ZANI që të mbetet në kujtesë

Bashkim Kërqelin e njof prej fëmijërie. Ka qenë basist në një bend të Gjilanit, në kohën kur s’kishim as bukë me hongër mirë. Mandej i bishim gitareve bashkë në oborr të bibliotekës së qytetit të Gjilanit apo në park, dhe ai knojke. “Pse s’po bohësh këngëtar?”, i thojsha.
Pema u pjek dhe Bashkimi shkoi në The Voice, nën mentorimin e Aurela Gaçes, kur në juri ishin edhe Sidrit Bejleri, Alma Bektashi dhe Elton Deda. “Kërkush s’bohet profet n’katun t’vet”, i thashë kur u kthye nga ajo përvojë me bindjen se kishte prirje.

Vazhdoni leximin

Shtatë modulimet e Elitës 5

Kënga “Heshtja jote diçka m’thotë” mund të jetë kënga me më së shumti modulime e Elitës 5, dhe ndoshta edhe më gjerë. Pas analizës më doli se i ka hiç më pak se shtatë modulime. Në vijim është një analizë e modulimeve.

Kënga fillon në e-mol:

Alo? Alo? Alo!…

Jo nuk më vjen çudi

Që kaq vonë dëgjoj këtë sinjal

Por më vjen keq se ti

Heshtjen tënde s’mund ta kthesh në fjalë Vazhdoni leximin