Zâni i heshtjes (Simon & Garfunkel: The Sound of Silence)

Tung errësinë, mike ime e vjetër
Kâm ardhë me folë me ty apet
Se ni vizion që zvarritet but’
I la farat e veta kur flejsha
Dhe vizioni që m’u mboll n’tru
Hala jet
Mrena zânit t’heshtjes

[Strofa 2]
N’andrrat pa pushim, hecsha vetë
Rrugë t’ngushta me kalldërm
Nër rrethin e ni drite t’rrugës
Ia ktheva jakën ftoftit e lagshtit
Kur sytë m’i shpoi shkrepja e ni drite t’neonit
Kjo e dajti natën
Dhe e preki zânin e heshtjes

[Strofa 3]
Dhe n’dritën cullak i pashë
Dhet’mi’ njerëz, a nashta ma shumë
Njerëz që bisedojshin pa folë
Njerëz që nijshin pa ngu
Njerëz që shkrujshin kangë që zânat nuk i shpërndajtën kurrë
Dhe kurrkush s’guxoi
Me shqetësu zânin e heshtjes

[Strofa 4]
“O ju budallë”, thashë, “Nuk e dini
Heshtja si kancer rritët
Ngomni fjaltë që t’muj m’ju m’su
Merrmni krahtë që t’muj m’ju m’rri”
Po fjaltë e mija, si pika t’heshtuna t’shiut, ranë
Dhe jehun
N’puset e heshtjes

[Strofa 5]
Dhe njerëzit iu përkulshin dhe iu lutshin
Zotit t’neonit që e bânën
Dhe sheja e shkrepi paralajmërimin e vet
N’fjaltë që i formojke
Dhe sheja thojke: “Fjaltë e profetëve jân shkru n’muret e metros
dhe n’korridoret e banesave
dhe t’pëshp’rituna n’zânin e heshtjes”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s