…Krishna e formulon këtë më së bukuri në vargjet e famshme të Kapitullit 9 që nisin: “Çkado që bën, ma bëj dhuratë mua” (9:27). Bëje, domethënë, jo për shpërblim personal por nga dashuria për Zotin, prezent në çdo krijesë. “Çkado që ha, çfarëdo adhurimi që bën, çkado që jep, çkado që vuan”: gjithçka të bëhet e të jepet e të durohet e të shijohet për hir të Zotit në krejt, jo për veten. Manmana: ky është refreni i Gitës. Krishna i thotë vazhdimisht Arxhunës: “Mbushe mendjen me mua, fokusoje çdo mendim në mua, mendo për mua gjithmonë”; pastaj “do të jesh i bashkuar me mua” (shih 9:34). E njëjta urdhëresë iu dha Musait (Moisiut) dhe u përsërit nga Jezusi (Isai) dhe Muhamedi. Në terma praktikë, domethënë se vetëdijesia do të integrohet teposhtë deri në skutat më të thella të pavetëdijes, që është pikërisht rëndësia e fjalës joga…
Shkarkoje pdf:
Temat:
- Esenca e Gitës
- Një imazh më i lartë
- Besimi dhe evolucioni shpirtëror
- Hyrjet e 18 kapitujve
Pingback: Besimi dhe evolucioni shpirtëror | Frymëzime
Pingback: Një imazh më i lartë në Gita | Frymëzime