(S’po muj) M’u kënaqë [The Rolling Stones: (I Can’t Get No) Satisfaction]

S’po muj m’u kënaqë
S’po muj m’u kënaqë
‘Se po munohna, e po munohna, e po munohna, e po munohna
S’po muj, s’po muj

[Strofa 1]
Kur po vozis n’kerr
Dhe ai njeri vjen n’radio
Dhe m’kallzon gjithnji e ma shumë
Për do informata t’kota
Që ish dashtë me ma dhezë imagjinatën
S’po muj, oh, jo, jo, jo!
Hej, hej, hej! Kështu kâm me thânë!

[Refreni]
S’po muj m’u kënaqë
S’po muj m’u kënaqë
‘Se po munohna e po munohna po munohna po munohna
S’po muj, s’po muj

[Strofa 2]
Kur e kqyri televizorin
Dhe ni njeri vjen e m’kallzon
Sa t’bardha mujnë me kânë këmishat e mija
Epo s’munët me kânë burrë se nuk i pin
Cigaret e njëjta si unë
S’po muj, oh, jo, jo, jo!
Hej, hej, hej! Kështu kâm me thânë!

[Refreni]
S’po muj m’u kënaqë
S’po muj me nxjerrë asni reagim t’çikave
‘Se po munohna e po munohna po munohna po munohna
S’po muj, s’po muj

[Strofa 3]
Kur po shëtiti nëpër dynja
Dhe p’e bâj këtë e p’e nënshkruj atë
Dhe po munohna m’e zânë naj çikë
Që m’thotë: Zemër, ma mirë kthehu, nashta javën tjetër
Se, shiko, jâm n’seri t’humbjeve
S’po muj, oh, jo, jo, jo!
Hej, hej, hej! Kështu kâm me thânë!

[Outro]
S’po muj, s’po muj, s’po muj,
S’po muj m’u kënaqë
S’ka kënaqësi, s’ka kënaqësi, s’ka kënaqësi
S’po muj

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s