I pamposhtun (William Ernest Henley: Invictus)

(Gegë. Për versionin në standard letrar shih më poshtë.)

Përtej natës që m’mlon,
e zezë si gropa nga poli n’pol
falënderoj çfarëdo zota që mujnë me kânë
për shpyrtin tem t’pamposhtshëm.

N’shtrëngimin e ramë t’rrethanave
s’jâm përkulë as s’kâm kajtë me zâ.
Nën goditjet e fatit
kryet e kâm me gjak, po t’papërkulun.

Përtej këtij vendi t’zemërimit e t’lotëve
dokët veç Tmerri i hijes
e megjithatë kërcënimi i viteve
m’gjân dhe ka me m’gjetë t’patrembun.

S’ka randësi sa e ngushtë âsht porta,
sa e ngarkume me denime rrotlla,
jâm padroni i fatit tem,
jâm kapiteni i shpyrtit tem.


(Versioni në standard letrar)

Invictus (William Ernest Henley)

Përtej natës që më mbulon,
e zezë si gropa nga poli në pol,
falënderoj çfarëdo zota që mund të jenë
për shpirtin tim të pamposhtshëm.

Në shtrëngimin e rënë të rrethanave
s’jam përkulur as s’kam qarë me zë.
Nën goditjet e fatit
koka më është me gjak, por e papërkulur.

Përtej këtij vendi të zemërimit e të lotëve
duket veç Tmerri i hijes
e megjithatë kërcënimi i viteve
më gjen dhe do të më gjejë të patrembur.

Nuk ka rëndësi sa e ngushtë është porta,
sa e ngarkuar me dënime rrotulla,
jam padroni i fatit tim
jam kapiteni i shpirtit tim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s