Loja e kadalshme (David L. Weatherford: Slow Dance)

A i ke kqyrë najherë f’mijtë
qysh luhatën bashkë?

Apo me ni shiun
qysh përplasët n’tokë?

Apo me ndjekë najherë
fluturimin e çuditshëm t’ni flutre?

Apo me kqyrë dillin me ngulm
qysh shkrihët n’natë?

Ma mirë kadalohu.
Mos luj kaq shpejt.

Ka pak kohë.
Muzika nuk zgat shumë.

A ngan çdo ditë
si tu fluturu?

Kur vet “Qysh je?”
A e ngon përgjigjen?

Kur t’kryhët dita,
a shtrihësh n’shtrat,
me njiqind obligimet e radhës
që t’vlojnë n’kry?

Ma mirë kadalohu.
Mos luj kaq shpejt.

Ka pak kohë
Muzika nuk zgat shumë.

A i ke thânë najherë fëmijës tând:
e bâjmë nesër?
E n’ngutinë tânde
s’ia ke vërejtë pikëllimin?

A ke hupë najherë kontakt
tu e lânë ni miqësi t’mirë m’u shu,
se kurrë s’ke pasë vakt
me thirrë me thânë “Qysh je”?

Ma mirë kadalohu.
Mos luj kaq shpejt.

Ka pak kohë.
Muzika nuk zgat shumë.

Kur ngan kaq shpejt me mrri dikun,
e hup udhës gjysën e dëfrimit.

Kur bâhësh marak dhe gutësh nëpër ditën tânde,
âsht si dhuratë e paçelun e gjujtun posht’.

Jeta nuk âsht garë.
Pra merre ma avash.

Ngoje muzikën
Para se m’u kry kanga.

(David L. Weatherford)

Shqipëroi Ridvan Bunjaku në dhjetor 2021

Një version i shqipëruar në letrare në maj 2013:

VALLËZIMI I NGADALSHËM
A i ke shikuar ndonjëherë fëmijët
tek sillen në një karusel?

Apo dëgjuar shiun
si përplaset në tokë?

A e ke përcjellur ndonjëherë
fluturimin e çuditshëm të një fluture?

Apo vështruar me ngulm diellin
tek shkrihet në natë?

Më mirë ngadalëso.
Mos vallëzo kaq shpejt.

Koha është e shkurtë.
Muzika nuk do të zgjasë.

A vrapon secilën ditë
fluturimthi?

Kur pyet “Si je?”
a e dëgjon përgjigjen?

Kur dita kryhet,
a shtrihesh në shtrat,
me njëqind obligimet e radhës
që vërshojnë nëpër kokën tënde?

Më mirë ngadalëso.
Mos vallëzo kaq shpejt.

Koha është e shkurtë.
Muzika nuk do të zgjasë.

A i ke thënë ndonjëherë fëmijës tënd,
do ta bëjmë nesër?
Dhe në nxitimin tënd,
nuk e ke parë pikëllimin e tij?

A ke humbur ndonjëherë kontakt,
lënë një miqësi të mirë të vdesë,
se kurrë nuk e ke patur kohën
të thërrasësh dhe të thuash “Si je”?

Më mirë ngadalëso.
Mos vallëzo kaq shpejt.

Koha është e shkurtë.
Muzika nuk do të zgjasë.

Kur vrapon kaq shpejt për të arritur diku,
të humb gjysma e argëtimit të arritjes atje.

Kur shqetësohesh dhe nxiton nëpër ditën tënde,
është si një dhuratë e pahapur e flakur tutje.

Jeta nuk është garë.
Pra merre më shtruar.

Dëgjoje muzikën
Para se të të mbarojë kënga.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s