Viva përgjithmonë (Spice Girls: Viva Forever)

A t’kujtohet hala
Qysh ishim dikur
Ndjejshim bashkë
Besojshim çkado
Dashnia jem’ m’ka thânë
Të dytë ishim andërrues
Dashni e re n’diell
M’u dokshe si shpëtuesi im
Shpyrtin ta dhashë
Veç sa ia patëm nisë

[Para-refreni]
Hasta mañana
Gjithmonë ji i imi

[Refreni]
Viva përgjithmonë, kâm me t’pritë
Përhershëm, si dielli
Jeto përgjithmonë, për çastin
Gjithmonë tu e lypë të duhurin

[Strofa 2]
Po, hala m’kujtohet
Çdo fjalë e pëshpëritun
Prekja e lëkurës tânde
Që jipke jetë nga përmrena
Si kangë dashnie e padëgjume najherë
Që na rrëshqet nëpër gishta
Si rërat e kohës
Premtimet e dhëna
Çdo kujtim i rujtun
Si reflektime n’mendjen time

[Para-refreni]
Hasta mañana
Gjithmonë ji i imi

[Refreni]
Viva përgjithmonë, kâm me t’pritë
Përhershëm, si dielli
Jeto përgjithmonë, për çastin
Gjithmonë tu e lypë të duhurin

[Strofa 3]
U ktheva ku e kâm venin tash
A ishte veç ândërr?
Ndjenjat t’shpalosuna
Nuk do të shiten kurrë
Dhe fshehtësia âsht e sigurt me mu’

[Para-refreni]
Hasta mañana
Gjithmonë ji i imi

[Refreni]
Viva përgjithmonë (viva përgjithmonë),
kâm me t’pritë (kâm me t’pritë)
Përhershëm (përhershëm), si dielli (si dielli)
Jeto përgjithmonë (jeto përgjithmonë),
për çastin (për çastin)
Gjithmonë tu e lypë (gjithmonë tu e lypë)
të duhurin (të duhurin)

Viva përgjithmonë (viva përgjithmonë),
kâm me t’pritë
Përhershëm, si dielli
Jeto përgjithmonë (jeto përgjithmonë),
për çastin
Gjithmonë tu e lypë të duhurin

Viva përgjithmonë (viva përgjithmonë),
kâm me t’pritë
Përhershëm, si dielli
Jeto përgjithmonë (jeto përgjithmonë),
për çastin
Gjithmonë tu e lypë të duhurin

[Outro]
Viva përgjithmonë,
kâm me t’pritë (kâm me t’pritë)
Përhershëm, si dielli
Jeto përgjithmonë (jeto përgjithmonë),
për çastin
Gjithmonë tu e lypë të duhurin

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s