Buzëqeshja

Në çastin e zhgënjimit të ashpër

kur e kupton se shpresat tua qenë iluzione

dhe turpërohesh se sa lehtë mashtrohesh

dhe zemërohesh me botën që të mban në pasiguri Vazhdoni leximin

Advertisements

Emerson: Mbështetja në veten

Mbështetja në veten është ese e 1841-tës e shkruar nga filozofi dhe eseiti transcendentalist amerikan Ralph Waldo Emerson. Ajo e përmban formulimin më të plotë të njërës nga temat e shpeshta të Emersonit: nevojës për secilin individ që ta shmangë konformitetin dhe konsistencën e rreme, dhe t’i ndjekë instinktet dhe idetë e veta. Vazhdoni leximin

Lopa, pjesa II (kaptina 2)

Shkarkoje/shfletoje botimin e plotë këtu: Lopa – pjesa II (pdf)

“Përzgjedhjet nga Kurani që gjenden në këtë botim e paraqesin atë që teologu i shquar Al-Ghazali i quan gjashtë synimet e Librit. Synimi i parë është njohja e Zotit, duke e përfshirë esencën, tiparet dhe veprat e Zotit. Synimi i dytë është përcaktimi i Rrugës te Zoti, përmes të cilës hiqet “ndryshku” nga “pasqyra” e shpirtit, ashtu që drita e Zotit të mund të reflektohet qartë në shpirtin e pastruar. Vazhdoni leximin

Lopa, pjesa I (kaptina 2)

Shkarkoje-shfletoje: Lopa – pjesa I.pdf.
Kjo është kaptinë Medinase dhe më e gjata në Kuran, që përmban material të shpallur gjatë disa viteve, dhe e emëruar sipas storjes së lopës që Izraelitët qenë urdhëruar ta therin (vargjet 67 e tutje). Kaptina hapet me një përgjigje ndaj përgjërimit për udhëzim në Kaptinën 1, ‘Hapja’, duke e ndarë njerëzimin në tri grupe në reagimin e tyre ndaj këtij udhëzimi — besuesit, mosbesuesit, dhe hipokritët — dhe mbyllet duke i konfirmuar parimet e besimit të dhëna në vargjet hyrëse (3-5).
Vazhdoni leximin

Një mënyrë përgjithësisht e rekomanduar e meditimit ulur

Një mënyrë përgjithësisht e rekomanduar e meditimit ulur.pdf  është doracak i shkurtër për audienca të përgjithshme nga Zen-Mjeshtri japonez Dogen. Teksti është përkthyer nga origjinali japonisht në anglisht nga Thomas Cleary që ka PhD në Gjuhë dhe Qytetërime të Azisë Lindore nga Universiteti i Harvard-it dhe është Doktor i Jurisprudencës nga Universiteti i i Kalifornisë. Është përkthyes i mbi pesëdhjetë vëllimeve të teksteve Budiste, Taoiste, Konfuçiane dhe Islamike nga sanksritishtja, kinezishtja, japonishtja, gjuha pali dhe arabishtja. Vazhdoni leximin