101 afirmimet më të mira të Louise Hay

“Kam ardhur në këtë planet të mësoj ta dua veten më shumë,
dhe ta ndaj atë dashuri me krejt ata që më rrethojnë.”
(Louise Hay)

Louise Hay ia kushtoi jetën mësimit të njerëzve si të jetojnë jetë pozitive dhe të fuqizuar, shpesh me ndihmën e deklarimeve dhe besimeve pozitive, të cilat i quante afirmime (pohime). Louise mësonte se pika jote e fuqisë është gjithmonë në momentin e tanishëm, ku ti i mbjell farat mendore për krijimin e përjetimeve të reja. Ti nuk ngec kurrë, se mund të zgjedhësh mendime të reja dhe mënyra të reja të të menduarit. E ardhmja jote mund të jetë gjithnjë e më pozitive, më dashëse dhe më e begatë. Mendo se qysh kishe dashtë me jetu dhe çka kishe dashtë me arritë gjersa i lexon afirmimet me zë.

Shpresojmë që këto afirmime pozitive nga Louise Hay sjellin rehati, begati, shërim dhe dashuri në jetën tënde siç na kanë sjellë të gjithëve.

Shkarkoje botimin këtu: 101_afirmimet_Louise_Hay.pdf

Abdel Halim për përkthimin e Kuranit

Stili i përgjithshëm

Ky përkthim synon të shkojë më larg se veprat e mëparshme në saktësi, qartësi, rrjedhë dhe aktualitet të gjuhës. Është shkruar në stil bashkëkohor, të lehtë, duke e shmangur aty ku ka qenë e mundur përdorjen e gjuhës kriptike apo të arkaizmave që priren ta errësojnë kuptimin. Synimi është që Kurani të bëhet i qasshëm për këdo që flet anglisht (përkatësisht shqip me këtë shqipërim), qofshin myslimanë apo jo. Mesazhi i Kuranit ishte, në fund të fundit, i adresuar drejtpërdrejt të gjithë njerëzve pa dallim në klasë, gjini a moshë: ai nuk mbështetet në arkaizma apo gjuhë pompoze për efekt. Megjithëse gjuha e këtij përkthimi është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, shpresojmë se nuk zbret në nivel të paduhur. Vazhdoni leximin

Thomas Cleary për Kuranin

Kurani njihet universalisht si libri i shenjtë i Islamit, feja e nënshtrimit ndaj vullnetit të Zotit. Kapitujt dhe vargjet në këtë vëllim të ekstrakteve nga Kurani janë zgjedhur për ta formuar një rruzare të leximeve dhe recitimeve që synojnë ta njoftojnë lexuesin jo-mysliman me urtinë thelbësore, bukurinë dhe madhështinë e këtij libri të shenjtë.

Kurani është në mënyrë të pamohueshme libër me rëndësi të madhe madje edhe për jo-myslimanët, mbase sot më shumë se kurrë, nëse kjo është e mundur. Një aspekt i Islamit që është i papritur e megjithatë tërheqës për mendjen sekulare post-kristiane është ndërloja harmonike e besimit dhe arsyes. Islami nuk kërkon besim të pa-arsyeshëm. Në vend të kësaj, fton për besim inteligjent, që del nga vëzhgimi, reflektimi dhe zhytja në mendime, duke filluar me natyrën dhe atë që është kudo rreth nesh. Prandaj, antagonizmi midis fesë dhe shkencës si ai që është i njohur për perëndimorët është i huaj për Islamin. Vazhdoni leximin

Biografitë e përkthyesve të Kuranit të shqipëruar

Në vijim janë biografitë e tre përkthyesve të përdorur më së shumti gjatë shqipërimit të Kuranit:

Muhamed Abdel-Halim

Muhamed A. S. Abdel-Halim (arabisht: محمد عبد الحليم سعيد, i lindur më 1930), OBE (Order of the British Empire – Titulli: Urdhri i Perandorisë Britanike), FCIL (Fellow of Chartered Institute of Linguists – Anëtar i veçantë i Institutit të Kualifikuar të Gjuhëtarëve), është profesor me titull “Mbreti Fahd” i Studimeve Islame në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane, Universiteti i Londrës (SOAS) dhe redaktor i Journal of Qur’anic Studies (Revistës së Studimeve Kur’anore). Vazhdoni leximin

Cleaning Tools nga Rinon Hoxha

(Vështrim për librin “Cleaning Tools – With the Art of Asking Questions”)

Mosha 40-vjeçare përmendet si moshë e pjekurimit në Kuran (46:15). Edhe Napoleon Hill në kërkimin e vet mbi njëzet-vjeçar me një mostër prej qindra njerëzish të suksesshëm të kohës së vet ka arritë te përfundimi se para kësaj moshe njeriu nuk mund të arrijë sukses të vërtetë.
Rinoni, në moshën 40-vjeçare na vjen me një libër që, vetë thotë, ma në fund është në nivelin e duhur. Megjithëse i kam rezervat e mija për disa pjesë, pajtohem me te. Vazhdoni leximin

Muhamedi, vula vërtetuese e profetëve

Në Kuran, në vargun 33:40, Muhamedi quhet vula e profetëve, apo i fundit i profetëve.

“ai [Muhamedi] është I Dërguari i Allahut dhe vula e [apo i fundmi i] profetëve”

Ju ftoj t’i konsultoni të gjitha përkthimet e Kuranit në të cilat keni qasje. P.sh. te

https://quran.com/33/40

Tani nëse e shikojmë fjalën vulë në fjalorin e gjuhës shqipe, kemi:

Mjet… për të dëshmuar vërtetësinë…

http://fjalori.shkenca.org/

Nëse e shikojmë fjalën seal në fjalorët anglisht-anglisht kemi:

stemë, figurë, simbol, fjalë, shkronjë etj. që përdoret si vërtetim (attestation) apo dëshmi e autenticitetit.

Vazhdoni leximin

Desiderata (Gjanat që i kemi merak – Max Ehrmann, 1927)

Vepro qetësisht n’pikë t’zhurmës e t’nxitimit,
edhe kujtoje se çfarë paqe mundet me pasë n’qetësi.
Aq sa âsht e mundun, pa u dorëzu,
mbaj raporte t’mira me krejt personat.

Fole t’vërtetën tânde qetë e qartë;
edhe dëgjoji të tjerët,
bile edhe t’pakthjelltit dhe t’padijshmit;
edhe ata e kanë tregimin e vet.

Vazhdoni leximin

Vetëdija dhe guximi

Diagrami i mëposhtëm është një vëzhgim i relacioneve të mundshme ndërmjet guximit dhe vetëdijes së njeriut. Së pari, vëreni se vetëdija nuk mund të jetë më e madhe se guximi. Me fjalë të tjera, guximi është kusht i nevojshëm (por jo i mjaftueshëm) për ngritje të vetëdijes. Pa rritje të guximit, nuk ka ngritje të vetëdijes. Por e kundërta nuk vlen patjetër. Pra, mund të rritet guximi, por jo domosdo vetëdija. Prandaj është vija e ndërprerë që e cakton kufirin e sipërm ku mund të jenë njerëzit.

Vazhdoni leximin