Para luftës dhe pas luftës ka qenë në trend Mendimi pozitiv. Aty thuhej se mendimi pozitiv është i mirë, e mendimi negativ është i keq. Ka qenë ndihmuese por edhe frustruese. Është vështirë, nëse është fare e mundur, m’i ndalë mendimet negative si me pullë.
Vazhdoni leximinArkiva Kategorie: Mirëqenie
Besimi dhe evolucioni shpirtëror
…Edhe një koncept të fundit të papërkthyeshëm dhe pastaj do ta lë Gitën të flasë vetë për veten. Ai koncept është shraddha, dhe ekuivalenti i vet më i afërt anglisht është faith (besim, fe). Unë e kam përkthyer ashtu, por shraddha domethënë shumë më shumë. Tekstualisht është “ajo që është e vendosur në zemër”: të gjitha besimet që i mbajmë kaq thellësisht sa që kurrë nuk mendojmë t’i vëmë në pyetje, t’i shqyrtojmë. Është grupi, seti i vlerave, i aksiomave, i paragjykimeve dhe i para-ndikimeve të favorshme që i ngjyros perceptimet tona, e qeveris të menduarit tonë, i dikton reagimet tona dhe i formëson jetët tona, përgjithësisht pa qenë ne as të vetëdijshëm për prezencën dhe fuqinë e saj…
Shkarko pdf te
https://botimetrb.wordpress.com/2020/11/28/esenca-e-gites-bhagavad-gita/
Një imazh më i lartë në Gita
…Ky lulëzim i shpirtit e tërheq, ma merr mendja, secilin. “Ky është gëzimi i vërtetë në jetë”, thotë Bernard Shaw:
qenia që përdoret për një qëllim të njohur nga vetja si [asi qëllimi] i fuqishëm;… të qenët forcë e Natyrës në vend se [të qenët] mpiksje vetjake e vockël e disponimeve të këqija dhe e fyerjeve që ankohet se bota nuk do ta përkushtojë veten të të bëjë të lumtur...
Shkarko pdf te
https://botimetrb.wordpress.com/2020/11/28/esenca-e-gites-bhagavad-gita/
Esenca e Gitës (Bhagavad Gita)
…Krishna e formulon këtë më së bukuri në vargjet e famshme të Kapitullit 9 që nisin: “Çkado që bën, ma bëj dhuratë mua” (9:27). Bëje, domethënë, jo për shpërblim personal por nga dashuria për Zotin, prezent në çdo krijesë. “Çkado që ha, çfarëdo adhurimi që bën, çkado që jep, çkado që vuan”: gjithçka të bëhet e të jepet e të durohet e të shijohet për hir të Zotit në krejt, jo për veten. Manmana: ky është refreni i Gitës. Krishna i thotë vazhdimisht Arxhunës: “Mbushe mendjen me mua, fokusoje çdo mendim në mua, mendo për mua gjithmonë”; pastaj “do të jesh i bashkuar me mua” (shih 9:34). E njëjta urdhëresë iu dha Musait (Moisiut) dhe u përsërit nga Jezusi (Isai) dhe Muhamedi. Në terma praktikë, domethënë se vetëdijesia do të integrohet teposhtë deri në skutat më të thella të pavetëdijes, që është pikërisht rëndësia e fjalës joga…
Vazhdoni leximin11 ligjet e harruara – Bob Proctor
Ligji i të Menduarit, Ligji i Furnizimit, Ligji i Tërheqjes, Ligji i Marrjes-Pranimit, Ligji i Rritjes, Ligji i Kompensimit, Ligji i Jo-Rezistencës, Ligji i Faljes, Ligji i Sakrificës, Ligji i Bindjes, Ligji i Suksesit
Shkarkoje këtu: 11_ligjet_e_harruara_bob_proctor.pdf
“Ëndrra e Anës”, romani terapeutik
(Vështrim për romanin e Teuta Haxhimusa-Çerkinit)
Teutën e kam njoftë si menaxhere të Burimeve Njerëzore në kompaninë ku punoj (Cacttus). Madhështia e shpirtit të saj të bjen në sy që në takimin e parë, e mandej zbulohet gjithnjë e më shumë në çdo ndërveprim që mund ta kesh me të.
Ajo ma pati dërgu një version të romanit në vigjilje të botimit, por kur e shfletova dhe e pashë se ishte për luftën, i thashë se s’mund ta lexoj. Kisha ende trauma dhe më nevojitej ende një distancë kohore. Në ndërkohë, miku tjetër, Aziz Mustafa ma pati dërgu librin e tij “Mos e harro Japoninë, Suzanë”, dhe aty u ballafaqova me situata shumë të vështira të krye-personazhit, dhe kështu natyrshëm e kalova atë frikë të përballjes. Tani ndihesha gati me lexu librin e Teutës, m’u përballë me traumat e të shkuarës së afërt, megjithëse kanë kalu mbi 20 vjet tanimë.
Vazhdoni leximinKryeçelësi i pasurive (Napoleon Hill)
“Ia jap dhe ia lë trashëgim popullit amerikan pjesën më të madhe të pasurisë sime gjigante, që përmbahet në filozofinë e arritjes individuale, përmes së cilës janë grumbulluar të gjitha pasuritë e mia.”
Kështu nisi amaneti dhe testamenti i njërit nga njerëzit më të pasur që e ka prodhuar ndonjëherë populli më i pasur në tokë, dhe tani ai shërben si fillimi i prologut të një storjeje që mund ta shenjojë fare mirë pikën kthyese më të rëndësishme në jetët e të gjithë atyre që e lexojnë. Kjo storje nisi së pari në vjeshtën e vonë të 1908-ës, kur Andrew Carnegie e thirri në ndihmë një njeri të cilit i besonte, dhe integritetin e gjykimin e të cilit e respektonte, dhe ia besoi atij atë që z. Carnegie thoshte se ishte “pjesa më e madhe” e pasurisë së tij gjigante, me ujdinë që trashëgimia do t’i prezantohej popullit amerikan. Vazhdoni leximin
Presioni të bësh diçka
Presioni të bësh diçka nuk ndalet kurrë
as kur orari yt është i zbrazët, me çdo gjë në vendin e vet,
as kur e ke çuar secilin projekt deri në pikën e fundit
dhe e di që e ke merituar të drejtën të relaksohesh Vazhdoni leximin
Maska
Mos i bëj vetes maskë për ta takuar botën
maskë që e luan jetën tënde kaq mirë
që është kaq e shlirshme dhe argëtuese
sa që je gjithmonë qendra e vëmendjes — Vazhdoni leximin
Nëse (Rudyard Kipling)
Nëse mund ta ruash qetësinë kur të gjithë përreth teje
…Po çmenden dhe po ta lënë fajin,
Nëse mund t’i besosh vetes kur krejt njerëzit dyshojnë n’ty,
…Por edhe t’i lejosh e t’i falësh për dyshimin e vet; Vazhdoni leximin