Triplet i begatshëm shqiptaro-spanjoll

(Vështrim për romanin “Spanjës me dashuri” nga Elvi Sidheri)
Librin “Spanjës me dashuri” ma dhuroi Elvi në një takim miqësor kur ia dhurova “Siç mendon njeriu”, librin e parë që e kam përkthyer e që është botuar nga Pema. Nisa ta lexoj posa m’u dha rasti. Isha tu e lexu në ndërkohë edhe librin e Gandit “Jeta ime” (po nga Pema), por ky libër ishte roman tërheqës dhe e kreva më shpejt.
Fonti i vogël mund të jetë pengesë për lexues më të moshuar, por kjo tregon se libri është edhe më i trashë se ç’duket (e është mjaft i trashë, dorën në zemër). Gjithsesi, autori e ka mbushur atë me rrëfim të këndshëm e me informacion të bollshëm. Duke pasë qenë në Spanjë dhe duke e njohur mirë kulturën spanjolle, në pjesën e parë na e vendos rrëfimin në një Spanjë më të vjetër ku i skalit saktësisht personazhet e ambientet. Sigurisht, një dashuri e lindur në luftë, madje në pikun e saj, është gjithmonë rrëfim interesant.
Në pjesën e dytë Elvi na jep të dhëna detaje për jetën në Shqipëri në kohën e diktaturës, të dhëna shumë të dobishme për ne nga Kosova që ende nuk i kemi të qarta shumë qasje të shqiptarëve nga Shqipëria. Aty e kemi një rrëfim tjetër dashurie, të brezit të dytë, prapë shqiptaro-spanjoll.
Dhe në pjesën e tretë Elvi na kthen në Spanjën bashkëkohore duke i ri-kontrastuar botët shqiptare e spanjolle me kaq shumë të përbashkëta e njëkohësisht kaq diametralisht të kundërta.
Libri kulmon me një fjalim të bukur të krye-personazhes së pjesës së tretë që e përmbledh tërë mesazhin. Për shkak se Spanja nuk e ka njohur ende Kosovën, kemi rezerva ndaj saj, por ky libër na e jep një pamje të re, më të saktë për të. I shkruar me dashuri, e i redaktuar nga e ëma e Elvit me dashuri (po kush mund të redaktojë më mirë se e ëma?), “Spanjës me dashuri” është libër që mbase duhet të ri-lexohet me dashuri, se nuk e di a mund të konsumohet plotësisht që herën e parë.

Tetor 2021

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s