Cleaning Tools nga Rinon Hoxha

(Vështrim për librin “Cleaning Tools – With the Art of Asking Questions”)

Mosha 40-vjeçare përmendet si moshë e pjekurimit në Kuran (46:15). Edhe Napoleon Hill në kërkimin e vet mbi njëzet-vjeçar me një mostër prej qindra njerëzish të suksesshëm të kohës së vet ka arritë te përfundimi se para kësaj moshe njeriu nuk mund të arrijë sukses të vërtetë.
Rinoni, në moshën 40-vjeçare na vjen me një libër që, vetë thotë, ma në fund është në nivelin e duhur. Megjithëse i kam rezervat e mija për disa pjesë, pajtohem me te.Pytjet e duhuna çojnë në përgjigje të duhuna, dhe, edhe ma me randësi, në vetëdijesimin e duhur, apo, me fjalët e Rinonit: në pastrimin e duhun. Rinoni na e tregon një metodologji praktike si të pastrohemi. Si ta arrijmë paqen me njeriun e vetëm tek i cili kemi qasje dhe mundësi të vërtetë të ndryshimit: me veten. Dhe kur rregullohemi ne – shih sa çudi! – rregullohet edhe bota! Se ajo e “gjora” nuk âsht qysh âsht, po qysh jâm.
Rinoni na flet sinqertë deri në fund, duke i thânë senet troç. Plotësisht sovran ndaj opinionit të lexuesit. Mendoj se kjo është veti e njeriut të lirë. Dhe të qenët i lirë është mënyra ma e mirë m’i frymëzu të tjerët me qenë të lirë, siç na ka kriju I Madhi Zot.
Emëruesi i përbashkët i krejt librave e mësuesve shpirtërorë që i kâm lexu deri tash është mirënjohja e falënderimi. Madje edhe shkenca psikologjike bashkëkohore ka ardhë në përfundimin e njëjtë: mirënjohja është pothuajse sinonim me lumturinë. Dhe si duket, parakusht për te. Rinoni e zgjeron këtë edhe në elemente të tjera: pendesa, kërkim-falja, dashuria dhe falënderimi. Siç është segmenti normal nga pika deri te drejtëza – rruga ma e shkurtë tek ajo drejtëz (që e dimë deri tash) — ashtu kjo katërshe: pendesa te Zoti, kërkim-falja Zotit, dashuria për Te (pra edhe adhurimi duke i shërby Atij) dhe falënderimi Atij – mund të jetë shtegu ma i shkurtë e ma direkt për te Rruga e Drejtë. Dhe ne prapë me gjasë të madhe do të dalim ngapak nga Rruga e Drejtë se nuk jemi të përsosun. Dhe prapë e përdorim katërshen e lartcekur. Dhe kthehemi kah Rruga e Drejtë.
Me pak fjalë, libri është udhëzues praktik për m’u kthy në Rrugën e Drejtë, përmes guximit me kthy vëmendjen prej “përjashta” në kahjen e kundërt: përbrenda. Përmes pyetjeve të dizajnume mirë, nga përvoja e vet shumë e vështirë (falë Zotit që e ka rujtë!) Rinoni na fton me i eksploru me guxim zonat tona ma të errëta dhe me jau lëshu dritën e vetëdijes – me dashni t’pakusht.
Thuhet se “demonët tanë mund t’i çlirojmë veç tu i dashtë e tu i përqafu” dhe ky mund të jetë procesi që e përshkrun Rinoni.
Nëse jeni gati m’u kredhë e m’u zhytë përbrenda, m’i “përvjelë krahët” e me bo pastrim gjeneral e specifik, këtu e keni një set të pyetjeve të duhura në atë drejtim. Zoti ju bekoftë!

Ridvan Bunjaku, qershor 2021

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s