Fol shqip [në]se je shqiptar

Gjergj Fishta, në 1900tat e hershme na i len amanet këto vargje:

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.

Në nëntor të 2013tës ka dalë në youtube dhe nëpër media kënga “Fol shqip” (Artiola & Poni):

Për ironi, përshkrimet e autorëve nuk janë shqip 🙂

Music: Artiola Toska
Lyrics: Artiola Toska
Arrangement: Alban Furtuna
Video: Supersonic Production & Alexander

Kënga i paska mbi 27 milion shikime deri në këto momente kur po shkruhet ky artikull. Teksti i këngës duket të jetë vazhdimësi e amanetit të Fishtës:

– ej kamarier, un vodka per favore
– one jack please
– po ju a jeni shqiptarë?
– po bre vëlla
– po folni mor SHQIP! obobobo…

Çdo behar kur vij
për festa për gëzime
vështirësinë e gjej
në gjuhën e nënës sime

Shqip të foli nëna
kur erdhe në jetë
mos e harro gjuhën
kudo që të jesh

[REF 2x]
Një fjalë po ta them
amanet nga t’parët
ta mbash mend për jetë
FOL SHQIP SE JE SHQIPTAR

[Strofa 2]

Ti ke gjuhën tënde
kurrë mos e harro
gjuhën edhe emrin
kurrë mos i ndrysho

Sa shumë u munduam
per një amanet
mos e harro gjuhën
kudo që të jesh

[REF 2x]
Një fjalë po ta them
amanet nga t’parët
ta mbash mend për jetë
FOL SHQIP SE JE SHQIPTAR

[Ura]

Fol shqip, fol shqip
fol shqip se je shqiptar

Fol shqip, fol shqip
fol shqip se je shqiptar

[REF 2x]
Një fjalë po ta them
amanet nga t’parët
ta mbash mend për jetë
fol shqip se je shqiptar
fol shqip se je shqiptar

Marrë te:
https://www.teksteshqip.com/artiola-toska/lyric-1912215.php

Gjuha është dukuri e çuditshme dhe misterioze. Është vërtetuar se foshnjat janë “poliglotë” për nga aftësitë, që domethënë se mund të mësohen t’i shqiptojnë të gjithë tingujt e të gjitha gjuhëve të botës. Por mandej duke u rritë i ushtrojnë veç tingujt e gjuhës-gjuhëve që i dëgjojnë dhe mandej nuk mund të shqiptojnë lehtë tinguj të gjuhëve të tjera që nuk i kanë në gjuhën e vet.
Gjuha ndikon edhe në atë se çka dhe si mund të mendojmë. Për shembull, eskimezët, duke jetuar vazhdimisht në borë, i kanë rreth 17 fjalë për ngjyrën e bardhë për t’i përshkruar kushtet e borës, ndërsa popujt e tjerë zakonisht i kanë 4 apo 5. Kjo domethënë se eskimezët e kanë shumë më të zhvilluar trurin për t’i dalluar nuansat e të bardhës sepse kanë “vizore” më të saktë. Një vëzhgim i ngjashëm mund të bëhet te gjuhët programuese. Gjuhët bashkëkohore programuese i kanë vetëm dhjetëra fjalë të gjuhës, të rezervuara. Të tjerat janë ndryshore (variabla) që programerët i emërtojnë si të duan. Por, varësisht nga fjalët e rezervuara, një programer mundet apo s’mundet ta përdorë një veçori, apo ta implementojë një mënyrë të të menduarit. Gjuhët për programim në inteligjencë artificiale kanë ndërtim krejt tjetër nga gjuhët standarde të programimit për baza të shënimeve, aplikacione, web-faqe etj. Madje, njohja e këtyre të fundit mund të jetë pengesë serioze për mësimin e mirëfilltë e të thellë të gjuhëve për programim në inteligjencë artificiale.
Pra, gjuha ndikon në masë të madhe në formimin e njeriut. Dhe ne nuk e zgjedhim gjuhën. Kur të rritemi, e kuptojmë (në gjuhën “tonë”) këtë dhe të vërteta të tjera, për shembull: nuk e zgjedhim vendlindjen, sfondin fetar dhe në fakt nuk zgjedhim asgjë në ambientin ku rritemi.
Po pse Gjergj Fishtës i është dashur në fillim të shekullit 20 t’i shkruajë ato vargje me atë ton kaq qortues e mallkues? Sa etnive të tjera u duhet të shkruajnë aso vargje e aso këngë për ta mbrojtur identitetin e vet gjuhësor? Sa etnive nuk u duhet të mirren me këtë çështje?
Dhe pse në 2010tat del një këngë e tillë? Kjo këngë është me aranzhim bashkëkohor, sikur don t’i marrë me të mirë të rinjtë shqiptarë nëpër diskotekat e perëndimit. Ka edhe çifteli aty, për t’i kujtuar rrënjët etnike.
A e dinë shqiptarët e mërguar se në esencë janë qenie njerëzore të barabarta me të gjitha qeniet e tjera njerëzore? Po, mund të jenë prapa me gjuhë, me zhvillim ekonomik, me pasuri, me punësim, si pasojë se janë të lindur nga prindër shqiptarë, në troje shqiptare, por kjo nuk është esenciale.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s