[Strofa 1: David Paich]
I nij daullet tu jehu sonte
Po ajo i nin veç pëshpërimat e nji bisede t’qetë
Po vjen n’fluturimin n’12:30
Krahët e saj t’ndriçum nga hana i reflektojnë yjet që m’udhëzojnë kah shpëtimi
E nala ni plak gjatë rrugës
Tu shpresu m’i gjetë do fjalë t’vjetra t’harrume apo melodi t’lashta
U kthy kah unë si me m’thânë:
“Gutu, djalo, po t’pret atje”
[Refreni: Bobby Kimball]
Ka m’u dashtë shumë për me m’largu prej teje
S’ka kurrgjâ që njiqind njerëz a ma shumë kishin mujtë me bâ najherë
I bekoj shirat poshtë n’Afrikë
Ka me marrë ca kohë m’i bâ gjanat që s’i patëm kurrë
[Strofa 2: David Paich]
Qentë e egër klithin natën
Gjersa nervozohen tu lypë fort shoqni t’vetmume
E di se duhna m’e bâ ate që âsht e drejtë
Po aq sigurt sa Kilimanxharo ngritët si Olimpi mbi Serengeti
Po lypi m’e shnoshë ate që âsht mrena fellë
I frikësum nga kjo gjâ që jâm bâ
[Refreni: Bobby Kimball]
Ka m’u dashtë shumë për me m’largu prej teje
S’ka kurrgjâ që njiqind njerëz a ma shumë kishin mujtë me bâ najherë
I bekoj shirat poshtë n’Afrikë
Ka me marrë ca kohë m’i bâ gjanat që s’i patëm kurrë
[Ura]
Gutu, djalo, ajo po t’pret atje