Na jemi kampionët (Queen: We Are the Champions)

I kâm pagu detyrimet e mija
Kohë pas kohe
E kâm kry dënimin
Amâ s’kâm bâ kurrfarë krimi

Dhe gabime t’këqija
I kâm bâ disa
E kâm pasë hisën tem’ t’zallit
t’shkelmume n’ftyrë
Por ia kâm dalë

(Dhe m’duhet me vazhdu tutje e tutje,
e tutje, e tutje)

[Refreni]
Na jemi kampionët, miqtë e mi
Dhe kemi me vazhdu me luftu deri n’fund
Na jemi kampionët, na jemi kampionët
S’ka kohë për humbësit
‘Se na jemi kampionët e botës

[Strofa 2]
I kâm bâ përkuljet e mija para duartrokitjeve
Dhe thirrjet e mija pas perdes
Ju m’sollët famë dhe pasuni dhe gjithçka që shkon me te
Ju falënderoj krejtve

Amâ s’ish shtrat me lule
As lundrim i kënaqësisë
E konsideroj sfidë para krejt racës njerëzore
Dhe s’kâm me hupë

(Dhe m’duhet me vazhdu tutje e tutje, e tutje, e tutje)

[Refreni]
Na jemi kampionët, miqtë e mi
Dhe kemi me vazhdu me luftu deri n’fund
Na jemi kampionët
Na jemi kampionët
S’ka kohë për humbësit
‘Se na jemi kampionët
E botës

[Outro]
Na jemi kampionët, miqtë e mi
Dhe kemi me vazhdu me luftu deri n’fund, oh
Na jemi kampionët, na jemi kampionët
S’ka kohë për humbësit
‘Se na jemi kampionët…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s