Lavdu Zoti (Leonard Cohen | Jeff Buckley: Hallelujah)

Epo niva që ka qenë ni akord i fshehtë
Që e lujti Dauti, dhe e kënaqi Zotin
Po ty s’ta nin fort për muzikë, apo jo?

Epo shkon kështu: i katërti, i pesti
Rania minore dhe ngritja maxhore
Mbreti i hutum tu e kompozu “Lavdu Zoti”n

[Refreni]
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti

[Strofa 2]
Epo, besimin e kishe t’fortë po t’duhej provë
E pe tu u la n’kulm
Bukuria e saj n’dritë t’hanës t’qiti përtoke

T’lidhi n’karrigë t’kuzhinës
Ta theu fronin dhe t’i preu floktë
Dhe prej buzëve t’tua e nxori “Lavdu Zoti”n

[Refreni]
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti

[Strofa 3 LC | 5 JB]
Nashta ka Zot përmbi
Por krejt çka kâm mësu nga dashnia
Ke qysh me qëllu dikân që e nxjerr revolen ma shpejt

Dhe nuk âsht klithmë që e nin natën
Nuk âsht dikush që e ka pa dritën
Âsht ni “Lavdu Zoti” e ftoftë dhe e thyme

[Refreni]
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti

[Strofa 4 LC | 3 JB]
Epo, zemër, jâm kânë këtu ma parë
E kâm pa këtë dhomë dhe e kâm shkelë këtë dysheme
E din, jetojsha vetë para se me t’njoftë

Dhe ta kâm pa flamurin n’harkun e mermertë
Dhe dashnia s’âsht marsh i fitorës
âsht “Lavdu Zoti” e ftoftë dhe e thyme

[Refreni]
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti

[Strofa 5 LC | 4 JB]
Epo, ish ni kohë kur ma bâne me dije
Çka po ndodh realisht ma poshtë
Po tash mâ kurrë s’ma shfaq, apo jo?

Po kujtoje kur t’u afrova
Dhe edhe pëllumbi i shejtë u afrojke
Dhe çdo frymë që e nxirrshim ish “Lavdu Zoti”

[Refreni]
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti

[Strofa 6 LC]
E bâna ma t’mirën, s’ke kushedi çka
S’mujsha me ndje, kështu që provova me prekë
E kâm kallzu t’vërtetën, s’kâm ardhë me t’bâ budallë

Dhe megjithëse krejt shkoi keq
Kâm me nejtë para Zotit t’kangës
Me kurrgjâ n’gjuhë pos “Lavdu Zoti”

[Refreni]
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti

[Vargje shtesë LC]
Po thu që e mora emnin kot
As që e di emnin
Po edhe n’e ditsha, përnime, çka po t’intereson?

Ka flakë drite n’secilën fjalë
S’ka randësi cilën e nive
T’shejtën apo t’thymën “Lavdu Zoti”

[Refreni]
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti

[Instrumental]

Lavdu Zoti, Lavdu Zoti
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti
Lavdu Zoti, Lavdu Zoti
Lavdu Zoti

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s