E burgosur (Mariah Carey: Prisoner)

S’po ta merr mendja se do t’jem mjaft e fortë
Jo, shpirt, tash
Nuk do t’jem e burgosura e dashurisë sate
(E burgosura e dashurisë sate)

[Hyrje]
Mbase s’ta merr mendja se do t’jem mjaft e fortë
Por nuk do t’jem e burgosura e dashurisë sate
E di se po gënjen, po i mohon krejt veprimet e tua
Prandaj dëgjo se ky është reagimi im

Vazhdoni leximin

Kopshtet parajsore në Kuran

“Kopshtet parajsore në Kuran” është botim-referencë që i përmban pjesët e Kuranit që flasin për kopshtet parajsore. Burim për kërkim është “Kurani i shqipëruar”. Janë nxjerrë vargjet (apo pjesët e vargjeve) që e përmbajnë “kopsht” apo “parajs” me search (kërkim në Word), nga fillimi deri në fund.

Shkarkoje pdf-në në fund të artikullit.

Pjesët e gjetura:

Vazhdoni leximin

Shkelja (Michael Jackson: Beat It)

I thanë: “Mos gabo me ardhë më këtu
Mos të ta shohim fytyrën, më mirë zhduku”
Sytë po iu qesin xixa dhe fjalët i kanë vërtet të qarta
Kështu që shkelja, thjesht shkelja (Uh!)

Më mirë vrapo, më mirë bëje atë që mundesh (Uh!)
S’dëshiron të shohësh gjak, mos u bëj maço (Uh!)
Dëshiron të jesh i ashpër, më mirë bëje atë që mundesh
Pra, shkelja, por ti dëshiron të jesh i keq

Vazhdoni leximin

Kahlil Gibran: Me t’u dhimtë kombi

Me t’u dhimtë kombi që është plot me bindje e besime, e bosh nga feja

Me t’u dhimtë kombi që e vesh një rrobë që nuk e end vetë dhe që e ha bukën që nuk e korr.

Me t’u dhimtë kombi që ngacmuesin e brohorit si hero,
e pushtuesin vezullues e konsideron bujar.

Me t’u dhimtë kombi që e përçmon një pasion në ëndrrën e tij,
e këndej nënshtrohet kur është i zgjuar.

Me t’u dhimtë kombi që nuk e ngre zërin
pos kur ec në funeral,
nuk mburret pos mes rrënojave të tij,
dhe nuk do të rebelohet pos kur ia vënë qafën
mes shpatës e cungut

Vazhdoni leximin