Biografitë e përkthyesve të Kuranit të shqipëruar

Në vijim janë biografitë e tre përkthyesve të përdorur më së shumti gjatë shqipërimit të Kuranit:

Muhamed Abdel-Halim

Muhamed A. S. Abdel-Halim (arabisht: محمد عبد الحليم سعيد, i lindur më 1930), OBE (Order of the British Empire – Titulli: Urdhri i Perandorisë Britanike), FCIL (Fellow of Chartered Institute of Linguists – Anëtar i veçantë i Institutit të Kualifikuar të Gjuhëtarëve), është profesor me titull “Mbreti Fahd” i Studimeve Islame në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane, Universiteti i Londrës (SOAS) dhe redaktor i Journal of Qur’anic Studies (Revistës së Studimeve Kur’anore).

I lindur në Egjipt në vitin 1930, Abdel-Halim e mësoi Kuranin përmendësh gjatë fëmijërisë së vet, dhe tani është hafiz. Studioi në Universitetin Al-Az’har dhe e mbaroi doktoraturën në Universitetin e Kembrixhit. Ka ligjëruar në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane (SOAS) që nga viti 1971. Në vitin 2004, Oxford University Press e botoi përkthimin e tij të Kuranit në anglisht. Ai i ka botuar edhe disa vepra të tjera në këtë fushë.

Abdel-Halim u emërua oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike (OBE) në Nderimet e Ditëlindjes së Mbretëreshës në vitin 2008, në shenjë mirënjohjeje të shërbimeve të tij ndaj kulturës e letërsisë arabe dhe mirëkuptimit ndërfetar.

Veprat:

  • 2006 with Robinson, Danielle (eds.), The Moral World of the Qur’an, London: IB Tauris.
  • 2006 “Islam, Religion of the Environment” in Cotran, E. and Lau, M. (eds.), Yearbook of Islamic and Middle Eastern Law, Netherlands: E.J. Brill, pp. 403–410.
  • 2006 “Arabic and Islam” in Brown, Keith (ed.), Encyclopedia of Language and Linguistics, Oxford: Elsevier, pp. 34–37.
  • 2006 “Qur’an and Hadith” in Winter, Tim (ed.), The Cambridge Companion to Classical Islamic Theology, UK: Cambridge University Press.
  • 2005 with Badawi, Elsaid M., Dictionary of Qur’anic Usage, E. J. Brill.
  • 2004 The Qur’an: a New Translation, Oxford, UK: Oxford University Press (Oxford World’s Classics Hardcovers Series).
  • 2002 “The Prophet Muhammad as a Teacher: implications for Hadith literature” in Islamic Quarterly vol. XLVI (2), pp. 121–137.
  • 1999 Understanding the Qur’an: themes and style, London: I B Tauris.
  • 1999 “Human Rights in Islam and the United Nations Instruments” in Cotran, E. and Sherif, A. (eds.), Democracy the rule of law and Islam, London: Kluwer Law International, pp. 435–453.
  • 1995 (as translator) Chance or creation? God’s design in the Universe (attributed to Jahiz, translated and introduced), Reading, Berkshire: Garnet.
  • 1994 “Qu’ranic Orthography: the written presentation of the recited text of the Qur’an” in Islamic Quarterly, vol. 38 (3), pp. 171–192.

https://en.wikipedia.org/wiki/Muhammad_Abdel-Haleem

Thomas Cleary

Thomas Cleary (1949 – 20 qershor 2021) ishte autor dhe përkthyes produktiv i mbi 80 librave të ndërlidhur me klasikët budistë, taoistë, konfucianë dhe myslimanë, dhe i Artit të Luftës – traktat mbi menaxhimin, strategjinë ushtarake dhe aftësitë politike shtetërore. Ka përkthyer libra nga gjuha pali, sanskritishtja, arabishtja, kinezishtja, japonishtja dhe irlandishtja e vjetër në anglisht.

Cleary u interesua për Budizmin kur ishte adoleshent; kërkimet e tij në mendimin budist filluan me dëshirën për të mësuar gjatë kësaj kohe të jetës së vet. Kur e filloi përkthimin, zgjodhi ose vepra të papërkthyera ose – si në rastin e Artit të Luftës të Sun Tzu – libra, përkthimet e të cilëve ishin “shumë të kufizuara”. Cleary mori doktoraturë në Gjuhët dhe Qytetërimet e Azisë Lindore nga Universiteti i Harvardit, dhe JD (Juris Doctor, gradë profesionale tri-vjeçare) nga Shkolla Juridike Boalt Hall në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. Pas përfundimit të studimeve të doktoratës, Cleary kishte pak përfshirje me botën akademike. “Ka shumë trajtim mizor në mjedis universitar”, tha ai. “Dua të qëndroj i pavarur dhe të arrij tek ata që duan të mësojnë drejtpërdrejt përmes librave të mi.”

Vëllai i Cleary-t, Jonathon gjithashtu e përfundoi punën e doktoratës në EALC në Harvard. Dy vëllezërit punuan së bashku për të përkthyer koleksionin koan “The Blue Cliff Record”; Shambhala e botoi përkthimin në vitin 1977. Përkthimi më i përhapur i Thomas Cleary ka qenë ai i Artit të Luftës të Sun Tzu (Sunzi Bingfa). Ai e përktheu edhe veprën monumentale Avatamsaka Sutra (e quajtur edhe Huayan Jing, ose Shkrimi i Shenjtë i Ornamentit të Luleve) botuar më 1993. Një përkthim tjetër i madh ishte i komenteve të urtakut taoist të shekullit të 18-të Liu Yiming, e cili shpjegon kodimin metaforik të teksteve kryesore taoiste që kanë të bëjnë me transformimin e vetëdijes dhe shkrirjen e mendjes njerëzore me mendjen e Tao-s.

Në vitin 2000, përkthimet e ndryshme të teksteve taoiste të Cleary-t u mblodhën në katër vëllime nga Botimet Shambhala si Klasikët Taoistë. Pas suksesit të këtyre botimeve, u mblodh një koleksion me pesë vëllime i përkthimeve budiste si Klasikët e Budizmit dhe Zenit. Një përkthim tjetër nga tradita e urtësisë myslimane është “Të jetosh dhe të vdesësh me mirësi”. Më 1993 Cleary botoi një përkthim të Librit të Pesë Unazave të Miyamoto Musashi-t.

https://en.wikipedia.org/wiki/Thomas_Cleary

HASAN NAHI

Hasan ef. Nahi u lind në Gjakovë më 12 mars 1905. Mësimet e para i mori në Gjakovë: së pari mbaroi Me­ktebin katërklasësh, e më pastaj për dymbëdhjetë vjet mësoi në Me­dresenë e Madhe të Gjakovës, të cilën e përfundoi me sukses dhe mori ixhazetnamenë. Meqë Hasan efendiu gjatë mësimeve në medrese kishte treguar su­ksese dhe ishte dalluar në mësime, sidomos në lëndën e gjuhës ara­be, pas kryerjes së saj u emërua si asistenë/ligjërues i sintaksës së gjuhës arabe në këtë medrese.

Në vitin 1930 u regjistrua në Universi­tetin “Al-Az’har”, në Fakultetin “Kismi Ali”, që do të thotë “Shkalla më e lartë e dijenive fetare”. Gjatë studimeve në Kajro u tregua i përkushtuar e i zellshëm, dhe arriti që studimet t’i përfundonte në afatin më optimal dhe diplomoi në vitin 1934.

Pas përfundimit të studimeve, me gjithë mundësitë dhe rrethanat që të mbetej në Kajro, dashuria për vendlindjen dhe për Atdheun e bënë që të kthehej dhe dijet që kishte marrë t’i vinte në shërbim të popullit të tij. Për këtë Hasan efendiu thoshte: “Kisha ve­tëm një dëshirë: Të jam në Kosovë dhe ta ushtroja profesionin tim në interes dhe në dobi të popullit tim”.

Me t’u kthyer nga Kajroja, Ulema Mexhlisi me qendër në Shkup më 1935, Hasan ef. Nahin do ta emërojë në detyrën e Sejjar-Vaizit. Në këtë detyrë Hasan efendiu do të qëndrojë për tri vjet ku dha një ko­ntribut dhe u shqua për mënyrën e shpjegimit dhe të komentimit të mësimeve të fesë islame. Një rëndësi të posaçme Hasan efendiu në derset, vaizet dhe ligjëratat e tij, si nëpër qyrsi, hytbe e xhami, po ash­tu edhe nëpër odat shqiptare dhe kudo që vente, i kushtoi ngritjes së vetëdijes së masave të gjëra popullore për arsimim dhe edukim. Këtë e shpjegonte me binomin fe e atdhe dhe me nevojën për t’u shkolluar në gjuhën kombëtare.

Më 1938 qytetarët e Ferizajt kërkuan nga Hasan ef. Nahi që të merrte detyrën e myderrizit në medresenë e Feri­zajt. Mësimet në kohën sa ishte myderriz do t’i ndiqnin shumë nxënës jo vetëm nga Ferizaj dhe rrethina e tij, por vinin nxënës edhe nga Shkupi, sepse këtu mësimi bëhej në gjuhën shqipe.

Në prill të vitit 1943, Komuniteti Mysliman Shqiptar me seli në Tiranë, i cili organizonte dhe mbikëqyrte jetën fetare edhe në Kosovë, do ta emërojë myderriz kryesor dhe drejtues të medre­sesë “Mehmed Pasha” të Prizrenit. Në këtë detyrë ai do të qëndrojë de­ri në vitin 1948 kur kjo medrese me një traditë afro katër shekullore në mënyrë arbitrare dhe me ca arsyetime banale do të mbyllej nga pushteti.

Për mbylljen e medresesë, myderriz Hasan Nahi, thoshte: “Më thanë, se nuk na duhej një shkollë e tillë në Kosovë, mjaft e keni një në Sarajevë. T’i vesh drynin një medreseje të tillë do të tho­shte: Ndal diturive fetare në gjuhën shqipe”.

Në qershor të vitit 1943 Komuniteti Mysliman Shqiptar me seli në Tiranë do ta emërojë Kryemyfti të Zonës së Dukagji­nit, detyrë kjo të cilën do ta kryejë deri në vitin 1946 kur edhe supri­mohet ky funksion.

Pas mbylljes së medresesë “Mehmed Pasha” më 1948, Hasan ef. Nahi do të shpallej nga pushteti si person i papërshtatshëm dhe nuk do t’i lejohej të ushtronte ndonjë funksion tjetër përveçse të imamit, prandaj deri më 1958 Hasan ef. Nahin e gjejmë si imam në Gjakovë.

Më 1958 do të caktohet profesor për lëndën e Ku­ranit dhe lëndët e tjera fetare në Medresenë e Ulët të Prishtinës. Gjatë kësaj kohe Hasan efendiu përveç angazhimit të tij si myderriz, u anga­zhua pareshtur për shndërrimin e medresesë nga ulët në medrese të mesme, e barasvlershme me gjimnazet e kohës.

Detyrën e profesorit në medresenë “Alauddin” të Prishtinës, do ta kryejë për 20 vjet rresht, deri në korrik të vitit 1978. Gjatë kësaj kohe Hasan efendiu kishte arritur t’i nxirrte tri gjenerata me nxënës që vi­nin po thuajse nga të gjitha rrethet e Kosovës, nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Sanxhaku, gjenerata këto që edhe sot e kësaj dite njihen si gje­neratat e Hasan ef. Nahit.

Gjatë punës së tij në medrese dhe nga përvoja me nxënës, Hasan ef. Nahi kishte vënë re nevojën e patjetërsueshme se shqiptarët duhet të kishin edhe një fakultet ku Islami do të mësohej në gjuhën shqipe. Ky vizion dhe dëshirë jo vetëm e Hasan efendiut, por e gjithë ulemasë së gjeneratës së tij, u bë realitet në fillim të viteve të nëntëdhjeta.

Përkthimi i Kuranit

Hasan ef. Nahi ishte i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm se besim­ta­rë­ve myslimanë shqiptarë u duhej përkthimi i Kuranit në gjuhën e ty­re, në mënyrë që t’i kuptojnë më mirë e më drejt mësimet dhe porositë e Allahut xh.sh. Prandaj, megjithëqë i shtyrë në moshë dhe në pensi­on, por i vetëdijshëm për rëndësinë që ka përkthimi i Kuranit në gju­hën shqipe, më 1978 nisi të përkthente në gjuhën shqipe ajetet e para të kaptinës “El-Fatiha” për të vazhduar deri në ajetin e fundit të kapti­nës së fundit të Kuranit Fisnik, përkthim ky që doli nga shtypi më 1988. Përkthimin e Kuranit, myderriz Hasan ef. Nahi e kuptonte si një obligim fetar dhe kombëtar. Për këtë çështje në hyrje të përkthimit të tij të Kuranit, do të shkruajë: Është detyrë e dijetarëve fetarë për ta përkthyer Kuranin në gjuhën e popullit të vet.”

Përkthimi i Kuranit në gjuhën shqipe nga Hasan ef. Nahi njihet si një ndër përkthimet më popullore në trojet shqiptare dhe i cili ka për­jetuar disa ribotime në Kosovë dhe Shqipëri dhe lexuesit shqipfolës nga Instituti i mendimit dhe Qytetërimit Islam i është ofruar edhe në versionin audio vizual në format DVD.

https://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=1933

Kurani i shqipëruar:

Kurani i shqipëruar dhe referenca të tjera

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s