Ode kushtuar haresë (Friedrich Schiller / Beethoven: Ode to joy)

Hare, shkëndijë e bukur e Hyjnisë,
bijë e Eliziumit,
hyjmë, të dehur nga zjarri,
në parajsoren, faltoren tënde!
Magjia jote e lidh përsëri
atë që zakoni e ndau rreptësisht.
Të gjithë njerëzit bëhen vëllezër,
aty ku rri krahu yt i butë.

[Strofa 2]
Kushdo që ia ka dalë në përpjekjen e madhe,
të jetë mik i mikut,
kushdo që ka fituar grua të këndshme,
bashkojani ngazëllimit edhe të tijin!
Po, edhe kushdo që e ka veç një shpirt
ta quajë të vetin në këtë botë!
Dhe ai që kurrë s’ia doli duhet të ikë fshehtas
duke qarë nga ky bashkim!

[Strofa 3]
Të gjitha qeniet pinë gëzim
në gjinjtë e natyrës.
Të gjithë Të Drejtët, të gjithë Të Ligët
e ndjekin gjurmën e saj me trëndafila.
Puthjet që na i dha dhe hardhitë,
një mik, i dëshmuar me vdekje.
Ekstaza iu dha krimbit
dhe engjëlli rri para Zotit.

[Strofa 4]
Të lumtur, gjersa diejt E Tij fluturojnë
përmes planit madhështor të qiejve
udhëtoni, vëllezër, rrugës suaj,
të gëzuar, si heroi për fitoren.

[Strofa 5]
Jini të përqafuar, Miliona!
Kjo puthje për të gjithë botën!
Vëllezër, përmbi kupën qiellore me yje
duhet të jetë një Atë që na do.
A po shembeni, miliona?
A po e ndjeni krijuesin, botë?
Kërkojeni përmbi kupën qiellore me yje!
Përmbi yjet duhet të jetë Ai.

Bet’hoveni (An die Freude” – Beethoven):

Ode kushtuar haresë

O miq, jo këta tinguj!
Në vend të tyre, të bëjmë tinguj më të këndshëm dhe më të gëzuar!

Hare!
Hare!

Hare, shkëndijë e bukur e Hyjnisë,
bijë e Eliziumit,
hyjmë, të dehur nga entuziazmi,
në parajsoren, faltoren tënde!
Magjia jote e rilidh
atë që zakoni e ndau rreptësisht.
Të gjithë njerëzit bëhen vëllezër,
aty ku fluturojnë krahët e tu të butë.

[Strofa 2]
Kushdo që ia ka dalë në përpjekjen e madhe,
të jetë mik i mikut,
kushdo që ka fituar grua të përkushtuar,
le të bashkohet me këngët tona të lâvdit!
Po, dhe kushdo që mund ta quajë një shpirt
të vetin në këtë tokë!
Kushdo që s’mundet, le të ikë fshehtas
nga ky tubim në lotë!

[Strofa 3]
Çdo krijesë pi me hare
në gjinjtë e natyrës.
Si E Mira edhe E Liga
e ndjekin gjurmën e saj me trëndafila.
Ajo na jep puthje e verë hardhish,
mike e vërtetë, edhe në vdekje.
Edhe krimbit iu dha meraku,
dhe engjëlli rri para Zotit.

[Strofa 4]
Të lumtur, siç fluturojnë diejt E Tij
përmes gjithësisë së lavdishme,
ashtu ju, vëllezër, duhet ta ndiqni rrugën,
plot hare, si hero fitues.

[Strofa 5]
Jini të përqafuar, ju miliona!
Kjo puthje është për të gjithë botën!
Vëllezër, përmbi kupën qiellore me yje
duhet të jetë një Atë që na do.

[Strofa 6]
A përkuleni para Tij, ju miliona?
A e ndjen Krijuesin tënd, oj botë?
Kërkoje Atë përmbi kupën qiellore me yje!
Ai duhet të jetë përtej yjeve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s