Kulla e Kangës (Leonard Cohen, U2: Tower of Song)

Epo miqtë m’kanë shku e floktë m’jân zbardhë
Kâm dhembje n’vendet ku dikur lujsha
Edhe po tranohna për dashni po nuk p’ia nisi
Veç p’e paguj qiranë përditë
N’Kullën e Kangës

[Strofa 2]
I thashë Hank Williamsit: “Sa bâhët e madhe vetmia?”
Hank Williams s’âsht përgjigjë hala
Por e nij tu u kollë tanë natën e lume
O, nja niqin kat përmi mu
N’Kullën e Kangës

[Strofa 3]
U linda kështu, s’mujsha me zg’jedhë
U linda me dhuratën e zânit t’artë
Dhe nizet e shtatë engjëj nga E Përtejmja E Madhe
M’lidhën bash n’këtë tavolinë
N’Kullën e Kangës

[Strofa 4]
Pra munësh m’i ngulë gjylpânat e tua t’vocrra n’atë kukëll vudu
Po m’vjen shumë keq, zemër, hiç s’po dokët si une
Po rri ngat dritarës ku drita âsht e fortë
Ah s’lejojnë që ty me t’vra ni gru
Jo n’Kullën e Kangës

[Strofa 5]
Tash munësh me thânë se jâm idhnu po për këtë munësh m’e kânë i sigurtë
Pasaniktë i kanë kanalet e veta n’dhomat e gjumit t’fukarave
Dhe po vjen ni gjykim i fuqishëm, por muj me pasë gabim
E sheh, i dëgjon këta zâna qesharakë
N’Kullën e Kangës

[Ura]
T’shoh tu nejtë n’anën tjetër
S’e di qysh u zgjeru lumi kaq shumë
T’deshta, zemër, dikur moti kur
Edhe krejt urat po digjen që kishim mujtë m’i kalu
Por po nihna kaq afër gjithçkaje që e humbëm
Kurrë ma, kurrë ma s’ka me na u dashtë m’e humbë ate

[Strofa 6]
Tash t’thâm lamtumirë, s’e di kur kâm m’u kthy
Po na zhvendosin nesër tek ajo kullë poshtë rrugës
Por kâm me t’kontaktu zemër, shumë kohë masi t’kem shku
Kâm me t’folë âmël nga ni dritare
N’Kullën e Kangës

[Strofa 7/1]
Po, miqtë m’kanë shku e floktë m’jân zbardhë
Kâm dhembje n’vendet ku dikur lujsha
Edhe po tranohna për dashni po nuk p’ia nisi
Veç p’e paguj qiranë përditë
N’Kullën e Kangës

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s