Kryeçelësi i pasurive (Napoleon Hill)

“Ia jap dhe ia lë trashëgim popullit amerikan pjesën më të madhe të pasurisë sime gjigante, që përmbahet në filozofinë e arritjes individuale, përmes së cilës janë grumbulluar të gjitha pasuritë e mia.”

Kështu nisi amaneti dhe testamenti i njërit nga njerëzit më të pasur që e ka prodhuar ndonjëherë populli më i pasur në tokë, dhe tani ai shërben si fillimi i prologut të një storjeje që mund ta shenjojë fare mirë pikën kthyese më të rëndësishme në jetët e të gjithë atyre që e lexojnë. Kjo storje nisi së pari në vjeshtën e vonë të 1908-ës, kur Andrew Carnegie e thirri në ndihmë një njeri të cilit i besonte, dhe integritetin e gjykimin e të cilit e respektonte, dhe ia besoi atij atë që z. Carnegie thoshte se ishte “pjesa më e madhe” e pasurisë së tij gjigante, me ujdinë që trashëgimia do t’i prezantohej popullit amerikan. Vazhdoni leximin

Nëntor i ftohtë: rikujtues i qartë i hijeve të së shkuarës

“Nëntor i ftohtë” e shfaq ni gjendje ekstreme të njeriut (por jo të izoluar) të shkaktuar nga çmenduria e “politikës” me vetëdije shumë të ulët. Në film shfaqen qartë qasje në dukje të kundërta të njerëzve të mirë, të cilat nuk çojnë askund sepse e keqja është tepër e madhe. Filmi i përmend disa nga problemet kryesore të të 90tave dhe si i tillë duhet të shikohet në radhë të parë nga ne që pak-a-shumë i kemi përjetuar ato, e që me sa duket i kemi harruar thuajse krejt. Vazhdoni leximin

Zgjimi nga transi i pavlerësisë

Zgjimi nga transi i pavlerësisë.pdf është artikull nga Tara Brach, PhD, e cila e ka praktikuar dhe ua ka mësuar të tjerëve meditimin që nga 1975-ta, si dhe ka udhëhequr seminare të meditimit nëpër qendra në tërë Amerikën Veriore. Është psikologe klinike, themeluese e Insight Meditation Community of Washington (IMCW), dhe autore e “Radical Acceptance” dhe “True Refuge”. Vazhdoni leximin