypi.

Dhe…”FARA U HODH”

Ndonëse, ju pozharanasit e edhe ju miqtë e saj krijues, e njihni mirë autoren, megjithate, në këtë rast, po i japim disa të dhëna të shkurtëra biblio-biografike për te:

Përmbledhja më e re e Miradije Ramiqit, në të vërtet është një vazhdimësi kreative në dy përmbledhjet e para, gjithësesi artistikisht më e arrirë, por që shumëçka nga figuracioni estetik, bartet nga dy veprat pararendëse, me çka Miradija krijon një trini poetike, një trilogji apo triptik ne vargje.

Edhe në ” Pëshpërimë mbretërie ” zaten si edhe në ” Drithërim ngjyrash ” e ”Shi në pasqyrë ” spikaten dy dashuritë e mëdha të autorës – arti pamor, gjegjësisht, ai letrar, që gërshetohen duke krijuar kështu nji simbiozë konstante. Me art për artin, por gjithësesi, jo në kuptimin e = lar-pur-lartizmit=në nocionin klasik të kësaj fjale.  Miradija pikturon ne vargje e vargëron në brushë; lexohen disa vargje

Përmbledhjen që po e prezentojmë sot, e karakterizon nji si fenomen inovues në poezinë tonë, e që nuk ngel pa u hetuar nga lexuesi i vëmendshëm. Si në ind i fortë, librin e përshkon një frymë, do të thoja eterike apo fluide, stili, procedimi, vokabulari e leksiku i një figurëshmërie metaforike të një miku të saj të penës (Beqir Musliu ), e besoj, edhe i shumicës nga ne, që më fizikisht nuk është në mesin tonë.

Dhe, sikur nuk kemi të bëjmë këtu thjesht vetëm me një ndikim të mundshëm, por me një përkushtim fare të qëllimshëm, madje të ngulmtë, një ristrukturim e në të cilin, sikur mëtohet të vazhdohet, në një mënyrë, vargërimi i lënë në gjysmë, dhe si një sprovë, mbase, edhe iluzore, për një si riinkarnacion artistik, një shpërlarje shpirti, pra, një katarsis, apo thjesht një gjakim për larje të nji pjese të borxhit ndaj një miku të madh të sajin krijues…

Vargjet e “ Përshpërimë mbretërie’’ dalin pa grim e gell, pa stoli e pispillosje e xhingla-mingla dekoruese, por shpërthejnë ashtu fare…. nga shpirti i bardhë i autores, jo pa bunt, mllef e ekzaltim, herë-herë nga dhimbja deri në palcë apo nga pikllimi deri në rezignatë.

Madje, Miradija i flakë edhe disa tabu, që një kohë të gjatë i kanë përcjellur veçmas krijueset tona, duke shkruar shlirshëm ,ashtu si e udhëheq inspirimi momental, dhe – kurdoherë që ia del ti ik intonimit narrativ, krijon vargje e poezi të një niveli të lartë artistik.

Një veçori stilistike e vargjeve të Miradijes, është përdorja e parantezës si shenjëzim bisemantik për ta fuqizuar metaforën apo, simbolin:

MAS (K) A

KOHË(E) DHEMBJE; HESHTJE E (K)THYERJE; (P)LOJA, UNI(TETI), SH(P)ALIM, e të tjera.

Disa gabime të pakta drejtëshkrimore, apo edhe asosh teknike,pra kompjuterike, që dalin aty-këtu, me një përkujdesje paksa më të madhe, kanë mund të eviteohen e mos ta lëndonjnë veprën, për shembull; trajta e shkurtër e përemrit vetor; TA… del me apostrof, sikunder edhe nocioni Çfarë, buzët e qara, duhet Çara, ta vlerësoj… duhet ta vlerësojë, Më lute të fal pak hukamë … më lute të të fal pak hukamë.   Gabimet teknike, këmbimet e shkronjave Z për Y apo Y për Z (shih poezit: ” Në vargun tim” e ” Shqetësimi ”

Edhe mbarështrimi i temave të sferës sociale zënë vend në këtë përmbëledhje poezishë. Kurbeti si plagë e jona shekullore, në poezitë e Miradije Ramiqit merr konotacione të një kondëvështrimi fare tjetër: nga distanca femrat tona;

Degdisjet e shqiptarëve gjithandej botës, si ’’vezët e qyqes’’ del si inspirim tejet sinjifikativ, si në poezinë:

Hasan Bunjaku

(fjala artistike për veprën në fjalë, Pozharan, 2000)

Gazetarë: Ardianë Pajaziti e Njazi Selimi

Kulisa muzikore: Ridvan Bunjaku

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s