Hiqmë prej këtej!

Frymëzime

Ridvan Bunjaku

Menu

Hidhu te lënda
  • Lirika
  • Mirëqenie
  • Menaxhim
  • Libra
  • Vetëdijesim
  • Shpirtërore

Arkiva Autori

rbunjakuhttp://rbunjaku.wordpress.com

Narkotike (Liquido: Narcotic)

20/04/2021 nga rbunjaku

Pra e përballon me buzëqeshje
S’ka nevojë me qajtë
Se ni imtësinë âsht ma e madhe se kjo

A ki me ma kujtu emrin ende?
Edhe muajin kur ia nisi krejt kjo?
A ki me m’lëshu me një puthje?

A kâm provu mos me folë mâ për atë temë të pakëndshme?
Nëse po, qysh muj me dështu?
A ia kâm pasë dronë pasojës?

Vazhdoni leximin →

Lirika Lini një koment

Trëndafilja e shkretëtirës (Sting: Desert Rose)

16/04/2021 nga rbunjaku

[Intro]
Oh natë, oh natë…

Ka shumë kohë
që po e kërkoj veten dhe t’dashurën time
dhe po e kërkoj veten dhe t’dashurën time
dhe po e kërkoj veten dhe t’dashurën time

Vazhdoni leximin →

Lirika Lini një koment

Humbë në ty (LP: Lost on You)

08/04/2021 nga rbunjaku

Kur t’bâhësh ma e vjetër, ma e sinqertë, ma e arsyeshme
A ki me kujtu krejt rrezikun
prej të cilit erdhëm?
Tu u djegë si thëngjij, tu ra butë
Shumë kohë para ditëve kur s’kish dorëzim para shumë vitesh
Dhe, epo, e di?

Vazhdoni leximin →

Lirika Lini një koment

Çka ka 3? (4 Non Blondes: What’s Up?)

07/04/2021 nga rbunjaku

25 vjet dhe jeta m’ka ngecë
Tu u mundu me iu ngjitë asaj kodre t’madhe t’shpresës
Për ni destinacion

E mora vesh shpejt kur e dita se duhet
Se bota përbëhej nga kjo vëllazëri e njeriut
Çkado që domethânë kjo

Vazhdoni leximin →

Lirika Lini një koment

Me t’pasë e jo me t’mbajtë (Madonna: To Have and Not to Hold)

02/04/2021 nga rbunjaku

Me t’pasë e jo me t’mbajtë
Sa nxehtë, e sa ftohtë
Zemrën ma ki n’duart tua
E prapë nuk m’rri
Mjaft afër m’ia bâ qysh kâm qef

Vazhdoni leximin →

Lirika Lini një koment

Fuqia e Lamtumirës (Madonna: The Power of Good-Bye)

26/03/2021 nga rbunjaku

Zemrën s’e ki t’çelun, pra m’duhët me shku
Magjia âsht prishë, t’kâm dashtë kaq shumë
Liria vjen kur mësohësh me lëshu
Krijimi vjen kur mësohësh me thânë jo

[Strofa 2]
Ishe mësimi im që m’u desht m’e mësu
Isha kalaja jote që t’u desht m’e djegë
Dhembja âsht paralajmërim që diçka s’po shkon
I lutem Zotit mos me zgjatë shumë
A don m’u ngritë ma nalt?

Vazhdoni leximin →

Lirika Lini një koment

Hasan Bunjaku: Vepra e Miradije Ramiqit – “Pëshpërimë mbretërie”

05/03/2021 nga rbunjaku

(Konferansë për prezantimin e veprës)

Krijues e dashamirës së fjalës së shkruar artistike, vendës e mysafirë të nderuar,

Mirë se keni ardhë në këtë mbrëmje artistike, e të cilën, në shenjë të krijueses së juaj, artistes së fjalës poetike e shprehjes figurative Miradije Ramiqi e organizojnë bashkëvendasit me rastin e botimit të veprës së saj më të re poetike ”Pëshpërimë mbretërie” e cila kohë më parë, doli nga shtypi në Edicionin e Shtëpisë Botuese “Rozafa” të Prishtinës, në redaktimin e Sali Bashotës, recenzimin e Musa Ramadanit, në kuadër të bibliotekës ”Lasgushi”, në realizimin kompjuterik ’’Ars poetikës”, korrektuar nga Sabit Jaha, e shtypur në ”Prograf ”.

Vazhdoni leximin →

Lirika Lini një koment

Mos kaj [Guns N’ Roses ft Shannon Hoon: Don’t Cry]

01/03/2021 nga rbunjaku

Folëm butësisht, se ç’ka diçka n’sytë e tu
Mos u zhyt n’pikëllim dhe t’lutem mos kaj
E di qysh nihësh përmrena, jâm kânë atypari
Diçka po ndërron përmrena teje dhe a s’pe din a?

[Refreni]
Mos m’kaj sonte, hala t’du, zemër
Edhe mos m’kaj sonte
Mos m’kaj sonte, ka parajsë mbi ty, zemër
Edhe mos m’kaj sonte

Vazhdoni leximin →
Lirika Lini një koment

Muhamedi, vula vërtetuese e profetëve

22/02/2021 nga rbunjaku

Në Kuran, në vargun 33:40, Muhamedi quhet vula e profetëve, apo i fundit i profetëve.

“ai [Muhamedi] është I Dërguari i Allahut dhe vula e [apo i fundmi i] profetëve”

Ju ftoj t’i konsultoni të gjitha përkthimet e Kuranit në të cilat keni qasje. P.sh. te

https://quran.com/33/40

Tani nëse e shikojmë fjalën vulë në fjalorin e gjuhës shqipe, kemi:

Mjet… për të dëshmuar vërtetësinë…

http://fjalori.shkenca.org/

Nëse e shikojmë fjalën seal në fjalorët anglisht-anglisht kemi:

stemë, figurë, simbol, fjalë, shkronjë etj. që përdoret si vërtetim (attestation) apo dëshmi e autenticitetit.

Vazhdoni leximin →
Shpirtërore Vetëdijesim Lini një koment

Desiderata (Gjanat që i kemi merak – Max Ehrmann, 1927)

22/02/2021 nga rbunjaku

Vepro qetësisht n’pikë t’zhurmës e t’nxitimit,
edhe kujtoje se çfarë paqe mundet me pasë n’qetësi.
Aq sa âsht e mundun, pa u dorëzu,
mbaj raporte t’mira me krejt personat.

Fole t’vërtetën tânde qetë e qartë;
edhe dëgjoji të tjerët,
bile edhe t’pakthjelltit dhe t’padijshmit;
edhe ata e kanë tregimin e vet.

Vazhdoni leximin →
Lirika Mirëqenie Shpirtërore Vetëdijesim Lini një koment

Lëvizje te postimet

← Postime më të vjetra

Gjej

Libra të botuar

Librat e përkthyer nga zhvillimi personal (kliko këtu):

Napoleon Hill: Kryeçelësi i pasurive (detalet)

Eckhart Tolle: Një tokë e re (detalet)

Napoleon Hill: Mendo dhe pasurohu (detalet)

Richard Carlson: Mund të jeni të lumtur pavarësisht çdo gjëje (detalet)

James Allen: Siç mendon njeriu (detalet)

Wallace Wattles: Shkenca e pasurimit (detalet)

Wallace Wattles: Shkenca e mirëqenies (detalet)

Video-kurse

Magjia e të Menduarit në Përmasa të Mëdha

Menaxhimi i projekteve

Prezentimi para audiencës

Një kafe me Java

PHP & MySQL Intro

PHP & MySQL: Aplikacionet realiste

C# shkurt e shqip

|:( |:) në Facebook

|:( |:) në Facebook

Muzika |:( |:) n’YouTube

Shko te kanali n’YouTube

Shkencë & Zhvillim softuerik: Ridvan Bunjaku

Intervistë me Donald Knuth

Bazat e projektimit dhe metodologjisë së hulumtimit

Referenca dhe rekomandime

Machine Learning praktik me Scikit-Learn dhe TensorFlow

1 kafe me Java

PHP & MySQL Intro

Aplikacionet realiste me PHP & MySQL

Arritjet në Deep Learning gjatë vitit të fundit

Adresimi në radio i David Hilbert-it

Deep Learning i shkallëzueshëm dhe ekologjikisht i qëndrueshëm përmes Randomized Hashing

Sqarim për reklamat

Reklamat janë nga WordPress. Blog-u është jofitimprurës.

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.
Privatësi & Cookies: Ky sajt përdor <em>cookies</em>. Duke vazhduar përdorimin e këtij sajti, pajtoheni me përdorimin e tyre.
Për të mësuar më tepër, përfshi se si të kontrollohen cookie-t, shihni këtu: Rregulla mbi Cookie-t
Anuloje

 
Po ngarkohen Komentet…
Koment
    ×