(Vështrim për romanin e Teuta Haxhimusa-Çerkinit)
Teutën e kam njoftë si menaxhere të Burimeve Njerëzore në kompaninë ku punoj (Cacttus). Madhështia e shpirtit të saj të bjen në sy që në takimin e parë, e mandej zbulohet gjithnjë e më shumë në çdo ndërveprim që mund ta kesh me të.
Ajo ma pati dërgu një version të romanit në vigjilje të botimit, por kur e shfletova dhe e pashë se ishte për luftën, i thashë se s’mund ta lexoj. Kisha ende trauma dhe më nevojitej ende një distancë kohore. Në ndërkohë, miku tjetër, Aziz Mustafa ma pati dërgu librin e tij “Mos e harro Japoninë, Suzanë”, dhe aty u ballafaqova me situata shumë të vështira të krye-personazhit, dhe kështu natyrshëm e kalova atë frikë të përballjes. Tani ndihesha gati me lexu librin e Teutës, m’u përballë me traumat e të shkuarës së afërt, megjithëse kanë kalu mbi 20 vjet tanimë.
Vazhdoni leximin →