Jâm kânë i keqtrajtum,
jâm kânë i abuzum
Jâm kânë i goditun me dëshpërim, loçkë,
jâm kânë i hutum
‘Se unë e di, po po, e di
që jâm kânë i keqtrajtum
Prej se m’la loçka jem’,
ia kâm nisë m’u çmendë, ti e din
Fol shqip [në]se je shqiptar
Gjergj Fishta, në 1900tat e hershme na i len amanet këto vargje:
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
Në nëntor të 2013tës ka dalë në youtube dhe nëpër media kënga “Fol shqip” (Artiola & Poni):
Esenca e Gitës (Bhagavad Gita) dhe hyrjet e kapitujve
…Krishna e formulon këtë më së bukuri në vargjet e famshme të Kapitullit 9 që nisin: “Çkado që bën, ma bëj dhuratë mua” (9:27). Bëje, domethënë, jo për shpërblim personal por nga dashuria për Zotin, prezent në çdo krijesë. “Çkado që ha, çfarëdo adhurimi që bën, çkado që jep, çkado që vuan”: gjithçka të bëhet e të jepet e të durohet e të shijohet për hir të Zotit në krejt, jo për veten. Manmana: ky është refreni i Gitës. Krishna i thotë vazhdimisht Arxhunës: “Mbushe mendjen me mua, fokusoje çdo mendim në mua, mendo për mua gjithmonë”; pastaj “do të jesh i bashkuar me mua” (shih 9:34). E njëjta urdhëresë iu dha Musait (Moisiut) dhe u përsërit nga Jezusi (Isai) dhe Muhamedi. Në terma praktikë, domethënë se vetëdijesia do të integrohet teposhtë deri në skutat më të thella të pavetëdijes, që është pikërisht rëndësia e fjalës joga…
Shkarkoje pdf:
Vazhdoni leximinOde kushtuar haresë (Friedrich Schiller / Beethoven: Ode to joy)
Hare, shkëndijë e bukur e Hyjnisë,
bijë e Eliziumit,
hyjmë, të dehur nga zjarri,
në parajsoren, faltoren tënde!
Magjia jote e lidh përsëri
atë që zakoni e ndau rreptësisht.
Të gjithë njerëzit bëhen vëllezër,
aty ku rri krahu yt i butë. Vazhdoni leximin
U knaqa (James Brown: I feel good)
Ueh, u knaqa
E disha që kâm m’u knaqë
U knaqa
E disha që kâm m’u knaqë
Kaq shumë, kaq shumë, që t’kâm ty
Ueh, u shkriva
Si mjaltë
U shkriva
Si mjaltë
Kaq âmël, kaq âmël, që t’kâm ty Vazhdoni leximin
Loja e kadalshme (David L. Weatherford: Slow Dance)
A i ke kqyrë najherë f’mijtë
qysh luhatën bashkë?
Apo me ni shiun
qysh përplasët n’tokë?
Apo me ndjekë najherë
fluturimin e çuditshëm t’ni flutre?
Apo me kqyrë dillin me ngulm
qysh shkrihët n’natë?
Ma mirë kadalohu.
Mos luj kaq shpejt.
Ka pak kohë.
Muzika nuk zgat shumë. Vazhdoni leximin
“Zgjoi” na zgjoi
(Vështrim për filmin “Zgjoi”)
Ky tregim flet përmes mungesave. Mungesa që janë pasojë e krimeve në Kosovë. Një burrë që s’i dihet fati – mungon në një familje. Kjo ka pasoja katastrofale. Duhet riorganizim i familjes nga themeli. Ky riorganizim duhet edhe në nivel të bindjeve e traditave. Fati në fatkeqësi.
Filmi ia ka dalë me prodhu tregim të thjeshtë, autentik, të kapshëm për çdo njeri në botë, dhe shumë interesant. Pronari i marketit nga Shqipëria tregon se dikush “i jashtëm” ndihmon për me lehtësu transformimin e brendshëm. Vazhdoni leximin
Zâni i heshtjes (Simon & Garfunkel: The Sound of Silence)
Tung errësinë, mike ime e vjetër
Kâm ardhë me folë me ty apet
Se ni vizion që zvarritet but’
I la farat e veta kur flejsha
Dhe vizioni që m’u mboll n’tru
Hala jet
Mrena zânit t’heshtjes
Harmoni e âmël (The Beloved: Sweet Harmony)
A âsht mirë a gabim
M’u munu me gjetë ni ven
T’cilit mujmë m’i taku krejt?
Me kânë si njâ
M’u munu me kalu mirë
Nëse bashkohemi?
Duhmi m’u munu përnime…
Dashni e pafund (Lionel Richie & Diana Ross: Endless Love)
Dashnia jem’
Veç ty t’kâm n’jetën tem’
I vetmi sen që âsht n’rregull
Dashnia jem’ e parë
Je secila frymë që e marr
Je secili hap që e bâj